Nëse ka një “misionar” të klanit “SALI”, i cili është tepër i ngarkuar këtë muaj, ky është “krye-taksidari” i Korçës dhe i gjithë Shqipërisë, deputeti ministër Ridvan Bode. Ministri taksidar i pushtetit të piramidave, themeluesi dhe zhvilluesi i “Sude-bankave” shqiptare, ka marrë përsipër gjatë këtij muaji të mbyllë me fitore dy procese fushatash elektoralo-financiare. Njëra fushatë është ajo që i ka ngarkuar shef Saliu, për të siguruar me çdo kusht fitoren për kryetar bashkie të kandidatit kukull Andrea Mano. Ndërsa fushata tjetër që po zhvillon ministri taksidar i tatimeve Ridvan Bode, ka lidhje me sigurimin e titullit “kampion”, të ekipit të futbollit “Skënderbeu” të Korçës.
Ritvani i SALI SUDES, që i njeh mirë punët e “fitoreve” nëpërmjet “menaxhimit” të bizneseve dhe parave që hyjnë e dalin në të gjithë rrugët, po lufton që ish-prefektin Andrea Mano ta bëjë kryetar bashkie (të tij), duke përdorur demagogji, premtime, presione mbi biznesin, mashtrime e financime të llojit “SUDE”. Për ekipin “Skënderbeu”, Ridvani po “punon” t’i menaxhojë me “kulaç” e me “kërbaç pushteti” të gjitha fitoret e ndeshjeve, madje edhe me “numër 2 shifror golash”, për ta ngjitur krye të tabelës së klasifikimit të futbollit shqiptar, siç ka nxjerrë edhe Shqipërinë “në krye të listës së vendeve të BE për mirëqenie të lartë ekonomike”.
Pra, ministri i lekëve të shqiptarëve, ose më saktë “mbikëqyrësi” i bizneseve”, synon të shkojë përpara Saliut të PD dhe “miqve të pazareve”, duke pasur në dorë të dy “fitoret”: Andrea Manon ta bëjë “Qytetarin e parë të Korçës”, ndërsa “Skënderbeun” të bëjë “Kampion Futbolli të Shqipërisë”. Tek të dy pazar-fushatat, nëse dalin me fitore, ai që fiton, nuk janë ata që Ritvani ka projektuar e financuar për t’u shpallur fitues, por ata që duan t’i nxjerrin fitues. Pra, nuk fiton Andrea Mano i gjorë, që i është futur si “kukull” garës për kryetar bashkie të Korçës, dhe që votat po ia mbledh si taksa deputet-ministri i bizneseve. Nuk fiton as ekipi “Skënderbeu”, golat e “fitoreve” të të cilët po ia “shënon” Ridvan Bode me pushtetin që ka në duar. Po kush fiton? Natyrisht, nëse fushatë-pazari i votave të bashkisë do të dalë sipas “Skemës Ritvan”, atëherë Andrea Mano do të jetë kryetar bashkie, por vetëm në bordero, sepse në fakt punët do t’i drejtojë Ritvani sipas skemave që ka planifikuar me grup-bizneset e tij në Korçë e jashtë saj. Edhe nëse “Skënderbeun” shpallet “kampion”, përsëri ai që fiton nuk është ekipi i futbollit, por “ekipi Ridvan”.
Të dy fushatat, megjithëse njëra është për pushtetin e Korçës dhe tjetra për titullin kampion futbolli të Korçës, në formë dhe përmbajtje janë krejtësisht të njëjta, kanë të njëjtin organizator dhe mekanizëm për t’u realizuar. Ministri Ridvan, “shefi i taksa-gjobave” të bizneseve, i ka projektuar të dyja këto “fitore” si fushata-pazar, me element bazë sponsorizimet, ryshfetet dhe kërcënimet ndaj bizneseve. Ata që votojnë në 8 Maj 2011 për kryetarin e bashkisë të Korçës, po shikojnë që votat e tyre nuk po orientohen nga programet e kandidatëve, por nga “programi” i ministrit të financave “SALI-SUDE”. Ndërsa ekipet që vihen përballë ekipit të futbollit korçar nuk po luajnë në fusha më ekipin e “Skënderbeut”, por me “Ekipin e Ridvanit”.
Comments are closed.
Po po, se ai Pe-leshi tjeter s’eshte kukull.
Ktu ne Shqiperi per fat te keq keshtu ka funksionuar gjithmone dhe papritur tani qe Skenderbeu ka ngritje po e ngrene zerin te gjithe,po kur bente pazare skuadra e tiranes po edhe skuadra te tjera perse nuk e ngrinit zerin?Vertet qe Dinamoja e ka toleruar Skenderbeun por ama te gjitha skuadrat kane aleanca per fat te keq…Sa per Boden,ai vertet mund te kete interes per bashkine e Korces,por nje gje duhet thene qe ne bashkepunim me bizneset me te fuqishme ne vend u investuan per stadiumun dhe anekset e Korces reth 1.8 mil.euro qe edhe po nuk fitoi Z.mano do ti mbeten sidoqofte qytetit te Korces.Per fat te keq kur ishte president skuadres z.Peleshi te gjithe sportdashesit e dine qe me leket e fushes ai ngriti shtepine e tij(te pakten keshtu flitet pa dashur ta akuzoj)Prandaj n.q.s je Korcar dhe ke derguar kete leter mos fol si militant po shiko te mirat reale te qytetit dhe mos i pandeh Korcaret per injorante…ata i kane syte ne balle dhe nuk genjehen kaq kollaj nga nje ndeshje futbolli…me respekt.E.GJ
Ne Korce fiton Pandi –Ai eshte Kryetar Bashkie i Shkelqyer –Tamam perfaqsues i tradites se Rilindasve Patriote Korcare
Pandi eshte edhe patriot — edhe intelektual — edhe shume modern –I uroj fitore me gjithe zemer Pandi Peleshit