Protesta e shoqatës Dajti para Ministrisë së Mjedisit
Nga Ilir Tarja, Kryetar i Shoqates Dajti
Pas ardhjes se demokracise ne Shqiperi ne vitin 1992 te paret qe u dergjen ne mbrojtje te demokracise ishin pronaret e tokave, dhe u dergjen per te votuar partite e djathta si nje forceqe do te zgjidhte problemin e pronareve.
Por, edhe pasi u vendos demokracia, filloi ajo qe vazhdon dhe sot: maskarada politike kunder pronareve te ndershem me gjoja ligje te cilat do te sillnin ndryshimet e medha. Po keto ligje ishin ligje fiktive, ligje qe mund te quhen ligje alla-shqiptare, nje nder ligjet qe u propagandua si nje ligj qe do sillte ndryshime te medha ekonomike dhe sociale ishte ligji 7501, por ai jo vetem nuk solli ndryshimin e madh, po solli nje krize te madhe sociale, solli nje kolaps ekonomik qe vazhdon dhe sot. Pas gjithe këtij kalvari vuajtjesh te pronareve qe vetem kerkojne ate qe eshte e tyre, mendja me shkon te deklarata e Ramiz Alise, i cili ne vitin 1989 kishte deklaruar se ne nuk do e leshojme pushtetin, po do te krijojme parti gjoja te djathta qe do mbronin interesat e pronareve, dhe se pergjate periudhes se tranzicionit do krijoheshin ligje qe do benin reforma te medha. Po ne vetvete keto ligje vetem do sorollatnin pronaret, te cilet do englendiseshin neper gjykata dhe do te mashtroheshin me kollaj.
Gjate ketyre viteve jane krijuar ligje qedo sillnin ndryshimet e medha, dhe do na afronin me Bashkimin Evropian. Nje nder keto ligje te famshem eshte dhe ligji 8906 per zonat e mbrojtura, si nje ligj qe do na integronte ne Bashkimin Evropian. Por dhe ky ligj nuk eshte gje tjeter vecse nje ligj fiktiv qe ne letra eshte ndryshe dhe ne realitet eshte komplet ndryshe. Ne nenin 13, pika 1.1 i këtij ligji thuhet se duhet qe Ministria e Mjedisit te percaktoje nje zone te mbrojtur dhe pushteti vendore do merrte miratimin e pronareve. Duke pare se ky ligj eshte vetem ne leter se ne realitet eshte krejt ndryshe. Ky ligj fiktiv u konstatua nga Shoqata e Pronareve, Dajt, nje shoqate qe mbron interesat e pronareve, me pronen e livadhet e Dajtit. Nisur nga ky ligj fiktive, Shoqata e Pronareve Dajt i dergoi nje kerkese ministrise se Mjedisit per te na shpjeguar me detaje ligjin, por ne pergjigje thuhej se: Ishte nje ligj i kerkuar nga Bashkimi Europian dhe ia ngarkonte pushtetit vendor qe te kontaktonte me pronaret dhe te merrte miratimin e tyre. Nisur nga pergjigja e ministrise, i derguam nje shkrese pushtetit vendor, pra Komunes Dajt. Ne pergjigjen e kthyer nga kjo komune thuhej se komuna nuk ka asnje informacion dhe nuk ka pyetur pronaret. Por dhe vete komuna nuk eshte pyetur nga ministria ne lidhje me kete ligj. Nisur nga shkelja dhe nga sorollatja e ketyre pronarve, te cilet kerkojne vetem ate qe eshte vetja organizuam nje proteste perpara ministrise se Mjedisit per t’i kujtuar jo vetem ministrise, por dhe opinionit publik se ceshtja e prones private eshte nje ceshteje qe po pengon Shqiperine per te realizuar endrren e madhe, ate te anetaresimit ne familjen europiane. Te gjithe thone se duhet t’i japin fund vuatjeve te pronareve, te cilet kerkojne vetem ate qe eshte e tyre: PRONA.