Kurt Tucholsky*
Por, një ngushëllim e ke përherë, një shtegdalje, një largim. Madje edhe në rrafshina ka drunj, syçka uji që vezullojnë përballë teje, horizontet janë larg, edhe në tatëpjetën e zbehtë ngjitet mjegulla e fushave dhe duket sikur fushat po marrin frymë. – Alfons Goldschmidt: “Gjermania sot”
Tashmë, nëpër shumë anë kemi thënë jo! Jo – nga dhembshuria dhe jo – nga dashuria; jo – nga urrejtja dhe jo – nga pasioni! Dhe, tani, dëshirojmë që njëherë të themi – po. Po – ndaj trevës dhe vendit tonë, Gjermanisë.
Vendit ku jemi lindur dhe gjuhën e të cilit e flasim. Shteti le të shkojë ku të dojë, nëse e duam atdheun. Pse pikërisht këtë atdhe? Pse jo ndonjërin prej vendeve të tjera? Ka aq shumë vende të bukura.
Po, por zemra jonë atje nuk flet. Edhe kur flet, atëherë flet një gjuhë tjetër – ne tokës i themi “ajo”; e admirojmë, e çmojmë – por, prapë s’është ajo që e duam.
Nuk ekziston asnjë arsye që para secilës copë tokë të Gjermanisë të biem në gjunjë dhe të gënjejmë: sa e bukur! Por, të gjitha trevat kanë diçka të përbashkët – dhe për çdonjërin prej nesh janë të ndryshme. Dikujt i gëzohet zemra nëpër kodrina, ku fusha dhe livadhi lidhen me rrugë të ngushta, buzë liqeneve malore, ku kundërmon uji dhe druri dhe shkëmbi, dhe ku mund të jesh i vetmuar; kur dikush e ka atdheun këtu, atëherë ai e dëgjon zemrën e vet duke rrahur. Kjo është falsifikuar aq shumë në librat e këqij, në vargjet edhe më budallaqe dhe në filma, saqë gati të vjen turp të thuash: e dua atdheun. Por, kush e di se ç’është muzika e kodrinave, kush dëgjon jehonën e saj, kush ndien ritmin e trevës… jo, kush s’ndien asgjë tjetër, ai është vetëm në shtëpi; ky këtu është vendi i tij, kodra e tij, liqeni i tij, edhe nëse s’e ka një pëllëmbë tokë… ekziston një ndjenjë përtej politikës, dhe nga kjo ndjenjë ne e duam këtë vend. E duam, sepse ajri kalon kështu dhe jo ndryshe nëpër rrugica; e duam për shkak të ndikimit të dritës, me të cilën jemi mësuar; e duam për një mijë arsye, që s’mund të numërohen, për të cilat as nuk jemi të vetëdijshëm dhe të cilat, megjithatë, i kemi thellë në gjak.
E duam, me gjithë gabimet e tmerrshme në arkitekturën e rrejshme dhe anakronike, të cilën duhet shmangur larg; përpiqemi të mos i përfillim këto monstruozitete; e duam vendin, ndonëse në male dhe në sheshe na kërcënon ndonjë fotografi e princit të veshur si ëmbëltor. Lëre le të kërcënohet, mendojmë ne, dhe ecim tutje nëpër shtigje të fushës, e cila është e bukur, përkundër të gjithave.
Nganjëherë kjo bukuri është aristokrate dhe jo më pak gjermane; nuk harroj se përreth një kështjelle të tillë kanë jetuar njëqind bujq të zhytur në mjerim, që ajo të mund të ndërtohej këtu – dhe prapë, megjithatë, megjithatë është e bukur. Kjo që po shkruajmë nuk do të jetë album, të cilin e vendos mbi tavolinën e ditëlindjes; ka aq shumë të tillë. Dhe përherë janë jo të plotë – ende gjendet një copë Gjermani, ende një cep, një trevë, të cilën nuk e ka përvetësuar fotografi… gjithashtu secili e ka Gjermaninë e tij private. Imja gjendet në veri. Fillon në Gjermaninë qendrore, ku ajri mbi pullaze është aq i kthjellët dhe sa më larg që shkon kah veriu, aq më fort rrah zemra derisa e parandien detin. Deti – si në çdo kilometër më parë secili hu, secili pullaz me kashtë, befas, ka një kuptim më të thellë… ne qëndrojmë këtu, thonë ata, sepse menjëherë pas nesh gjendet deti – këtu jemi për detin. Kaçuba qëndron e rrahur nga era, zalli i imët të kërcet mes dhëmbëve…
Deti. Të paharruara përshtypjet e fëminisë; e pashlyeshme çdo orë që e ke kaluar atje – dhe për çdo vit gëzimi dhe përshëndetja “mirëdita!”, edhe pse Mesdheu është më i kaltër… ky është det gjerman. Dhe ahishta; dhe myshku, mbi të cilin ec butësisht saqë hapi nuk dëgjohet; dhe pellgu i vogël, mes malit, mbi të cilin vallëzojnë mushkonjat – mund t’i prekësh drunjtë dhe kur fryn era mbi to, ne e kuptojmë gjuhën e saj. Si për shaka ky libër e ka marrë titullin “Gjermania, Gjermania mbi të gjitha”, sipas atij vargut të marrë të një poezie mburracake. Jo, Gjermania nuk qëndron mbi gjithçka dhe nuk është mbi gjithçka – kurrë. Por me të gjithë duhet të jetë, vendi ynë. Dhe këtu qëndron pohimi, në të cilin duhet të përfundojë ky libër:
Po, e duam këtë vend.
E tani dua t’ju them edhe diçka:
Nuk është e vërtetë se ata që e quajnë veten “kombëtar” dhe s’janë gjë tjetër përveç se borgjezë militaristë e kanë futur në xhep këtë vend dhe këtë gjuhë. Nuk është Gjermani vetëm përfaqësuesi i qeverisë i veshur me pallto solemne, as drejtori i gjimnazit, as zotërinjtë dhe zonjat e helmetës. Edhe ne jemi këtu.
Ata hapin gojën dhe thërrasin: “Në emër të Gjermanisë…!” Ata bërtasin: “E duam këtë vend, po, e duam”. Nuk është e vërtetë.
Në patriotizëm lejojmë të na mposhtë secili – ne jemi solidarë ndaj botës. Sa i përket dashurisë për atdheun s’lejojmë të na mposhtë askush – madje as ata në emër të të cilëve vendi është i regjistruar në kadastër. Është vendi ynë.
Dhe sado të mërzitshëm të më jenë ata që janë e kundërta e nacionalistëve dhe asgjë të mirë në këtë vend nuk shohin, as malin, as qiellin, as valën – me aq ashpërsi kundërshtojmë të përplasemi në patriotizëm. Nuk e çajmë kokën për flamuj – por e duam këtë vend. Ashtu siç u bien daulleve nëpër rrugë shoqatat kombëtare – me të drejtën e njëjtë, pikërisht me të drejtën e njëjtë ne, ne që jemi lindur këtu, ne që shkruajmë dhe flasim më mirë gjermanisht se shumica e gomarëve kombëtarë – me të drejtën e njëjtë, ne mëtojmë lumë e mal, plazh dhe shtëpi, lirishtë dhe livadh: është vendi ynë. Kemi të drejtë ta urrejmë Gjermaninë – sepse e duam. Neve duhet të na marrin parasysh kur flitet për Gjermaninë, neve: komunistëve, socialistëve të rinj, pacifistëve, liridashësve të të gjitha shtresave; duhet të mendohet për ne kur mendohet për “Gjermaninë”… sa thjesht të sillesh ashtu sikur Gjermania të përbëhej vetëm prej shoqatave kombëtare.
Gjermania është një vend i përçarë. Një pjesë e saj jemi ne. Dhe në të gjitha kundërthëniet qëndron – e patundshme, pa flamur, pa harmonikë me kurdisje, pa sentimentalizëm dhe pa pallë të zhveshur – dashuria e qetë për atdheun tonë.
* Kurt Tucholsky (1890-1935) ishte gazetar dhe shkrimtar gjerman.
Nga gjermanishtja:
Comments are closed.
Falenderime “Temes” per kete sjellje te “papritur” qe percjell aq shume mesazhe. Tucholsky eshte nje nga shkrimtaret me te njohur ne Gjermani. Ai ka “kaluar” padyshim ne duart e cdo nxenesi shkolle, per cilido qe ka mbrojtur gjuhen gjermane nuk mund te mendohet qe ne teze te mungoje kerkesa: “Ju lutem interpretoni sipas mendimit Tuaj kete fragment te marre nga Kurt Tucholsky”.
“Tema” ka nje forum me opinione teper interesante, fale redaksise se saj dhe padyshim gazetarit aq peneprehur, Mero Baze.
Kesaj gazete dhe gazetarit Mero Baze i pergjigjet me se miri nje citat i Tucholsky-it, vendosur ne nje pllake perkujtimore ne Berlin: “Gjuha eshte nje arme, mbaje ate te mprehte”.
Dhe “Tema” e mban ate te mprehte.
Kjo qe thote ky eshte ironi ———-……Sic duket asnje gjerman nuk ja ka varur ideve Sokratike te ketij per …… “Dashurine e qete ” per Gjermanine
sepse pas kesaj ligjerate kontradiktore te ketij shokut Ernest looool
ne Gjermani erdhi Nazizmi ,
te cilin e perkrahu gjithe populli gjerman bashke me intelektualet , qe ne emer te nacionalizmit gjerman theri gjithe Europen
————Tema kete artikull banal e boton per te justifikuar mungesen e patriotizimit ne kreun e PS-se dhe te na i paraqesi si mode kete handikap te rezikshem te kreut te opozites
Handikap qe do e lere opoziten gjithmone opozite, dhe per kete te mos keni asnje dyshim por sidoqofte opozita del prape e fituar sepse nuk do humbasi miqesine me Papoin grek
Ajo qe ka rendesi me shume eshte miqesia me ate suflaqin grek , pa s’ka gje se do rime ne opozite……
–Dhe pastaj ka te drejte Tema te shkruaj artikuj dritherues ku e ka fajin populli shqiptar , se natyrisht tregohet shume i leshte qe nuk e kupton kete dashnine tuaj ndaj suflaqit –
,
—-Ndaj une mendoj se ngaqe popullin nuk e nderojme dot , eshte mire qe keta qe nuk i kupton populli te shkojne
dhe te drejtojne ndonje popull tjeter qe i kupton –dhe ta lene rehat popullin tone opozitar te drejtohet nga ndonje tjeter
qe mund ta kuptoje dhe nuk eshte kaq shume modern dhe i mbrujtur me idete iluministe te viteve 1900 sic jeni ju, kompania Suflaqofilia ……loooooooooooooool.
Ne fakt eshte teper qesharake por edhe e trishte ne te njejten kohe, se gjithe fqinjet tane jane nacionaliste extrem,
saqe edhe ne keto kohe moderne po na therin brenda ne shpine tone , ndersa ne Shqiperi behet nje propagande e kundert, kunder patriotizmit si ndjenje
sidomos nga media e opozites , sikur duan te na lene te pambrojtur kunder furise agresive nacionaliste te fqinjeve dhe vecanerisht te Greqise ………..
………….O Tema me keto artikuj dilni pakez si njerez me moral te dyshimte……..