Pse elitat turbonacionaliste në Kosovë dhe kuazi-imperialiste në Shqipëri ua konfuzionojnë ndjenjën e identitetit kosovarëve, duke e trajtuar Kosovën si “krahinë të përjetshme”, herë të Serbisë (Krahina jugore e Serbisë) e Jugosllavisë e herë të Shqipërisë, dikur si Shumadia e Vojvodina, e tashti, ta zëmë si Mirdita ose Labëria!?
Nga Halil Matoshi
“Ra ky mort e u pamë” ishte titulli më sinjifikativ i një libri të Ismail Kadaresë për Kosovën ku fliste për lidhjen e autorit me Kosovën dhe njerëzit e saj, gjatë luftës.
Sipas këtij autori për t’ua njohur virtytet dhe behanet kosovarëve, duhet një mort a gjëmë e madhe. Dymbëdhjetë vjet më vonë, në përkujtimin e një morti (përvjetori i rënies së ushtarit qytetar, Agim Ramadani) erdhi në Kosovë ish-presidenti shqiptar Alfred Mojsiu dhe duke synuar të zërë vend në panteonin e të pavdekshmëve si patriot historik, në vazhdën e Rilindjes Kombëtare, ua kafshoi shpirtrat kosovarëve, ende me plagë nëpër trup e mendje, pra në mort, duke ua thënë atë që ende vazhdon t’ua thotë Serbia, të jenë një “krahinë” e thjeshtë e Shqipërisë, siç është ta zëmë Mirdita ose Labëria!?
Nuk mund të ketë rende qytetarie në komb. D.m.th., qytetarët e rendit të parë në komb, na qenkan ata, pra “pronarët” e historisë dhe shtetit shqiptar dhe këta, d.m.th. qytetarët e rendit të dytë në komb, “krahinorët” ose kosovarët. Rendet qytetare në komb e thyejnë kohezionin kombëtar përfundimisht.
O.K. po e zëmë se Kosova qenkësh e tillë, “krahinë”, pse “Kolonel Bunkeri” (sipas filmit të Kujtim Çashkut), alias Mojsiu edhe pse oficer i ushtrisë shqiptare, nuk mund ta jepte asnjë argument se Shqipëria ka bërë diçka serioze për ta “rikthyer” këtë “krahinë” të shkelur e të përdhosur, për një shekull me radhë. Krejt deri në intervenimin humanitar të NATO-s, pas luftës çlirimtare, në të cilën, më shumë kishte vullnetarë të huaj (gjermanë, belg, britanikë, holandezë etj.) se sa vullnetarë nga Shqipëria. Kam mirëkuptim për projektimin e dëshirave të njerëzve, por është skajshmërisht e padrejtë, moralisht dhe historikisht, të trajtohet një shtet i pavarur edhe ligjërisht (pas 17 shkurtit 2008 dhe verdiktit të GJND-së) si një “krahinë e Shqipërisë”.
Kosova “krahinë” e Shqipërisë është tezë johistorike, jashtë rezonit shtetëror, madje edhe fyese, për më tepër, tezë kuaziimperialiste. Çështja e Kosovës historikisht ka qenë më shumë se çështje territoriale mes Shqipërisë dhe Serbisë, pra më shumë se çështje e një pakice etnike. Kosova ishte çështje e pazgjidhur nacionale dhe koloniale, ndonëse mori një zgjidhje jashtë kontekstit kolonialist. Kosova ka qenë çështje demokratike dhe e të drejtave të dhunuara sistematikisht e me terror shtetëror, prandaj e ka arritur shtetin kombëtar, (“pavarësi zhdëmtuese”, Marc Weller), shtetin e një “kombi të lindur nga konflikti”.
Kur këto ditë u zgjodh presidentja e shtetit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thirri deputetët që të ngriheshin në këmbë për ta nderuar siç u shpreh ai, fjalëpërfjalshëm, himnin kombëtar. U ngritën të gjithë, edhe serbët, pos lëvizjes “Vetëvendosje” që e kishte lëshuar seancën. Himni kombëtar natyrisht që ishte pjesa e adaptuar nga “Oda e gëzimit”, sepse një shtet i pavarur s’ka himn tjetër pos atij kombëtar, natyrisht. Dhe turbopatriotët heshtën. Shumica e shqiptarëve nuk dinë ta bëjnë dallimin e nocioneve komb dhe shtet, etni, popull dhe komb, sepse janë të konfuzionuar nga vetë termi që përdorin për kombin. Së pari termin komb/kavm e solli nga arabishtja në mendësinë shqiptare Sami Frashëri, kavm që i shkon nocionit të uma-së (xhematit), pra një kategori që në rend të parë lidhet me fenë islame e tek pastaj ka konotime të një shoqërie politike. Kurse termat oksidentalë nation dhe nationalite (burimisht që të dy termat vijnë nga latinishtja, nasci që d.m.th. nocioni i lindjes) shprehin shoqëritë politike të vullnetit qytetar dhe në Perëndim, njëkohësisht shprehin edhe shtetin, pra kombi është shkrirë me shtetin. Sipas Jacques Maritainit, si çdo komunitet edhe kombi është “pa krye”, ai ka elita dhe qendra influence, por jo ndonjë kryetar apo autoritet qeverisës, ka struktura por jo forma racionale ose organizata juridike, ka pasione dhe ëndrra, por jo një të mirë të përbashkët, ka solidaritet ndërmjet anëtarëve të tij, besnikëri e nder, por jo miqësi qytetare, ka zakone e doke por jo norma e rend zyrtar. Për këto kujdeset shteti, i cili krijon një komb për ta ruajtur vullnetin e tij për ta vijuar ekzistencën e përbashkët, pra për ta krijuar dhe ligjëruar miqësinë qytetare, pa të cilën nuk mund të ekzistojë shteti.
Së dyti, historiografia dhe shkencat shoqërore të interpretuara ideologjikisht te shqiptarët e kanë marrë në mënyrë jokritike definicionin e Stalinit për kombin. Maritain e thotë krejt të kundërtën, kombi nuk bëhet shtet. Shteti bën që të ekzistojë kombi. Nuk mund ta bëjë kombi shtetin sepse kombi nuk është kategori kushtetuese, pra është komunitet pa ligje, por shteti e konstituon kombin përmes miqësisë qytetare dhe të mbështetur në ligj.
Identiteti kosovar, një identitet i etabluar kulturalisht, territorialisht, gjuhësisht dhe historikisht apo identitet thjesht krahinor?
Shteti unik shqiptar është vetëm një prononcim politik, sepse edhe po të bëhej me referendum (me vullnetin e shumicës së qytetarëve nga të dyja anët) do të duhej të gjendeshin modalitete bashkëjetese në shtet, një lloj unioni ose federalizmi. Qytetarët e dyja vendeve mund të bashkohen siç mund edhe të jetojnë si dy shtete të veçanta, por çfarëdo që të jetë e ardhmja e dy shteteve, kosovarët kurrë s’do të pranojnë të jenë thjesht “krahinë” e kujtdo qoftë. Është e papranueshme lehtësia e padurueshme me të cilën flet dikush në Prishtinë dhe dikush në Beograd e Tiranë për ndarjen e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë, sepse shumë breza kosovarësh e kanë përjetuar tashmë trishtimin e të jetuarit si refugjatë, në çadra, diku në Fushë-Krujë, së voni në Bllacë ose nëpër krahina shqiptare. Ardian Vehbiu shkruante këto ditë për “hiletin” e ndërrimit të etnisë nga shqiptarët në Jug me atë greke dhe në Prizren me atë turke, si ndjenjë e refuzimit të përkatësive shtetërore (shtetet e dobëta.)
Sipas tij, dy shtetet përkatëse nuk po u ofrojnë asgjë për qenësinë shqiptare, për ta mbajtur atë me krenari. Është e drejtë legjitime e popujve të ndahen e të ribashkohen, në bazë të vullnetit të tyre politik dhe në bazë të interesave kombëtare dhe në këtë rrafsh Kosova një ditë mund të bashkohet me Shqipërinë. Por duhen krijuar disa parakushte, që konsistojnë me raportet ndërkombëtare të forcave, sepse nuk kanë vetëm shqiptarët interesat e tyre, por interesat në rajon dhe më gjerë në Europë dhe botë janë të ndërvarshme.
Së pari, po të ishte Shqipëria një shtet i fuqishëm dhe me standarde demokratike e mirëqenie, Kosova nuk do të vinte fare në këso situate, që të nisë një rrugë vetjake për pavarësi dhe shtet kombëtar. Do t’i hidhej në përqafim që moti. Prandaj, për një bashkim të mundshëm, dy shtetet duhet krijuar dhe ndarë vlerat e përbashkëta evropiane.
Sot nuk do dhe nuk mund askush ta paguajë koston që t’i prishë nja pesë shtete ballkanike (Greqinë, Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën) për ta ribërë një, Shqipërinë me “krahinat” e saj. Derisa Sali Berisha erdhi për kafe në Prevallë dhe lëshoi prononcime politike për bashkim-kombëtar e për Shqipëri natyrale, me gjasë pasi i ra shkalla emotive në normale, e dërgoi ministrin e tij të jashtëm dhe zëvendëskryeministër Edmond Haxhnasto në Prishtinë për t’u thënë etnonacionalistëve ‘boll ma’!
“Mos e dëmtoni veten dhe neve”!?
Takohemi e rrimë si kushërinjtë, në Bruksel!
Por mesazhin nuk e kuptoi drejt askush.
(vijon nesër)
Comments are closed.
Je komplet gabim
— Ti mos u merr me semantiken —Semantike eshte si etiketa qe ju vendosim mallrave ——-Por merru me qellimin e fjales qe tha Moisiu
–Mos bej filozofime te kota te tipit Raki e rushit ka mundesi te dali nga rushi lol
Moisiu tha te quhet krahine e Shqiperise ne kuptimin qe te fillojme nga polita a faktit te kryer qe Kosova eshte pjese e Shqiperise ——-dhe ne kete rast Kosova nuk ka pse te ndihet e fyer pse e quajne krahine te Shqiperise —–sepse quhet krahine e nje shteti qe mban idnetitetin e saj etnik, kulturor e historik
———-Ashtu sic nuk ndihen te fyera edhe Laberia, Malesia Myzeqeja etj —- Dhe nuk ka kuptim te ndihesh i fyer ne kete rast —
Qellimi i shkrimit tend eshte qe me pare te shkojme ne Bruxel pastaj te bashkohemi ————- Kete mendim q e thoni jue thone vetem ata qe bejne politiken e sllavit dhe te grekut
-Sepse :
Ne nuk futemi dot shpejt ne EU ,pasi niveli jone ekonomik eshte shume i ulet dhe ne do ti duam nja 20 vjet a me shume per tu futur ne EU —
———-Mirpo gjate kesaj kohe Serbia do futet ne EU , se ka ekonomi me te mire se ekonomia jone —dhe ne kete menyre Serbia pastaj ka cdo gje n edore te sabotoje bashkimin e Shqiperise me Kosoven dhe hyrjen tone ne EU
—–Ndaj per ne shqiptaret eshte me mire te bashkohet sa me shpejt Shqiepria-me Kosoven ——dhe ne kete menyre
ne fuqizohemi sepse bashkojme te gjitha kapcitetet tona Intelektuale , dhe perpunojme nje strategji te perbashket zhvillimi ekonomik ,
e cila tani ka nje baze te fuqishme te resurseve natyrore ,
pasi jemi nje teritor me i madh gjeografik dhe keshtu qe kemi shume here me shume mundesi te ecim me shpejt drejt futjes ne EU ,
Behemi edhe me te fuqishem fizkisht si komb ,duke u bere nje faktor per tu marre ne konsiderate ne Ballkan
dhe ne kete menyre kemi me shume mundesi te ndihmojme vellezerti tane ne Maqedoni, Mal te zi dhe luginen e Presheves
—
——–Sepse sebashku do krijojme ushtrine e perbashket –sherbimin sekret te perbashket — aktivitetet kulturore
dhe artistike te perbashketa-, -aktiviitetet akademike shkencore te perbashketa —— etj dhe te gjitha keto rrisnin kohezionin e shoqerise shqiptare ne te dy anet e kufirit
–Pra ne rastin tone —Bashkimi ben me te vertete Fuqine , sic thosh Gjergj Kastrioti dhe con ne vend edhe amanetin
shekullor te Shqiptareve per te qene sebashku, JU ANDEJ KUFIRIT DHE NE KETEJ KUFIRIT nje komb ‘
nen emrin___ SHQIPERI__
————Intelektualet shqiptare duhet te kerkojne sa me shpejt te behet bashkimi –dhe ata ta fillojne te paret kete bashkim ,
duke kerkuar te behet njesimii gjuhes shqipe dhe te vazhdohet me rradhe ne lidhje me aktivitetete perbashketa kulturore
artistike ,ne binjakezime qytetesh , shkollash e universitetesh etj etj ——- Ushtria jone me ate kosovare
duhet te bejne stervitje te perbashketa—sherbimi yne sekret duhet te komunikoje dhe te krijoje ekipe te perbashketa
me sherbimin sekret kosovar ,duke punuar sebashku ne luften kudner krimit dhe ne ruajtjen e qetesise se jetes se qytetareve tane —- dhe keshtu te ecet me tej ……
Ndaj fjala e zotit Moisiu duhet pershendetur dhe duhet cuar me tej……
–
———–Hej Sir, don’t try to give a black eye our reunion between Albania & Kosova ,please !
The way u speak about it is telling me, God forbid,, that You are playing feetsy with serbians .
I nderuari Matoshi, as Shqiperia e as kombi shqiptar neper Ballkan (perfshi ketu shqiptaret e Kosoves) nuk kane qene ndonjehere imperialiste. Mos krijoni percarje kot se koti se nuk po ju ‘anekson’ kush prej Shqiperie.
Gjithashtu nuk ju takon juve te beni gjykime per shqiptaret kur thoni: “Shumica e shqiptarëve nuk dinë ta bëjnë dallimin e nocioneve komb dhe shtet, etni, popull dhe komb, sepse janë të konfuzionuar nga vetë termi që përdorin për kombin.”. Per cilen shumice e keni fjalen dhe si e paskeni arritur kete konkluzion?
Shume ulet si shkrim dhe me argumenta te bazuar ne emocionet apo preferencat tuaja personale.
te quheshe halilovic edhe mund ta kuptoja shkrimin.po me isa boletinin ,hasan prishtinen ,adem jasharin cdo te besh zotrote se ata luftuan per shqiperi.ti qe do te njesos shtetesine me kombesine ne kohen e shtetit serb per cfare e mbaje veten?