Keopsi ne udhekryq

30 Mars 2011, 14:23Blog TEMA
Keopsi ne udhekryq

Marin Nikolli

Pak metra me tutje,ne nje nga institucionet me te medha te vendit ,simbol i pushtetit dhe autoritetit (kryeministria) ngrihet krenare dhe e zhveshur nga luksi “keopsi” shqiptar. Nje “keops” jo pa arsye ne qender te kryeqytetit qe nuk eshte as e rrethuar nga tufanet e shkretetires dhe as nga dritat verbuese te kazinove,por vecse nje piramide fatkeqsisht e projektuar per te qene banesa e fundit e diktatorit Enver Hoxha. Perpjekjet e shume strukturave shteterore per te investuar, per ti dhene forme kane qene te kota. Ajo serisht mbetet ashtu sic ka qene ne momentet e para kur cdo njeriu i lejohej ti ngjitej ketij perbindeshi piramidik. Shume para dhe kohe e harxhuar dhe ky gjigand fle akoma nen vezhgimin tone te mprehte. Pavarsisht te gjithave mendja jone e njeh kete gjigand si te heshtur, te qeshur ne diell dhe te zymte ne vranesira. Mjaftoni ta shikoni mire ate pamje qe te vereni nje Zot te zhveshur nga fuqia. Pllakat e mermerit,te zhdukura nga siperfaqja e saj i kane lene vendin shtreses dytesore te cimentos qe kurresesi nuk ia prish bukurine. Institucionet e deshtuara shqiptare, te paafta per ti dhene nje mbiemer te pershtatshem kesaj godine madheshtore, te semura nga egoja vendosen ta rrenonin. E lane “Keopsin” te merrte te katrat male (nqs do te ekzistonin te tilla). Ate “Keops) qe si pema flamur duroi stuhite dhe vershimet e tubimit qytetar. Ate “Keops” qe ka qene fushe e pergjakshme e shume tubimeve,protestave, shperthimeve,zjarreve, vajtimeve, tentativave per revolucion, vrasjeve. Cfare nuk ka pare gjate gjithe ketyre viteve dhe prape ka heshtur. E ndersa tani te nderuarit udheheqesit tane,ata qe nuk duhet te shqetesojne ndergjegjen tone qytetare,ata qe na japin ato pak mend qe nuk i duhen kurrkujt, na tregojne se jane te detyruar ta hedhin kete gjigand per ta nderruar me nje ndertese tjeter ku e ku per nga rendesia, kotesia.

Me ndjeni o njerezit e mi, por ne nje vend te shenjte, ne nje tempull per demokracine , ku ka qene shfryrja e te gjitheve ne kunder autoritetit te ushtruar per vite me rradhe ndaj nesh, ku kush e kush kishte mundesi te mendonte per kohet e komunizmit, ku gjithcka u shkaterrua dhe kujtojne vuajtje ; aty kuptojne se cfare eshte liria, ne maje te kujt ndertese luftuan per ate liri qe sot nuk dine si ta gezojne. Pa me thoni te dashurit e mi, a thyhet shtiza me te cilen eshte mundur nje perbindesh ?! Jo, ajo ruhet te trembi perbindeshat e tjere te mesyjne. Ne kete tempull ku njerezit kane kenduar, kercyer, kane bere foto, kane fjetur dhe kane puthur, ne kete vend ku te ndjerit e mi, keta te ngathet qe duan ti ndyejne duart me nje tjeter teater pushtetaresh, nje teater me te cilen ata jane protagonistet me te keqinje te mundshem dhe qe rendom e quajne parlament. Te prishet “Keopsi “, kjo mrekulli ne kujtesen e gjithesecilit prej nesh dhe te zvendesohet me nje cirk qe do u sherbeje te babeziturve, qe te bertasin, te grushtojne me shume njeri tjetrin, te tregojne dhembet, te na bejne per budallenj e te na tallin sikur nuk jane tallur kurre me pare. Sot ne mengjes u zgjova me nje ndjenje sikur kjo piramide me perkiste dhe se e dija qe kjo menxyre do te ndodhte. Dhe ata mbrojtesit me pikellim ne zemer do te terhiqen ne shtepite e tyre, do mundohen te gjejne ato pak skuta qe kane mbetur, ku mund te bertasin kunder te gjitheve. Une ate perfytyrim e pashe qe me venitej bashke me piramiden, ku une i ulur toke me te prisnim fundin e te dyve…

3 komente në “Keopsi ne udhekryq”

  1. protesto says:

    Per Marin Nikollin me pelqen ky shkrim qe shruhet nen dhimjen qe ndejen ne mbrojtje te pasurise e kulture Shqiptare,po gaboni kur thoni “Keopsi ne udhekryq”ajo ndetese nuk eshte Keopsi por mundi,djersa dhe kultura e arkitektures Shqiptare e trasheguar ne breza.Marin dhimja Juaj eshte dhe dhimja e nje populli

  2. protesto says:

    Marin ne mbrotjen e djerses,mundit dhe kultures se arkitektures Shqiptare nuk kane shme kuptim shkrimet e pa shoqeruara me protesta te fuqishme e te pa ndaleshme per ti thene ndal e shkulur nga rrenjet ligesite e klaneve korruptive e kriminale te Sali Ram Berishes,Fatos Thanas nanos,ilir metes,Jozefina cobo topallit,rama e rucit ne hije me shoke.Marin te dalim cdo dite ne Bulevardin”Deshmoret e Kombit”e te protestojme pa u ndalur per te ndaluar vandalizmin e shkaterrimit e Shqiponjes Shqiptare ketij gjigandi te gdhendur me mjeshteri nga arkitektura,te protestojme ne nderim te vehten,deshmoreve e viktimave te lirise e Demokracise qe igesia e tyre ka lene pas dhe po vret perdite.Marin te protestojme e vetem te protestojme per te ndalur doren e liqesise pushtetare-politike deri ne funfin e tyre te turpshem.

    1. MNikolli says:

      shume flm per inkurajimin e vleresoj realisht shume.
      dhe po pse jo, per mua eshte nje protest ne rritje apvarsisht se te tjereve iu eshte mbushur mendja top se asnjeri nuk flet me per kete teme

Comments are closed.

Lini një Përgjigje