30 mijë “Lulët e vocërr” dhe Lul-i i Saliut që noton në miliarda krimesh

6 Prill 2011, 14:00Blog TEMA
30 mijë “Lulët e vocërr” dhe Lul-i i Saliut që

Një fëmijë duke shitur cigare në zonën e Bllokut

Nga Kledian Lula

Kryeministri Sali dhe OJF-ja e teto Lilit (Liri Berisha), bashkëshortes së tij “nënës së fëmijëve shqiptarë”, ka disa ditë që po dalin ne ekrane e tribuna mitingjesh, me postera “fëmijësh të lumtur” të marrë nga interneti, duke mashtruar opinionin se pushtet-familja “SALI” i ka bërë të “lumtur fëmijët shqiptarë”. Por edhe pse Saliu bën demagogji, shqiptarët e kanë parë me sytë e tyre që të lumtur e në luks në Shqipëri, madje me pasuri e llogari bankare miliardëshe, jetojnë vetëm mbesat dhe nipat e Sali Gërdecit, të kandidat Lulit, të Ilir Bllokut e të klikës së tij në pushtet. Ndërsa fëmijët e shqiptarëve, ata që “Sali Baba” i ka lënë pa prindër, pa shtëpi, pa punë e pa të ardhura, po jetojnë në mizerje. Se sa “të lumtur” janë fëmijët në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë, ka 10 ditë që po i shikon kandidat Luli dhe kandidatë-“lulushët” e Saliut në qytete e zona.

 

Kandidat Luli dhe lulëzimi i punës së fëmijëve në pushtetin “SALI”

 

Prej 10 ditësh, po shikoj kandidat Lulin e Saliut që po puth fëmijët e lagjeve të Tiranës dhe thotë: Do mbrojmë jetën e fëmijëve, do t’i bëjmë akoma më të lumtur. Në fakt, Luli ka të drejtë kur flet për “LUMTURI”, sepse jetën e fëmijëve të varfër e të shfrytëzuar prej varfërisë e ngatërron me parajsën e jetës që bënë vajza e tij. Luli i Saliut po kërkon të bëhet kryetar bashkie edhe duke mashtruar fëmijët e zhytur në mjerim, ndërkohë që mijëra fëmijë në Tiranë e në mbarë Shqipërinë, jo vetëm po lebetiten për copën e bukës thatë, por edhe detyrohen deri me dhunë, të punojnë për ta siguruar atë. Luli i Saliut e di, që shumë fëmijë shqiptarë humbin jetën, sepse nuk blejnë dot medikamentet për mjekim, se ngrysen e gdhihen pa bukë, se vriten aksidentalisht në punë, se vdesin e gjymtohen në demontim predhash dhe mbledhje skrapi, si fëmijët e Gërdecit. Luli i Saliut dhe Saliu i tij, që vajzën, mbesat dhe nipat e tyre i ngrohin dhe i freskojnë me kondicioner edhe në tualet, nuk e kanë prishur qetësinë e tyre luksoze kur kanë mësuar se shumë fëmijë vdesin nga të ftohtit, mbasi nuk kanë as zjarr të ngrohen, siç vdiq 20 ditë më parë foshnja 1 vjeçe në gjirin e nënës. Apo siç u dogjën natën të gjallë e me barkun bosh 4 fëmijë në Sukth dhe 2 në Vlorë. Edhe pse ka përballë këtë realitet tragjik e anti-njerëzor të pushtetit të tij krim, Luli i Saliut vazhdon të mashtrojë fëmijët dhe prindërit e tyre me demagogjinë e stilit “SALI”, për “jetë të lumtur”!

Në “xhunglën” social-ekonomike të krijuar prej pushtetit “SALI”, po lulëzon masivisht punësimi i të miturve. Prej punëdhënësve të mesëm e të vegjël, u krijua tregu fitimprurës i punës së tyre, të cilin vazhdojmë ta kemi prezent në mënyrë shqetësuese. Kongresi Botëror i Punës së Fëmijëve, mbajtur në qershor 2009, renditi Shqipërinë e pushtetit “SALI”, në vendin e parë ndër 5 vendet më problematike për këtë “krim shoqëror”.

Në Shqipëri, sipas një evidentimi të bërë nga instituti i Punës, realisht janë afro 30 mijë fëmijë të punësuar. Kjo nuk është shifër e pakët për një vend si Shqipëria, ekonomia e të cilit, në 18 vjet ka humbur 67% të vendeve të punës dhe që tregu aktual i punës, mbulohet nga puna e fëmijëve në masën 36%. Llojet e punës që bëjnë fëmijët, në shumë raste janë të rënda e të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e tyre, me nga 10-12 orë në lavazhe, qepje këpucësh, grumbullim hekurishtesh, plastike, pastrues plehrash, shitës rruge, hamenj në treg, punëtorë në magazina, fatorino, ndërtim, bujqësi, blegtori e shërbime spontane të rrugës. Plagët social-ekonomike që përjetojnë shumë familje shqiptare prej politikave social-ekonomike shkatërruese të (ç)qeverisjes “SALI”, janë shkak për këtë punësim fëmijësh e të miturish, por dhe mundësi krimesh e trafiqesh me ta. Duke u lejuar prej qeverisë “SALI”, tregu abuziv i punës së fëmijëve, punëdhënësit që kanë firma, apo biznese të mesme e vogla, por dhe biznese të mëdha, shumë prej vendeve të punës, kryesisht ato që nuk kërkojnë shkallë të lartë, ose të mesme kualifikimi, pra punët e rëndomta, pse jo dhe të rrezikshme, i kryejnë me punonjës-skllevër të mitur. Kjo ndodh sepse punëdhënësit, në emër të shtimit të paligjshëm e të padeklaruar të fitimeve, për të mos paguar punonjës të rritur që kërkojnë paga të larta, tërheqin në këto procese pune ditore, javore, mujore e vjetore, fëmijë nën moshën 18 vjeç. Në shkallë vendi, sipas deklarimeve të bëra në fund të vitit mësimor 2009, rezulton se afro 23% e fëmijëve kanë braktisur shkollën sepse punojnë e shfrytëzohen si skllevër, për të siguruar për familjet, bukën që ua ka hequr pushteti “SALI”.

 

30 mijë fëmijë skllevër, të “prodhuar” nga pushteti “SALI”

 

Qysh pas fjalimit të tij “programatik” në hapje të fushatës demagogjike për të uzurpuar bashkinë e Tiranës, kandidat Luli e ka braktisur shezllonin tek salloni “VIP” në hotel “Sheraton” dhe ka zbritur në “bazë”, duke u “puthur” me popullin. Mes atyre mijëra banorëve të kryeqytetit, që Luli bën sikur i dëgjon, viktima të mashtrimeve e demagogjisë së tij, janë dhe fëmijët. Nëse kandidat Luli i Saliut do të mësojë se kush e ka krijuar “ushtrinë” e fëmijëve skllevër që lypin e punojnë, le të shikojë një dosje të zezë të krimit mbi fëmijët e të miturit, të shkaktuar prej pushtet-krimit “SALI”, të evidentuar nga BE dhe të lënë si detyrë për ta eliminuar. Këtë krim, pushteti “SALI” e ka realizuar dhe po e vazhdon, duke instaluar mjerimin ekstrem social-ekonomik në jetën e shqiptarëve, duke “prodhuar” afro 30 mijë fëmijë skllevër, të futur në kthetrat e punësimit, shfrytëzimit dhe trafikimit për shkak të varfërisë.

Në ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta, prej 7 vitesh figuron të jetë ngritur dhe ekziston në bordero, një sektor special që trajton punën e të miturve. Ka dhe një inspektoriat Kombëtar Pune, me struktura në të gjithë vendin, ka zyra pune, bashki, shërbim sigurimesh shoqërore, tatime, drejtori arsimore, prokurori, gjykata etj. Por nuk ka veprim prej pushtetit “SALI”. Eshtë kandidat Luli, i cili nisur “lëvizjen” kundër fenomenit “skllavërim fëmijësh” tani në fushatë, se deri dje as që donte të dinte për skllevërit që lypin, gjymtohen, trafikohen e vriten për bukën e gojës që nuk ua ka siguruar pushteti “SALI”. Në punën e tyre, prej shumë vjetësh nuk ka pasur asnjë reagim, madje nuk është konstatuar qoftë edhe një rast i vetëm psh., që një punëdhënës të jetë ndëshkuar për punësim dhe shfrytëzim abuziv fëmijësh. Vetëm një fakt: 55% e firmave të huaja, që operojnë në vendin tonë, 40% të prodhimit të tyre e përballojnë me krahët e të miturve, të cilët i përdorin për të qepur pantofla, këpucë, tekstile. Ndërkohë, afro 75% e punëdhënësve të vegjël në shërbimet publike, si lavazhe, transport, pastrime, tregti ambulante etj., afro 80% të volumit të punës e përballojnë me krahët e fëmijëve. E ndërsa OJF-ja e bashkëshortes së kryeministrit Sali siguron “lumturinë dhe mbrojtjen e fëmijëve” skllevër e të varfër duke mbushur dosjet me projekte për donacione.

 

BE kërkon eliminimin e skllavërisë së fëmijëve, pushteti “SALI” e shton

 

Eliminimi i punës së të miturve, si një ndër 3 kushtet bazë për pushtetin “SALI” për pranimin e Shqipërisë në BE, rezulton të jetë edhe sot një mashtrim për BE dhe demagogji për shqiptarët, të cilën “Sali Baba” po e realizon nëpërmjet një fondacioni fantazmë që komandohet nga bashkëshortja e tij. Liri Berisha, ose siç e kanë pagëzuar shqiptarët “Nëna Mbretëreshë e Pushtetit SALI”. Ky fondacion financiar i familjes kryeministrore, i quajtur “Fëmijët shqiptarë” është një qendër që nuk lumturon fëmijët në nevojë, por që pasuron pronaren Liri Berisha, e cila zhvat sipas një kalendari miliona euro nga listë-biznesi pranë pushtetit. Çfarë është bërë që prej datës 12 qershor 2006, kur pushteti “SALI” mori në dorë firmosjen e projekt-marrëveshjes së Stabilizim-Asociimin e Shqipërisë në BE, ku një ndër tre kërkesat bazë të pranimit në BE, ishte eliminimi i punës së fëmijëve? Asgjë, përveç posterave që qeveria ka ngritur nëpër mure, të spoteve publicitare në TV e gazeta, përveç fjalimeve të kryeministrit dhe disa tollumbaceve e karameleve, të shpërndara në raste festash nga bashkëshortja e kryeministrit, “Nënë Liria e pushtetit”! Me gjithë ekzistencën e ligjit, punësimi abuziv i fëmijëve është prezent. Këtë terren skllavërues e shfrytëzues e krijon dhe përmbajtja e ligjit “SALI”, i cili synon të rregullojë e kontrollojë problemin, por nuk e shoqëron me akte konkrete nënligjore. Kodi i Punës i Shqipërisë, përcakton rastet e lejimit të punës së fëmijëve, por nuk përcakton sanksionet ndaj punëdhënësve që shfrytëzojnë punën e tyre. Madje ligji, nuk parashikon as sanksione ligjore ndaj prindërve që lejojnë dhe detyrojnë këtë punë. Ligji “SALI”, parashikon punësim të fëmijëve në moshën 16-18 vjeç, veçse nuk parashikon kohën dhe llojin e punës që duhet të bëjnë, duke lejuar kështu shfrytëzimin me ligj të punës së fëmijëve. Një shifër: Afro 42% e punonjësve të ligjshëm fëmijë, shfrytëzohen në punë të rënda dhe në orët e pasdites e të natës. Në Shqipëri, nën pushtetin “SALI” ka liri të plotë për shfrytëzimin e fëmijëve.

5 komente në “30 mijë “Lulët e vocërr” dhe Lul-i i Saliut që noton në miliarda krimesh”

  1. Ndoc Sukaj says:

    Sali Berisha nuk ka vetem ,,Lulin e Vocerr,, Lulzim Basha te cilin e mbron nga cdo e ,,Lige,, qe mund ti vije nga Drejtesia apo kushedi,por ka edhe shume ,,Lule,, te tjera te Pushtetit te cilet i Trajnon se si te mashtrojne njerezit per tu marre voten ,por edhe nese nuk u a japin te ja marrin ate me metoda te sofistikuara te pa kapshem nga ,,Radaret,,elektorale te ,,Komisionit Qendrore te Vjedhjeve,, me falni ,,Zgjedhjeve,, te kryesuar nga Z.Ristani sherbetore i bindur i Salukut, me falni ,,i shtetit.Ka ardhur koha per ndryshimin e madh qe me ne fund edhe Shqiptaret te mund te vendosin vete per te ardhmen e tyre.Deri me sot sistemi prodhon,Juriste qe paguajn per te marre provimet,Gjykates qe marrin para per te dhene vendimet,Push-tetare qe duan 20% per te te dhene investimet(tenderin me prokurim elektronik) Zv Kryeminister qe filmohet duke bere korrupsion por asnje ,,Gjemb nuk e shpon,, ,Minister i Brendshem qe ,,aksidentalisht,,i vriten kater protestues para Godines qeveritare dhe nuk ka fajtore ,njerez qe zhyten ne mjerim dhe traume psiqike pa patur ndihmen e shtetit,Prokurore qe nuk guxojne te hetojne ,,Miqte,, e politikaneve se per ndryshe nuk i dihet se ku perfundojne,Mesues qe i mesojne nxenesit e tyre ta,,duan partine,,neper mitingje ne orarin e mesimit,njerez qe votojne te lire per ,,Fotografine e Stalinit,,Shqiptaret me Shkolle e pa Shkolle duhet te votojne per te rrezuar pushtetin e Sali Pashallarit i cili deri me sot nuk la dem pa i bere Shqiptarit.(eshte mire te mos rinumrohen demet per te mos trazuar shpirterat e njerezve te plagosur prej tij dhe pushtetit te tije Oto)

  2. hysni dajaku says:

    nuk mund te presesh me shume nga Saliu qe nga viti 90-te e ketej nuk u ul njehere ne tavoline si njeri,te llafosej e kuvendonte shtruar per hallet e problemet qe ka ky popull,te gjente rruge e te jepte alternativa e kjo sidomos ne ato vitet e para te pluralizmit,,po me yrra byrra e si i shkalluar vetem me parrulla genjeshtare e fjale boshe i beri shqiptaret me ere nga ci kishte bere diktaura,e duke u ngopur me luge boshe per mrekullira qe gjoja do shikonin e jetoninm ne demokraci,kaluan nga njera tragjedi ne tjetren,,e sot kesaj dite vazhdon e njeta histori,asgje me plan,tamam si nje shtepi pa iventar,

    1. raimondi says:

      Je tamam i sakte Hysni
      .Por Sala shfrytesoi edhe opoziten e koruptuar dhe antishqiptare te Nanos , prandaj e beri Shqiperine carcaf fare

  3. Frederik says:

    E vertete rrenqethese dhe e turpshme ajo qe ndodh ne shoqerine shqiptare , çka trajtohet sakte nga autori. Shoqerite perendimore ku populli shqiptar aspiron jane teper te ndjeshme ndaj te miturve. Shoqeria shqiptare do te filloje ta shtroje rrugen e saj drejt bashkimit europian vetem kur te filloje dhe mendoje seriozisht per zgjidhjen e ketij problemi. Por puna eshte se jo vetem qe nuk mendon qeveria e banditit Sali , por dhe e shton me tej keqtrajtimin dhe numrin e femijeve te keqtrajtuar.

  4. Padrino says:

    Ashtu si autorin dhe komentuesve ju ka zene tmeri,kjo nuk ka nevoje shume qe te kuptohet.Kur bilanc per punen qe ke bere fillon te kercesh dege me dege e te vesh pllaken e slloganeve me sharje e shpifje.Ju e dini fare mire qe me 9 maj “kryetari” do dale ne “pension te parakohshem” prandaj dhe jeni bere si te terbuar.Cfardo qe te thoni per Lulin e vocer nuk ja ulni dot vlerat se ju e dini mire se nuk mund ta krahasoni as me shkollen dhe as me pregatitjen qe ka me “kryetarin”tuaj qe sdi as vete se cfar arsimimi ka,se as piktor as skulptor nuk u be dot,pa per te tjera as qe behet dot fjale.Ah me falni eshte i zoti si barbone.kete e ka bere me sukses ne rruget e londres e te parisit.Dhe tridhjet dite ju kane mbetur te shani Lulin por me 9 maj do shani me liber shtepie “kryetarin” tuaj dhe ju e dini kete tashme.E di si do thoni me 9 maj? Na mori me qafe,ne i thame po sna degjoi qe te mos vinte kandidaturen(keto do ti thoni me njeri tjetrin ne kafene),kurse perjashta do thoni na vodhi votat Saliu,na bleu anaret e KZAZ,e lloj lloj brockullash.Mirupafshim me 28 qershor 2013 kur do tju japim shkelmin e fundit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje