Shqipëria blu

26 Prill 2011, 19:21Blog TEMA

Nga Ernest Bunguri

Sa ngjyrë e shpifur që na është bërë. Imagjinoni Shqipërinë e vogëlth, të kuqe (aty ku janë prerë pyjet), pak të gjelbër (kryesisht shkurre) e pak blu (Jon) plot me beton, të vishet edhe e gjitha vetëm me blu. Ashtu siç është veshur gjithë këto kohë poshtë këmishës, si kanotiere: me punësime në administratën blu, me media e gazetarë blu, me intelektualë blu, me OJQ, shoqata, sindikata, mjekë e kryepleq që luajnë në mbrojtje në ekipin me fanella blu.

Tanimë, gjatë fushatës blu që të fanitet dhe syve në rrugë e në lagje, në makina blu që valëvisin flamuj blu që bredhin zhurmshëm gjithandej.

Në këtë fushatë blu me pak të kuqe gjaku e me të kuqen e LSI-së tek- tuk nëpër turma të sjella me kërcënime blu, një zë i ngjirur çirret si çifuti në shkretëtirë. Vetëm se duke u endur nëpër Pukë, Krujë, Tepelenë, e Fushë-Krujë, merr me vete një “oaz” lëvizës blu që derdhet në sheshe e salla të mbushura cip më cip. Pas tij, kryesisht fëmijë me duart lart e me pankarta në to, bërtasin e çirren ndërkohë që çjerrja e “endacakut” i mbyt të gjitha. Herë pas here, çjerrja kthehet në ulurimë të çjerrur që mbjell dallgë- dallgë ulurima e çjerrje të tjera nga turmat me sy të zbrazët si të hipnotizuar nga një guru.

Ju flet e ju çjerr për Evropën, të cilën e premton gjithandej, edhe në Tepelenë, edhe në Pukë, edhe në Elbasan, gjithandej… Në Korçë e në Pogradec, ka guxim e ju flet, pa iu dridhur qerpiku, të varfërve për pasuri imagjinare, të këputurve për punësime e ngritje rrogash, atyre me lista ju premton tunele… E gjitha kjo e shoqëruar me çjerrje mbi çjerrje, ashtu të padëgjueshme, kërcënuese e ndjellakeqe. Ja disa prej tyre, marrë nga TCH.

Sali Berisha në Fushë-Krujë:

“Me djersën e ballit tonë, me rrudhat e ftyrs sonë, qëndrojnë sukseset tona të mdha. Qëndron vendosmëria jonë për t’ndërtue t’ardhmen që meritojnë qytetarët dhe fmijt tanë. Qëndron vullneti ynë i hekurt, për t’ndërtue Europën në Fush-Krujë dhe kudo, në t’katër ant e ktij vendi…”

E gjitha kjo ndërkohë shoqërohet me ulurima e me bërtitje gati- gati histerike nga njerëz që as marrin mundimin të dëgjojnë ç‘thotë ai guru-ja që çirret më fort se të gjithë, disa prej tyre prej “qejfit”, disa ndoshta prej hallit?

Në Tepelenë:

“Kurrë ndonjëherë nuk ka qenë më e suksesshme lufta kundër varfërisë dhe kundër papunësisë (???). Dy javë më parë, Komisioni Europian do t’deklaronte, se edhe në kulmin e krizës, në Shqipëri, jo vetëm nuk u rrit papunësia, por ajo u ul në mënyrë të ndjeshme. Sot, sërish në Shqipëri, ka papunësi, sërish në Shqipëri ka varfëri, sërish në Shqipëri ka qytetarë që marrin bukën me lista (dmth e di këtë, si Ramizi me radhat e qumështit atëkohë). Por unë i garantoj ata, se gjersa të krijohen gjitha vendet e puns, kjo qeveri do të bëj gjithçka për ta.”

Për ta mbyllur me çjerrjet, vazhdimisht e vetëm mes ulurimash:

“Për ne, ju jeni të part, fëmijt tuaj janë të part, familjet tuaja janë të part, Tepelena është e para, Shqipëria është e para, Tepelena blu, Përmeti blu, Tirana blu, Kuksi blu, Shqipëria blu…”.

 

 

2 komente në “Shqipëria blu”

  1. MEMEDHETARI says:

    Kam pasur nje mik arexhi ne Sukth,Leninin (keshtu quhej),qe, ne kohe te veres vinte shpesh ne Plazh me arushen e vet dhe me plot shoqerues te tjere…
    Nuk mbante fjalime,vetem se kur mblidheshin shume njerez i “jepte leje”arushes te kercente dhe me kete rast merrte dhe ndonje “kafe” nga ndonje shpirtmire…
    Ma kujtoi mikun e vjeter shkrimi i z.Bunguri…
    Ne fakt,ne “oazin” e levizeshem DEMONkratik,personazhi kryesor eshte ariu,dmth,Saliu,pas te cilit te tjeret jane te detyruar te shkojne sepse… kane familje…
    Te zemerosh ariun,sidomos kur eshte i zgjidhur,eshte shume e rrezikeshme…
    Sidomos kur behet gati te ulurije kunder Edi Rames,i cili eshte betuar dhe i ka dhene fjalen popullit shqiptar se do ta lidhe ariun dhe do ta coje ne pension ose ne biruce…
    Sigurisht me votime te ndershme!

    Persa i perket pjesemarrjes mua me duket e cuditeshme qe te mos shkojne te gjithe pa perjashtim,e theksoj,pa perjashtim,edhe opozitaret…
    Eshte mekat te mos e shikosh dhe ta njohesh nga afer :
    – tradhetarin me te madh te Kombit Shqiptar,
    – vrasesin me karakteristikat e Makbethit dhe te Pilatit (2 ne 1),
    – sharesin dhe shpifesin me te madh te Kombit Shqiptar,
    – genjeshtarin me te madh qe ja kalon edhe Pinokut,pa iu skuqur faqja…
    – sharlatanin qe ua kalon edhe bemave te Don Kishotit e Sanco Bashes,me falni,Pances…

    Ju dola borxhit…

  2. devolliu says:

    Po gita , xeni. faslliçi, gimi, peca breçani, taçoili, selmanllari, xhosi, sanço liri, ruli, luli, olldelja, palokja, bregu, vokshi, doda, nusja pashko, mediu, balliu, fevziu, frangaziu, tupi, çupi, çimi, çili, neza, zheji e tërë stani i ristanëve, zoraxhinjve, oborrtarëve e mafiozëve të Salih Geddaf Gërdec Gërdallës ku janë?
    Nuk janë të parët dhe ata?
    Gabim; atyre u ka rrjedhur çurkë djersa.. e bythës.. për të mirën tonë e jo për bythët e veta.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje