Pasuritë e klanit “SALI” në 2007: “varfanjakë” në opozitë, miliarderë në pushtet

11 Prill 2011, 19:03Blog TEMA

Nga Kledian Lula

[email protected]

 

Klani politik “BERISHA” që u tha shqiptarëve në vitin 2005, se do të qeveriste me “duar të pastra”, deri në atë kohë rezultonte se përbëhej nga ish-pushtetarë e politikanë që jetonin në “mjerim” si populli, me pagat mujore e të varfër. Sipas deklaratave të pasurive të muajit shtator 2005, koha kur mbyllën 8 vitet e opozitës dhe u ulën në kolltuqet e pushtetit, gjithë “klani Berisha” prezantohej në popull si “i varfër”, me jetë prej “lypsari”. Madje, në kundërpërgjigje të demagogjisë së tyre për “varfërinë” e ministrave të rinj të PD-Berishës, opozita e majtë vendosi në parlament një kuti donacionesh, duke bërë thirrje të faleshin lekë për familjet e qeveritarëve “varfanjakë”.

 

“Varfanjakët” miliarderë të pushtet-krimit ‘SALI’”

 

Në krye të listës të “politikanëve lypsarë” të vitit 2005, qëndronte kapoja i këtij klani, kryedemagogu i ndershmërisë e luftës anti-korrupsion, kryeministri Sali Berisha, pasuria e të cilit rezultonte të ishte kjo: 1 shtëpi 74 metër katror në lagjen “Brakë”, një pardesy e bardhë e Lëvizjes së “Dhjetorit ’90” dhe 3 milion lekë të vjetra kursime depozitë në bankë, ndërkohë që bashkëshortja e tij Liri Berisha, ishte në “mjerim të plotë”, mbasi nuk kishte asnjë kacidhe. Ish-Ministri i Financave të kohës kur guvernatore banke ishte Sudja, kapoja i ministrisë së financë-bandës Ritvan Bode, rezultonte se kishte si pasuri vetëm 1 shtëpi, një makinë të vjetër, të blerë me borxhe dhe pagën mujore. “Lypsar” rezultonte dhe ministri koncensionar Genc Ruli, pasuria e të cilit ishte si e gjithë shqiptarëve: 1 banesë modeste dhe paga mujore. Akoma më e “varfër” rezultonte në opozitë dhe “ministrja e hidrocentraleve” Majlinda Bregu, e cila në ato vite mbijetonte vetëm me pagën e saj si spikere lajmesh në TVSH dhe me honoraret si pedagoge e me ndonjë “punë” që i dilte përpara. Po kështu, i “varfër” në opozitë rezultonte dhe ministri Genc Pollo, i cili për të hapur një llogari bankare 100 mijë lekëshe për 2 gocat, kishte “shtrënguar rripin” dhe kishte “kufizuar deri edhe kafet me shokët”. Ndërsa ministri Lulëzim Basha, “ekstrem fukarai” që po kërkon të uzurpojë bashkinë e Tiranës, ishte aq i “varfër” kur u fut në COP-in e Saliut, sa u detyrua të shiste makinën dhe shtëpinë në Holandë e të linte familjen me qera atje, për të “mbijetuar” ekonomikisht, duke “sakrifikuar për t’i shërbyer Shqipërisë si ministër”, ndërkohë që ka gënjyer, mbasi nuk ka shitur as shtëpi, as makinë. Akoma më i “varfër” ka qenë ministri vrasës i Gërdecit, trafikanti Fatmir Mediu, i cili vetëm 2 vjet pas ardhjes në pushtet, duke punuar me “përkushtim” arriti të blinte një apartament të “vogël” me sipërfaqe 220 metra katrorë dhe me vlerë 186 mijë euro. Në “varfëri” të plotë ka jetuar në ato vite opozitë dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministrat Sokol Olldashi (thoshte se në opozitë ka pirë cigare të hapur), Enkelejd Alibeaj, Bujar Nishani, Kosta Barka, Lufter Xhuveli etj.

