Një valë spotesh ka vërshuar përsëri ditët e fundit në ekranet e televizioneve që açik i adresohen kryetarit të opozitës z. Rama, duke e goditur atë këtë radhë për ndotjen e Tiranës. Në këtë valë spotesh Tirana, kryeqendra e miss Botës, paraqitet si një plehërishte e vërtetë. Në fund të këtij spoti shkruhet: Lëvizja ‘Zgjohu’. Nuk është aspak objekti i rreshtave të mëposhtëm të komentohen spotet e të mbahet ndonjë qëndrim se ç’është në të vërtetë Tirana në lidhje me mjedisin, gjë që fare mirë mund të bëhet e do bëhet me siguri në të tjera shkrime apo emisione televizive edhe gjatë fushatës zgjedhore që sa ka filluar. Objekti është vetë Lëvizja ‘Zgjohu’, lëvizje që madje përfshika edhe trevat shqiptare në Kosovë e Maqedoni. E para, a kemi të bëjmë vërtet me një lëvizje? Ajo që publiku di për Lëvizjen ‘Zgjohu’ është se ai nuk di asgjë për këtë organizim, me përjashtim të logos së këtij organizimi të shfaqur në spote e në Facebook. Nuk dihet kush mund të jenë anëtarët e këtij organizimi; kush janë drejtuesit apo drejtuesi i tij; kanë apo jo një seli e nëse po, ku ndodhet selia e tyre; a janë të regjistruar diku; ku i gjejnë paratë që bëjnë spote. Një sy i stërvitur e me pak eksperiencë në reklamat televizive mund të llogarisë se 2 spotet kundra kryetarit të opozitës prej kësaj organizate (bashkë me atë për ngjarjet e 21 Janarit) kushtojnë jo më pak se 300.000 euro vetëm për pagesën e hapësirës në TV, pa ditur pagën për spot-bërësit. Mjedisi i Tiranës, që prej spotit të shoqëruar edhe me pasazhe aktrimi shfaqet sikur të ishte pas një apokalipsi, realisht është krejt tjetër. Ndotja problematike e Tiranës është ndotja e ajrit, që për hir të së vërtetës, nuk bën diferencë të madhe me qytete të tjera të vendit, madje në dinamikë, psh grimcat pm 10, që janë dhe më të rrezikshme për shëndetin e njeriut, vijnë në ulje në Tiranë prej vitit 2005 në vitin 2009, ndërsa rriten në qytete të tjera, kurse ndotja nga shkarkimet e makinave janë më së shumti problem i politikave qeveritare se sa bashkiake. Nëse dikush do kishte prirje t’i besonte “alarmit mjedisor” për Tiranën nuk mund të mos i bënte vetes disa pyetje. Pse nuk u zgjua kjo lëvizje pak muaj më pare kur Qeveria vendosi të importonte plehrat e botës në Shqipëri, vendim që është në fuqi edhe sot? Pse nuk u zgjua kjo lëvizje kur Qeveria jonë vendosi të fillojë punën për të instaluar centrale bërthamore në Shkodër? Pse nuk u zgjua kjo e vetëquajtura lëvizje të thoshte ndonjë rresht për përmbytjen apokaliptike në Shkodër? Pse nuk u zgjua kjo lëvizje kur Qeveria merr vendime për të shkretuar këtë vend duke prerë me qindra hektarë pyje, në Vlorë, në Krujë e kudo për t’i kthyer ato në hapësira të betonizuara e vende të shkretuara? Dhe më e freskët; në spotin për ngjarjen e 21 Janarit ishte e zgjuar apo në kllapi kjo gjoja lëvizje, që dënonte dhunën e protestuesve dhe vrasjen e tyre prej Qeverisë e quan normale?
Ky fenomen i shfaqur së fundi në shoqërinë shqiptare, i paprecedent në botën demokratike, ku ushqehen njësi quasi ilegale për të sulmuar opozitën të ngjan me një situatë quasi fashiste. Këto njësi, që etiketohen dhe si shoqëri civile, jo vetëm se janë diametralisht të kundërta me të, por mund që në një situatë të caktuar në vend të spoteve të prodhojnë kriminalitet dhe politikisht të prodhojnë juntë.
Shoqëria shqiptare ka vërtet shumë nevojë të zgjohet nga përgjumja e gjatë gjoja demokratike e të hyjë në një rrugë vërtet demokratike. Shoqëria shqiptare ka nevojë për një lëvizje të vërtetë qytetare, e prodhuar nga vetë qytetarët. Lëvizjet që vihen në lëvizje nga makthi i Qeverisë për të qëndruar në pushtet, edhe kur quhen “zgjohu” sado stimulant të përdoret për to, sado i shtrenjtë të jetë stimulanti për to, janë të destinuara të shuhen.
Comments are closed.
Levizja e leshit.
““Lëvizja “Zgjohu” ka reaguar ndaj akuzave të deputetes së PS, Ermonela Felaj, se financohet nga para të pista të siguruara nga qeveria. Në një deklaratë për mediat, një nga aktivistët e lëvizjes ka deklaruar se “Zgjohu” mbështetet vetëm nga qytetarët që kundërshtojnë dhunën. “Lëvizja “Zgjohu” i përgjigjet deklaratës së Ermonela Ramës duke i thënë se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga qeveria, apo taksapaguesit. “Zgjohu” nuk është si ato lëvizjet e mbështetura nga bashkia e Tiranës. Lëvizja jonë mbështetet nga njerëzit që duan të denoncojnë dhunën dhe korrupsionin”, ka deklaruar aktivisti.”
Sa me siper e gjeta pas kerkimeve ne internet per ndonje emer te ndonje drejtuesi te kesaj levizjeje. Sic shifet, edhe ketu nuk ka emer. Thuhet vetem “nje aktivist”. Brendia e kesaj deklarate eshte kercenuese. Eshte gjithashtu sfiduese. Nen rreshta lexon se jane “te forte”, se “mbeshteten nge qeveria” dhe nuk kane frike askend. Ata thone:”Po ju a mbajti na sulmoni dhe do shikoni se cfare do ju bejme”. (Lexo: Cfare do ju beje Saliu).Me vjen keq per keta djem te rinj (ne se jane te tille, te pakten ai aktivisti qe doli ne TV ishte fare fringo), qe ne kete moshe zgjodhen profesionin e zagarit te qeverise, pra per t’i nxjerre lepurin ne shtg dhe qeveritari (ose me sakte kandidati i PD-se, dhe kjo eshte fare njesoj) me nje te qelluar ta vrase. Pastaj, si edhe zagaret e gjahut te lepijne ndonje kocke qe ju hedhin.
Nuk do te jete vetem kjo “levizje”, do te kete te tjera falanga qe do te hedhe ne lufte me popullin e demokracine shefi i tyre mafioz Kjo gjoja levizje qe tani u hedh ne lufte me spote televizive neser do te mobilizohet me mjete te tjera kunder opozites. Nuk eshte cudi qe pjestaret e saj te kene qene ata qe u shfaqen ne 1988 ne ekranet e televizioneve mbi tanke, apo ata qe hidhnin ne ere shtyllat e tensionit te lerte ne kohen kur shefi i tyre para 2005 ishte ne opozite. Nuk jane thjesht zagare qe lehin, por jane te gatshem te kryejne edhe pune te tjera.
Me keta tipa duhet folur me kujdes dhe t`u thuhet sic “na ka mesuar” Gaz Paja :”Ik,or,pirdhu”!!!
Levizjen ZGJO-HU e ka zene gjumi!