Ndërsa shohim se si shpalosen ngjarjet në Egjipt nuk është e vështirë të bëhen krahasimet me Shqipërinë.Që të dy vendet sundohen nga regjime autoritare dhe të korruptuara që kanë humbur sensin e realitetit. Qeveritë imorale të drejtuara nga Mubaraku dhe Berisha kanë përfituar nga një politikë e jashtme amerikane që ka për tendencë të marrë anën e stabilitetit në kurriz të lirisë e të dinjitetit. Politikëbërësit amerikanë dhe europianë u bëjnë thirrje shqiptarëve të shmangin protestat, kërkesë kjo që është në të mirë të interesave të tyre, por jo detyrimisht në të mirë të interesave te shqiptarëve. Në fund të fundit, diplomatët amerikanë që kërkojnë vetëpërmbajtje, gradohen më shumë për shfryrje të situatave të krizës se sa për promovim të ndryshimeve politike.
Me gjithë faktin që shqiptarët në mënyrë naive i kanë vënë në piedestal, të dërguarit amerikanë në Rrugën e Elbasanit kanë një histori të gjatë sjelljesh të dyshimta, ku përfshihet roli i tyre në aferën AEY, Gërdec, dhe new world TELECOM. Ata vazhdimisht kanë mbyllur një sy për korrupsionin e qartë të qeverive Nano dhe Berisha në shkëmbim të dërgimit të ushtarëve shqiptarë në Afganistan dhe në Irak.
Amerikanët, në bazë të shkollës së real politikës në marrëdhëniet me jashtë, e cila shpesh përdor trajtimin e kulaçit dhe të kërbaçit, kanë gabuar në shumë raste në të kaluarën.
Shembulli më famëkeq i strategjisë së bazuar në realpolitikën është dështimi me rënien e Shahut të Iranit. Amerikanët e përkrahën Shahun fuqimisht, pavarësisht se ai kryesonte një regjim të korruptuar dhe brutal. Pasojat e këtij dështimi ende e prekin politikëbërjen në Uashington.
Gjatë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Berishës iu dha kulaç me të tepërt dhe pak kërbaç. Përpara se Shqipërisë t’i lejohej hyrja në NATO, qeveria Berisha duhej të detyrohej të bënte reforma reale dhe të matshme për sa i përket forcimit të institucioneve demokratike, luftës kundër korrupsionit dhe zbatimit të sundimit të ligjit të vërtetë dhe transparent.
Meqenëse zyrtarët e NATO-s e humbën një mundësi të tillë, tani Shqipëria po troket në dyert e BE-së pra kemi një shans të dytë. Për të dy palët, popullin shqiptar dhe vendet anëtare të BE-së është në interesin afatgjatë të tyre që reformat kuptimplotë të jenë pjesë detyruese e formulës për pranimin e Shqipërisë në BE.
Njëlloj si Berisha, Mubaraku me kujdes ka bashkëpunuar me amerikanët për interesat e tyre kryesore strategjike rajonale. Për tre dekada, politika e jashtme amerikane ka pasur objektiv konstant demokratizimin e Egjiptit. Por Mubaraku arrinte t’i shtynte pafundësisht reformat demokratike, sepse ai me dinakëri shfrytëzonte prioritetin amerikan të ruajtjes së paqes me Izraelin. Mubaraku gjithashtu ushqente imazhin e personit-rojë kundër zgjerimit të islamit radikal në Egjipt. Gjë që ofronte përkrahjen e fuqishme nga Uashingtoni.
Pas zgjedhjeve të vitit 2005, Berisha dhe Amerika patën rastin e artë për ta reformuar Shqipërinë dhe për të forcuar institucionet demokratike. Fatkeqësisht, Berisha shfrytëzoi çdo mundësi për të pasuruar veten dhe miqtë e tij, ndërsa forconte pushtetin e vet. Njëkohësisht amerikanët nxitën programe demilitarizimi të municioneve me rrezikshmëri të lartë dhe duartrokitën Berishën sa herë çonte djem të rinj për të rrezikuar jetën në Afganistan dhe në Irak.
Nuk është sekret për Uashingtonin që Shqipëria vuan nga institucione politike dhe juridike të papjekura. Ishte mjaft shqetësuese që zyrtarët e Departamentit të Shtetit qëndruan mënjanë ndërsa themelet e këtyre institucioneve gërryheshin nga qeveria Berisha. Pasojat negative përfshinë dështimin e qeverisë Berisha për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, lejimin e lulëzimit të korrupsionit në nivelet më të larta qeveritare, shtypje të lirisë së fjalës dhe sabotim aktiv të parimeve të sundimit të ligjit.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Shtetet e Bashkuara kanë pasur fatin të kenë një marrëdhënie speciale me popullin shqiptar. Kjo provohet nga fakti që shqiptarët janë ndër përkrahësit më të fortë të SHBA-së. Në një kohë kur është e vështirë të kesh miq. Për momentin një marrëdhënie e tillë mbetet e paprekur, gjithsesi nëse SHBA-ja vazhdon ta injorojë keqtrajtimin e shqiptarëve nga liderë të korruptuar si Berisha ky idil dashurie mund të marrë fund. Sot ka shumë vende ku Amerika ofendohet sepse Amerika predikoi demokraci, por në realitet përqafoi regjime despotike dhe të korruptuara. Fatmirësisht ndjenja anti-amerikane nuk do të lëshojë kurrë rrënjë ndërmjet shqiptarëve.
Për të evituar turbullirat civile dhe gjakderdhjen në Shqipëri që do të destabilizonte Ballkanin, udhëheqësit europianë dhe amerikanë duhet të kërkojnë që Berisha menjëherë të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme, përtej çdo ndryshimi. Personat në politikën e jashtme amerikane të cilët ndihen mirë me instrumentet e realpolitikës për të bashkëpunuar me despotë, duhet të rikalibrojnë instrumentet e tyre politikë. Ardhja e internetit dhe e masmedias është një paradigmë e re për të promovuar dhe për të përfituar nga turbullirat politike që zhvillohen përpara syve të popullit në kohë reale. Kjo duhet të kihet parasysh nga pushtetmbajtësit në Uashington ndërsa po përpunojnë një kurs veprimi për marrëdhëniet e Amerikës me Shqipërinë.
Politikëbërësit duhet të paralajmërohen për një element rreziku shtesë në Shqipëri. Për shkak të trashëgimisë së kaosit të vitit 1997, ende AK-47 gjenden masivisht në duart e popullatës. Në rastin e një kryengritjeje totale brenda kufijve të mbyllur të një fushëbeteje urbane si Tirana, këto armë mund të shkaktojnë barazpeshim në rast konfrontimi midis civilëve dhe forcave qeveritare. Shqiptarët nuk kanë aspak dëshirë për t’u kthyer tek anarkia dhe konflikti i armatosur. Gjithsesi është krejt e qartë që ata nuk kanë dëshirë për një diktaturë të stilit të Enver Hoxhës. Thjesht shqiptarët duan të realizojnë ëndrrën e tyre për të jetuar në një demokraci të vërtetë. Këtë ëndërr ua vodhi përpara syve të tyre Sali Enver Hosni Berisha.
Comments are closed.
Po ku ishe o Geri Kokalari,kishe heshtur gjate!Ej Geri a e pe ate gangsterin e Shijakut si foli ne studjon e lajmeve te Top Channel,darken e pare te demostrates?
Ja nje burre i zgjuar, qe ne ndryshim nga disa “amerikane te rruges se Elbasanit” is dine kuptimin vargjeve popullore”
“…NE MOS KENI ARME GJENI, JA RREMBENI ATIJ QENI…”
BRAVO! BRAVO!BRAVO! Z Kokalari urime per shkrimin tuaj dhe ju jam shume here mirenjohese qe kam komoditetin te lexoj kete nivel te larte. Ekam thene dhe nuk do pushoj se theni “qe ka shqiperia djeme e vajza per ta drejtuar ate me dinjitet e moral”.Dilni zot ketij vendi ,ka ardhur koha te drejtohemi nga truri i kombit dhe jo nga kembet .Ju lutemi bejeni kete per Shqiperine tone ! per femijet tane dhe per endren e madhe qe kemi .Te behet Shqiperia!Nuk na mungon potenciali intelektual ,sot ju po e vertetoni ate ,vetem deshira per te bere Shqiperine ka munguar deri tani.Shqiperia ka rene ne dore te kusareve te cilet nuk po reshtin ta rjepin ate deri ne centin e fundit ,prandaj eshte koha e duhur dhe vendi i duhur qe ju ti vini shpatullat Shqiperise dhe ti thoni stop kesaj dikt
Zoti Kokalari,
Jam dakort me shkruesin e mesiperm.
Kur te iki kjo qeveri, Shqiperia ka nevoje per djemte e vajzat e tij me te mire. Ka nevoje per njerez me zhvillim te gjithanshem intelektual si dhe njerez qe e duan kombin per te krijuar nje strukture te mirefillte demokratike qe do jeta baza a nje shteti te vertete demokratik te ardhshem.
Ju Z. Kokalari dhe njerez si ju duhet te sakrifikoni disa vjet te jetes tuaj qe ta ndihmoni kete vend te bukur por fatkeq te dale nga kjo katrahure ku eshte sot. Nje komb krijohet nga mendjet e kombit. Amerikanet qene me fat kur filluan te krijojne Shtetet e Bashkuar te Amerikes. Ata paten fatin te kene udheheqesa qe i dhane Amerikes nje kushtetute qe kushdo qe vjen ne fuqi, cfaredo gabimesh nje qeveri ne fuqi ben, nuk e demton thelbin e demokracise Amerikane, se kushtetuta e mbron demokracine Amerikane deri ne nje.
Ne kemi nevoje per “Baballeret tane te kombit” per te cilet gjeneratat e ardheshme te jene krenare sic jane amerikanet per “Baballeret e tyre te kombit”.
Zoti Kokalari, ju dhe njerez te nivelit tuaj duhet ta konsideroni mundesine te jeni pjese e te ardhmes se Shqiperise tone te semure. Shqiperia ka nevoje per njerez si ju. Shqiperia ka neveoje per nderhyrje kirurgjikale si ne politke ashtu dhe ne ekonomi.
Te lumte pena Z. Kokalari! Nderhyrjet tuaja ne kete kohe te zymte per Shqiperine, jane nje fije shprese per ne, dhe na bejne te ndihemi mire kur mendojme qe nuk jemi vetem ne perpjekjen tone per demokratizimin e Shqiperise. Ju lutem bejeni me shpesh kete, per t’i dhene zemer dhe kurajo te gjithe intelektualeve te vertete Shqiptare, te cileve ky rregjim ua ka rrembyer kurajon dhe integritetin dhe i ka tulatur. Vetem kur inteligjenca e kombit te ngreje zerin, vetem atehere Ilir Meta dhe gjthe sera e tyre, do te mund te kuptojne qe kjo nuk eshte pune “kokpalaresh”, por “kokalaresh”!!! JU FALEMINDERIT PERZEMERSISHT!
Me mire Ty zoti kokalari ambassador Te USA ne shqiperi sesa meksikano- japonezin e lindur gazermave ushtarake.
Ka shume kohe qe nuk degjojme prej jush Kokalari. Na duhet nje el-baradei shqiptar Te vije
–Ky Geri eshte nje hajvan qe s’e ka shokun—-Ky s’ka nivel fare , por ky eshte kudner Sales sepse SALA nuk ja vari fare ketij, sepse Sala eshte kodosh e kuptoi qe ky eshte nje kokebosh dhe i lig sic jane te gjithe keta ballistat e diaspores
—Ky beri njehre nje leter tek president Bush dhe thoshte thagma skandaloze ———Si perfundim nuk ka ballist te zgjuar , keta jane sua budallenjsh dhe plot ligesi
–Keta kur kritikojne dike e kritikojne sepse e kane inat se eshte me i zoti se keta dhe jo se duhet rkitikuar per dobesite qe ka
se–Ndaj fjalet e ketij kudner Sales nuk duhen mare parasysh — ky eshte nje mbushes topi qe e mburin ballistat ketu , te cilet jane me keq se ky
Per disa,historia qe Enveri i serviri eshte instaluar thelle ne mendjet e tyre,mos harrojme qe te njejten gje po mundohet te beje dhe Saliu,ku cdo arritje mban emrin e tij!si NATO,apo vizat,perpjekjet per te shendruar sukseset e shqiptareve,ne emrin e nje individi te vetem jane perpjekje per te lene gjurme ne historine Shqiptare.Kur flasim per individe si i nderuari Kokalari duhet ti drejtohemi vetes dhe ti bejme nje pyetje kush jam,cfar perfaqesoj!Kujtoj para disa kohesh ne fillimet e rruges Durres Kukes Geri parashikoi atehere se kjo rruge me kete kosto financiare,do detyroje qeverine ti taksoje udhetaret!dhe keshtu po ndodh,rrugen ne fjale do po mund te kalohet vetem duke paguar para.Persa i perket ballisteve do ta keshilloja njerin nga komentusit te mendohet ne ato qe shkruan,ke quan budallenj ky, Mithat Frasherin,Ali Kelcyren apo Abaz Ermenjin!Ndoshta ky tipi ngatron kekun me byrekun,legalistet ndoshta jane ato qe duhet ti etiketojme si te tille me ne krye kryebanditin Ali Spahia,ky eshte tipi qe te qurravitet vetem per nje post qeveritar,te vetmen te vertete qe ka thene komentuesi eshte se Saliu eshte kodosh,por jo vetem kodosh…!
…po mendoja dje .. mor eGeri Kokalari pre nuk po ndihet. Te lumte !! Njerez te tille na frymezojne!
si shpjegohet qe e gjithe shoqeriate meret duke share politikane,udheheqes,individe dhe ne gjithe historine e shqiperise te gjithe jane te poshter, si ka mundesi qe nuk ka nje figure qe ta lavderoje,ku shumica i ka zgjedhur duke ditur cfare plerash jane, natyrshem lind pyetja, ka ardhur koha te flitet dhe per kete lloje shoqerie,sepse medalja ka dy ane, kjo shoqeri eshte me plere se vete individet, kjo shoqeri i pjell dhe i ushqen,mostrat dhe pa pike morali edhe i komenton si per ironi te fatit,pra muti vjen me shume ere ne baze