SALIU, psiko-delirant me rrezikshmëri të lartë, duhet shkarkuar sipas Kushtetutës

16 Maj 2011, 21:29Blog TEMA

Nga Kledian Lula, [email protected]

Deri dje kam menduar se SALI BERISHA ende me detyrë Kryeministër i Shqipërisë, vuan prej një rëndese nervore kalimtare, me zgjatje 3 mujore, siç i ka ndodhur zakonisht në këto 20 vite, kur ndihet keq publikisht. SALIU “kalon në fazë”, siç thotë populli, jo nga ngarkesa e punëve, por për shkak të tronditjeve që i ka krijuar vetes me marrëzitë dhe krimet që ka bërë ndaj popullit, vendit e bashkëpunëtorëve gjatë aktivitetit të tij si politikanë e pushtetar. Sot mund të them pa asnjë grimcë dyshimi, se SALI BERISHA është kontigjent psikik, i detyrueshëm për trajtesa mjekësore të shkallës së lartë me mjedis të veçuar nga shoqëria. Këtë bindje ma krijoji konferenca e tij e djeshme për shtyp, ose më saktë fjalimi i shfrenuar, ku konstatova se SALI BERISHA, njeriu që drejton aktualisht pushtetin politik, qeverisës dhe ekzekutiv në Shqipëri, ka shkuar në “dysheme” nga ana mendore.

 

Disa nga shenjat e lajthitjes: Vjedh, djeg e vret dhe qesh!

 

SALIU siç e kemi parë, çdo fjali, çdo debat, çdo ulërimë, çdo kërcënim, çdo premtim, çdo mashtrim e shoqëron me një buzëqeshje tipike, që është tregues i gjendjes së krizës nervore në veprimet që kryen. Në konferencën e djeshme për shtyp, ku fliste për “Fitore”, për “jetë luksi” dhe “Rekord ekonomik e turistik në botë”, SALIU u pa të shfaqte shenja në vazhdim të falimentit mendor. Në këto 20 vite qysh kur e futën në politikë, SALI BERISHA ka manifestuar shenja të shpeshta e të plota skizofrenie, disa prej të cilave po i përmendim:

 

-Në vitin 1997, kur Shqipëria digjej dhe shqiptarët vriteshin me njeri-tjetrin për shkak të piramidave financiare, SALI BERISHA përshëndeste me buzëqeshje rizgjedhjen e tij si President Republike.

-Në 28 mars të vitit 1997, kur mësoi lajmin e mbytjes së 118 shqiptarëve me anije në Otranto, doli në televizor dhe i ngushëllonte familjet e viktimave duke qeshur.

-Kur e akuzuan për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, doli në konferencë shtypi dhe ndërsa mohonte krimin e SHIK-ut të urdhëruar prej tij, vazhdonte e buzëqeshte.

-Kur u vra Azem Hajdari, doli në ballkonin e PD dhe ulërinte për hakamrrje, qante e qeshte, akuzonte duke buzëqeshur, ose qeshte kur kalonte pranë tankeve e topave ta artilerisë, që ishin vendosur përballë PD.

-Në 14 shtator 1998, kur u dogj kryeministria, kryesia e Kuvendit dhe Tirana, doli përpara kamerave dhe bërtiste për drejtësi, duke buzëqeshur.

-Kur kërcënonte deputetët e PS me jetën në kuvend, bërtiste dhe i binte tavolinës me grushta, duke buzëqeshur.

-Kur akuzohej në Kuvend për korrupsionin e koncensioneve të kromit, niste fliste me tërbim, por pas disa sekondave fillonte e qeshte, pastaj bërtiste e përsëri qeshte.

-Kur u vranë 26 persona në Gërdec në aferë krimin e pushtetit të tij, sikur të ishte në një dasmë, ose piknik, fliste duke buzëqeshur.

-Kur i kërkohej llogari në Kuvend për shitjen e detit te Grekët, fillimisht nervozohej, ulërinte, shante, kërcënonte, pastaj buzëqeshte dhe përsëri bërtiste e përsëri buzëqeshte, duke kaluar brenda 10 minutash në katër pesë gjendje psikike të ndryshme ekstreme.

-Kur Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës vranë 4 protestues në demonstratë në 21 janar 2011, doli publikisht dhe buzëqeshte gjatë seancës parlamentare.

