Berisha në Bulqizë, në qytetin e minatorëve të vrarë prej krim-aferave qeveritare të kromit

29 Prill 2011, 22:24Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Edhe pse në çdo qytet e qendër banimi, Sali Berisha dhe pushteti i tij kanë bërë nga një zullum ose krim njerëzor, ai jo vetëm guxon e shkon në vendet e krimeve, por mban dhe fjalime mashtrimesh e premtimesh përpara banorëve. Siç ka dëshmuar në këto 20 vite, SALI ZULLUMI nuk ndihet as përgjegjës e as i penduar, as skuqet e as zverdhet për krimet ekonomike e njerëzore që ka kryer mbi këtë vend dhe mbi këtë popull. Me këtë “fytyrë shollë”, shkoi SALI KROMI edhe në Bulqizë, për të prezantuar kandidatin e tij për kryetar bashkie, beniaminin Roland Keta, të përzgjedhurin e vazhdimësisë së krimit të koncensioneve të kromit, në këtë qytet të shkatërruar po prej politikave të ç’qeverisjes “SALI”. Ata që kanë shkuar, ose të paktën që kanë kaluar në qytetin e Bulqizës, patjetër që rrënqethen dhe “vënë duart në kokë”, kur shikojnë e dëgjojnë se çfarë batërdie social-ekonomike ekziston. Dhe sipas politikave “SALI”, kjo gjendje do vazhdojë të jetë prezente në këtë qendër banimi, për aq kohë sa pushtetin vendor në Bulqizë ta ketë SALI RRUMPALLA. Ky qytet është kthyer në geto, mbasi pushteti SALI në Bulqizë nuk ka punuar për jetën e banorëve, por për llogaritë e veta bankare, që prej vitit 1992, kur SALIU u premtoi bulqizakëve jetesë me “lugë floriri” dhe ka kaq vite që po u jep varfëri, duke instaluar aferat e koncensioneve qeveritare korruptive e vrasëse të minatorëve, grave e fëmijëve, ët cilët gërmojnë me thonj për pak krom-bukë ditore.

Edhe pse “salinjtë” që kanë drejtuar Bulqizën në këto 20 vite, kanë patur në duar miliarda lek fonde, infrastruktura e qytetit ngjason me një grumbull banesash e rrugësh gërmadhë, ku prej kanaleve të ujërave të zeza e prej plehrave ndihet era e pushtetit “SALI”. E ndërsa qyteti e vuan deri me sëmundje e mungesë pune normale infrastrukturën e gërmadhë, kryeministri SALI vazhdon e mashtron bulqizakët për “qytet modern e turistik”!. E ndërsa SaALIU mashtron-premton për “unaza, mjedise e qytet europian”, pushteti i tij vendor e lokal e kanë lënë dhe e ka kthyer Bulqizën në “pikë grumbullimi” njerëzish pa asnjë të ardhme, të cilët shkon i mashtron përsëri. SALIU i aferave të pista të koncensioneve të kromit, shkoi në Bulqizë dhe deklaroi, se “do ti japë për administrim, pushtetit vendor, rentën e kromit”. Dakord o zoti SALI, po a të lejon mafia koncensionare e Genc Rulit, që organizon, komandon dhe shfrytëzon minierën e Bulqizës prej 20 vjetësh? Po a të lejon kryetari i bashkisë dhe bandat e kromit në Bulqizë që t’u japësh pak lëmoshë minatorëve? Po a të lejojnë ata “miqtë –ortakë” të djalit tënd tek Porti i Durrësit dhe matanë detit, që t’u japësh rentën minatorëve, kur ke 6 vjet që këtë “thelë” të majme, ua ke dhënë si “bakshish” atyre? Pse nuk ua ke dhënë deri tani minatorëve, zoti SALI?

Ti SALI ZULLUMI u premtove minatorëve të Bulqizës së do t’u ulësh moshën e pensionit e do t’u rritësh pensionet. Po nuk të beson askush, madje të “nxjerrin gjuhën” nëpër sheshet ku reciton broçkulla e mashtrime, mbasi ti SALI, jo vetëm që nuk ua ul moshën e pensionit, por ua ke bërë atë 65 vjeç. Ti SALI, jo vetëm që nuk ua rrit pensionin, por u jep pension lëmoshë, madje 30% më të ulët se pensioni i një sanitareje. Ty SALI, jo vetëm që nuk të “digjet barku” për minatorët, për qytetin, për vuajtjet fizike dhe varfërinë e tyre, por ke 6 vjet që i nuk e dëgjon zërin e protestave të tyre për pensionet dhe mafien qeveritare të koncensioneve. Ke 6 vjet, që minatorët i shtron në dajak përpara kryeministrisë e bashkisë Bulqizë, kur ata protestojnë për të drejtën e punës, për pagat lëmoshë që u japin koncensionarët e pushtetit tënd, për shfrytëzimin barabar me kushtet pune skllevërish. Minatorët kanë vite që i kërkojnë edhe me përleshje fizike këto zgjidhje, të cilat ti SALI ua premton kur do t’u vjedhësh pushtetin. Ti SALI, ashtu si në çdo rast krimi të pushtetit tënd të kriminalizuar, me “fytyrë jagoje” shkove edhe në Bulqizë e derdhe “lot krokodili” për 18 minatorët që kanë humbur jetën në galeritë minierës së kromit, duke e ditur që ata janë vrarë duke punuar si skllevër për të shtuar llogaritë bankare të pushtet-familjes tënde, që kontrollon koncensionet e kromit. Ti SALI, recitove “dhimbjen” tënde false përballë prindërve, grave e fëmijëve të atyre minatorëve viktima, të cilët pasi i mashtrove për “jetë luksi”, i vrave me punë e jetë mizerje, madje duke ua lënë edhe familjet pa asnjë kafshatë bukë.

3 komente në “Berisha në Bulqizë, në qytetin e minatorëve të vrarë prej krim-aferave qeveritare të kromit”

  1. anab says:

    hajte lajme hajte po vet i shkruani more,po nuk duhet te merremi me ate qe eshte e rendesishme qe eshte bashkia dhe keto zgjedhje nuk po tregojne ate qe duhet,une uroj z.Basha per kete fushate te bukur qe po ben por ajo qe nuk me pelqen eshte se mbas 11vjetesh qe njerzit e kishin ne bashki ramen ai pa piken e turpit krijon trazira dhe pakenaqesira ne popull…….po fundja as e ka blere bashkine dhe as e ka te veten…kaaaaaaaq shuuuuuuuuum pallate qe ka dhe aaaq shume sa keni fituar eshte koha te hapni krahun per te tjeret z.Rama

    1. tiranaime says:

      tha gomari, dhe…fluturoi !

  2. fule says:

    Pergezime per artikull Zoteri. Na kujtove nje nga personat me te neveritshem te kesaj Mafjeje, Genc Rulin. Vertet sot nuk i ndihet zeri ne publik, po eshte nder me te rrezikshmit. Mjafton te mendosh se cfare ka bere me ato 40 licenca hidrocentralesh qe ka dhene ne 2 muaj para se te largohej si Minister. Jane nga ato licensat e video-pergjimet me nga 700.000Euro ne xhep. Me ato para mund te financohen bandat dhe ushtruesit e dhunes sot.

    -Ju mbyten me genjestra, mbytini me vota kunder. E.R

Comments are closed.

Lini një Përgjigje