Rikthehen ditët e frikshme të vitit ‘97

26 Mars 2011, 20:39Blog TEMA
Rikthehen ditët e frikshme të vitit ‘97

Nga revoltat e vitit 1997

Nga Alberto Andrea

“Sa shumë varre të hapura, sa shumë plumba, predha, mina, granata, bomba dhe eksplozivë shpërthyen, sa shumë kallashnikovë, karabina, antitanke e grykatankesh u zbrazën, sa shumë mitroloza të lehtë e të rëndë, sa shumë mortaja dhe IMKA, që të gjitha të marra nga depot e dorëzuara të asaj që ishte deklaruar zyrtarisht si ushtria shqiptare e ndërtuar përgjatë periudhës paskomuniste… Sa shumë përleshje, beteja e prita pabesish u thurën, sa shumë fytyra të fshehura nën maskat e hajdutërisë… Sa shumë të vajtur në botën e përtejvarrit dhe të tjerë, dëshmitarë të gjallë, të cilët vazhdojnë të mbajnë në kujtesë ankthin e atyre ditë-netëve të frikshme, kurse në trup gjurmët e plagëve apo metalin e plumbave e të predhave..”.

Janë këto fragmentet që hapin librin më të ri “Ditët e frikshme të vitit ‘97”, të hedhur në treg nga shtëpia botuese “Belina H”. Autori i librit është Xhovani Shyti. Jo i panjohur për shtypin dhe median shqiptare si gazetar i guximshëm, por edhe komentator e analist, që di t’i thotë pa dorashka të pathënat. Ato, temat e nxehta që jo pak homologë konformist i përtypin vetë me veten si çamçakiz, pa hezituar madje edhe t’i përdorin si shantazh për përfitime.

Si përkundër kësaj karriere gazetareske, i pa bujë vjen autori Shyti edhe këtë herë me librin e tij të tretë të shënjuar në kolanën “Realitete bashkëkohore”, duke rikthyer në vëmendje të shqiptarëve ato ditë-net të frikshme të “llahtar-vitit ‘97”, sikurse i cilëson autori, i cili edhe në kushtet e atij realiteti terr-informues ka mundur të depërtojë në vjeljen e të dhënave tepër të vlefshme për ditët e paqes së mezipritshme.

Gjithçka e sistemuar këndshëm, e shpjeguar po kësisoj nëpërmjet një arkitekturë, që harmonizon sjelljen e fakteve historike duke kombinuar formën e rrëfimit letrar me atë publicistik. Një risi kjo që e ka thyer monotoninë, që shpesh sjell stili kronikan i përdorimit për të tillë libra.

“Nëse humbësit e jetës gjatë atij viti të trazuar nga dallgët sociale llogariten në rreth 3000 dhe numri i të lënduarve vërtitet tek mbi 10.000 vetë, rreth 20% e këtij kontigjenti i përket kategorisë së invalidëve të përjetshëm, ndërsa 10% gjeneratave të fëmijëve. Në pjesën dërmuese, kufijtë moshorë të këtyre viktimave përmbledhin breza nga 10-50 vjeç dhe mesatarja sunduese lëviz midis moshave 16-35 vjeç”, citohet në faqet vijuese të librit, kolona zhvilluese e të cilit, në ndryshim nga botimet e mëparshme me këtë temë, nuk është ngritur vetëm mbi intrigat e palëve politike vendore, apo paskuintat e faktorit ndërkombëtar, por mbi pasojat që sollën intrigat e politikanëve të etur për pushtet tek taksapaguesit.

“Vendet më të goditura nga ky llahtar rezultojnë të jenë prefekturat e Beratit, Vlorës e Gjirokastrës, ku përfshihet bashkësia e rretheve jug-qendrore: Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Tepelenë, Sarandë, Himarë, Përmet, si edhe blloku i rretheve të pjesës qendrore të vendit: Elbasan, Lushnje, Fier. Në pjesën veriore të vendit, si qytetet më të goditura nga krimi janë Shkodra e Tropoja, që edhe sot e kësaj dite, përveç gjakësive të vjetra të rihapura pas viteve ’90-të, vazhdojnë të vuajnë gjakmarrjet e freskëta të mbjella përgjatë stihisë së vitit ’97, ku nga përleshja brenda llojit njerëzor rezultojnë të jenë zhdukur individë, familje, bile edhe fise të tëra. Ndërkohë nuk regjistrohet asnjë viktimë ndër radhët e politikanëve, këtyre kuzhinierëve të këqij, të cilët, pasi e gatuan çorbën jetëvrasëse, pa kërkuar qoftë edhe një gram falje publike, vazhdojnë të riciklohen në politikën shqiptare, duke luajtur paturpësisht rolin e Krishtit të kryqëzuar për të shpëtuar njerëzimin”. Janë të tjera pasazhe të renditura poshtë nënkapitullit: “Ditët e frikshme”, që sillet nga autori si një parathënie paralajmëruese e atyre që do të vijnë nga pas. Ja disa pasazhe:

“Vjelja e të ardhurave nëpërmjet gjobëvënies u kthye në epidemi. Të lidhur këmbë, duar e sy kanë qëndruar më shumë se gjysma e personave të sekuestruar, pasi të tjerët i shlyen detyrimet pa qenë e nevojshme të burgoseshin…”.

“…Kur më zgjidhën sytë, pashë se gjendesha në një tunel. Përreth meje qëndronte grupi i çunave që më kishin rrëmbyer. Ata dukeshin si të droguar. Më përsërisnin se nuk do të më lëshonin, nëse babi im nuk paguante shumën e parave. Nuk di sa i kishin kërkuar të paguante. Mua më ndalën ditën, kur isha duke udhëtuar me makinën time “Benz-Mercedes”. Më futën në makinën e tyre, një fuoristrada, më lidhën sytë dhe nisën të më rrahin…”.

“… Numri i kufomave të gjetura pa kokë rrugëve qorre deri në muajin maj ’97 ishte gjashtë, kur katër kufoma të tjera të dekompozuara u zbuluan në një gropë të përbashkët të ndodhur në brazdaret e ullishtave, përballë Kalasë…”.

“… Kori i armëve që zbrazeshin rregullisht dhe sipas një grafiku të papërcaktuar, vazhdonte ritmin e vet, kur një si gjëmim i mbytur tronditi qetësinë e frikshme të qytetit muze. Toka u drodh dhe bashkë me të edhe godinat e ndërtesave. Ç’kishte ndodhur…?”

“… Masakra kishte nisur rreth orës 08:30 minuta, kur mbi  efektivat e Gradës së Republikës ish qëlluar me breshëri të pandalura armësh zjarri. Fillimisht me armë të lehta dhe më tej me antitank, një predhë e të cilit kishte goditur autoblindin e gardistëve…”.

“…Në mungesë të prangave dy të akuzuarit qenë lidhur me tel. Para se t’u vinin flakën, njëri prej tyre përsëriti me zë të lartë gjithçka kishte pranuar se kishin bërë…”.

“… Katër persona të vdekur dhe një i plagosur janë gjetur poshtë Urës së Glinës, në anën e rrugës nacionale…”.

“… Një nga rojet e plagosur të vilës u kap rob prej djemve të karvanit përcjellës të Fatos Nanos dhe, pasi u lidh nga pas njërës prej makinave, u tërhoq zvarrë për rreth dhjetë kilometër rrugë. Përfundimisht ai do të ekzekutohej me djegie, në hyrje të qytetit…”.

“… Vetëm pesë ditë pas kësaj beteje qiellore në vendin e afishimit të të ndjerëve u ngjitën pesë “Lajmërim-vdekje”. Viktimat kishin rënë në një dyluftim disa orësh…”.

“… Të vrarët dhe i plagosuri kishin qenë viktima të një prite. Ata ishin ekzekutuar brenda “Kadillak”-ut të famshëm me ngjyrë të kuqe, të cilin grupi ia kishte grabitur qytetarit…”.

“… Në datën 21 korrik 1997 presidenti Sali Berisha komunikoi dorëheqjen e parevokueshme, duke provokuar mizëri krismash e breshëri armatimesh të të gjitha llojeve e kalibrave. Qëllohej nga të gjitha anët…”.

