Z. Mero Baze:
Emri im është Domenick G. Scaglione. Unë nuk e di nëse jemi takuar ndonjëherë gjatë më shumë se 17 vjetësh që kam punuar në emër të SHBA-ve për të përmirësuar kushtet e mjerueshme në të cilat ishte lënë Shqipëria për 50 vjet nga një regjim totalitar dhe ateist.
Nga ajo që është shkruar në editorialin tuaj, unë duhet të më duhet të mendoj se nuk jemi takuar kurrë dhe unë do t’ju këshilloja të më njihni, duke i pyetur njerëzit në Shqipëri dhe ata që formojnë bashkësinë shqiptare në SHBA. Ata të gjithë e dinë se çfarë kanë bërë SHBA-të për të mirën e vendit tuaj dhe, si qytetar krenar amerikan, ndjehem shumë i ofenduar nga të gjitha fyerjet dhe gënjeshtrat që keni shpikur dhe shkruar kundër z Majkëll Granof, qeverisë amerikane dhe znj. Berisha.
Unë nuk jam duke shkruar për të mirën tuaj, sepse nga toni i editorialit tuaj, mund ta kuptoj se ju nuk bëni kujdes për të mësuar dhe pranuar atë që është e vërteta e vërtetë. Unë shkruaj për të mirën e lexuesve që ju i keni keqdrejtuar totalisht duke i lënë të besojnë se atë që ju keni shpikur dhe që është e denjë për grupin e “washwomen” (pastrueseve) tradicionale.
Befasohem duke parë atë që mendohet të jetë një publikim serioz (?) që pretendon për të informuar lexuesit për atë që është e vërtetë, që është jo vetëm larg nga e vërteta, por tregon edhe injorancën tuaj totale për punët e Fondit Shqiptar të Ndërmarrjes, Qeverisë së SHBA-ve dhe rolet e zotit Granoff dhe zonjës Berisha.
Ma merr mendja se urrejtja që ju keni demonstruar në editorialin tuaj nuk do t’ju lejojë të publikoni atë që po shkruaj. Unë jam duke e bërë thjesht për të provuar nëse ju kujdeseni për të kaluar tek lexuesit të vërtetën reale.
• “Michael Granof është i njohur në Shqipëri që nga viti 1995 kur Presidenti Clinton e zgjodhi Kryetar i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve”. Kjo nuk është e saktë! Presidenti Clinton e zgjodhi Domenick G. Scaglione si kryetar dhe zotin Granof si anëtar të Bordit të Drejtorëve.
• Vite pas Fondi ishte operacional, për shkak të sëmundjes sime, Z. Granof u zgjodh nga Bordi i Drejtorëve të jetë kryetar, ndërsa unë ka mbetur si kryetar emeritus, dhe jam ende shumë aktiv si anëtar i Bordit.
• Befasohem kur shoh se ju pranoni faktin se AAEF ishte një “sipërmarrje e provuar të jetë e suksesshme dhe është ende aktive në Tiranë”. Është në sajë të AAEF, një vullnet i mirë miqësie i SHBA-së, që Shqipëria përshpejtoi rrugën e saj drejt përparimit në cilëndo fushë.
• Banka Amerikane e Shqipërisë, i lindur nën kryesimin tim, ishte banka më e mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe më e mira në të gjithë rajonin e Ballkanit. Krijoi punësim për të ushqyer më shumë se 600 familje. Ajo ndihmoi industritë lokale me miliarda dollar kredi dhe ofroi shërbime ultra-moderne për të cilat as që ishte ëndërruar ndonjëherë.
• Unë besoj se mund të ishte në avantazhin tuaj që të gjenit arritjet e mëdha të AAEF. Vetëm pyetni dikë rreth jush. Ata do t’iu tregojnë se sa ka bërë dhe vazhdon të bëjë për të përmirësuar jetën e popullit shqiptar. Aeroporti, sigurimet, bankar, plastika, mermeri, tullat dhe të gjitha llojet e shërbimeve financiare dhe këshilluese janë vetëm disa nga kontributet e drejtpërdrejta për popullin tuaj nga AAEF drejtuar nga njerëz që nuk marrin asnjë kompensim për punën e tyre, punë e bërë nga njerëzit, një shërbim për vendin e tyre dhe për ndjenjat e tyre të miqësisë për Shqipërinë.
Fondi kurrë nuk “hyri në partneritet me të gjithë biznesmenët që janë në rrethim të Berishës dhe familjes së tij.” Vetëm shikoni të gjitha investimet e Fondit dhe do të shihni se sa gabim jeni.
• “Z. Granof vjen nga një histori suksesi. “Po, zoti Granof është një sukses i madh. Suksesi i tij nuk erdhi pa sakrifica, erdhi nga të mësuarit ngulmues dhe të dhimbshëm dhe nga puna. I ndershëm dhe punëtor, me dinjitet dhe korrektësi, që nuk e gjej në editorialin tuaj. Ju flisni për njohuritë e tij të të dy qeverive, shqiptare dhe të SHBA-ve qeveritë sikur të ishte diçka e pistë. Kjo tregon përsëri se sa pak dini jo vetëm për z Granof, por edhe në lidhje me parimet më themelore të të bërit biznes në një mjedis që është subjekt për të ndryshuar në baza ditore, duke pasur parasysh personazhet e paqëndrueshme të shumë prej politikanëve të saj. Njohuria është çelësi i suksesit. Përmes njohurive zhvillon marrëdhënie dhe miqtë dhe kjo është mënyra si e zhvillon një marrëdhënie pune me vendin ku dëshiron të operosh. Një marrëdhënie pune nuk ushtron ndonjë ndikim. Më e shumta, mund të vërë dritën në një mënyrë më të mirë për të arritur përparim.
• Si një qytetar krenar amerikan, unë jam shumë i fyer me deklaratën tuaj për qeverinë time, një “qeveri që krijon probleme të përditshme për papërgjegjshmërinë e saj ndaj qytetarëve të saj dhe skandalet e korrupsionit dhe drejtësisë.” Përveç të qënit një përbuzës për të gjithë atë që kjo “qeveria e papërgjegjshme “ka bërë për vendin tuaj, ju ofendoni edhe dorën më miqësore të ndihmës që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Është mëse e vërtetë thënia se vetëm qentë kafshojnë dorën që i ushqen. Unë kërkoj që ju të kërkoni ndjesë. Një kërkim ndjese për qeverinë time, mikun më të madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Nga ajo që keni shkruar, mund të shoh se ju jeni plotësisht injorant në kuptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të miqësisë. Dhe kjo është ajo që juve iu predikoni lexuesve tuaj?
• Ju kritikuat deklaratën e zotit Granof që vendi juaj ka bërë shumë progres. Ku keni qenë për 17 vitet e fundit? A e keni parë horizontin e ri në të gjitha qytetet e Shqipërisë? A keni parë ndonjëherë aq shumë trafik që kalon nëpër rrugët e tyre? A keni parë ndonjëherë njerëzit e lumtur që shkojnë në punë? A ishit ju atje 17 vjet më parë? Unë kam qenë dhe kam dëshmuar gjendjen e varfërisë në vendin tuaj në atë kohë. Të thyhej zemra të shihje si trajtoheshin fëmijët tuaj, në gjendje shumë të mjerueshme higjienike, gjë që më shtyu në themelimin e Fondacionit Shqiptar të Fëmijëve për të dhënë shërimin fizik, vëmendjen dhe dashurinë që meritonin. Të mos pranosh përparimin që ka bërë Shqipëria gjatë këtyre viteve është verbëri totale. Ne, anëtarët e AAEF jemi krenarë për kontributin tonë drejt progresit dhe gëzohemi duke parë fytyrat e qeshura që nuk i shihnim kur erdhëm për herë të parë në Shqipëri.
• Gjatë intervistës ju kritikoni “përgjigjet e paqarta dhe të përgjithshme” të dhëna nga zoti Granof. Kjo duhet t’iu tregojë sesi ai, dhe të gjithë anëtarët e Bordit të AAEF, ndjehemi për misionin tonë. Ne nuk gjykojmë dhe nuk bëjnë komente as për politikat tuaja lokale, as për qeverinë tuaj apo për sjelljen e opozitës së tij. Kjo kurrë nuk ka qenë pjesë e misionit tonë.
• Në verën e vitit 2009 ju shpikët se zoti Granof ishte i dobishëm në bërjen së bashku të zotit Meta me zotin Berisha dhe sesi ai “konsolidoi marrëdhëniet midis Berishës dhe Grupit Podesta”. Shpikja juaj e fakteve mund të konsiderohet si “rrush i papjekur” duke humbur një pjesë të lëvizjes së majtë që nuk u përball plotësisht me ato që u konsideruan si përparësitë kryesore për tu përqëndruar vendi juaj. Kjo që bëni ju nuk është gjë tjetër, por një sulm i egër kundër zotit Granof që kurrë nuk kishte ndonjë pjesë në koalicionin qeverisës dhe që u përpoq të bëjë më të lehtë përpjekjet e Shqipërisë për të dalë në botë. Kjo nismë, vetëm që ta dini, ishte shumë e mirë. Njerëzit që morën pjesë nga Shqipëria ishin aty për t’i treguar publikut se sa të suksesshëm kanë qenë në të bërit biznes në vendin tuaj. Cuditem sesi një person si ju, që mendoj se ka një inteligjencë të caktuar dhe kulturë, mund të keqkuptojë plotësisht qëllimin e atij misioni.
• Ju jeni plotësisht gabim sërish në interpretimin tuaj të vizitës së zotit Granof në Katar. AAEF ka qenë dhe vazhdon të jetë një këshilltar profesional për njerëzit dhe subjektet që duan të bëjnë biznes në Shqipëri. Prania e tij në Katar ishte për të frymëzuar besimin për të investuar në Shqipëri. Përvoja jonë, njohuritë e thella të klimës së biznesit dhe shërbimet që ne si këshilltarë ofrojmë, do të jenë gjithmonë shumë të dobishme për investuesin potencial. Por nëse ju nuk mund ta shihni këtë si një shërbim shtesë për vendin tuaj, ne do të përpiqemi ta shpjegojmë përsëri.
Kjo është për shkak të editorialit tuaj mashtrues, sepse shumica e komenteve të botuara duhet të korrigjohen. Ajo që Mark Zaho shkroi në 17 shkurt do të jetë subjekt i një citimi të gjykatës, jo vetëm nga ana e zotit Granof, por edhe nga unë dhe zonja Berisha. Ajo që ai i është referuar si “mafioz”, nuk qëndron pas donacioneve të spitalit ultramodern të Liri Berishës, as nuk ka dhënë ndonjë donacion në të. Unë e fillova Fondacionin me paratë e mia personale dhe vazhdova ta ushqej, së bashku me familjen dhe miqtë për shumë vjet. Ju duhet të turpëroheni për atë që thoni në mënyrë false për znj Liri Berisha. Ajo është një zonjë së cilës ju nuk ia vleni t’i puthni as këmbët.. Ju nuk keni idenë se çfarë ka bërë kjo zonjë e mrekullueshme për vendin tuaj.
Ajo la praktikën e saj (punën e saj) për t’ia kushtuar veten të mirës së fëmijëve për asnjë kompensim tjetër përveç kënaqësisë së brendshme shpirtërore që ndjen kur bën diçka të mirë për të lehtësuar vuajtjet e atyre që janë më pak me fat sesa ne. Çfarë keni bërë për vendin tuaj, përveçse përhapjes së gënjeshtrave? Meqë ra fjala, fjala “mafioz” duhet të studiohet para se të përdoret. Unë e di kuptimin e saj. Unë kam lindur dhe jam rritur në Sicili! S’është nevoja të thuhet, të gjitha komentet e tjera meritojnë përgjigje të njëjta.
Nga ajo që kam lexuar, mua më duket se ju e keni shkruar këtë editorial kundër zotit Granof, meje, zonjës Berisha dhe SHBA-ve për t’u integruar me zonjën Eddie Rama. Unë kam pasur rastin të takohem me të dhe mund t’ju siguroj se po ta kishte lexuar atë që keni shkruar, edhe ai do të ishte turpëruar që një shqiptar i doktrinës së tij do të ulte veten për t’u mbështetur në gënjeshtra.
Unë e di që kjo letër nuk do të publikohet sepse do t’iu tregojë lexuesve tuaj sesi i keni mashtruar. Ajo që kërkoj nga ju është t’i kërkoni falje të plotë qeverisë sime së pari, pastaj zotit Granof dhe znj Berisha.
Domenick G. Scaglione