Basha në prehrin e mëkatarëve

3 Maj 2011, 20:16Blog TEMA

Nga Ilir Vata

Vetëm pak ditë para heshtjes elektorale, Basha kujtohet për të përndjekurit edhe pse në platformën e tij nuk ka asgjë për të persekutuarit e diktaturës. Kundërshtari i tij politik dhe njëherazi sfidanti z. Edi Rama, ka kërkuar që në ‘90-tën, lirimin e të burgosurve politikë… Sot Edi Rama ka në krah dy nga eksponentët kryesor të të përndjekurve, avokat Ngjelën dhe Kurt Kolën dhe në platformën e tij elektorale ka premtuar jo vetëm një bashkëpunim politikë, por dhe një platformë të qartë konkrete për rehabilitimin e të përndjekurve.

Në këtë dualitët zgjedhjesh, Basha pranoi të takojë administratën e Institutit të të Përndjekurve dhe ca nga ata që nuk dinë në kanë lidhje me të përndjekurit, apo thjesht janë disa nga përfituesit dhe më keq akoma janë pjesë e mëkatarëve që kanë burgosur.

Ndonëse më herët, shumë ditë para fillimit të fushatës, kreu i shoqatës Mbarëkombëtare për Integrim, Z. Adem Allci, një nga emrat më të njohur në vend, që theu burgun e diktaturës, burgun e Burrelit, kish publikuar në shtyp në gazetën e të përndjekurve se Basha fiton Tirnën, ky i fundit nuk ka denjuar as ta falenderojë dhe jo më të ulet me ta për të diskutuar për problematikat që ato kanë për integrimin, dëmshpërblimin, dënimin e krimeve të komunizmit apo të tjera si këto.

Por Basha ra në prehrin e atyre që pritej dhe dje në ambientet e ish- selisë së të përndjekurve, sot IIPP, takoi nga afër dhjetëra të përndjekur, dhe mes tyre disa nga ato mëkatarë që kanë lyer duart me gjak dhe paguhen nga qeveria si të përndjekur dhe administratorë.

Heroi i burgjeve pasi njoftohet për një takim të tillë shpreh indinjatën dhe njëherazi etiketon Bashën si një njeri që nuk garanton asgjë për të përndjekurit, pasi pa njohur fare këtë shtresë, bën gabimin e tij të parë dhe fatal për këtë shtresë.

Çështja e të përndjekurve politikë ka qenë për këto vite një ndër ato problematika që politika shqiptare jo vetëm e ka përçmuar, por e ka trajtuar si një skenë të vdekur ku aktorët e krimit nuk kanë ekzistuar. E vërteta flet ndryshe, shprehet heroi i burgjeve, Adem Allçi. Janë mijëra krime të shënuara nga diktatura, tortura të pafundme dhe nga më ç’njerëzoret, vuajtje dhe krime të pashembullta, plagë dhe rënkime sa as në imagjinatën e djallit nuk mund të rrojnë.

Basha, shton Allçi, është nga ata të vegjlit “buzëqumësht” që e kanë mësuar të bjerë në prehrin e mëkatarëve dhe as nuk e di se çfarë po bën dhe çfarë po thotë.

Kjo panoramë më shumë mediatike e takimit të Bashës me të përndjekurit është dhe vetë kuptimi e një politike farse, që luhet me të përndjekurit, ashtu si dhe qeveria ka bërë për gjatë këtyre viteve. U nis një ligj për hapjen e dosjeve dhe ka 20 vite, që dështon me qëllimin e mbarsur të politikës. U ndërtua një institut integrimi nga F. Nano dhe vazhdon dhe sot me spiunë të sigurimit të shtetit. U ndërtua instituti kundër komunizmit dhe shumica e anëtarëve të bordit janë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

E njëjta politikë dhe me kandidatin Basha, dhe kjo është fatkeqësi dhe njëherazi mediokritet politik i kandidatit. Një politikan i djathtë në radhë të parë duhet të njohë vizionin e së djathtës, traditën politike dhe institucionale të vetë shtetit shqiptar në periudha të ndryshme, që në zanafillën politike, apo kohën e Mbretit Zog.

Por çuditërisht Basha bie në prehrin e mëkatarëve, që hiqen si të përndjekur, duke lënë shkas që e ardhmja për këtë kategori do të vazhdojë të jetë e pa ndryshueshme.

I kujtojmë z. Basha se persekutorët tanë janë dëmshpërblyer me nga 50 mijë lekë dita e burgut. Diktatori ruan të gjitha titujt dhe gradat. Rrugët e kryeqytetit dhe sheshet ruajnë emrat e tyre, kriminelet ordinerë, prokurorë dhe hetues janë në sistemin e drejtësisë, në administratën publike, në parlament dhe qeveri dhe qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë paguajnë me taksat e tyre persekutorët.

Ekzekutuesit bredhin të lirë kur dihet se krimet kundër njerëzimit nuk kanë afat, ato ndiqen dhe burgosen në çdo kohë. Por në vendin tonë proceset demokratike po riciklojnë të njëjtën trajektore dhe meqë këto njëzet vite kaluam një lloj sistemi pa konture institucionale shtetërore ose tranzicion, tani jemi rikthyer në pikën e parë të fillimit të tranzicionit, pikërisht tek dilema politike.

Kjo pritej, duke qenë se Basha ka ardhur vonë ose pak vite para në krye të institucioneve shtetërore e nuk kishte nga të mësonte për krimet e diktaturës dhe në fjalën e hapjes u mundua të bëjë një lidhje me PD-në duke cituar se kishte qenë vëzhgues… Krimet e diktaturës kanë lenë gjurmë në memorien kombëtare dhe atë botërore sepse nga 108 milion të vrarë në të gjithë botën nga komunizmi, në Shqipëri janë 143 mijë vite burg dhe mijëra të ekzekutuar. Në çdo qytet, qytezë janë rreth 7800 varre të humbura të groposur nga sigurimi i shtetit. Çdo rreth ka disa burgje dhe kampe internimi dhe shumica e atyre që janë gjallë po vuajnë për bukën e gojës. Një nga këta ishte Mehmet Isaj, intelektual, shkrimtar, gazetar, jurist, që vdiq para pak ditësh dhe në ato mure ku t’i kalove ishte dhe njoftimi i vdekjes së tij. Por ti nuk e din se ai flinte në oborrin e parlamentit jashtë për gati 20 vjet rresht. Z. Basha në atë kollonë shënohen çdo ditë ata që vdesin, por gati kanë një fat të përbashkët si i ndjeri Mehmet Isaj.

Më para se të kishe menduar të shkoje te të përndjekurit për t’ju kërkuar votën duhet t’i kishe mbledhur për t’i pyetur për problemet që kanë, por as ti dhe as ata që të kanë dërguar nuk do ta zgjidhni problemin e tyre se brenda jush rron vrasësi, mëkatari, hetuesi dhe ne vazhdojmë të paguajmë taksa për persekutorët. Ti ke folur që do të ulen taksat, por nuk ke përmendur kë paguajmë?

Të përndjekurit nuk kërkuan të vije në takim me pranga në duar, por me paketën e integrimit, por mjerisht ratë në atë prehër që ta kishin ngrohur.

Aktualiteti i sfidës për Tiranën preku çdo kategori sociale, por të përndjekurit i la në një anë. Ata janë më shumë se ç’mendojnë kandidatët dhe politika e tyre është politika reale që po troket në prag, pa ta jeni thjeshtë si ata të djeshmit, vrasësit tanë.

 

Lini një Përgjigje