Lulëzim Basha vrau shqiptarët për bukë, tani u lyp vota në “Facebook”!

28 Mars 2011, 20:45Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Sipas listave të “Gjendjes Civile SALI-LULI-ILIR”, mijëra “tiranas të vjetër or TAJ”, që prej 8 marsit 2011 figurojnë si banues dhe votues në Tiranë, mbasi sipas adresave ata “banojnë” në universitete, në PUB-e, në “Internet-Cafe”, në Stacionin e Trenit, në furra buke, fast-foode, në zyra të njësive bashkiake të PD, në parkingje makinash, në kioska byrekësh, në autoshkolla, në stola lulishtesh, në selinë e PD e të LSI, madje dhe në zyrat e TVSH, të Tatim-Taksave, të gazetave “RD”, “55”, “Koha Jonë“, “Agon”… e deri në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut

Ka disa ditë që anëtari i Byrosë Politike të PDSH, tenderxhiu Lulëzim Basha, një nga 10 krerët kryesorë të rrjetit mafioz të pushtet-krimit shqiptar të koduar “Aleanca për hajdutëri”, ka dalë në rrjetin social “Facebook” duke lypur votat e shqiptarëve, për të futur në “thonjtë” e pisët të klanit “Berisha” edhe Bashkinë e Tiranës. E ndërsa Luli ka dalë në Facebook, shefi i tij Sali Berisha, e di mirë që Luli do dalë fiasko, mbasi kryeqytetasit nuk ia dorëzojnë më Tiranën shkatërruesit të saj të viteve 1992-2000.

Pas premtimeve alla “SALI” në mitingje, mashtrime tip “LULI” në Facebook

Saliu, përveç “Facebook”-ut, nuk kishte rrugë tjetër për të komunikuar me shqiptarët në këtë fushatë elektorale me tregues matës të plotë politik, për të dhe pushtetin e tij të deformuar politikisht e moralisht. I dështuar në çdo gjë, madje deri tek premtimet për fëmijët e çerdheve, Saliu nxori Lulëzim(e) Bashën në “Facebook”, si të vetmin “mikrofon” për t’u kërkuar shqiptarëve votat e 8 mMajit. Saliu ka hedhur në “Facebook” si kandidat për bashkinë e Tiranës “profilin” më të degraduar e të penalizuar  të Qeverisjes-Krim që komandon. Sali Berisha dhe banda e tij mafioze në pushtet, pasi u ka marrë pronat, po u kërkon t’u marrë tiranasve e shqiptarëve dhe kryeqytetin. Eshtë ky pushtet gangosh e horrash i (vet)veshur me mandate politike, ekzekutive e ligjvënëse, që lyp vota edhe pse ka varfëruar shqiptarët deri në lypje. Kërkojnë vota, megjithëse u kanë zaptuar e u kanë humbur vendet e punës shqiptarëve, i kanë mashtruar me premtime false, i kanë denigruar e shkatërruar jetën. Dyshja Sali-Luli, kërkon vota edhe pse 2 muaj e gjysëm më parë dhunoi, plagosi, prangosi e vrau 4 shqiptarë në demonstratën e bukës dhe, me gjakftohtësi e amoralitet banditësh, pa iu skuqur e pa iu zverdhur fytyra, guxojnë e kërkojnë votat e tiranasve, të shqiptarëve!

Këtë lypje votash, Saliu e bën duke përdorur banalisht portretin blozë korrupsioni e krimi të një ministri beniamin, të një dordoleci politiko-publik me 6 emra: I quajtur “Lulëzim” në pasaportë; i quajtur “Luli” në grupet e korrupsionit; i quajtur “Lulëzime” në Holandë; i quajtur “Dosja anti-UÇK” në Kosovë e Serbi; i quajtur “Përkthyesi i Shtëpisë së Verdhë” në Burrel; i quajtur “Fytyra e Saliut” në këtë fushatë zgjedhore.

Kandidati “SALI” me çfarë i ka punuar e me “1000 të zezat” që po i bën pushteti i PD këtij populli e këtij vendi që prej vitit 1992, nuk ka fytyrë të shkojë e të trokasë në dyert e familjeve të Tiranës. Ndaj dhe ka nisur lypjen e votave në “Facebook”. Sali Parajsa e di që në familjet ku kërkon vota, për shkak të Pushtet-Hajdut-Krimit të tij, nuk kanë as bukë thatë, nuk kanë të ardhura për të veshur fëmijët, nuk kanë punë për t’i ushqyer. Pas mashtrimeve alla “SALI” në mitingje, koalicioni PD-LSI-Pll e PRrrrrrr, ka nisur të kërkoj vota me mashtrimet tip “LULI” në “Facebook”. Vetëm kështu mund të funksionojë “teknologjia demagogjike” e pushtet-kusarisë, për t’u grabitur shqiptarëve edhe pushtetin lokal, me synimin për të instaluar sundim-mafien qeverisëse, legjislative dhe ekzekutive mbi këtë vend e mbi këtë popull, që me hajdutëritë dhe krimet e tyre e kanë zhytur në krizë totale.

Tirana nuk do t’i kthehet më SALIUT, “Arkitektit të kioskave”

Beteja për Tiranën është një mision i dështuar për Sali Berishën. Edhe pse e di mirë se përse populli i Tiranës e përzuri nga drejtimi i bashkisë në vitin 2000, Sali Gërdeci ka vënë në dispozicion të uzurpimit të kësaj bashkie (jo vetëm në Tiranë) gjithë pushtetin, duke përdorur gjithë mjetet anti-ligjore për të vjedhur votat e 8 Majit. Sali Kioska ka 11 vjet që po lakmon Bashkinë e Tiranës, por qytetarët nuk ia kanë dhënë e nuk do t’ia japin as në 8 maj 2001. Pse? Sepse ia dhanë në vitin 1992 si Tiranë dhe e ia hoqën në vitin 2000, sepse e ktheu në stallë gjigande bagëtish, në moçal ujërash të zeza, në qytet me rrugë e ndërtime gërmadha, në xhungël kioskash e mejhanesh të qelbura, në mjedis pa asnjë pemë e asnjë petale lule, të cilat i rrafshoi politika ‘kioskë” që ai zbatoi në kryeqytet e në të gjithë vendin. Pushteti “PD-SALI” e kishte Tiranën dhe e shkatërroi.

Banorët e kryeqytetit nuk harrojnë se cila ishte Tirana e “SALIUT”, natyrisht kujtojnë se në ç’gjendje ia besuan Edi Ramës. Natyrisht shikojnë sot që Tirana nuk është siç e katandisi SALIU, nuk ka asnjë gjurmë nga qelbësirat me të cilat e mbushi “arkitekti i kioskave”. Ndaj dhe qytetarët e Tiranës, do të votojnë për vazhdimin e modernizimit të kryeqytetit, duke ndalur edhe në këto zgjedhje, rrezikun prezent që i kanoset Tiranës, nga rikthimi i ish modelit të “Tiranës së Saliut”.

“Viçidolizimi” i zgjedhjeve të 8 Majit 2011 si skema “SALI” e 26 Majit 1996

Që prej 15 vjetësh, në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri ka një “faqe të zezë” që ka personazh Sali Berishën. Sa herë që zhvillohen zgjedhje lokale, hapet kjo “faqe e zezë”, përmendet emri “SALI”, i cili datën 26 Maj 1996 e futi dhe e la në historinë-turp të vjedhjes së votës së lirë në Shqipëri. Edhe pse kanë kaluar 15 vite nga ajo masakër shtetërore kundër votës, duket qartazi se bandit-hajduti i votës së 26 majit 1996, i është rikthyer “zanatit të vjetër”. Saliu po përgatit në mënyrë të kundërligjshme e të dhunshme, një tjetër masakër hajdutërie mbi votat e shqiptarëve, si për koincidencë, po në muajin Maj! Dhe për koincidencë, dhunuesi e hajduti edhe i votave të 8 Majit 2011 është përsëri Sali Berisha!

Për të realizuar vjedhjen e votave (pushtetit vendor) në 8 Maj 2011, Saliu ka në krahë tashmë edhe Lulëzim(e) Bashën, ministrin e trefishtë dhe hajdut-vrasësin e shumëfishtë. Pasi kanë përpunuar gjithë variantet e pista në “laboratorin” e klanit të tyre, përveç joshjeve me afera, me financime, me mashtrim-premtime në “Facebook”, tamam siç bëjnë plane hajdutët e banditët, treshja Sali-LULI-ILIR ka përcaktuar si sukses në vjedhjen e votave, tre metoda bazë:

1. Listat “rrumpallë” të votuesve, janë mundësia kryesore, që kapot e pushtetit të vjedhin votat e banorëve të Tiranës, (dhe jo vetëm në Tiranë). Në listat “SALI”, rezulton se figurojnë emra që kanë vdekur edhe 30 vjet përpara ngritjes së Flamurit në Vlorë, apo 10 vjet përpara lindjes së gjyshit të Saliut, apo “votues” që nuk kanë lindur akoma. Mbi këto lista, pushteti dhe ministria politiko-milicore, që u dorëzua por që në fakt vazhdon të drejtohet nga Lulëzim(e) Basha, rezulton se është bërë një masakër e madhe me zonat dhe emrat e votuesve, duke i “Viçidolizuar”.

2. Shtimi fiktiv i “banorëve të rinj votues” të Tiranës, të sjell me listat “SALI-ILIR”, si në “fushim veror” nga të gjithë rrethet e vendit dhe qindra policë e nënpunës shteti banorë zonash, të regjistruar si “banorë elektoralë” të Tiranës. Ky është marifeti tjetër me të cilin po synohet të sigurohen votat nga klani në pushtet, për të futur në kthetra Bashkinë e Tiranës. Sipas listave të “Gjendjes Civile SALI-LULI-ILIR”, mijëra “tiranas të vjetër or TAJ”, që prej 8 marsit 2011 figurojnë si banues dhe votues në Tiranë, mbasi sipas adresave ata “banojnë” në universitete, në PUB-e, në “Internet-Cafe”, në Stacionin e Trenit, në furra buke, në Fast-Foode, në zyra të njësive bashkiake të PD, në parkingje makinash, në kioska byrekësh, në auto-shkolla, në stola lulishtesh, në selinë e PD, LSI, PR e Balli Kombëtar, madje dhe në zyrat e TVSH, të Tatim-Taksave, të gazetave “RD”, “55”, “Koha Jonë“, “Agon”… e deri në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut.

3. Presioni mbi administratën shtetërore ka nisur prej kohësh nga ministrat e drejtuesit lokalë në qarqe, duke paralajmëruar “stuhi spastrimesh” nëse votat e nënpunësve të zyrave të shtetit nuk “zografisen” me emrin “LULI”. Banda e Sali Gërdec Sudes, ka pajisur çdo punonjës të administratës me një formular tip trakti që nënkupton “KUJDES VOTEN”, duke kërkuar të dhëna personale, deri edhe se cilin ke vjehrrë, kunat e baxhanak! Në fakt, ky është formulari i presionit për votën nëpërmjet vendit të punës, që nën pushtetin “SALI”, fati varet në 8 maj 2011 nga emri “LULI” në kutinë e votimit.

3 komente në “Lulëzim Basha vrau shqiptarët për bukë, tani u lyp vota në “Facebook”!”

  1. saimir says:

    Te respektoj,te adhuroj,per zgjuarsine,trimerine,guximin e penen e arte!Je njeri qe i duhesh kesaj kohe e per fat te keq kemi pak si puna Juaj.Je Shqiptarizmi i vertete,pavaresisht se ambasadori nuk te shikon e lexon dot.

  2. lilolabja says:

    BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Qe je nga me te miret ska nevoje ta konfirmoj une,jeni ju qe keni fituar zemrat e popullit te thjeshte dhe ai do ju mbaj si pak uje ne dore .
    Nje merak kam zoti Lula qe ky shkrim nuk duhet publikuar vetem ne kete gazete ,ky duhet te shperndahet si trakt ne Tirane .Une per vete do e ve ne fb qe ta lexojne gjithe miqte e mi, sos qenka Lulzimja me e zgjuar se ne Kledian djali. Me doren time nje kopje te ketij artikulli do e ngjis te ambasada amerikane qe ta marii vesh ambasadori se ke mban populli per burre dhe jo ke mban CIA per burre

  3. merre me leng se mishi u maru says:

    me vjen mire qe je shprehur se ato qe ke thene jane te verteta deri di ku .por mos harro se nje gje te tille e ka bere edhe partia socialiste me spastrime me vjedhje vote dhe po te jem i sinqerte edhe krahu i majte ka bere te njejtat gjera nga 97-2004 prandj ato zihen e parvelohen se ja din hilet njeri tjetrit dhe popullit i japin pallen si gjithmon keshtu qe alternativa jone si shqiptare per mirqenie dhe zhvillim eshte baraz me 0 keshtu qe edhe ti kot po flet se altrnative nuk ka ete mjeret ne ku po na katandisin akoma gjith keto komunista(nga te dy krahet) te babzitur per te vjedhur shqiperise i duhet nje alternative qe ti thot ketyre burracakeve boll u tallet me ne hajduta………

Comments are closed.

Lini një Përgjigje