“Si, qysh, përse…? Kush e mbolli farën e keqe të atij viti që tmerroi jo vetëm shqiptarët, por edhe botën e qytetëruar, e cila e tronditur pyeste: “Me kë luftojnë xhanëm”? – Sepse vërtet, çfarë ishte ajo lukuni njerëzore vrastare që vuri ndër këmbë një popull të tërë, fatkeqësisht, të dënuar nga historia e qeverisjeve të mbrapshta të mos gjejë qetësi”? Janë pyetje retorike, përgjigjen e të cilave e bartin kapitujt vijues të dy librave të mbushur me fakte e dokumente të dala nga faqet e ditarit personal dhe e arkivës disavjeçare të gazetarit Shyti, ku gjallojnë deklarata dhe intriga të politikanëve, dëshmi të viktimave të pengmarrë, ngjarje dhe episode kriminale makabre, të paperceptueshme për qeniet njerëzore bashkëkohore, por që qenë prezente në atë llahtar-vit “ku të katër stinët qenë shkrirë në vetëm një, në dimrin e akullt që kallkanosi zemrat e shqiptarëve”, citon dhimbshëm autori, duke shpjeguar: “…Gjithçka lëviz midis faqeve të kapitujve të këtyre librave është fakt i virgjër, i papërpunuar nga politikat që erdhën më vonë dhe ka si qëllim të ndihmojë, qoftë edhe pak, për të rivënë në lëvizje kujtesën e munguar historike të shqiptarëve, viktima të këtyre ditëve të mbrapshta. Është një detyrim që na takon të gjithëve në mënyrë që të arrijmë ta zbardhim deri në kufijtë e mundshëm atë dosje të zezë për të cilën ish- ministri i Mbrojtjes përgjatë viteve 1992-1997, i ndjeri Safet Zhulali, u shpreh se nuk do të hapet kurrë”.

“Drejt vitit ’97; Fundi i pushtetit të vjedhur; Orteku; Koka të prera; Ndezja e pishtarit; Djegia e pushtetit; Ndëshkimi i rremë; Rinxehja e gjakut; Shpërthimi; Nën anarki; Nën gjendjen e jashtëzakonshme; Stina e varreve; Çmenduria; Tmerri pa fund,” janë disa nga kapitujt përbërës të librit që mbyllet me epilogun bashkëkohor: “Gjithçka nisi nga një palë zgjedhje të dhunuara, pas të cilave u rikonfirmua një pushtet i grabitur. Opozita i braktisi këto zgjedhje dhe së bashku me to edhe dialogun me pushtetin e palegjitimuar, që në vend të dialogut zgjodhi si mjet qeverisjeje monologun me vetveten. i vetëm kundër të gjithëve”.

LIBRARITE KU MUND TA GJENI LIBRIN:

-“AGOLLI”, prapa selisë së Partisë Socialiste.

-Libri Universitar.

-“Tirana e Re” në fund të rrugës presidenciale.

-“Tirana Time”, ngjitur me supermarketin “Conad”, stadiumi Dinamo.

-“Eva”, pranë Pallatit të Kulturës si dhe kioska në hyrje të Bibliotekës Kombëtare.

-“Book House Friends”, pranë Drejtorisë së Policisë, Tiranë.

– “Albania” .

– “ADRION”, Pallati Kulturës si dhe në të gjithë rrjetin e shitjes që mbulon kjo kompani.

– “ALBA”, në hyrje të Rrugës “Don Bosko”.

– “ALBANIA”, pranë shkollës “Edit Durham”.

– Libraria në hyrje të Rrugës “Myslym Shyri”.

6 komente në “Rikthehen ditët e frikshme të vitit ‘97”

  1. Gramozi says:

    Keta te “belines” bejne prapagande…
    —-Keta thon qe 97-ten e beri greku———Keta jan injorant…

    97-ta u be se saliu na vodhi parate,na shau,na rrahu,na vrau me militantet e tij nga Tropoja dhe Kosova…
    —-Dhe populli u ngrit e mori armet……SE C’DO BENTE SIPAS KETYRE?——————
    Politikanet e opozites vetem sa na mbeshteten….asgje me teper————
    —-Po ngjarja doli jasht kontrollit se s’kishte organizim dhe politikanet na lan ne balte…
    Pastaj ngjarja degradoi nga mungesa e ushqimit dhe dhe pasojat psiqike qe shkaktoi KAOSI..
    —–Prandaj mo na tregoni>>>KUSH E BERI–PSE U BE?—-Ne e beme dhe duhej bere por nga-
    mosorganizimi dhe mungesa e udheheqjes u vram me njeri-tjetrin ne vend qe te zhduknim shpellarin..
    ————-FUND I PJESES SE PARE———vazhdon seriali se sala esht gjall akoma————

    1. Falcon says:

      shume e drejte…tashme eshte normale per neanderthalet e PD po te flasesh ne interes te Shqiperise dhe kundra tyre te te akuzojne per filogrek apo filo serb..pamvarsisht se kryetari i tribuse tyre Sali shpella eshte ai qe thyen embargon dhe i shet nafte serbise per te mbushur tanket e vrasesve te shqiptarve te kosoves,panvarsisht se po shefi tribuse shet ujrat territoriale te greku.dhe po ky, punon sistematikisht te pengoje integrimin ne BE ..si mund te pranoje BE nje vend qe eshte nen junten Berishjane ku vriten njerez ne nje proteste paqsore dhe demokratike…pa u larguar kjo tribu Shqiperia keshtu do zvarritet

  2. Gramozi says:

    edhe nje gje se harrova———-
    Njerez si Altin dardha me kadillak te kuq ka plot edhe sot——–
    Po esht frika nga LIGJI dhe normaliteti qe i ben ata te bejne jet normale dhe mos te kryejne krime…..
    —-Shumica e njerezve qe kryen krime ne 97-ten skishin qen ne burg me pare….Po njeriu i pershtatet –
    situates dhe vepron—-Disa moren cantat dhe ja mbathen…te tjeret ndenjen se s’kishin ku te vinin..
    ——A e mendoni se c’do te behej ne Amerike ne vendin e demokracise sikur te ndodhte 97-ta atje?–
    —– Nigers dhe kercikuq me kadillak te kuq cep me cep——————

  3. rrapi says:

    populli u ngrit atehere se ju vodhen parate ashiqare nga xhepat,,
    sot vidhet me shume por hajdutet jane me te sgjuar nuk e bejne me ate gabim te vjedhin drejperdrejt,,
    ata marrin borxhe te pafunde dhe faturen ja lene popullit ta paguaj…ky brez ja le brezit tjeter dhe te pakten shtyhet nje shperthim tjeter i mundshem…
    te pakten mos harrohen ato qe ndodhen dhe pergjegjesit kryesore mos votohen me kurre.. se eshte turp

  4. lilolabja says:

    Viti 97 ishte revolucion per shqiptaret ,ku sot po e aplikone dhe populli Libian por me ndihmen e nderkombetarve.Salite e Kadafet nuk zhduken dot po nuk rrembeve dot armet.Qe kishte lojra te stisura asnje nuk e diskuton dhe qe eshte akoma enigme hapja e depove as kjo nuk ka vend per diskutim .Por sa te kete memen amerike Saliu ne krahe, eshte e vertete qe dosja e armeve nuk do hapet ndonjehere.Qe saliu qendron ne pushtet akoma s’besoj te kete ndonje dyshim ,shihni me ke ha dreka dhe kush e quan burre shteti, ata qe i dhane urdher te hapen depot ata i kane siguruar dhe zgjedhjet e 8 majit .Mjere nenat dhe bijte e tyre qe hane dhe, dhe kush tjeter akoma do kete fat ti shtohet listes te vrasjeve nga saliu dhe nga politikat e ndyra qe mbajne ne pushtet keta mostra .Populli gjithmone eshte i tradhetuar nga politikanet po te mos kishte ndodhur kjo ky sale do ta kish gjetur vendin me kohe dhe nga 97 do kishin marre mesim dhe shume te tjere .

  5. Robert says:

    O njerez langaraq , po si su vjen zor qe na flisni per 97 sikur keni bere ndonje trimeri. Ju te laberise nuk jeni shquar ndonjehere per ndonje intelekt po mos u beni kaq barinj. Ju i thoni veriut shpellare por ju jeni me shpellar se shpellaret o labet e kucit, kurveleshit e salarise. Ju e cuat shqiperine 30 vjet mbrapa more njerez idiota, lab me gjysem opinga. Far e keqe

Comments are closed.

Lini një Përgjigje