Shoqata e ish Pronareve nderon Sulstaroven

30 Mars 2011, 08:33Blog TEMA

Kryesia e Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” me hidhërim të thellë njofton largimin e parakohshën nga jeta, me 28 Mars 2011, në Tampa të shtetit Florida të SH.B.A, të mikut dhe bashkëpuntorit tonë të çmuar dhe të përkushtuar Ahmet Sulstarovës.

Ahmeti u lind në Pogradec në 8 Tetor 1939 nga një familje intelektuale patriotike. Gjyshi tij ka dhënë kontribut patriotik, për mbrojtjen e Shqipërisë nga veprimtaria antishqiptare e shovenistëve serbë dhe grekë. Nga ana e nënës rrjedh nga familja Beshiri, një familje e njofur  tiranase. Gjyshi tij  Myslym Beshiri është dekoruar “Për merita patriotike”.

Në vitin 1941 familja e tij u vendos në Tiranë. Në vitin 1946 për Ahmetin në atë kohë vetëm 7 vjeç dhe familjen e tij filloi persekutimi komunist, fill pasi i ati tij, Samiu, vdiq në hetyesinë e komunistëve nga torturat. Sot ai është shpallur martir i demokracisë. Shumë nga farefisi tij u dënuan ose u pushkatuan dhe pronat e familjes që ju konfiskuan, akoma nuk ju janë kthyer edhe pse kanë kaluar 20 vjet që zyrtarisht diktatura është përmbysur. Lufta e klasave rëndoi tmerrësisht mbi familjen. Gjatë territ komunist familja e Ahmetit ka vuajtur për të siguruar bukën e gojës. Familjes nuk ju dhanë triskat e “Frontit Demokratik”, ndërsa Ahmeti dhe i vëllai Gëzimi, nuk u pranuan antarë të rinisë. Ata e kryen ushtërinë në rrepartin e punës, duke mos u paisur me armë. Pasi mbaroi Shkollën e Mesme Teknike në Tiranë, punoi si mekanik në ndërmarjen “Rruga Ura”, duke punuar në të gjitha akset rrugore të Shqipërisë, që ti siguronte mbijetesën familjes së tij. Ahmeti, duke u mbështetur në zgjuarsinë dhe aftësitë e tij , të cilat i shfrytëzoi në maksimum , mundi që me shumë ndërprerje për shkak të biografisë së “keqe”, të mbarojë studimet e larta. U diplomua në vitin 1970 në Fakultetin e Inxhinjerisë Mekanike në Tiranë dhe megjithse zotëronte dy gjuhë të huaja, detyrën si inxhinjer e ushtroi shumë vonë.

Që në fillimet e përmbysjes së monizmit dhe vendosjes së pluralizmit, Ahmeti, dhe familja e tij, pa u kursyer për asnjë çast, dhanë ndihmë të gjithanshme. Djali tij, duke shpresuar se do të vinin ditët e lumtura të demokracisë ishte pjestar në grevën e urisë të  studentëve të Universitetit të Tiranës. Por pas vitit 1991 kur u bë e qartë se pronat që komunizmi i pati grabitur, pushtetarët e rinj neokomunistë nuk donin ti kthenin tek i zoti, Ahmeti, u bë një nga nismëtarët e themelimit të shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi’. Shoqata u themelua me 20.06. 1991 dhe që në themelim Ahmeti u zhgjodh kryetar i degës së Tiranës të cilën e drejtoi deri në 1995, kur Këshilli Kombëtar e zgjodhi zv. Kryetar të Shoqatës.

Ahmeti, në mbrojtje të parimeve themelore të demokracisë, ka zhvilluar debate të shumta dhe  të ashpra publike në media me politikanët neokomunistë, që me frazeologji demagogjike, duke spekulluar me forcën e pushtetit luftonin për mos kthimin e pronës tek i zoti. Ahmeti ka përfaqësuar denjësisht Shoqatën në shumë takime ndërkombëtare që kemi zhvilluar me Shoqatën Europiane të Pronarëve të Pronave të Paluajtëshme  UIPI. Vdekja e parakohëshme e Ahmetit tonë, është një humbje e madhe dhe e dhimbshme për familjen dhe të afërmit e tij  por njëkohsisht dhe për  kryesinë e Shoqatës Kombëtarte të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” , që do ndjejë vështirësi për zëvendësimin e punës së tij.  Në emër të pronarëve të shpronësuar nga diktatura ne shprehim respekt dhe mirënjohje për emrin dhe veprimtarinë e tij. Ahmet Sulstarova, ky patriot, sa i mençur, i drejtë dhe i pakorruptushëm, u bë dhe mbetet kampion i luftës për kthimin e pronës së trashëguar tek i zoti,  shpirti dhe veprimtaria tij do ndriti për jetë të jetëve .

Kryesia e Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve

“Pronësi me Drejtësi”

2 komente në “Shoqata e ish Pronareve nderon Sulstaroven”

  1. rexha italia says:

    AKOMA edhe ne ditet e sotme non LOKJA nuke i ka marre tokat qe i mori
    TUC MAKU

  2. saranda2001 says:

    Lokja tash eshte deputete ne parlament dhe TUCI Maku eshte ne opozite….Koha ka ndryshuar por jo pushteti ,trashigimtaret e Enverit (saliu me shoke).Keshtu TUCIT i duhet te prese dhe nje 20 vjet te tjera.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje