Ja skema e pastrimit të parave në blerjen e grupit mediatik News 24

4 Prill 2011, 12:18Blog TEMA

Nga Erjon Braçe

Qeveria po blen me para të pista dhe duke përdorur dy biznesmenë grupin mediatik të pavarur News24!!!

Prej disa javësh dhe veçanërisht këto dy ditët e fundit, po konsumohet përpjekja më e madhe për blerjen nga pushteti politik të grupit mediatik New24, i pavarur, profesional dhe nder më të rëndësishmit në vend.

Me para të pista!

Dy politikanë ndër më të korruptuarit në vend, dy biznesmenë pa para dhe në vështirësi të madhe financiare, janë pjesa e identifikuar e operacionit.

7 milion euro vlera e këtij operacioni

Pronari i grupit mezzogiorno nga Katania-Sicili dhe njëherësh një herësh një prej biznesmenëve të rëndësishëm në jug të Italisë, kërkon para të pastra e të legalizuara, ka refuzuar para cash.

Politikanët e korruptuar i kanë-para e madhe po mblidhet këto ditë fushatë nga biznese të detyruara dhunshëm- dhe po gjejnë bankën që do t’i pastrojë kështu:

Paratë e pista depozitohen në bankë për të mbuluar financiarisht operacionin; banka jep kredi 7 milion euro për dy biznesmenët e mbuluar nga paratë e pista; për këtë ata kanë ofrohen si kolateral aksionet e  aksionerëve të tjerë në një kompani pijesh në vështirësi  financiare; blerës fundorë nënshkruajnë po ata!

Një pjesë e aksionerëve nuk dinë gjë fare për aksionet peng!

Ndërkohë në Itali po cuditet cdokush që merr vesh për këtë operacion: biznesmenë që paguajnë 7 milion euro për një kompani mediatike-që nuk është biznes, të vetëdijshëm që nuk do t’i marrin më nga kjo kompani mediatike këto para!!!!

Nuk po e blejnë grupin mediatik për ta zhvilluar e mbajtur me “paratë e tyre”! Thjesht po e blejnë për ta vdekur, dhe kjo vdekje është e përsëritur dhe në rastin e një tv kombëtar sot i vdekur!

Ky është rasti më flagrant se si një media e pavarur dhe profesionale- tv News24, Radio Rash, Balkanweb, Gazeta Shqiptare-blihet nga qeveria për t’i mbyllur gojën në prag të zgjedhjeve jetike për Shqipërinë.

Ne po e mbikëqyrim këtë operacion nisur vetëm nga një interes: liria e medias në këtë vend!

Ne po e mbikëqyrim këtë operacion për t’i treguar kujtdo se si paratë e pista, të korrupsionit politik-evazionit fiskal etj, riciklohen, pastrohen dhe investojnë tani për të cënuar rëndë dhe eleminuar një prej parimeve  themelore që bën demokracinë të funksionojë: lirinë e medias!

Ne po e mbikëqyrim këtë operacion për të vërtetuar se si paratë e pista të korrupsionit kanë depërtuar deri në nivelin më të lartë të sistemit financiar, duke përfshirë dhe bankat.

Të mirinformuar për këtë i kërkojmë:

Bankës së Shqipërisë të mbikëqyrë këtë operacion dhe të informojë publikun nisur nga detyrimet ligjore të saj;

Agjencisë së parandalimit të pastrimit të parave të mbikëqyrë këtë operacion dhe të informojë publikun nisur nga detyrimet ligjore të saj;

Të dyja institucionet kanë detyrimin ligjor të ndalin këtë riciklim dhe pastrim të parave të pista!

4 komente në “Ja skema e pastrimit të parave në blerjen e grupit mediatik News 24”

  1. estilen says:

    O Brace,na thoni nje gje …A jeni ne gjendje te luftoni mafien shteterore me mjete efikase ju te PS dhe gjithe opozita…?Ne se jo,ju lutem mos dilni me duke bere denoncuesin e dobet dhe te pafuqishem,se te pafuqishem jeni te papushtetshmit popull.

    Ne se vertete jeni te bindur qe ato jane para te pista,atehere c’prisni,pse nuk beni denoncimet prane Prokurorise dhe jo vetem ketu,por deri ne organizmat e drejtesise boterore…?,pse jeni vetem konstatues,per c’fare duhet tjeter opozita,vetem te bej rolin e tellalit mediatik…?

    .Po ju themi se keshtu si po silleni dhe veproni po na humbisni ne elektoratin e majte,jo vetem kaq por po na krijoni nje bindje se edhe ju jeni pjese e aferave te pista se bashku me Saliun e PD-se.

    Qofsha i gabuar,por deri tashti,me sjelljen tuaj, ju po i ferkoni shpatullat korrupsionit shtetrore,ndoshta per vete faktin qe kur te vini ne pushtet,ta keni rrugen te hapur.Mjere shqiptaret,ne se edhe ju beni gjasme sikur luftoni per ne..!!!!???

  2. fredi55 says:

    Z.BRACE:ke ndegjuar kur thone grate{pika qe s”te bie}Po si more zoterinje jeni bere gazi i botes duke llapur fjale ne ere,si more dilni dhe flisni e flisni ne tym.Neqofte se keni dokumenta shkoni dhe i denonconi ne prokurori,populli do vepra dhe jo llafe rrugesh.JU e dini shume mire se keshtu sic po beni,Sali krimineli do te qendroj ne pushtet edhe 30 vjet .te tjera.Megjithe vjedhjet e krimet qe ka bere dhe po bene ju nuk e rezoni dot nga pushteti, per kete keni dhene PROVA Berisha rri sot ne pushtet per fajin tuaj, ju po te ishitte afte Berisha sot do te ishte ne burge se bashku me te birin e zagaret qe ka pas.ZBrace populli eshte i zhgenjyer nga ju.Duhet te punoni per nje program me te mire dhe t”ja shpalosni popullit ,vetem keshtu do te fitoni besimin e te lekundurve.Sinqerisht ju uroj suksese ne votime.

    1. dymi says:

      Duhet te jesh i 55 ore Fredi.Dukesh nga gjuhe qe perdor.

  3. vinny says:

    Braçe, se te therasesh zotni, kjo meitohet, nese do kishe dale e te denoncoje perpara Meten, Nanon, e me dhjetra te tjere qe kane qene ne rradhet e partise qe ti ha buke, atehere po , do te besonim, do ishe kredibel, e ndoshta dhe do kishe mbeshtetje.
    Problemi eshte se ti del te denoncosh jo per te mbrojtur interesat e popullit qe te ka dhene voten, po mbron fatkeqesisht per ata qe te kane besuar voten, interesat e tua personale, si dhe ato te klanit tend.
    Keshtu qe nuk te degjon njeri kur flet, se per veç se ben zhurme e pret te kapesh ndonje kocke nga pushteti, nuk vlen per gje tjeter.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje