Lot krokodili tre ditë pas Gërdecit
Nga Kledian Lula, [email protected]
Ata që firmosën hapjen e biznes-krimit vrasës në Gërdec, të quajtur Sali Berisha e Fatmir Mediu, vazhdojnë të jenë përsëri kryetar partie, deputetë, kryeministër, ministër dhe aleatë pushteti. Familjarët dhe ortakët e tyre, ish-menaxherë e përfitues në biznes-krimin “GËRDEC”, vazhdojnë të jenë të lirë, madje më të fuqishëm, duke zhvilluar biznese të tjera abuzive tokash, trojesh, TEC-esh, turizmi bregdetar, ndërtimesh, mbledhje fondesh “bamirësie”, rrahje, plagosje, burgoje e vrasje opozitarësh dhe kërcënime ndaj shtypit
Edhe pse vonohet me pazare e makinacione, Gërdeci nuk është një krim që do “mbyllet”, si janë mbyllur gjithë krimet e tjera, të organizuara e të realizuara nën pushtetin “SALI” me firmat “SALI”. Në Gërdec nuk janë shtypur 2-3 zogj pule me makinë, por janë vrarë 26 njerëz, janë plagosur e janë gjymtuar 300 të tjerë dhe është hedhur në erë një zonë banimi me 3000 shtëpi e biznese. Të vrarët prej biznes-krimit të klikës së pushtetit “SALI”, ishin burra, të rinj, fëmijë e gra, që punonin si skllevër në atë fabrikë vdekjeje, ku pushtet-krimi “SALI” demontonte e paketonte municion ushtarak në kundërshtim me ligjet dhe sigurinë e jetës së banorëve. Prej 3 vitesh, masakra e krimit njerëzor kolektiv të Gërdecit po sillet vërdallë prej aleancës së pisët pushtet-drejtësi.
Ata që firmosën hapjen e biznes-krimit vrasës në Gërdec, të quajtur Sali Berisha e Fatmir Mediu, vazhdojnë të jenë përsëri kryetar partie, deputetë, kryeministër, ministër dhe aleatë pushteti. Familjarët dhe oratkët e tyre, ish-menaxherë e përfitues në biznes-krimin “GËRDEC”, vazhdojnë të jenë të lirë, madje më të fuqishëm, duke zhvilluar biznese të tjera abuzive tokash, trojesh, TEC-esh, turizmi bregdetar, ndërtimesh, mbledhje fondesh “bamirësie”, rrahje, plagosje, burgoje e vrasje opozitarësh dhe kërcënime ndaj shtypit. Ata që u prangosën si sipërmarrës të biznesit, Pinari, Delijorgji e Minxholli, pas tre vitesh në qeli gjenden me “regjim” në vilat e tyre. Dosja “GERDECI” ka tre vjet që hyn e del sa për “dekor-pisllëk” nëpër seanca gjyqesh fiktive, të cilat shtyhen përherë, sikur të jetë një gjyq për “regjistrim fëmije” e jo një super gjyq, për një super krim njerëzor.
Edhe tre ditë më parë, ky gjyq u shty përsëri në “seancë-pisllëkun” e radhës. Dhe padyshim, që drejtësia “SALI” ka paln ta shtyjë pa fund, madje deri sa ata që janë sot 1 vjeç të bëhen 100 vjeç. Qëllimi është ky: Të shpëtohet nga përgjegjësia kriminale kryeministri Sali Berisha (si familje) dhe ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dy krerët e lartë qeverisës që organizuan, lejuan dhe përfituan në këtë biznes-krim, emrat e të cilëve për “çudi”, nuk janë as pjesë formale e gjykimit! Sipas dokumentacionit, fabrika pirate e vdekjes në Gërdec ka nisur aktivitet me vendim të fshehtë qeverie, me firmën e kryeministrit SALI, në tavolinën e të cilit, prej tre vitesh gjenden edhe 80 pyetje në lidhje me Gërdecin, të cilave Sali Berisha nuk po përgjigjet, ashtu siç mohon, mashtron, dredhon dhe nuk përgjigjet pas çdo krimi që ndodh nën pushtetin e tij, me firmat e tij.
80 pyetjet që presin përgjigje nga Sali Berisha
1. A ka qwnë djali juaj Shkëlzen Berisha në Gërdec dhe përse?
2. Cili ka qenë motivi i takimit të fshehtë dhe të porositur i djalit tuaj, me tregtarin e armëve dhe municioneve, Kosta Trebicka?
3. A ka patur djali juaj lidhje me Ylli Pinarin?
4. A e keni në zyrë, korrespondencën e Shtabit të Përgjithshëm dhe informacionet e SHISH, në lidhje me trafikun, me aferat dhe rrezikun e Gërdecit?
5. A keni biseduar me Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi për këto informacione dhe a e keni urdhëruar të mos futet në këtë problem?
6. Ku dhe kur është takuar djali juaj me Diverolin?
7. A kishte pjesë fitimi familja juaj, nga aktiviteti i Gërdecit?
8. Sa herë ka shkuar djali juaj në Ministrinë e Mbrojtjes, me cilët është takuar dhe cilëve u është imponuar e përse?
9. Sa herë është takuar djali juaj me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku dhe për çfarë kanë biseduar?
10. A e dinit apo vërtetë nuk e dinit, që ekzistonte punishtja e Gërdecit?
11. Sa herë keni biseduar me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për Gërdecin dhe për çfarë e ka kërkuar ai ndërhyrjen tuaj, në lidhje me trafikun e armëve?
12. Cili është raporti që ju ka sjellë kreu i bashkisë Vorë, në lidhje Gërdecin dhe si keni reaguar?
13. Kur dhe ku e keni bërë takimin e fundit me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, për Gërdecin?
14. Kur do të shkoni të dëshmoni në organet e drejtësisë, për ngjarjen e Gërdecit dhe si ju kanë këshilluar “juristët” tuaj?
15. Sa herë keni bërë konflikt me djalin tuaj, në lidhje me shoqërimin publik me Delijorgjin, Pinarin, Trebickën?
16. Cili e autorizoi djalin tuaj, të takohej me Kosta Trebickën për punët “sekret shtetëror”?
17. A jeni atakuar me Topin për deklaratën e Gazmend Oketës, duke e ngarkuar me përgjegjësi për Gërdecin?
18. A do të dorëzoni në prokurori dosjen me letrat informuese të skandalit dhe tenderave të Gërdecit?
19. A është djali juaj në Shqipëri, nëse po a mund të dilni publikisht me të, nëse jo, ku e keni nisur dhe përse?
20. A i keni dhënë urdhër Ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa, për të ngurosur materialet e tenderave të trafikut të armëve?
21. A keni dijeni për zhvillimin e këtyre tenderave dhe a duheshin bërë ato, pa dijeninë tuaj si kryeministër?
22. A keni kontaktuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe a ka pranuar ai propozimet tuaja për Gërdecin?
23. A ju ka telefonuar Delijorgji, tre orë pas ngjarjes së Gërdecit dhe çfarë ju ka kërkuar?
24. A ndodhej djali juaj në Gërdec 10 minuta përpara shpërthimit, me cilët ka qenë dhe a është e vërtetë, që ua ka dhënë ai lajmin e shpërthimit?
25. A është takuar me ju mbrëmjen e 15 marsit, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe për çfarë e keni porositur në lidhje me Ylli Pinarin?
26. A ju kanë telefonuar mbasditen e 15 marsit tre persona nga Greqia, cilët kanë qënë ata dhe cilat kanë qënë “porositë” që ju kanë dhënë?
27. A ka lidhje me biznesin e Gërdecit, heshtja juaj ndaj incidenteve Greke të Himarës dhe cilat kanë qënë “tolerimet” tuaja?
28. A është financuar fushata e deputetit Astrit Patozi nga Delijorgji, Trebicka e Pinari? Po fushata e kryetarit të Bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili?
29. A keni dijeni, që firma “Meico” është krijuar që në 5 tetor 1991 dhe a jeni edhe ju, që keni firmosur vazhdimin e aktivitetit të saj pas vitit 1992, duke e mbështetur edhe me 625 mijë USD kredi nga Banka Kombëtare Tregtare?
30. A keni dijeni, që trafiku i armëve dhe municioneve siguronte të ardhura për të blerë sektorin e naftës?
31. A keni dijeni, që të ardhurat nga trafiqet e Gërdecit, do të investoheshin në blerjen e Divizionit të Shpërndarjes së Energjisë (KESH)?
32. Përse doli bashkëshortja juaj me intervistë ekskluzive në shtyp (Panorama), për të konfirmuar deklaratat tuaja, në lidhje me Gërdecin dhe (mos)përfshirjen e familjes tuaj në këtë biznes?
33. Cilët analistë dhe pronarë mediash, kanë qënë mesnatën e 15 marsit 2008, në zyrën tuaj, çfarë porosie dhe “ndihme” u keni dhënë?
34. A keni pranuar financime nga llogaritë e Delijorgjit, Pinarit e Trebickës, për të financuar gazetat tuaja, për efekt propagande për Gërdecin?
35. Në cilin shtet ndodhet aktualisht djali juaj Shkëlzen Berisha, pas ngjarjes së Gërdecit dhe kush e “administron” strehimin e tij?
36. A ka patur financime pagash dhe mitingjesh të PD nga të ardhurat e Gërdecit, cila është sasia e tyre dhe kush i ka menaxhuar?
37. A ka qënë Delijorgji në delegacionin zyrtar të vizitës që ju keni bërë në Greqi dhe kush jua ka kërkuar këtë prezencë të tij?
38. A ka qënë djali juaj në Amerikë tek Deviroli, kush e ka prezantuar me të dhe cilat kanë qënë lidhjet e tij pas këtij takimi?
39. A ka patur lidhje firma “Meico” me ndonjë biznes ndërtimi në Kosovë, kush e ka drejtuar këtë biznes dhe çfarë lidhje ka me familjen tuaj?
40. A ka patur lidhje Ylli Pinari e Kosta Trebicka, me firmën e karburantit “Shqiponja” të PD dhe cili ka qënë roli i tyre në tregun e Serbisë?
41. A kanë lidhje pasuritë e vajzës tuaj me biznesin e fabrikës së Gërdecit, sa herë keni kundërshtuar dhe cila ka qënë pozita që e keni pranuar?
42. A ju kanë ardhur letrat e Geri Kokalarit, a keni biseduar për to me prokuroren e Përgjithshme të Republikës dhe përse nuk u përgjigjeni këtyre letrave?
43. Cili ka qënë personi që ju ka informuar i pari, që djali juaj kishte lidhje me trafikun e armëve?
44. Çfarë i keni thënë ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, kur djali juaj i ka kërkuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, që të firmoste lëvizjen e municioneve drejt Gërdecit?
45. Cili ka qënë qëndrimi juaj, pas informacionit që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka thënë se, “për punët e Gërdecit na pengon Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë”?
46. Çfarë qëndrimi keni mbajtur, kur ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka informuar, që djali juaj futej në ministrinë e Mbrojtjes dhe urdhëronte ushtarakët e lartë?
47. Cila është biseda që keni zhvilluar në shtëpinë tuaj, në datën 4 shkurt (2008), me Fatmir Mediun, për çështjen e Gërdecit?
48. A ju ka kërkuar Fatmir Mediu, largimin nga Gërdeci, të baxhanakut tuaj, për shkak të dekonspirimit të emrit?
49. Çfarë keni biseduar me Kosta Trebickën, në lidhje me takimin e djalit tuaj në makinën e tij?
50. Cili ka qenë personi i autorizuar prej jush, që ka kërcënuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për hedhjen e firmës për miratimin e Gërdecit, si fabrikë demontimi?
51. A ka lidhje me tenderin e Gërdecit, shkarkimi i drejtorit Ekonomik të Ministrisë së Mbrojtjes, Maliq Xhebro dhe cili është roli juaj në këtë shkarkim?
52. A ka lidhje zyra juridike e vajzës tuaj, me përgatitjen e dokumentacionit të firmës që ushtronte aktivitet në Gërdec?
53. A ka kontribuar Delijorgji, në shlyerjen financiare të apartamentit tuaj, për të cilin thatë, se ua ka falur vajza?
54. A keni dhënë porosi, që Delijorgji dhe Pinari të hetohen jo për trafik armësh dhe për krim njerëzor, por vetëm për shkelje në administrimin e municioneve?
55. A ka qënë trafiku i Gërdecit, pjesë e konfliktit tuaj me ish-presidentin Alfred Moisiu dhe përse?
56. A i keni kërkuar ish-ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi, të ndalojë hetimin e drejtorisë së krimit ekonomik, për trafikun e Gërdecit?
57. A kanë sponsorizuar Delijorgji, Trebicka dhe Pinari aktivitetet bamirëse të bashkëshortes tuaj, zonjës Liri Berisha?
58. A ju ka marrë mendim Delijorgji, për të caktuar baxhanakun tuaj, si mbikëqyrës të biznesit në Gërdec?
59. .A keni dhënë urdhër, që Delijorgji të arrestohet pasi të ketë boshatisur llogaritë bankare?
60. A ka djali juaj llogari bankare të përbashkët me Devirolin, me Delijorgjin, Pinarin dhe Trebickën?
61. A keni ndërhyrë tek Delijorgji, për të sponsorizuar gazetën “55” dhe sa është vlera financiare?
62. Kur ka qënë takimi i fundit mes jush, Fatmir Mediut, Ylli Pinarit, Kosta Trebickës dhe djalit tuaj?
63. Çfarë ju ka kërkuar ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pas ngjarjes së Gërdecit dhe çfarë i keni garantuar?
64. Po me Sabri Godon, keni biseduar në rezidencën qeveritare në Durrës për Gërdecin, lidhur me “hallin që ju zuri”?
65. Kur jeni takuar për herë të fundit me Kosta Trebickën dhe çfarë keni biseduar me të, a ka ndërhyrë djali juaj për këtë takim dhe në çfarë kushtesh keni vendosur të takoheni?
66. A dispononi një kopje të dokumenteve të gjetura në kasafortën e Delijorgjit në Gërdec dhe kush ua ka dhënë ato?
67. Cili është paralajmërimi që ju kanë dhënë Fatmir Mediu dhe Sabri Godo, pas shpalljes së akuzës për imunitetin, që bëri prokuroia e Përgjithëshme për të?
68. A ju ka ardhur një njoftim nga grupi hetimor “Gërdeci”, për të dëshmuar për aferën korruptive, për VKM e bërë brenda ditës në favor të “Meico” dhe për tragjedinë?
69. A keni ndërhyrë, që Kosta Trebickës, të mos i bllokohet pasaporta e shërbimit dhe sa të tilla ka patur? A është pajisur ditët e fundit me një tjetër pasaportë dhe me çfarë identiteti?
70. Cila është detyra, që i keni lënë ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha, në lidhje me “menaxhimin” e çështjes së Gërdecit në Pentagon dhe shërbimet e juaja diplomatike?
71. A ka patur lidhje bllokimi i punës në firmën turke të çelikut në Elbasan “Kurum”, me blerjen e skrapit prej Delijorgjit me çmime të larta, të diktuara prej tij?
72. A ka lidhje KESH në këtë presion, duke i ndërprerë energjinë elektrike? Po tatimet? Po inspektoriati i lartë i Punës?
73. A keni urdhëruar ministrin Bode, të përgatisë dosje fiskale të rregullt për biznesin e Delijorgj-Pinarit dhe a funksionoi kjo skemë për të mashtruar grupin hetimor?
74. A keni dërguar një “qarkore” në ambasadat shqiptare në botë, me objekt “mohimin e përgjegjësisë tuaj në çështjen e Gërdecit” dhe cili është rezultati i kësaj propaganda zyrtaro-private?
75. A i keni dhënë porosi policisë së Shtetit, të ushtrojë presion dhe dhunë mbi protestuesit e Gërdecit dhe sa forca janë shtuar, në dispozicion të mbikëqyrjes së zyrave të bashkisë Vorë?
76. A vazhdojnë pagesat e prapambetura të trafikut të armëve, fishekëve dhe skrapit dhe kush vazhdon t’i vjel ato, me cilën bankë bëhen transfertat dhe në cilin shtet?
77. A keni ndërhyrë, për të mos sekuestruar pallatet e Delijorgjit në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe cili është roli i ministrit të Financave Ritvan Bode në këtë “operacion”?
78. A është e vërtetë akuza që ju bëri Gramoz Ruçi, për lidhje aktiviteti juridik të vajzës tuaj me firmën “Gërdeci” të Delijorgjit, Pinarit e Trebickës?
79. A është bllokuar firma “Përparimi” e Delijorgjit në Shkozet të Durrësit dhe cili është kontributi juaj familjar, për të vazhduar aktiviteti i saj?
80. A ju kanë dërguar një “letër dore tepër shqetësuese” dy gjeneralët e ushtrisë që u shkarkuan dhe me çfarë mesazhi mbyllet kjo letër?
Comments are closed.
Te lumte dora z.Lulo.Do te shtoja vetem nje detaj ,e ky eshte :
81.A kane dijeni padronet qe te mbajne me zorr ne pushtet per te gjitha keto dhe se a ke folur ndonjehere brenda kupoles per keta?Me ke e ke bere kete bisede dhe kujt i ke dhene garanci se nuk ka per te ndodhur asnjegje,se po rame ne duhet te bjere e gjithe ……..!
82.kur je rekrutuar per here te pare dhe cili ka qene aksioni i pare i juaj e ne dem te kujt?
83.I-pad kush jua dhuroi dhe me ç’fare sebepi?
Se fundi do te doja t’ju thoja z.Lulu qe :Rruajuni perbindeshit qe eshte i plagosur,se ai kerkon vetem kufoma qe ti marri me vehte!
GENIAL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Je ajka e gazetarise ,mjaft i qarte me fakte kokeforta qe ja nxjerin gjumin SALIUT.Ky eshte sherbimi me i madh qe ju i beni ketij vendi ,je nje intelektual i vertete.Per mua je wikileaks shqiptar .
FALEMINDERIT FALEMINDERIT FALEMINDERIT .