Sipas fjalimeve që mbanin gjatë opozitës, por dhe sipas deklaratave të pasurisë që plotësonin e tundnin si “certifikata ndershmërie” përpara shqiptarëve, duke u (vet)deklaruar si “të varfër e lypsarë”, rezultonin të ishin deri në majin shtator 2005 të gjithë ata politikanë që sot janë strukturë miliardere e pushtet-krimit “SALI”. Por, nëse i referohesh deklaratave të pasurive të klanit të “duarve të pastra”, të bëra në qershor 2007, pra vetëm 2 vjet pas hipjes në kolltuqe, rezulton se klani “SALI”, nga “varfanjak” në opozitë është miliarder në pushtet. Në vitin 2011, klani qeverisës i pushtet-krimit “SALI”, rezulton të ketë pasuri “sheikësh” të hipotekuara në llogari bankare e prona fizike brenda dhe jashtë vendit, ku kryesuese është familja kryeministrore, me eksponentë miliarderë dy fëmijët e kryeministrit Sali Berisha, të cilët disponojnë pasuri të vëna gjatë 7 viteve sundimit të “SALI BABËS” dhe po kështu, gjithë pjesëtarët e pushtet-bandës hajdute e vrasëse.

 

Në vitin 2005 “lypsarë”, në vitin 2007 milionerë

 

Pa komentuar asgjë, por duke iu referuar deklaratave të plotësuara nga vetë ish-varfanjakët e opozitës “SALI”, mund të shikoni “duart e pastra” me të cilat ka qeverisur klani “SALI” menjëherë pasi erdhi në pushtet. Më poshtë po publikojmë listë-pasuritë dhe përfitimet e shumta financiare të krerëve të klanit “SALI”, të siguruara vetëm 2 vjet pas ardhjes në pushtet.

Sali Berisha, kryeministër

 

-Pakësim i 2/3 pjesë të apartamentit që ndodhet në Rruga “Prokop Myzeqari” dhe likuidim i borxhit 2.1 milion lekë që i morri vajzës së tij, Argita Sali Malltezi

-Shtim (pa shifër) nga shkëmbimi i apartamentit në Rrugën “Mustafa Matohiti” dhe vend parkimi makinash nëntokësor (poshtë shtëpisë)

Pakësim i gjendjes cash me 950 000 lekë

-Shtesë llogarie (Liri Berisha) 736 lekë

-Shtesë llogarie (Liri Berisha) 16 334 lekë

-Shtesë llogarie 6 000 euro

-Shtesë llogarie 1 154 350 lekë

-Shtesë llogarie 408 857 lekë

-Shtesë llogarie 9 157 lekë

-Pakësim llogarie 286 lekë

-Të ardhura nga rroga (S.Berisha) 2 540 520 lekë

-Të ardhura nga KRRTSH dhe dietat për udhëtim jashtë vendit 386 250 lekë

-Paga e bashkëshortes 337 339 lekë

-Të ardhura nga shpërblimi i bashkëshortes 56 210 lekë

 

Jozefina Topalli, kryetare Kuvendi

 

-Pakësim depozite i deklaruar më parë, vlera 5000 Euro (5 mijë) (BIA).

-Benz (automjet) i blerë me shumën e tërhequr nga depozita e lartpërmendur. Vlera 5000 Euro (5 mijë).

-E ardhur nga kompensimi i pronave për shkak të trashëgimisë. Pjesë takuese imja 1/3. vlera 3.000.000 Lekë (3 milionë)

-Kursim nga llogari rrjedhëse (paga) e kaluar brenda të njëjtës bankë, në depozitë bankare (banka Credins). Vlera 1.000.000 lekë (1 milionë).

-Të ardhurat tërësore nga paga. Shuma 1.724.352 lek.

-Të ardhura sipas bilancit të shtypshkronjës

-Depozitë bankare (banka Credins), urdhërxhirimi (12.09.06), vlera 1 milionë lekë

-Llogari rrjedhëse (Banka Credins) për të kaluar në depozitë bankare në prill. Vlera 1 milionë.

-Të ardhurat nga pagat për 1 vit. Shuma 2.015.412

-Të ardhurat nga dietat për 1 vit. Shuma 1.035.567

-Kontratë sipërmarrje për truallin e ndodhur në Shkodër, sip 2500 m2 të deklaruar më parë. Në realizim të saj do të merret 1/12 pjesë e 30% të ndërtesës dhe 2500 Euro. Vlera 25000 Euro.

-Kontratë sipërmarrje të pronës së deklaruar më parë (shtëpi+ truall) në përfundim të së cilës do të merret pjesa takuese.

-Aktiviteti i shtypshkronjës ku kam qenë aksioner nuk e ka nxjerrë akoma bilancin.

-Nga aktiviteti im privat i deklaruar në Shkodër. Vlera 1.300.000 lekë (një milion e treqind mijë).

-Të ardhurat nga qeratë e ndryshme në valutë. Vlera 4000 USD

 

Lulëzim Basha, Ministër

 

 

-Shitur shtëpia në Hollandë (te deklarimi i parë), nga kjo shumë e ka 199.726, është shlyer leverdia e mbetur. Pjesa tjetër në bankë, POST BANK

-EUR 257. 500 (dyqind e pesëdhjetë e shtatëmijë e pesëqind).

-Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe private

-Të ardhura nga paga si Ministër i MPTT me vlerë 5.211.200 lek

-Të ardhura nga paga si Ministër i MPJ, me vlerë 10.422.400 lek

-Të ardhura nga shpërblime fundviti në MPJ, me vlerë 46.600 lek

-Të ardhura nga paga e bashkëshortes, me vlerë 51.391 Euro

-Shlyer kësti i fundit i apartamentit në Rr. “Dervish Hima”, Tiranë, me vlerë 35.000 USD

-Shlyer kredia e shtëpisë në Utrecut, Hollandë, me vlerë 199.726 EUR

-Shlyer rent për kredinë e shtëpisë në Utrecut, Hollandë, me vlerë 10.407 EUR

-Deklarimi i interesave private, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme

-Shitur makina tip BMV (deklaruar në deklarimin e parë). Kjo vlerë është depozituar tek ALPHA BANK, Tiranë, me vlerë 45.000 EUR

 

Ridvan Bode, Ministër

 

-Blerje makine “Ëolksëagen” 1 651 000 lekë

-Paga, shtesa e shpërblime 1 843 000 lekë

-Paga e shtesa (bashkëshortja) 1 426 000 lekë

-Shlyerje kredie 126 000 lekë

-Kredi në euro nga 2007, 30 000 euro

 

Enkelejd Alibeaj, ish-Ministër

 

-Llogari në bankë 166 320 lekë

-Llogari në bankë 1 194 991 lekë

-Paga dhe shpërblime 201 470 lekë

-Paga si drejtor i DK.B.AA në KM 1.149 093 lekë

-Komisioni i Vlerësimit në Magjistraturë 74 720 lekë

-Lektor në magjistraturë 72 000 lekë

-Komisioni i Hartimit të Tezës së Noterisë 35 000 lekë

-Paga e bashkëshortes avokate shteti 1 113 035 lekë

-Të ardhura si jurist pranë ATK-së periudha 01.04.2007, 217 886 lekë

 

Fatmir Mediu, Ministër

 

-Apartament 220 metra katrorë 186 000 euro

-Paga si ministër 1 593 735 lekë

-Dieta si ministër të kursyera 300 000 lekë

-Paga e bashkëshortes 932 250 lekë

-Shpërblime 42 000 lekë

-Kredi strehimi në vlerën 300 000 euro, shlyerje 9 134 euro

-Shlyerje kredie 142 200 lekë

 

Majlinda Bregu, Ministre

 

-Shtim depozite (bashkëshorti) 6 000 000 lekë

-Pakësim depozite 200 000 lekë

-Shtim depozite (M.Bregu) 4064 dollarë

-Shtim depozite (M.Bregu) 3524 euro

-Paga vjetore si ministre 1 750 000 lekë

-Paga e bashkëshortit dhe shpërblimet 52 000 euro

-Gjendje llogarie rrjedhëse 290 000 lekë

-Gjendje llogarie rrjedhëse 362 580 lekë

-Gjendje llogarie rrjedhëse 1494 euro

 

Genc Pollo, Ministër

 

-Shtim llogarie bankare 305 776 lekë

-Shtim llogarish, 129 dollarë, 34 euro, 37 lekë

-Depozitë për vajzën 385 393 lekë

-Depozitë për vajzën 281 056 lekë

-Pakësim llogarie 973 euro

-Paga 1 954 200 lekë

-Shlyerje kredie 3 558 euro

 

Genc Ruli, Ministër

 

-Shtim depozite 875 dollarë

-Shtim depozite 9.781 dollarë

-Shtim depozite 185 euro

-Interesa nga bono thesari 452 400 lekë

-Interesa nga bono thesari 369 124 lekë

-Shtim depozite 1 456 euro

-Investimi në fondet e investimit në R.Bank 395 euro

-Paga si ministër 1 954 800 lekë

-Paga e bashkëshortes 1 758 000 lekë

-Shpërblime dhe pagesa për pjesëmarrje në bordin e KRRTRSH 180 000 lekë

-Shlyerje kredie për makinë 13 000 euro

-Shtesë nga shitja e autoveturës “Toyota” 25 000 euro

-Blerje autoveture “Range Rover” (viti i prodhimit 2005) 28 000 euro

 

Pasuri “thërrime” të pushtet-krimit ‘SALI”

 

-Argita Berisha i kthen borxhin 2.1 milionë lekë Sali Berishës

-Sali Berishës i shtohet pasuria me 4.7 milionë lekë

-Lulëzim Basha shet shtëpinë në Holandë 257 500 euro, shpërblime fundviti 46 600 lekë

-Ritvan Bode blen makinë 1.6 milionë lekë

-Jemin Gjana merr kredi në shumën 10 mijë euro

-Lufter Xhuveli fiton me trashëgimi, apartament dhe truall

-Fatmir Mediu blen apartament 186 mijë euro me 220 metra katrorë

-Bujar Nishani blen apartament banimi në selitë, 152 metër katrorë

-Kosta Barka blen apartament në Sarandë, shpërblime 90 mijë lekë

-Sokol Olldashi likuidon borxhin për blerjen e një “Mercedes Benz”

-Genc Pollo, hap dy llogari bankare për vajzat

-Majlinda Bregu, fiton 52 mijë euro në vit nga bashkëshorti

-Ylli Pango, fiton 750 mijë lekë të ardhura nga shitja e librave

-Genc Ruli blen makinë “Range Rover” me vlerë 28 mijë euro

1 komente në “Pasuritë e klanit “SALI” në 2007: “varfanjakë” në opozitë, miliarderë në pushtet”

  1. ben says:

    Keto deklarime pasurie jone piprra para asaj qe kane.Cdo minister dhe ish minister qe pretendon se eshte me “fukarai” mund te kete 10 milione euro cash,te thata.Nuk po flasim per Salen,Ilir Meten,Genc Rulin & Company qe kane shifra tronditese.Ky fondamentalisti Enkelejd Alibeaj,po nderton nje vile tek ish shkolla pedagogjike,mezi ka saju ndonje kredi i shkreti.Kur lexoj jo filan minister ka marre kredi per te blere shtepi,qesh nga zorri,Prandaj ky shkrim nuk eshte real.Shifrat e autorit jane si kruajtese dhembesh per super hajdutet e Shqiperise.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje