Sokol Balla
Po i afrohemi zgjedhjeve më të vështira ndonjëherë. Paradoksalisht, më të shqetësuar jemi ne, se politikanët. Qeveria thotë një gjë e bën një tjetër, ndërsa opozita ka zgjedhur përgjigjen më të thjeshtë: dhëmb për dhëmb. Dhe justifikimin e ka në majë të gjuhës: dakort, po a ka rrugë tjetër?
Për fat të keq, ndruaj se nuk ka. Shikoni ata institucione që duhet të na garantojnë jastëkun në mes të palëve. Ministri i brendshëm në detyrë i kërkon një polici të mbledhë policë të tjerë dhe “t’i shtypë” kokën simpatizantëve të një partie – që se si qëllon gjithmonë të jetë e opozitës. KQZ është bërë institucioni më bajat i militantizmit politik, duke mos ruajtur asnjë element surprize për çfarëdo idiotizmi që do të kthejë në vendimmarrje në ditët e javët e ardhshme.
Ka ngritur dhe këtë komisionin Bashir që kontrollon mediat e reklamat, e pak ditë më parë deshën të gjobisin gjithë televizionet që nuk kishin transmetuar kasetat e Lulit, dhe pse kishin transmetuar reklamën Kush është Luli? (apo Luli Transformers siç po njihet në zhargonin popullor). Dhe ajo që të vjen plasja, është se kujtojnë se i bëjnë mirë Lulit dhe PD! Po ndërkohë i bëjnë veçse keq. Tentativa për të bllokuar reklamën Luli Transformers në fakt zyrtarizoi suksesin e saj, kur zarat e dorës së tretë të pushtetit, kërkuan bllokimin e saj “se dëmton kundërshtarin”.
Jo ore! Po pse për çfarë tjetër e kishin bërë? Për t’i thënë shqiptarëve se PS mendon se Saliu është burrë i mirë? Bile me këtë argumentim, edhe vetë zarat, bile edhe vetë Saliu pranuan se Doktorrri i bën dëm Lulit në këtë fushatë. Këtë e dinim të gjithë, por tani Saliu e pranoi vetë. Ndaj kjo fushatë këtej e tutje do mbahet mend më shumë për suksesin e PR të së majtës që në javën e parë dhe mosdurimin e strukturave politike të policisë, për ta vënë dhunën shtetërore, në shërbim të qeveritarëve qëndrorë e lokalë, modeli i Xhelal Mbluit.
Fushatë e cila preku më herët sesa duhet median, kjo falë edhe një qëndrimi më të fortë e parimor të saj, që i solli edhe mbështetje ndërkombëtare. Por me pasoja. Që nga gjobat e propozuara nga komisioni Bashir, e deri tek prishja e debateve televizive. Ironike është se prishen debatet pikërisht aty ku kandidatët e PD respektohen më shumë, në mediat e pavarura, pasi aty respektohet ligji dhe profesioni. Ndërkohë që ata që i prishin debatet, janë VIP-at e mërzitur të mediave që janë kthyer në bythë të sëmura diareje kundër opozitës, pasi nuk i ndruhen as ligjit dhe as gjobave të komisionit Bashir, me të cilat edhe fshihen pasi bëjnë zbrazjen e radhës.
Puna është që mediat e tjera, nuk janë në garë politike siç janë këto të grupit të diaresë dhe kompeksohen pasi respektojnë rregullat e lojës. Ato nuk mund të bëjnë atë që PS po i bën PD në gjithë zonat që kjo mendonte se i kishte të vetat.
Shihni çpo i bën Mbluit ky kandidati i PS në Kamëz. Dilni një xhiro në Kavajë dhe numëroni me gishtat e dorës posterat e PD. Pse? Shumë e thjeshtë. Në këtë garë ku pala më e dobët në infrastrukturë dhe akses – opozita – po futet pa garanci, e vetmja mënyrë është të luftosh kundërshtarin me metodat e saj. Bile me njerëzit e saj.
PS është një formacion tradicional politik, kryesisht bashkim njerëzish me të njëjtat ide dhe formim. PD ka qenë gjithmonë një bashkim emocional interesash të njerëzve të shumë shtresave. Por kësaj radhe është ndryshe. Jo se PS-së i është shtuar interesi, por tashmë ka të njëjtin objektiv me një numër në rritje të atyre që kishin interesa me palën tjetër, por që u zhgënjyen e ngelën me gisht në gojë. Tani ata i janë bashkuar PS dhe kanë marrë me vete, formën dhe motivimin që dikur i dhanë PD. I kanë dhënë nervin që zakonisht nuk e kanë, celulave të PS në bazë. Po afrojnë PS me pushtetin por në shkëmbim nuk duan asgjë. Kanë vetëm hakmarrje ndaj partisë që dikur i motivonte dhe mbështeste në interesat e tyre, por që sot e ka ngushtuar klientelën vetëm në një segment të ngushtë që shfaqet në gjashtë sekondat e Luli Transformers.
PD u tmerrua nga ajo reklamë. Sepse thoshte një të vërtetë të hidhur, në radhë të parë për ish mbështetësit e saj.
Comments are closed.
Me behet qejfi qe dhe ju si gazetar seriz me ne fund e keni kuptuar se si po luhet ne shqiperi (ose me mire jeni pozicionur me mendimet tuaja) Keni perpara nje pune te madhe per te informur shqipetaret kudo ku ndodhen me te verteten e hidhur se kush po e drejton shtetin tone, dhe si te gjejme rrugen e daljes . Amasadoret jane per te marre rrogat e tyre ,per te pare interesat e shteteve te tyre dhe nuk ju behet shume vone se funksionon demokracia tek ne apo jo. Jemi ne shqipetaret qe do dalim nga ky llum. Urime Sokol.
Sokol; e ke qarrë me lot këtë herë, i ke thënë gjërat troç e ke goditur në shenjë.
Të lumtë dora dhe ajo pena tu bëftë top kundra pushtapushtetarëve, kusarëve, kriminelëve, tradhtarve, antishqiptarëve!
Shqipëria do të shpëtojë, ditë të bardha do të vijnë , shqipëtarët do ta gëzojnë lirinë vetëm pasi të kenë shporrur Salinë.
—-Z.BALLA—
Kam shum respekt per ju si gazetar dhe si Shqiptar…Ju falenderoj shum per punen tuaj dhe qartesin qe trasmetoni ne emisionin tuaj…Personalisht mendoj se ju gazetaret Patriot dhe te Ndershem –(Ju,Andi Bushati,Vangjeli,Minxhozi,cunat e fiksit dhe ndonje tjeter qe s’me vjen ne mend tani)
–po e ndihmoni shum kete Popull duke e informuar ate ne menyren me korrekte–
–te mendosh qe nga viti 1992 e deri ne 2002 ishim totalisht ne erresir dhe na e shisnin sapunin per djath kackavall.
FALEMINDERIT te gjithe gazetareve te ndershem.
Ky eshte fundi i ekstremistve,komuniste e spiune po groposen 1 here pergjithmone edhe pse jemi vendi i fundit,e rendesishme eshte, qe largimi i tyre erdhi,populli me ne funde po i therret mendjes,e po i bashkohet PS qe eshte shume me afer me realitetin.ZHdukja e ktyre hajdutve vrases te dhunshem,nga pushteti i vjedhur,arrihet vetem me voten tone,kjo eshte zgjidhja e te mires me te keqen.Z Sokol per shkrimin tende me shume vlere e rreal te falenderoje,SUKSESE.
Bravo Sokol.Me kete artikull i ben nder vetes.
nder eshte pak…………..po me kete rast ja ka bere vetes se ne vend te shkruaj ndonje lajm per te qene se eshte alamet gazetari merret me lulin,po rama lulit nuk i shkon as te gjuri,se rama eshte pa klas ne sensin e mirrefillte te fjales dhe luli eshte si eshte po ha buk vec
Edhe une te pershendes per shkrimin profesional ne gazeten tema qe nga saliu quhet dizidente dhe ghoja e majte por qe nuk ka asnje lidhje per vec se eshte gazeta pothuaj se e vetme qe me shkrimet dhe me konkluzionet qe kontriubojme dhe ne nxjerin disa te verteta te cilat e hidherojne saliun se nuk mund ti thuash me shok se ai nuk pje……. Prr njeri .Por te ndalemi pak te problemi qe ngre Sokoli .sa iperket fytyres se lulit qe behet e saliut ajo eshte nje gjetje e goditur nga opozita per ti cjerr masken lulit te saliut dhe nuk ka nevoj per koment .sa i perket komisjoit te zgjedhjeve opozita duhet te nxjerri dhe fytyren e d..ollibashit te kthehet ne fytyren e saliut se eshte nje soj si e lulit.
Kisha kohe qe e prisja nje prononcim te tille nga Sokol Balla. Sot me lindi nje fije shprese se e ardhmja e Shqiperise do te jete me mire. Gazetaret duhet te jene te fundit qe duhet te dorezohen.
Te kerkoj ndjese, nuk dua te bej KASANDREN linkun e meposhtem :
http://youtu.be/4aM5rEjpUt8
http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be
Ahhhh dhe ky komunisti i vogel!,ky ritiur ne (hije)…Me ne funte! kuptuar se Saliu eshte (llum i komunizmit), Sokol mose eshte vone, Ku ishe dje?
amon amon kush komenton ne ket menyre e tregon haptazi qe eshte paguar apo ka perfituar nga rama………..dhe do te thuash pse???
po pse nuk jini realista….ku jane rruget qe per 11vjet duhet te shndrisnin..?
ku jane parqet qe femijet duhet te luanin??? ku jane hapsirat e respektuara urbane????
ku jane ndricimet e rrugeve???
e sa e sa te tjera qe nuk ja vlejn te permenden…….po te thuash bravo ku ishe dja tra la la eshte tja fusesh vetes me kete injorance te hapur