Arben LLALLA*
Sapo ka filluar fushata për zgjedhjet e kryetarëve të pushtetit vendor. Kjo fushatë, sipas gjasave, do jetë shumë e ashpër, sepse pushteti qendror i qeverisur nga koalicioni PD dhe LSI kërkon të vërtetojnë se zgjedhjet për në Kuvendin e Shqipërisë të mbajtur në qershor 2009 ishin të lira dhe demokratike. Duke hedhur kështu poshtë akuzat e opozitës për manipulime dhe vjedhjesh votash. Ndërsa PS dhe aleatët e saj duan të vërtetojnë se kanë mbështetjen e shumicës së votuesve shqiptarë dhe se zgjedhjet e 2009 nuk ishin të lira dhe demokratike. Luftë e ashpër politike pritet të jetë në bashkitë e Tiranës, Elbasanit, Korçës, Vlorës dhe Durrësit. Për arsye se, këto bashki, për disa vite udhëhiqen nga përfaqësues të suksesshëm të Partisë Socialiste.
Në qytetin e Elbasanit përballë do të jetë kryetari aktual, z.Qazim Sejdini i PS, i cili kërkon një mandat të dytë për të përfunduar projektet e premtuara, për të cilat vazhdojnë punimet dhe ish-deputeti i PS që vetëm pak kohë më parë u anëtarësua në LSI, z.Durim Hushi. Lufta midis dy kandidatëve pritet të jetë e fortë se kush e meriton votën e elbasanasve për katër vitet e ardhshme.
Kryetari aktual i bashkisë, z.Sejdini, me të drejtë kërkon vazhdimin e mandatit, sepse tashmë është i vërtetuar si një njeri që di të udhëheqë Qytetin e Arsimit. Ai është njëri ndër Kryetarët e suksesshëm të Bashkive të Botës, i shpallur në fund të vitit që shkoi. Ky vlerësim erdhi pasi Komisioni Ndërkombëtar, gjatë vizitës që bëri në Elbasan, vërejti ndryshimet e mëdha gjatë viteve kur këtë qytet e udhëhiqte z.Sejdini.
Qazim Sejdini, me urtësinë që e karakterizon elbasanlliun edhe pse nuk kishte shumicën e Këshillit të Bashkisë, diti të menaxhojë me kujdes dhe drejtësi qytetin e Kristoforidhit dhe të shumë figurave të ndritura kombëtare. Që kur u zgjodh në krye të bashkisë së Elbasanit, u ndje një ndryshim pozitiv në zgjerimin e rrugëve, sistemimin e rregullsinë e qarkullimit rrugor dhe një sërë zhvillimesh të tjera pozitive. Qyteti i Normalistëve nuk do të ishte më një qytet me bulevard të rëndomtë, por me një shëtitore madhështore që do ta kishte zili çdo qytet tjetër.
Si pasojë e ndryshimeve thelbësore në infrastrukturë, përkujdesjeses së vlerave artistike, historike dhe kulturore, në tetor të vitit 2009, bashkia e Elbasanit u vlerësua me Çmim Ndërkombëtar në Panairin e Turizmit të mbajtur në Zvicër. Ky vlerësim, i bërë nga Komisioni i Turizmit Ndërkombëtar, ishte shpërblimi për punën e suksesshme të kryetarit të Bashkisë, z.Sejdini dhe ekipit të tij, me moton: “Për një qytet të pastër, kulturor dhe turistik, ndërtimin e një ekonomie me rregulla, për të tërhequr investitorë të vendit dhe të huaj”.
Kryetari aktual, Qazim Sejdini, vjen në politikë nga fusha e biznesit. Në fillim atij iu besua detyra e prefektit të qarkut të Elbasanit dhe në zgjedhjet e vitit 2007 konkuroi për kryetar bashkie duke fituar besimin e qytetarëve. Pra, ai nuk është një njeri i dhomave të fshehta të politikës shqiptare, ku me votat e qytetarëve mund të bëhet biznes për përfitimit personal. Kryetari aktual i bashkisë, i cili për katër vite tregoi se e meriton votën e elbasanasve, premton se edhe në vitet e ardhshme do jetë pranë qytetarëve të thjeshtë, duke treguar shpirtin human që e karakterizon.
Kandidati i koalicionit të djathtë, z.Durim Hushi, konkuron për kryetar bashkie me një biografi të dyshimtë politike, me lojëra jo të pastra dhe pazare me votat e qytetarëve. Ai ka qenë dikur prefekt i Qarkut të Elbasanit. Dy herë ka gëzuar mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Por z.Hushi ka edhe një të shkuar të dyshimtë në kohën e diktaturës komuniste, për të cilën shpeshherë është munduar ta fshehë. Në fund të viteve 1980, Durim Hushi ka qenë drejtor i njërës nga uzinat e Kombinatit Metalurgjik ,,Çeliku i Partisë,,. Për disa vite drejtoi Uzinën Energjitike në të cilën punonin shumë ish të burgosur dhe të dënuar politikë. Pas një takimi që ai pati me Ministrin e atëhershëm, Besnik Bekteshin, z.Hushit ju besua një detyrë tjetër e rëndësishme dhe për këtë ngritje, mirënjohje të madhe ai duhet t’ia dijë Partisë së Punës dhe besnikëve të komunizmit. Siç duket, ende në PD ka ish-komunistë që përkrahin njeri-tjetrin për të mos iu dal të palarat dhe për të ruajtur pozicionet kyçe të pushtetit.
E pra, z.Durim Hushi, e shikoni sa e vështirë është që votuesi i djathtë t’ju besojë juve votën e tij!? Duhet t’ju rikujtoj, z.Hushi, se “Illuminati” di më shumë se unë për ju dhe pritet t’i bëjë publike në ditët e ardhshme.
Comments are closed.
Ndonje kavajs ju bene pune Elbasanllinjve ,mendoj une loooooooooooooool
Sa bukur i ri xhaketa ketij ne foto –hahahahaahahahahahahahahahaha u dhivaaaaaaa
E sa per ty o raimondush, nuk i paske mbaruar percet ne mengjes qe i leshon ku te mundesh. Ke ndonje problem me elbasansit ti kavajot( do ti te te permend une ate shprehjen e vjeter per kavajsit) por jo s’po e ul veten, se kam respekt per te gjithe shqipetaret, por me sa duket ti si ke shpetuar asaj shprehjes se vjeter, te ngjit ty shume mire.
Po shaka bera o Zana — Me fal se nuk e kisha me te keq , Une per mire u nisa –looooooooooooooooooool —
O Zemra , po ky kopetenti ketu ne foto kete xhakte ku e ka qepur moj aman –se me pelqen qamet ?
Apo kjo xhaketa eshte fashion vetem per elbasanllinjte –loooooooooooooooool hahahahahahahaahahahahahhaahahaha
Zoti Arben,
ju faleminderit qe keni dhene kete paraqitje analitike te situates ne Elbasan para zgjedhjeve. Si nje elbasanase e merguar me erdhi mire te lexoj qe kryetari i tanishem i bashkise ka punuar per Elbasanin dhe jo per xhepin e tij. Po shikoje ne internet fotografi nga Elbasani dhe me te vertete rruget dukeshin me te gjera, por mendova se do ishte nje illizion optik. Gjithashtu u ndjeva krenare qe eshte shpallur një ndër Kryetarët e suksesshëm të Bashkive të Botës nga nje Komision Nderkombetar.
Une te isha elbasanlli ketij ne foto do ja jepja te gjitha votat —se ky duket qe eshte per se mbari, jo per gje po ketij sa i ben xhaketa –loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool hahahahahahahahahahaha — u mmekaaaaaaaaaaaa –po vdes se qeshuri
Ky eshte e vetmja ruge me duket –loooooool