Edhe diçka tjetër: Jo për bum mediatik, por përflitet se mbi çdo lloj zgjedhjesh që do të zhvillohen në Shqipëri, do të rëndojë mavro – hija e dosjeve. Jo e atyre të para ‘90 – tës, jo. Do të shpiket një “fjalor i ri”, më “kontemporan”, ku, për herë të parë, politikanët do ta përdorin kundër njëri – tjetrit, edhe brenda së njëjtës forcë politike. Natyrshëm, sipas teorisë: “Baltavit të tjerët, që të fitosh vetë!” (Më vonë mendo për sloganin elektoral). Dhe këtë herë hapen “dosjet” e kafeve, ryshfeteve, korrupsionit, aferave e shpërdorimit të detyrës… Të gjithë besojnë se do të fitojnë, të gjithë besojnë se janë më të mirët, të gjithë përgatisin platformat elektorale me premtimet e radhës. E, ata që humbasin, e dinë “Avazin e Mukës” : “Manipulime, trafik votash, pirateri, dhunim të drejtash?”. Eh, çudi… gjëra që ndodhin “ekskluzivisht” vetëm në Shqipëri!…Dhe 8 maji po afron….