Për fat të keq, punët e mëdha në Ballkan bëhen me lehtësinë që nisin të kakarasin pulat për shkak të vezës që u zbret…Aty poshtë. Pulat ndjejnë vezën t´u shtrëngojë të ndenjurat dhe pastaj nisin të kërkojnë një dorë kashtë ku ta lëshojnë. Shpesh ndodh që e lëshojnë mbi gurë dhe veza u thyhet. U shkon dëm mundi dhe me gjasë, edhe e verdha brenda levozhgës. Shqipëria, atdheu i “gjelave” folklorikë dhe luftarakë, nuk bën përjashtim nga ky ves ballkanik i minutës së fundit. Këtë javë, për shembull, u mbodh një grupim qytetar, i quajtur “Inisiativa për Tiranën”, që ftoi në debat dy kandidatët për bashkinë e Tiranës, fituesin tradicional në kryeqytet Edi Rama dhe mtonjësin e katërt në rradhë, Lulzim Basha. Në dukje asnjë gjë e keqe. Ama vetëm në dukje dhe vetëm nëse nuk shihet që koha e zgjedhur për këtë iniciativë kalon mbi gurë me thepa për të prodhuar të njëjtin fat për Vezën që mirëpritet të bëjnë intelektualët. Me fare pak përjashtime, gjithë paneli, përveç rreshtimit të njohur politik nga një krah, u kujdes të ishte tërësisht teknik. Pothuaj secili nga pjesmarrësit në panel, autoritet i spikatur në fushën vetjake profesionale, ishte i pavarur nga bindja se për cilin kandidat do të votojë në 8 maj. Një gjë të tillë u la të kuptohej qartë për shkak të ngutit me të cilin u bënë bashkë. Intelektualët i bëri bashkë jo shqetësimi teknik për Tiranën, por meraku politik që të fitojë kandidati i PD-së.
Edhe kësaj here, ndodhi si herën tjetër pak muaj më parë me rastin e debatit për Piramidën dhe sherrit “të prishet, të mos prishet”! Një mëngjes kryeministri tha se Piramidës i duhej vënë kazma dhe dinamiti dhe mëngjesin e ditës tjetër, me kazmë e dinamit në dorë ju sulën atij ndërtimi shumica e individëve që kanë një zë publik në Tiranë. Më parë, askush nuk ishte kujtuar për një gjë të tillë.
Iniciativa qytetare do të kishte kuptim të bëhej nja gjashtë muaj më parë, qoftë dhe nëse niste të bëhej në javën e tretë të Janarit të këtij viti, por tani, në prag të fushatës, ajo merr kuptim krejt tjetër. Secili nga pjesmarrësit në panel, pavarësisht synimit të lavdërueshëm individual, qoftë dhe padashur, u shndërrua në rrobaqepës që kërkonte të qepte një kostum të ri për njërin nga kandidatët. Për zotin Basha që e kishin përballë dhe mbante shënim. Një kostum të markës: “Unë dëgjoj qytetarët”!
Të enjten, zoti Basha që kishte dëgjuar të martën çfarë i thanë qytetarët e panelit, foli në Opinion-in e Blendi Fevziut, për çfarë mendon të bëjë për Tiranën. Tha pak a shumë atë që do t´i thotë panelit javën e ardhshme siç është planifikuar. Një detaj: sërish Piramida. Këtu nisin dhe ngatërrohen disi punët. Nga vjeshta e vjetshme, në pranverën e tanishme, ka rrjedhur shumë ujë dhe madje përballë vetë Piramidës, edhe është derdhur gjak. Janë vrarë katër qytetarë nga persona me uniformë që paguhen nga borderotë që i firmos kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës. Eshtë bërë një konkurs ndërkombëtar, është shpallur fituesi, janë shkelur sipas zakonit të kësaj maxhorance Kushtetuta dhe një tufë me ligje, përfshi dhe cënimin e autonomisë vendore, janë harxhuar edhe disa miliona euro për të ndërtuar një teatër të pafat dhe është ekzaltuar nga projekti edhe kryetarja e Kuvendit. Si në rastin e prishjes së mbikalimit të Zogut të Zi, kur e njëjta maxhorancë erdhi në pushtet me premtim për të ndezur motorë rruspash dhe i përdori në momentin më të parë që i erdhi për doresh mbi Zogun fatkeq. Për një koincidencë të rastit, rruspat ishin të drejtuara nga i njëjti kandidat i PD-së për Tiranën.
Përgjigja e zotit Basha për Piramidën ishte befasuese. Në thelb zoti Basha tha se ai vetë “…personalisht nuk ishte për prishjen e Piramidës, por për ndërtimin e Parlamentit”. Duke besuar se harresa ka bërë punën e vet dhe se shqiptarët kanë harruar që në dimrin e vjetshëm ai ishte anëtar i kabinetit qeveritar që vendosi pikërisht të kundërtën. Nëse pjesa e parë e pohimit të tij hedh poshtë rrënimin e Piramidës, pjesa e dytë thjesht nuk ka lidhje me të parën. “Të ndërtohet Parlamenti”, është një frazë e përgjithshme dhe me të nuk ka njeri që të jetë kundër. Kundërshtitë nisin në momentin kur diskutohet se ku do të ndërtohet, si do të ndërtohet dhe sa do të kushtojë ndërtimi. Sepse të thuhet se Shqipëria ka nevojë për një Tempull të ri për parlamentarizmin është shumë pak. Nuk është argument. Kush është mësuar të pështyjë në dyshemenë e shtëpisë, do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë edhe sikur ajo të jetë shtruar me dhe´ të rrahur, edhe sikur të jetë e shtruar me pllaka spanjolle. Thënë troç, disa dyzina me anëtarë të Kuvendit të sotëm të Shqipërisë, do të ishin po aq apolitikë sa janë në fjalë dhe vepra edhe sikur vendi i tyre i punës t´i ngjante një disku fluturues, siç thotë Zonja Jozefina Topalli. Gomarin nuk e bën gomar kostumi prej leshi të ashpër që i jep ADN-ja, por vesi që t´i shtrojë shpinën të zotit dhe arti për t´i hedhur shkelma “armikut”.
Dhe meqë ra fjala tek zonja kryetare. Pikërisht detaji për Piramidën i përmendur nga kandidati për bashkinë e Tiranës, zoti Basha, dekonspiron gjithë thelbin e garës për Tiranën. Ajo nuk është garë me Edi Ramën, por është garë brenda Partisë Demokratike. Këtë gjë e di mirë kushdo në PD. Kjo është një garë mes zonjës Topalli dhe një grupimi në maxhorancë brenda maxhorancës së PD-së për ditën post-Berisha dhe dëshirës së zotit Berisha që pas tij, PD-ja të drejtohet nga zoti Basha. Me shumë gjasa kur të dalë në opozitë maxhoranca e sotme. Kjo është arsyeja dhe jo tjetër, që të enjten, zoti Basha korri një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme mbi “armiqtë” e tij në PD, mbi të gjithë ata që mtojnë të pasojnë kryeministrin në një të nesërme të afërt. Duke tërhequr zvarrë zonjën Topalli që i dha me ngut portretin e saj iniciativës për Kuvendin e ri, zoti Basha morri atë fitore që pret realisht nga 8 maji. Jo bashkinë e Tiranës, por premtimin për PD-në e nesërme. Duke gjykuar kështu, iniciativa qytetare për Tiranën, ka kryer edhe ajo misionin e saj. Jo atë që e tregon me deklarata për hir të së nesërmes “teknike” të qytetarit të Tiranës, por misionin e saj politik për të nesërmen politike të PD-së.
Zoti Basha, e di, e di edhe zoti Berisha që ngjan se po grumbullon vota për kandidatin e tij që nga radikalët e majtë të LSI-së së djeshme, sot aleate në një qeveri të djathtë, e deri tek votat e ish-kolegut të tij komunist, Hysni Milloshi. Por kjo është tjetër histori, kush është mbytur më shumë se njëherë, nuk ka frikë se laget!
Comments are closed.
Ketu nuk ka rendesi pse e ka thene Zoti Basha qe te mos prishet Piramida ———–Ketu rendesi ka se Z.Basha ka dhene nje mendim shume te drejte, qe edhe Piramida te mos prishet por edhe Parlamenti i ri te ndertohet
–Ky eshte mednim shume i bukur. …qe edhe Piramida , nje objekt shume i bukur arkitetktural do jetoje
–por edhe nje objekt modern per Parlamentin do te ndertohet ———-Ky eshte tamam mednim per tu lavderuar ,
———-Ndaj ,ne duhet ti perkrahim mendimet qe jane te dobishme dhe konstruktive per Shoqerine tone ,
por qe edhe ne te njejten kohe ndihmojne modernizmin ———-Pavaresisht se kush e ka thene dhe pse e ka thene
Rendesi ka qe ky mendim eshte i dobishem –
———-Kjo eshte e rendesishme ne nje sistem demokratik dhe ne nje shoqeri qe kerkon progresin e saj
Te gjitha analizat me pikesynimet :..Pse ?…Qysh etj –jane jo te shendetshme per Shoqerine tone dhe i bejne dem
ruatjtjes se kohezionit te shoqeirse shqiptare
—-Ato lufterat brenda PD-se jane te natyrshme ne te gjitha Partite politike …..ndaj nuk ja vlen fare te diskutohen..
Me mahnit parashkruesi qe thote analizat “pse?” jane jo te shendetshme per shoqerine shqiptare. Analizat “pse? qysh? tek? etj” jane thelbi i demokracise se cdo shoqerie.
Jane jo te shendetshme ne kete rast
————-sepse jane tamam si pyetjet ne hetuesi ne kohe te diktatures qe fillonin me pyetjen ………………Pse e the ?………… C’ te shtyu ty qe…….??????–
Keto jane absolutisht te papranueshme –sepse ato analizojne shkakun pse u be veprimi dhe nuk analizojne :-
———–PASOJAT POZITIVE DHE DOBIPRURESE TE VEPRIMIT –
-Ne kete menyre kjo lloj analize qe ben zoteria eshte tipike Analize GESTAPOJE me paraqitje raciste
———gje qe s’ka azgje te perbashket me DEMOKRACINE
—Ne demokraci ka rendesi mendimi qe thua –nese eshte i dobishem apo jo –sepse vihet ne sherbim te shoqerise
nuk ka rendesi aspak–pse e tha dhe qysh e tha —
————-Pra vleresohet Dobia e mendimit –jo motivet pse e thua ate mednim –
Nqs mendimi nuk eshte i dobishem per shoqerine por e cenon ate ……..Atehere shoqeria ka te drjete te filloje pyetjet Pse ? qysh e tek ?
— Pra po shqyrtove motivet e mendimit Dobiprures atehere kalon direkt ne DIKTATURE )–sepse ti heton Arsyet e mendimit qe te sherben ty…–Kjo eshte Ligesi e pa -Imagjinueshme
-dhe behesh edhe qesharak —– behesh personazh i skecit famoz te Koco Devoles qe ra ne uje dhe e pyetse gazetari
: C’te shtyu ?–loooooooooooooool—Ah ta dija kush me shtyu…loooooooooooooooool
–Po Koco Devole ku behet mor aman ? –hahahahahahahaha — Ishte i madh fare
———-Apo vazhdon me ate firmen joint venture “2M” te Mahmut Mamhmutaj –Ku tek Italiani hanin dhe tek Koco dhisnin loooooooooooooooooooooooool hahahahahahaahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaahahahahahahaha