10 “litarët” që po mbajnë lidhur Sali Berishën në “kullën” e pushtetit

23 Mars 2011, 21:15Blog TEMA
10 “litarët” që po mbajnë lidhur Sali Berishën

Berisha duke qarë për Gërdecin

Nga Kledian Lula

Kam dëgjuar shqiptarët gjatë këtyre 20 viteve, të thonë se, “Saliu nuk jep dorëheqje sepse është i etur për pushtet”. Në vitet e sundimit të tij 1992-1997, këtë perceptim e konsideroja të saktë, mbasi brenda “kullë-mendimit” psikologjik të Sali Berishës ishte futur ndjesia dhe nepsi i shfrenuar i marrjes dhe mos lëshimit të pushtetit. Kjo ndjesi fillestare me veprim joshës, u bë pushtet sundues mbi psikologjinë e tij. Ndaj ndodhi që për të mos lëshuar pushtetin absolut që zotëronte në duart e tij, Sali Berisha i çoi Shqipërinë dhe shqiptarët në katastrofën shkatërruese e të përgjakur të vitit 1997. Edhe gjatë sundimit të dytë të Sali Berishës në vitet 2005-2009, kam dëgjuar shqiptarët të thonë pothuajse të njëjtën gjë: “Saliu nuk e lëshon pushtetin, sepse nuk rri dot pa pushtet”. Nuk kam qenë në një mendje me këtë përcaktim të shqiptarëve në lidhje me arsyen e qëndrimit të tij në pushtet, megjithëse kishte dështime, mashtrime, korrupsion, politika antikombëatre, deri dhunë e krime mbi institucionet dhe shqiptarët. Pse nuk isha dakord? Sepse Sali Berisha në pushtet-sundimin e tij 2005-2009 nuk vuajti nga “sëmundja” e viteve 1992-1997 e “etjes për pushtet”, por nga sëmundja e përdorimit të pushtetit për pasurim financiar e pronësor të familjes së tij e të klaneve brenda dhe jashtë Shqipërisë, që i kanë shërbyer politikave, sundimeve e aventurave të tij, deri me krime njerëzore. Edhe gjatë sundimit të tretë të Sali Berishës, prej vitit 2009 e deri sot, në 20 vjetorin e ekzistencës së tij në politikë, vazhdoj të dëgjoj pothuajse të njëjtin deklarim të shqiptarëve: “Saliu nuk jep dorëheqje, sepse nuk qëndron dot pa pushtet”. Unë, edhe këtë deklarim nuk e konsideroj të saktë. Pse? Konkretisht, Sali Berisha është shkëputur me “etjen për pushtet” qysh në vitin 1997, kur populli e “përzuri me hu”. Me procesin e pasurimit personal e familjar (fëmijë, mbesa e nipër) Saliu u shkëput në vitin 2009, pra i siguroi bazat pasurore familjare nëpërmjet shfrytëzimit të pushtetit.

Realisht, Saliu duhet të largohet, ose më saktë duhet të ishte larguar që në datën 21 Janar 2011, sekondën kur vrau dhe çoi të vdekur në familjet e tyre Ziver Veizin, Faik Myrton, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën. Ai duhet të kishte ikur nga pushteti, të paktën në shenjë pendese në 15 marsin e tretë të vrasjes me aferë kriminale zyrtare të 26 njerëzve në Gërdec. Saliu duhet të iki edhe për shumë krime të tjera të rënda, para e pas 21 Janarit, mbasi edhe vete Saliu e di mirë që nuk ka më, as moral publik e as motiv për të qëndruar në pushtet. Po përse nuk ikën? Nuk ikën sepse nuk e lënë të largohet pikërisht ata individë e grupe interesash mafioze, me të cilët ka marrë, ka mbajtur dhe ka shfrytëzuar e po shfrytëzon pushtetin qeverisës. Saliu do të iki një sahat e më parë nga qeverisja, por nuk e lënë klanet e trafiqeve, të koncensioneve, të aferave korruptive, të krimeve njerëzore, madje edhe pjesëtarët e familjes e të oborrit, si gruaja, djali, vajza, dhëndri, ministrat, deputetët, ortakët e bizneseve të pista brenda e jashtë vendit, madje edhe bodigardët, të cilët i dinë Saliut “rrënjë e dhëmballë”.

Mund t’ju duket sajesë, por burime nga brenda klanit të tij familjaro-pushtetar na kanë bërë me dije se Sali Berisha gjendet në depresion dhe është bërë disa herë gati të largohet nga pushteti, madje edhe nga politika. Shkak është ankthi dhe paniku që përjeton nga urrejtja e shqiptarëve dhe ballafaqimi me ligjin për krimet e shumta ndaj ekonomisë, financave, popullit dhe interesave kombëtare. Saliu ka tentuar disa herë të largohet nga qeverisja, tamam si Mubarak e Ben Ali me 3-4 të vrarë, me 50 të plagosur e 100 të arrestuarit e 21 janarit. Ka menduar ta lëshojë pushtetin “me qetësi e pa pasoja” si Ramiz Alia në vitin 1990-1991. Mirëpo kjo dorëheqje shumë e dëshiruar prej Sali Berishës po vonohet. Ai në vend të ikjes së “qetë” po e mban pushtetin tamam si Gedafi, si ortaku i tij i biznesit të armëve, me dhunë, ryshfete, tendera, afera korruptive, vrasje, kërcënime mbi opozitën dhe mediat…

Pra, Sali Berisha “lutet” të largohet, por vazhdon të qëndrojë në krye të pushtet-klanit PD-LSI? Pse? Sepse janë shumë “litarë” që e mbajnë “lidhur” Berishën, madje tashmë më me forcë e më dukshëm se më parë. Këta “litarë” që e mbajnë lidhur Sali Berishën në “koliben” e pushtetit janë bërë të gjithë bashkë dhe nuk e lëshojnë. E mbajnë lidhur për të mos u ikur nga maja e kupolës, mbasi u duhet si mburojë e pasurive dhe e krimeve të kryera nën sundimin dhe mbështetjen e tij.

Liri Berisha: Bashkëshortja e kryeministrit Sali Berisha, nëna e dy prej oligarkëve dhe latifondistëve më të mëdhenj të financave e pronave të grabitura të shqiptarëve, nëpërmjet pushtetit të babait-kryeministër. Liria, ose siç i thonë “Nënëmadhja e pushtetit”, nuk mund të lejojë që Saliu të largohet nga pushteti, mbasi dy fëmijët e saj, Argita e Shkëlzen Berisha, në mungesë të babait kryeministër, do të përballen me ligjin për pasurim, për pronësime e afera të pista dhe për bashkëpunim në krime me pasojë humbje jetësh njerëzore. Por ndërkohë, ikja e Saliut u rrezikon me sekuestro pasuritë e llogaritë bankare miliardëshe, të siguruara nga pushtet-sundimi “SALI BABA”, tamam si fëmijët e Ben Ali, Mubarak e Gedaf.

Shkëlzen Berisha: Djali i kryeministrit Sali Berisha, ose më saktë “kryeministri ekonomiko-financiar” i Shqipërisë, themeluesi dhe kapoja i rrjetit të grupeve të bizneseve të pista, që nga Gërdeci e deri tek tokat në bregdet, që nga aferat e tenderave koncensionarë e shërbimeve publike, deri tek skandalet e emërimeve në diplomacinë shqiptare. Djali i zhytur në krime ekonomike, i skeduar nga drejtësia si ortaku, kontrolluesi dhe mbështetësi zyrtar i krimit vrasës të Gërdecit, nuk mund lejojë babanë e tij kryeministër që të largohet nga kreu i kupolës qeverisëse, mbasi e di që ky është fillimi i fundit ligjor të tij e të pasurive të tij të vëna me postin kryeqeverisës të “Sali Babës”.

Argita Berisha: Vajza e kryeministrit Sali Berisha, ose siç e quajnë “Zonja e Parë” komanduese e veprimtarisë private të pushtetit sipas modelit: “Argita urdhëron, Saliu dhe ministrat miratojnë”. Kjo “pronare e re” nuk mund të lejoj qoftë edhe me sakrificën sublime që babai i saj kryeministër të largohet nga pushteti, mbasi e di qartë sepse nuk ka më përfitime gjigante. Por ankthi i saj është ky: Nuk ka më asnjë “mburojë” për të pasur të sigurta super pasuritë, vila, troje, toka dhe llogaritë bankare, të siguruara me pushtetin e “Sali Babës” të pas vitit 2005 e në vazhdim.

Damir Fazlliç: Miku i familjes të kryeministrit Sali Berisha, ortak familjar e klanor i bizneseve të trojeve në bregdet, të energjisë, të firmave fantazma të pastrimit të parave, të trafikut të armëve etj. Ky është ‘litari” më i fortë që po e mban lidhur Saliun, për të mos e lejuar të dorëhiqet nga pushteti. Kanë shumë lidhje bashkë, janë organizator, realizues dhe ortak në shumë veprimtari të pista ekonomike-financiare e pronësore në Shqipëri, që kanë vulën “SALI” të pushtetit.

Ilir Meta: Ortaku politik e qeverisës me Sali Berishën në pushtetin e pas vitit 2009. Ky është “litari” tjetër që nuk e lë Sali Berishën të largohet nga qeverisja. Pasi e mbajti në pushtet me vota të trafikuara, Ilir Meta po e mban lidhur kryeministrin Sali me aferat e përbashkëta që ka bërë në pushtetin e përbashkët me të. Ilir Metën e mbajnë lidhur të tijtë e korruptuar në LSI, bosët e rinj e të vjetër të tenderave të ilaçeve e koncensoneve ekonomike. Ndërsa Ilir Blloku mban lidhur Sali Kryehajdutin. Pra, banda ka forcuar rradhët dhe presionin brenda vetes e midis grupeve mafioze në qeveri, për të mos e lejuar Saliun të lëshoj pushtetin. Sepse Ilir Blloku e di shumë mirë se çdo të thotë të mbetesh “hajdut pa pushtet politik e qeverisës”.

Arben Sefgjini: Xhelati vrasës i Sali Berishës mund të toleroj gjithçka në jetën e tij, ashtu siç ka toleruar të lyej duart me gjak biznesmenësh e qytetarësh kur ishte “Kapo SHIKU”, apo siç toleroi lëvizjet në 3-4 detyra të larta shtetërore në vitet 2005-2011 me urdhër të Saliut. Por nuk mund të toleroj në asnjë mënyrë largimin e Berishës nga pushteti. Arben Sefgjini e di shumë mirë që krimi i tij i rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha po mbrohet nga Sali Berisha (Arkani), por nuk do të falet nga drejtësia. Nga ana tjetër, Saliu e di po kaq mirë që një fjalë e xhelatit Arben Sefgjini zbardh krimin e urdhëruar nga ky Sali Berishë.

Fatmir Mediu: Ministër i sundim-pushtetit “Berisha-Meta”. Gjithë shpresën për t’i shpëtuar drejtësisë nga afera-krim njerëzore e Gërdecit e ka vetëm tek mbrojtja zyrtare e kryeministrit Sali Berisha. Ndaj dhe është këshilltari, pse jo edhe personi që i bën më shumë presion për të mos dhënë dorëheqjen nga posti si kryeministër. Të lidhur bashkë dhe mandej me djalin e kryeministrit, nëpërmjet pushtetit në këtë aferë me pasojë vrasjen makabre të 26 personave, Saliu dhe Fatmir Mediu kanë mbi shpinë damkën e krimit, i cili në mungesë të këtij pushteti, do të marrë ndëshkimin e merituar ligjor.

Lulëzim Basha: Ministri “komisioner 15 vjeçar i vitit 1992”, ish-“dordoleci” i Sali Berishës, ka tashmë pushtet të plotë mbi kryeministrin dordolec Sali Berisha. Kandidat Lulushi e ka lidhur kreun e kupolës së pushtetit me 242 milionë eurot e vjedhura në aferën e ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash duke akorduar fonde për një rrugë që u ndërtua pa tender e pa projekt. Ministri i trefishtë Lulëzim Basha, i ardhur në PD e në qeverisje nëpërmjet KOP-it të familjes kryeministrore, siç dihet e ka lidhur Sali Berishën edhe me katër të vrarët e 21 janarit 2011, të cilët u pushkatuan me porosi të Saliut.

Genc Ruli: Kryeministri Sali Berisha nuk mund të hap fare gojën përballë këtij eksponenti të mirënjohur të korrupsionit e hajdutërisë qeveritare. Në çdo koncension energjie, privatizimi ekonomie, tenderash import-eksport energjie, monopolesh e import-eksportesh të pista është prezent firma e ministrit Genc Ruli. Ky e ka lidhur kokë e këmbë kryeministrin Sali Berisha, duke e bërë pjesë të barabartë përfitimesh e pasurimesh në aferat që kanë organizuar Ruli i drurit të arrës, fëmijët dhe dhëndri i Sali Berishës.

Agron Kuliçi: Bosi i naftës “virgine”, nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i mirënjohur si “kryedoganieri” i autobotëve të “naftës-krim”, ka lidhur dhe ka “futur në thes” kryeministrin me kontrabandën e kësaj nafte, që helmoi shqiptarët dhe u shkatërroi pasuritë, por edhe që çoi afro 75 milion euro vjedhje financash publike në xhepat e ministrave, kryedoganierëve e “kuliçëve” të Sali Berishës.

10 komente në “10 “litarët” që po mbajnë lidhur Sali Berishën në “kullën” e pushtetit”

  1. durrsaku gjerman says:

    Aman more vellezer, kur do t’i shohim njehere te gjithe keta batakcinj dhe idioter te permendur me lart, te mbledhur bashke duke luajtur letra te 313? Te jete enderr valle kjo gje, apo…………

    1. Arben007 says:

      Per fat te keq te te gjithe shqiptareve, besoj se enderr ka per te mbetur ajo loja me letra e ketyre plehrave te 313, jo per gje por saliu nuk di te luaje me letra, vetem me euro e leke…

  2. Frederik says:

    Ti e ke shume drejt more Kledian , po a nxe ky popull me kete nivel kulture qe ka , se po shohim njerez qe ende shkojne pas Sali-germadhes.

  3. sociologu says:

    Batakcinj jane, por kurresesi IDIOTER! Idiotet jemi ne qe nuk i heqim qafe dot nga nje vit ne tjetrin…

  4. Dino USA says:

    Megjithate per mua Sali Berisha nuk eshte i zgjuar:Ai eshte nje aventurier si Kadafi.Gadafi kokorosh do pesoj fatin e Sadamit,qe mori ne qafe djemte dhe u kap si mi ne nje vrime minjsh.Por edhe pushteti zullumit nuk shkon shume larg.Vjen dita qe pasuria llogaritet mbi rrogen qe ke marre dhe restua quhet vjedhje.Saliu po te ishte i zgjuar duhet te bente terheqjen e bute te Ramiz Alise dhe jo ate te ujkut te plagosur!

  5. devolliu says:

    Më të lumtë ajo dorë o Kledian Lulja!
    I a ke bërë skanerin e plotë Sali Geddaf Gërdec Gërdallës.
    Vetë fotoja e këtij gërdalle, që shoqëron këtë shkrim, flet për ligësitë e shpirtit që mban kjo monstër e urryer, kjo fytyrë e shëmtuar, e shpërfyturuar, e psikopatuar.
    Kush do të na shpëtojë nga kjo kuçedër?
    Veten duhet ta shpëtojmë.

  6. saimir says:

    Te lumte pena Kledian!Kam kohe qe pres te shkruash e nuk e di perse je shkeputur me shkrimet e tua te goditura.Ja thua, por kujt ja thua z.Lula!Sali ka edhe nje lirar qe e mban e qe çuditerisht nuk permendet nga pena juaj,ai eshte litari i rruges se Elbasanit!Gjithkush kujton me nostalgji kohen e te madhit Bill Klinton,e zonjes Ollbrajt e cila eshte zevendesuar sot me “nena dhine”.E ne ate kohe kishte Saliu edhe litare te tjere qe donin ta mbanin por ai president qe i mungon sot Amerikes ,ajo sekretare qe sot i mungon atij vendi,ai ambasador qe sot eshte zevendesuar me nje njeri me pseudonimin “kaldaisti” jane litari me i forte qe e mbajne e se leshojne sot Sali Berishen!Saliu do te lere pushtetin kur diplomacia e piset qe luhet sot te shembet njehere e pergjithmone, nga popujt te cilet po zgjohen fale levizjeve per tu hequr njehere e pergjithmone maskat mafjes qe mbyt e vret popuj perdite nen slloganin “zhvillim demokratik”.

  7. beso says:

    Ka qene nje skeç me fshatarin Cane(te luajtur mjeshterisht nga Luftar Paja)te cilit i vodhen lopen,dhe hajduti tha qe :”..une litarin morra,nuk e dija qe ne fund ishte lopa..”.Besoj se kjo situate groteske ka zene dhe Berishen,i cili kudo akuzohet per mosreagim ndaj skandaleve te medha ne qeverisje.Ai nuk ka burreri te tregoje as litarin,pa lere lopen ne fund…Nuk kemi me ç’te kuptojme;eshte bere e kuptueshme si drita e diellit;po i kerkohet hajdutit te reagoje per demin e shkaktuar nga vjedhja!Autori tregon dhjete litare,te cilet mund te terheqin Berishen,ose ai terheq viktimat e litarit;nje dreq e merr vesh,por ka njeqind FIJE,qe mbajne Berishen ne pushtet,dhe te shumtat i ka nga vetja.Shpesh e kam pare Berishen qe flet shpesh dhe gjate;pra i pelqen ta degjojne.Qe flet fort dhe ben gag-e humoristike;pra i pelqen te flase per Lady Gaga dhe kur halli mund te jete tek nivelet e inflacionit qe trembin buken e gojes;pra eshte ne qejf…Berisha flet shume dhe per te gjitha;qe nga djepi e gjer tek arkivoli;ka shume qe besojne se ai i di te tera,por fatkeqesia eshte se I PARI qe e beson kete eshte vete Berisha.Ky eshte goxha problem;Berisha beson njeri me i zoti per qeverisje eshte vetem ai;mua me duket absurde qe nje megalloman si Berisha te kete dashur realisht te jape doreheqje;kjo eshte nje praktike aspak shqiptare,por aq me e pamundur si praktike berishiste.Slogani i opozites”Fajin e ka Saliu”eshte i pagjetur,dhe do uroja qe te jene duke e nuhatur kete;ne fakt po ka faj,ate e ka demokracia legjistlative,ecila eshte thurur keq;me kater duar.Opozita nuk mund te dale menjane dhe te tregoje me gisht vetem Berishen;ajo ka dhe duhet te pranoje fajet e saj,qekur nuk ka ushtruar trysnine e duhur per te vene masakra si e Gerdecit perpara ligjit.Mekanizmat e demokracise jane shume te nderlikuar;ato kane nje logjike me te rafinuar sesa daljet e deputeteve me shifrat e korrupsionit te rradhes;sesa metra katrore shtepi ka Majlinda Bregu,apo sa e shtrenjte eshte vila e Mediut dhe e ca trangujve te tjere.Opozita ka strategji te qarte;bllokon mekanizmat e demokracise,nuk hyn ne zgjedhje e krijon premisat per mosbindje civile ne shkalle vendi;nuk mjafton bulevardi i Tiranes.Nje opozite te forte Saliu as qe guxonte ti tregonte armet ne 21 janar ; nuk di a kuptohemi kur themi qe Sovrani eshte populli!Megjithate gjerat mund te marrin per mire,nese Opozita kontrollon me kujdes proçesin e zgjedhjeve lokale,pa lene asgje ti shpetoje;kjo mund te bllokoje Salinjte qe jane te gatshem te bastardojne çdo gje.Problemi nuk eshte litari i Canes,eshte lopa e Canes,ndaj shpresoj se ketu duhet ngulmuar.Bravo autorit!

  8. protesto says:

    Sali Berisha eshte ne pushtet se jo nga lulerat e jozefinat me shoke e shoqe,por nga socialistet qe nuk e perballen me drejtesine per mijra krime makabre te bera ne vitin 1997,apo 1998 me grabitjen e djegjen e istitucineve sikurse kryeministrise,as per armatosjen e partise me tanke e mitroloze,dhe as per piramidat qe i cfrytezoje per tu pasuruar dhe ardhur ne pushtet.Boll me me banda blu-roze qe riciklojne ne vite vetem boten e krimit e korrupsionit e ku rendomte ndigjohet shpesh deklaratat policeske s viktima u kap kurse kriminelet iken ne drejtim te paditur(u ben parlamentare,presidente,ministra,prokurore,gjykates,si dhe krijuan medje te pavarur,e shoqata joqeveritare qe sherbejne si vajra lubrifikante per politikat korruptive e kriminale te politikes shqiptare).Mjaft me shqiptaret vaxhojne te jetojne ne daren e pergjakur te xhaketave te kthyera te diktatures e mostrave e bijve te saj qe prej vitesh i bejne avokatine botes se korrupsionit e ktimit ne te kater pushtetet.Vetem protestat e pa nderprera e te ndergjegjshme per nje Shqiperi te Lire e Demokratike bejne te mundur Krye kriminelin Sali Berisha te perballet me dretesine.Besoni e binduni,PROTESTO

  9. LORA says:

    Zoti Lula mendoj se ata litaret qe thoni ju,jane ne dirigjimin e drejtperdrejte te dr.tyryry-se.I vetmi”sukses”i tij,ne 20 vjet politik-cberje, i eshte krijimi i rrethit te inkriminuar si garanti i kohezionit ne qeverisjen e tij antikombetare.A nuk e tha me gojen e tij qe Gedreci u be me VKM,pra ne kolegjialitet kriminal?
    Litaret qe e mbajne nen kontroll vijne nga jashte Shqiperie,nuk eshte e veshtire te shquhet ky fakt qe nis qysh para 1990-es.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje