Para pak ditësh, gazeta e Partisë Demokratike hapej me një titull të madh që kishte lidhje me votimin në Kuvend për ngritjen e një komisioni hetimor për veprimtarinë e parlamentit. Sipas gazetës, Topalli kishte mposhtur për herë të tretë Edi Ramën, pasi komisioni nuk do bënte gjë tjetër vetëm sa do hetonte makinat e karburantin e Kuvendit.
Kjo lumturi e gazetës dhe e zonjës Topalli reflekton qasjen që ka kjo mazhorancë ndaj opozitës. Sipas saj, opozita është për ta mundur, pasi janë dy palë që kanë në dorë qeverisjen e shtetit. Nuk ka si shpjegohet ndryshe çmenduria që të akuzohet opozita për naftën virgine, për vrasjet në bulevard e për krimin në vend.
Nuk është sqaruar ende se çfarë do hetojë ky komision dhe nuk ka dyshim që opozita synon të hetojë Topallin dhe veprimtarinë e saj. Nëse ka pasur ndryshime në objektin e hetimit të Kuvendit, kjo nuk para ka shumë rëndësi. Nuk ka nevojë që të dalë një komision e të thotë që zonja Topalli i ka shkaktuar kaq shumë dëme parlamentarizmit.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e këtij vendi të jepet për ndonjë politikan një përcaktim kaq i rëndë sa ai i Komisionit Europian vitin që shkoi se kryetarja e Kuvendit po keqpërdor postin. Për ata që lexojnë progres- raportet e Komisionit Europian, e çdo raport tjetër ndërkombëtar, e di që nuk flitet për emra të veçantë, e aq më tepër të jepet një verdikt i tillë. Në raport mund të thuhet që ekziston një kulturë pandëshkueshmërie, mund të raportohet se çka ndodhur me hetimet, por nuk ka rastisur ndonjëherë të thuhet për një politikan që ky ka shkelur ligjin. Një gjë e tillë ka ndodhur me zonjën Topalli. Ndaj nuk është mirë që gazeta të gëzohet, e po ashtu nuk është mirë që Topalli të lumturohet se po mposht opozitën. Kjo e fundit mposhtet vetëm në zgjedhje.
E kompleksuar nga mënyra se si operon kryeministri Sali Berisha, edhe Topalli po shihet shpesh këto ditë të shfaqet përpara ca maketeve të parlamentit të ri që do ndërtohet tek Piramida. Është e qartë se Topalli synon të hyjë në histori si kryetarja që i dha një parlament madhështor vendit. Kërkon të ketë edhe ajo një pllakë tek ajo ndërtesë e re, luksoze dhe madhështore, e përshtatshme për vende me të ardhura për frymë shumëfish më të mëdha se tonat. Në këtë mënyrë do bëhet si shumë e shumë zyrtarë që vendosnin pllaka me emrat e tyre në çdo godinë të këtij vendi.
Pavarësisht shkeljeve të shumta financiare që kanë paraprirë ndërtimin e parlamentit të ri, Topalli nuk di të ndalet.
Por a është mirë që të kujtohet Topalli për një copë godinë, e ngritur mbi abuzime e kosto të përbindshme?
Sigurisht që jo, normale do ishte që të kujtohej si njeriu që e drejtoi me dinjitet parlamentin. Por një shans të tillë nuk do e ketë kurrë. Me ndryshimet e fundit në rregulloren e Kuvendit ajo i ka dhënë një grusht të fortë mënyrës se si funksionon parlamenti në një vend demokratik. Nëse i kishte mbetur pak dinjitet atij vendi, pas këtyre ndryshimeve ai është shembur. Vendosja e diktatit mbi zërin e opozitës është gjëja më e rëndë që mund të imagjinohet. Është aq e rëndë kjo puna e rregullores sa ishte vendosur në krye të rekomandimeve të Bashkimit Europian. Edhe pse vendi ka një krizë të rëndë përpara dhe argumenti kryesor janë zgjedhjet, i dërguari i Ashton tha se kërkohet që të përmirësohet rregullorja mbi bazën e praktikave të mira parlamentare. Dhe kur goditjet t’i jep dy herë radhas Brukseli, nuk mund t’i krekosesh opozitës.
Comments are closed.
Ne qofte se sot do te kishe nje detyre per te gjetur dy njerezit me te paturpshem te kombit tone ( po them te kombit dhe jo vetem te Shqiperise 28000 m2) sado te perpiqeshe do te gjeje vetem nje e ajo do te ishte vetem Nexhmije Topalli. Mos u lodhni me te, shikojeni ne fytyre as skuqet e as verdhet .Letyre parlamenti ka ne krye nje letyre drejtuese.
O Dymi, po na e bere Shqiperin sa Vucidoli more. Si more 28.000metra2. Jane 28.000km2 ?
Xhosi, kjo llasticë idiote e atij paloparlamenti.
Shkoi sot në Kryegjyshatën Bektashiane dhe ditën e Sulltan Novruzit e lidhi me 22 marsin e Sulltan Saliut të Viçidolit.
Jetojme ne nje kohe kur nuk eshte e ditur,per kedo,nese si e tille apo jo.Per mua ky parlament eshte ilegjitim qekurse u refuzua transparenca e qe nga dita qe votat u dogjen ne breg te Erzenit.Gati dy vjet revolta e rezistence popullore per te provuar legjitimitetin e tij u karshilluan ne menyren me barbare duke provuar,pa ekuivok,ilegjitimitetin e tij.Dhe masakra e 21 janarit e vulosi ilegjitimitetin e kesaj”shumice”.Te gjitha sa me siper u vertetuan ne Shqiperi dhe derivuan goditjet e Brukselit i cili po kenaqet fort tuj sodit arenen e turpit te politikes aktuale.
Ne vazhden e karshillekut me opinionin publik e me mos-o zot qeverisjen e parase e pasurise se shqiptareve,kryearixhofka e “parlamentit”po derdellit per godine te re per bythen e saj.
I gjithe ky kuader poshterues i Atdheut e Popullit tim derivohet nga parlamenti ilegjitim i cili nuk mund te gjeneroje vecse destruktivizem.A mund te me thoni nje gje te hajrit prej tij?