-Po me buzëqeshje e përcillte në parlament dhe vrasjen e minatorëve në minierën e Bulqizës, sikur ata të ishin dekoruar e jo të ishin vrarë prej aferave të pista të ministrave të tij.

-Po me buzëqeshje e përcolli në publik dhe skandalin e aferave të zv/kryeministrit Ilir Meta, i cili u publikua në video-krim me zë e me figurë, si kapo i korrupsionit zyrtar.

-Po me bzuëqeshje, iu përgjigj në kuvend dhe interpelancës së opozitës për skandalin e 240 milionë eurove, të zhvatura nga ministri Lulëzim Basha në tenderin e rrugës Rrëshen-Kalimash.

-Po me buzeqeshje, iu përgjigj publikisht dhe skandalit të pastrimit të parave të djalit e klanit të tij, nëpërmejt rrugëve zyrtare prej mikut Damir Fazllic, i cili operonte me firma fantazma në sistemin fiskal e tatimor Shqipëri.

-Po me buzëqeshje e shoqëroi për 2 muaj dhe përmbytjen katastrofike në Shkodër, sikur të kishte çelur sezonin e plazhit e jo sikur të kishte zhytur nën ujë banorë, pasuri, banesa e biznese.

 

Ja çfarë tha SALIU dje, në konferencë-fjalimin për shtyp

 

Kur kam dëgjuar SALIUN në konferencë-fjalimin e shtypit, kam shtangur. Në vend që të vazhdonte të qëndronte mbyllur në “kafaz” e të mos dilte për humbjen e turpshme që pësoi në 8 maj, SALIU dëshmoi edhe njëherë, madje përfundimisht, se nuk është aspak në rregull nga ana mendore. Deklarimet që ai bëri dje publikisht përpara shqiptarëve dhe botës, ishin “parulla” të hedhura prej një të marri. Po citojmë disa:

 

-Ne fituam, shqiptarët i treguan vendin opozitës me votën e tyre BLU nga Vermoshi në Konispol.

-Ne fituam, sepse “Fajin e ka SALIU”, po ja që nuk e kam unë, sepse unë po e çojë Shqipërinë drejt zhvillimit, që kanë vendet më të fuqishme të botës.

-Shqipëria u ngjyros BLU me votën BLU, me popullin BLU, ne jemi njerëzit e fitoreve, jemi koalicioni i historisë.

-Ne jemi vendi MISS BOTA për Turizmin, na kanë zili gjithë vendet moderne, nga jugu në veri e kemi kthyer në perlë turistike.

-Malet tona kanë rezervat botërore të mineraleve, do t’I kthejmë në pasuri që të çmendet bota nga arritjet tona.

-Shqipëria BLU po ndërton dhjetëra hidrocentrale, janë hidrocentralet e dritës së madhe që kemi ndriçuar.

-Shqiptarët na kanë besuar ta qeverisim Shqipërinë deri në vitin 2017, ju jap fjalën e nderit, se do ta bëj vendin më të zhvilluar të botës brenda vitit 2017.

-Qeveria ime BLU, do ta bëjë popullin shqiptar, që t’u përvishet kodrave, luginave, shpateve për të ngritur kopshtin më të bukur e më të madh në Europë.

-Shqiptarët e bënë Tiranën BLU, unë jam fitimtari i 8 Majit, do t’i bëjë shqiptarët më të lumturit e botës.

-Qytetarët më kanë dërguar mijëra mesazhe, ku më thonë: Fushata e Bashës ishte simfoni elektorale.

-Për këtë fitore të paprecedent, u frymëzova nga Frashëri, nga ajo krahinë ku ka jetuar kryefamilja e shqiptarëve.

-Nuk kam ndalim, kjo fitore do zhduk varfërinë, do punësoj gjithë shqiptarët, do begatojë Shqipërinë BLU.

-Shqiptarët na dhanë votën, se dhamë jetën si në Europë, se u çuam moshën dixhitale në çdo fshat nga Vermoshi në Konispol.

-KQZ po bën punë të shkëlqyer, të pajisur me fytyrë europiane për të nxjerr rezultatet, ku është fitorja jonë.

-Ne fituam, ne e bëmë Shqipërinë BLU, por po presim rezultatet nga KQZ.

 

SALIU i sëmurë mendor, duhet të hiqet me Kushtetutë

 

Të çmendesh nuk është turp, por fatkeqësi, që tashmë kryeministrin SALI BERISHA e ka zënë dhe po ia acaron gjendjen. Kjo situatë e tij anormale, nga njëra anë duhet trajtuar me shërbimet mjekësore e asistencat e duhura që kërkojnë raste të tilla. Nga ana tjetër, ky individ duhet mbajtur nën kontroll për çdo të papritur, për më tepër, që pozicioni i tij publik e zyrtar lidhet me fatet e popullit e të vendit. Nga bisedat që kemi zhvilluar dje, me mjekë specialistë të fushës, konstatohet se SALIU është në depresion absolut, me pasojë nxitjen e krizës nga faktorë dominues dhe me mungesën e vetë-kontrollit psikik për të evituar presionet. Kjo gjendje ka dy tregues-pasoja, në qëndrimet e tij:

 

1. Kryeministri Shqiptar zoti Sali Berisha, nuk ka më asnjë dyshim që gjendet jashtë funksionit mendor për të qeverisur vendin, madje dhe veten, në raport me shoqërinë dhe mjedisin bashkëpunues e komunikues.

2. Kryeministri Shqiptar zoti Sali Berisha, për shkak të simptomës definitive të humbjes së kontrollit mendor, nga deklarimet që artikulon dhe nga gjestet e veprimet që kryen, jep shenjat e plota të një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

 

Nisur nga fakti, që ky njeri nuk respekton vullnetin e popullit për t’u larguar nga qeverisja e vendit dhe postet e tjera publike, nisur nga fakti që ky nuk është i qartë për vetëlargimin e tij për shkak të gjendjes mendore që ka, mendoj se vetmja rrugë ka mbetur largimi nga politika dhe qeverisja e vendit, duke zbatuar ligjin për raste të tilla.  Kushtetuta e përcakton qartë, që një funksionar i lartë shtetëror, zhvishet nga funksionet politike, ekzekutive e ligjore dhe nga të gjithë të drejtat që kanë lidhje me sigurinë kombëtare, ose jetën e njerëzve, në rastet kur është i sëmurë mendërisht.

SALIU, po ta pyesësh, ashtu si çdo i çmendur, të thotë: UNË JAM NË RREGULL, JU NUK JENI NË RREGULL QË MË THONI MUA!

Mirëpo, me çfarë kemi parë e me çfarë kemi dëgjuar dhe po dëgjojmë në vazhdim këto ditë para e pas zgjedhjeve të 8 majit nga SALIU, mendoj se është detyrë e Presidentit të Republikës, t’u drejtohet institucioneve Kushtetuese, për të evituar ndonjë tragjedi kombëtare që mund të ketë si burim urdhra ose vendime të dhëna në këtë gjendje mendore që gjendet SALI BERISHA. Sipas parametrave të gjendjes së tij psikike, kryeministrin SALI BERISHA e përfshin ky nen i Kushtetutës së Shqipërisë. Mbetet vetëm ndërhyrja për ta ekzaminuar dhe izoluar nga funksionet e larta shtetërore e publike.

 

15 komente në “SALIU, psiko-delirant me rrezikshmëri të lartë, duhet shkarkuar sipas Kushtetutës”

  1. fule says:

    Eshte bere me keq se Gadafi. Tmerrsisht i rrezikshem dhe i paparashikueshem! Nuk pyet per asnje ligj, nuk degjon askend.

  2. klea says:

    keto dite po behet keq fare….. e c’na gjeti………me kete president qe kemi ne e shumta mund ti jape ndonje dekorate Saliut

  3. emil says:

    Po keta jane bere si parti per tu lidhur e jo vetem salashala

  4. Mark Brunga says:

    Pershendetje ,

    Zoti Lula keni harruar nje rast :

    Ne vitin 92 ose 93 nuk e mbaj mend egzakt kohen ,ne Mirdite u vra nje polic ne krye te detyres.

    Per ngjushellim shkoi dhe shpellari Berisha, icili filloi ligjeraten e ngushellimit me keto fjale:

    “Jam i LUMTUR qe marr pjese ne hidherimin tuj… etc “

  5. Mentari says:

    Edhe levizja e shpejte e syve majtas djathtas eshte shenje e cregullimeve mendore.Por te nje pjese e njerezve britmat dhe histeria e hapur e tij jane baza e suksesit.

  6. tafuti says:

    Shkrim i forte,por me e rendesishmja I SAKTE!
    Ky eshte nje idiot i ngjashem me Hitlerin e javeve te fundit te Rajhut gjerman.Por ndersa Hitleri kerkonte nga gjeneralet e tij qe forcat e fundit te mbetura te djalerise gjermane te sakrifikoheshin per zgjatjen edhe te ndonje ore apo dite te luftes duke u çjerre dhe i cilesuar “ushtria per ate pune eshte”,oficeret madhore e kundershtuan,se keshtu do te vihej ne pikpyetje vete egzistenca e kombit gjerman–ndersa psikopatin Sali nuk po e ndalon njeri ne kete kolaps ku ai pa vetedije (tashme ajo i mungon!!!) po e fut perdite e me thelle vendin.

  7. ada says:

    I çmendur, i çmendur, por po vazhdoi dhe ca do na çmendi dhe ne. Kur degjon saliun tek u “kendon” me aq pasion dhe dashuri “bukurive perrallore te atdheut”, te duket vetja si tek perralla me rrobat e bukura te reja te mbretit. Ai psikopat me paturpesine me te madhe po vazhdon te na thote se ne po jetojme ne vendin, qe bota e ka zili. Po nuk e sheh ky kopuk, se njerezit sapo t’u jepet mundesia, ikin nga syte kembet nga ky “vendi per t’u pasur zili”?! Te gjithe e shohim se ç’idiotesira ben gjithandej nga shkon dhe prape mbi koke e mbajme. Po na fut ne nje gjendje hipnoze dhe s’po e kuptojme se si ia arrin. Ndiiiiiiiihme!!!!!!!!!!

  8. Petrit Bajrami says:

    Sali Bwrishaeshte i semur psiqik, i ngjan Enver Hoxhes se nga mekatet edhe Ai thone se u cmend vitet e pleqnise.Edhe Sala ka ba shume padrejtesi,sidomos me PRONAT.Njerzit e kane mallkuar dhe ZOTI eshte i madh dhe shikon.C’do pronar e ka blere TOKEN me flori gjaku e ky ja merr pa asnji te drejte.A ka ne bote Demokraci pa prone? Vetem ne Shqiperi.Prisni o popull se eshte akoma heret se c’do te shikoni tek ky njeriMONSTER !

  9. KANAN TAFILI says:

    keta njerez duhen mbyllur ne cmendine!!!!!!!!!!!

  10. labinoti says:

    Atje ne kuvendin e shqiperise, nisur nga “ligjeratat” e tij, reagimet, shqipja e çale, e gjithe skizofrenia qe ai demostron, me ndihmen e psiko-analistet tane duhet ti behet e ditur gjithe shqipetareve rrezikshmeria e ketij njeriu. Pafytyresia e tij nuk njeh caqe, po pse ndonje komision mjekesh trima nuk na shpetojne nga kjo monster.

  11. toni.z says:

    Si Saliu dhe te gjithe ju qe shkruani jeni si ai.Zgjidja eshte vetem nje plumb ne koke i vrare si nje qen i terbuar dhe kjo kolere zhduket per gjithmon

    1. fule says:

      Po qe duhet ngritur ndonje grup ne Facebook, Kill SALI! ose Vrisni Sali Berishen!

      1. bubi kacurel says:

        he mo te lumte goja se mua me ke me vete po he

  12. bubi kacurel says:

    he pra o toni.z hudhu se ne kemi kohe qe po themi se nuk del nje Avni Rustem e te ja numeroje ne lule te ballit ketij kafshe te terbuar po me sa duket erhde ti qe do e cosh deri ne fund me vepra ate qe po themi ne me fjale……

  13. tomorri says:

    Te veproje urgjentishte presidenti i rrepublikrs sa s eshte vone dhe pa ndodhur gje ,se po ndodhi nuk ka me vlere dhe shqiperia do marre fund,perfundimishte realizohet qellimi i Berishes per te cilin edhe eshte paguare jo pak.President hiqani kete shans ketij te marri,dhe mos e lini kombin ne doren e atij ashtu siç e late me 21 janar.Ne te kundert edhe juve do tu denoje populli si njeri qe beni nje tradheti te larte ndaj kombit.
    Vere urgjent ne levizje organet e drejtesise me pergjigjesi te nivelit me te larte ne se do te shpetoje shqiperia ne se jo ke per te numeruare vetem kufoma.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje