Nazarbayev, Berisha, Pacolli

4 Prill 2011, 10:37Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Ju kujtohet, besoj, deklarata e Sali Berishës, sipas së cilës “ai do të rrijë në pushtet edhe 35 vjet”. Nuk është i vetmi që bën deklarata të tilla. Më i fundit është Presidenti i sapozgjedhur i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, i cili dje ka fituar një mandat tjetër presidencial (e dini se me ç’përqindje fitoi? 95,5%). Pas fitores së kundërshtuar nga OSBE-ja për shkak të parregullsive të dukshme, ai është shprehur se do të jetë presidenti derisa të jetë gjallë. Në fakt, është në pushtet qysh prej vitit 1991 dhe ka premtuar menjëherë pasi u shpall rezultati i djeshëm se do të kandidojë sërish në vitin 2016. Është ish- komunist, që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik mori në dorë frenat e Kazakistanit, e nuk ka ndërmend t’i lëshojë në duar të tjerë. Është një diktator, nuk ka diskutim. Dhe i korruptuar. Por është pragmatik; mban lidhje me Moskën, Pekinin, me Uashingtonin, me BE-në. E ndihmon të luajë në fushën ndërkombëtare fakti që vendi i tij është shumë i pasur me burime energjetike. Behxhet Pacolli e ka pasur mik dhe idhull. “Dua të bëj për Kosovën atë që po bën ai për Kazakistanin,” më ka thënë mua para nja tri vitesh në programin “Deja vu”. Tani, idhull mund ta ketë (është punë e tij), por model nuk mund, e nuk duhet ta ketë. Kosova është në Europë.

 

*marrë nga rubrika nanonews tek respublica.al

3 komente në “Nazarbayev, Berisha, Pacolli”

  1. fredi55 says:

    Autentik si Berisha.Keta diktatora kriminela nuk duhet te marrin pushtet

  2. Claus says:

    Ne nje takim me Presidentin Nazarbayev pak dite para zgjedhjeve presidenciale ne Kazakistan Sekretari i Pergjithshem i Asamblese Parlamentare te OSBE Spencer Oliver kishte deklaruar:
    ” I have been watching many elections, one of which -the first election in 1994 in Kazakhstan. Since that time, I see continued progress in your country – S. Oliver said.”
    Marre nga “Prawda” e Kazakistanit.

    Une kam vezhguar disa zgjedhje ne Kazakistan, nje nga ato kane qene ato te vitit 1994. Qysh prej asaj kohe e deri tani une kam vene re se vendi juaj ka bere progres te vazhdueshem”
    Me te vertete per te qeshur dhe per te qare. Keta te OSBE-se kane ne zyrtar si duket te njejtat formula dhe te njejtat shablone dhe i nxjerrin ne keto vende ku per zgjedhje te ndershme as qe behet fjale.

  3. MEMEDHETARI says:

    Cfare te bejne dhe keta te shkretet e OSBE -se,nuk eshte se nuk i terheqin vemendjen Saliut,por shpellari nuk degjon nga ai vesh…
    Thuhet se edhe emri OSBE u ka mbetur nga qe i therrasin ” Ore Sali Berisha Ereeeee!!!” ?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje