SALIU i “hoqi vizat” me 65 mijë klandestine të vdekur e të zhdukur

27 Prill 2011, 20:44Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Krahas korrupsionit, kontrabandës, vrasjes dhe burgosjes së opozitarëve, instalimit të varfërisë maksimale e papunësisë, në historinë e pushteteve “SALI”, do të mbahet mend edhe drama e klandestinëve, ikja e madhe të shqiptarëve për shkak të jetës mynxyrë që u ofroi pushteti “SALI” që prej vitit 1992 e në vazhdim, duke mos u hapur kufijtë deri 20 vjet pas mashtrimit të dhjetorit 1990, prej pasojave të pushtetit të tij rrumpallë. Ikja klandestine, u ka kushtuar jetën shumë shqiptarëve.

 

Bilanci “SALI” i heqjes së vizave: 65 mijë viktima, 11 mijë të zhdukur

 

Prej 5 muajsh dhe veçanërisht këto ditë të fushatës elektorale, “Gjeneral-Gramafoni SALI” përveç mashtrimeve për “parajsë ekonomike”, po u kërkon pushtetin vendor shqiptarëve edhe duke ulëritur për heqjen e vizave. Megjithëse kjo lëvizje e lirë u mundësua e fundit për shqiptarët, madje me afat “semestral” 3 mujor, SALI ZULLUMI e konsideron këtë mundësi-mëshirë të ofruar nga BE, si “arritje private” të personazhit të tij “mister”, kandidatit për bashkinë e Tiranës Lulëzim Basha, i zbuluar tashmë si person me shtetësi “internacionale” anglezo-holandezo-amerikano-serbo-greko-shqiptare. Këtë kontribut fals, SALI ZULLUMI ia dedikon si “dhuratë politike” kandidat LULIT, siç duket për të mbuluar 3 “vulat e zeza” me të cilat u damkos në 3 postet ministrore si shitës i trojeve shqiptare, si hajdut fondesh publike dhe si urdhërues i katër vrasjeve. Së fundi edhe si mashtrues ndërkombëtar, në fshehje pasurie, fshehje aktiviteti e pastrim parash. Shqiptarët tashmë po lëvizin pa viza në vendet e BE. Por, kapobanda e pushtetit SALI ZULLUMI, përpara se të dalë e tund nëpër mitingje pasaportat pa viza, duhet t’u thotë shqiptarëve, se me çfarë bilanci tragjik ua solli lëvizjen e lirë në BE. Duhet t’u thotë publikisht, se sa jetë shqiptarësh janë bërë “kurban” gjatë sundimit të tij barbar e izolues, për shkak të ikjes ilegale maleve e deteve, për të shpëtuar prej pushtetit të tij kriminal e varfërues, mbasi BE i mbajti për 20 vjet bllokuar kufijtë si ndëshkim ndaj pushtet-krimit “SALI”. Sipas statistikave, bilanci “SALI” i (mos) heqjes së vizave kap shifrën 45 mijë viktima klandestinësh, 11 mijë prej të cilëve rezultojnë të zhdukur.

Në vend të lëvizjes së lirë, SALIU u shqiptarëve mashtrimin, izolimin dhe largimin si klandestinë me pagesa, me viza false, maleve e majë gomoneve vrasëse. Pushtet-krimi “SALI”, përpara se të kapardis LULIN si “bamirës” i heqjes së vizave, duhet të mos bëjë sikur “harron” dhimbjen e afro 39 mijë familjeve shqiptare, të cilat për shkak të një vize të bllokuar prej sundimit të tij hajdut e kriminal, kanë mbetur pa fëmijë, pa prindër, pa bashkëshortë. Kapobanda SALI ZULLUMI, që po pompon LULIN dhe veten e tij si “idhtarë të heqjes së vizave”, duhet të përgjigjet edhe ligjërisht, se ku janë 11 mijë trupa shqiptarësh të ikur klandestinë, duke mbetur pa një varr ku të lotojnë nënat e motrat, sepse kanë mbetur maleve, humnerave, lumenjve e fund-deteve, në sakrificat për t’u larguar nga Shqipëria skëterrë e pushtetit “SALI”, të cilës nuk i hapej rruga e lëvizjes së lirë, për shkakë të pushtet-xhunglës që instaloi. “Çmimi” tragjik me të cilën erdhi lëvizja e lirë e ka emrin “SALI” dhe është i barabartë popullsinë e një qyteti.

 

Pushteti “SALI” ka zhdukur 4% të popullsisë shqiptare

 

Pushteti “SALI” gjatë sundimit të tij në vitet 1992-1997 përveç krimeve ekonomike me pasojë shkatërrimin e vendit dhe jetës së shqiptarëve, ka shkaktuar një krim të rëndë mbi popullsinë shqiptare. Eshtë fjala për humbjen e jetëve njerëzore për shkak qeverisjes-sundim të komanduar nga Sali Berisha dhe junta e tij e instaluar në pushtet. Paralel me grabitjen e lekëve nëpërmjet firmave piramidale, pushteti “SALI SUDJA” u mori mijëra shqiptarëve edhe jetën. Ndërsa në 5 vitet Luftës së Dytë Botërore, nën plumbat dhe artilerinë e dy pushtuesve italianë e gjermanë, rezulton se janë vrarë 28 mijë shqiptarë ose 2.2% e popullsisë, në 5 vitet e pushtet-sundimit “SALI” 1992-1997 janë vrarë, janë mbytur në det e janë zhdukur afro 120 mijë shqiptarë, ose 4% e popullsisë. Vrasja me masive ka qenë ajo e vitit 1997 me afro 3000 shqiptarë, të cilët ishin viktima të shkaktuara prej pushtetit “SALI”, i cili edhe kur populli vazhdonte të vritej, jo vetëm nuk largohej nga sundimi, por zgjidhte SALIUN president!

Një bilanc i tillë nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, ku të jetë vrarë e zhdukur 4% e popullsisë, 70% e të cilës figurojnë të moshës 15-30 vjeç. Por ja që ka ndodhur dhe është shkaktuar në Shqipëri prej pushtetit “SALI”, këtij SALIU që vazhdon e ligjëron për liri, të drejta, për siguri jete, për jetë luksi, për lëvizje të lirë, për integrim e futje në BE.

 

Pushteti “SALI” ka groposur shqiptarë në humnera e në fund të detit

 

Nëse do të kishin “gojë” Otranto, Sazani, Semani, Korfuzi, Karaburuni, Ohri, Drini, Divjaka, Vlora, Himara, Shëngjini, apo Qafë-Bota, Tre-Urat, Kakavija, Kapshtica, Gramozi e male të tjerë, do të tregonin përmasat e tragjedisë së shqiptarëve. Mijëra shqiptarë kanë përfunduar në fund të detit, në faqet e maleve e në humnera. Pushteti “SALI”, me qeverisjen e tij të mbrapsht, të korruptuar e kriminale, detyroi shqiptarët të largohen në rrugët e “vdekjes” në një mungesë të një vize e cila nuk i jepej, sepse ishte shkak pushteti “SALI”. Eshtë po ky pushtet “SALI”, që sot del në sheshe dhe kërkon vota edhe pse ka një bilanc tragjik me vdekjen, mbytjen dhe zhdukjen e 65 mijë shqiptarëve, të cilët edhe sot vazhdojnë e kërkohen prej familjeve të tyre, por që janë harruar prej pushtetit “SALI”. Sot po publikojmë “kalendarin e zi” zyrtar 1992-1997, të tragjedive që u kanë ndodhur mijëra shqiptarëve të cilët ikën dhe vdiqën, u vranë e u mbytën si klandestinë,  në kërkim të Europës së premtuar e të mashtruar prej pushtetit “SALI”, i cili i mbajti të izoluar për një vizë, për atë vizë-vrasëse, që sot SALIU e quan “arritje”.

 

22 prill 1992: Një grup prej 17 klandestinësh nga zonat e Pogradec, Librazhd, Fier, zhduken në malin e Gramozit në Ersekë, kufirin me Greqinë.

 

26 prill 1992: Zhduken 7 klandestin brenda kufirit grek në zonën e Korçës, gjendet vetëm trup i njërit.

 

30 prill 1992: Gjenden 5 klandestinë të vdekur në Qafë-Botë të Sarandës, në një kasolle bagëtish.

 

4 maj 1992: Banorët e zonës së Devollit informojnë për zhdukjen e 6 klandestinëve në një humnerë, në tentativë për të kaluar kufirin me Greqinë.

 

7 maj 1992: Gjenden të vdekur në Igumenicë 3 klandestinë shqiptarë, të vrarë me armë zjarri.

 

19 maj 1992: Zhduken 13 klandestinë në det, të nisur nga Vlora, asnjë informacion për jetën e tyre.

 

21 maj 1992: 8 klandestinë rezultojnë të zhdukur në det, të nisur me gomone nga Divjaka, asnjë informacion.

 

30 maj 1992: Zhduken pa asnjë gjurmë 5 klandestinë me gomone, të nisur nga grykëderdhja e Semanit

 

14 tetor 1992: Ndodhi tragjedia e parë në gjirin e Vlorës, ku u mbytën 25 persona, nga fundosja e anijes në Otranto.

 

19 shtator 1993: Nisen 11 persona nga gjiri i Vlorës, por në Otranto fundoset skafi, dhe kjo ishte loja e parë e nisur me gomonet mafioze.

 

11 dhjetor 1993: Mbyten 5 persona në Otranto, nuk jepet asnjë informacion për fatin e tyre.

 

22 shtator 1994: Nga përplasja e dy skafeve në ujërat tona, humbasin jetën 14 kurdë e shqiptarë që udhëtonin si klandestinë për në Itali

 

13 shtator 1995: Humbasin 13 persona nga mbytja e një skafi në ujërat neutral, mbytet edhe skafi me 2 skafistë, të nisur nga bregu i Vlorës.

 

28 nëntor 1995: Pas mbytjes së një skafi me 27 klandestinë, humbin jetën 11 persona, 16 arrijnë të shpëtojnë.

 

29 nëntor 1995: Në Otranto zhduket një gomone me 18 shqiptarë e kosovarë, nga kërkimet nuk u gjet asnjë prej tyre.

 

30 nëntor 1995: Dy skafistë vlonjatë dhe 1 fëmijë, u dorëzuan të vdekur nga një anije patrulluese amerikane e cila i gjeti në Kanalin e Otrantos, flitej për 25 të mbytur.

 

14 mars 1996: Zhduket skafi me 34 vetë në bord, 31 prej tyre ishin nga Maqellara e Dibrës, nuk gjendet asnjë kufomë

 

29 tetor 1996: Mbyten 2 skafistë dhe 8 klandestinë në Sazan, gjenden vetëm 6 trupa prej tyre.

 

28 mars 1997: Shënohet katastrofa më e madhe në historinë e mbytjes së shqiptarëve në Otranto, mbyten 118 klandestinë, kryesisht gra e fëmijë nga të cilët 84 nuk gjenden.

 

12 prill 1997: Mbyten 4 klandestinë me një gomone, 3 nuk gjenden, shpëton vetëm 1 prej tyre.

 

18 maj 1997: Trafikantët hedhin nga gomonia në Otranto 13 klandestinë, mes të cilëve 4 fëmijë, shpëtojnë vetëm 10 prej tyre

 

23 dhjetor 1997: Skafistët hedhen në Otranto 33 klandestinë, ndërhynë policia detare italiane dhe shpëton vetëm 19 prej tyre.

4 komente në “SALIU i “hoqi vizat” me 65 mijë klandestine të vdekur e të zhdukur”

  1. saimir says:

    z.Lulo: Je koçiz e shume i perpikte ne ato qe parashtron e deklaron!Je ajka e gazetarise sot pavaresisht se te mungon xheli i flokeve.Sikur Shqiperia te kishte rreth 15 gazetare te tille qe te luftonin balle perballe me fakte kunder nje pushteti vjedhes e vrastar koha per futjen ne BE do te qe e pergjysmuar,shqipetaret nuk do ishin kthyer nga njerez ne kafshe cirku qe i trajton nje shperllarak si te doje,e prestigjin do ta kishim edhe me te larte sot.Poshte diktatura e budallenjeve.

  2. Alban Dega says:

    MESAZHI I PADEGJUAR I TROPOJES DHE TRAGJEDIA SHQIPTARE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam nje kerkese vellazerore per te gjithe lexuesit e komentuesit e cilesdo gazete e medias shqiptare. Mos e ngaterroni Malesine e Gjakoves, Tropojen me Sali Berishen me asnjerin prej ne tropojaneve. ” Nuk ka pyll pa derra” thote sovrani.
    Ia mori fytyren Malesise se Gjakoves. I shami shan, thone bashkevendasit e tij . E ai vazhdon adetin e te shamit.
    Per me teper ishin populli i Malesise se Gjakoves, bijt e bijat e Tropojes , te paret ne Shqiperi qe organizuan spontanisht protesten e pare mbarepopullore, protesten spontane, protesten uragan kunder Sali Berishes, Azem Hajdarit, Arben Imamit e co. me 9 janar 1991.
    “Heronjt e demokracise” u bene ere perballe atij uragani duke lene mbrapa vetem hijen e pardesyve te bardha, dhe kembet e shpejta te lepurit te bardhe! Kembet e shpejta faqja e bardhe!

    Me syrin e se vertetes plot 20 vjet mbrapa

    “Kurre ne jeten time nuk kam pare nje uragan te tille popullor… U ndez qyteti i Bajram Currit nga zjarrmia e shpirtit demokratik dhe sic e tregoi koha edhe te parandjenjes se sovranit se cka do te vinte” me thoshte njezet vjet mbrapa vellai im Agim Dega , i cili ne ate kohe udhehiqte opoziten ne Tropoje.
    ” As qe behej fjale per ndonje organizim ose qofte edhe nje gisht e aq me pak dore te fshehte tonen si opozite ne ate proteste”, sic na akuzoi PD-ja ne ate kohe… “Kurre nuk do t’ia arrinim ta organizonim nje uragan te tille te papare ndonjehere ne historine e Tropojes…

    Nese nuk e besoni shikoni filmimet e cunguara te asaj ngjarjeje… Pyeteni edhe korrspondentin e RTSH-se Ilir Bucpapa e mijera tropojane deshmitare te gjalle te asaj ngjarjeje, qe ka qene te pranishem e ka filmuar apo kane perjetuar ngjarjen.

    Terbimi i Berishes nuk fal as femijet!

    E ate dite nuk u thye asnje xham. Nuk u shkel asnje fije bari. Nuk u rrah as nuk u lendua asnje milingone….”
    E parandjenja e popullit u vertetua…. Asnje rreth si Tropoja nuk e ka paguar aq shtrenjte harxhin e politikes qe do te zbatonte biri i tyre, Sali Berisha. Mbi 165 tropojane, mbi 90 per qind te moshes nen 45 vjec, u vrane ne vitet 1997- 2000 per shkak te kesaj politike, per nje fjale te nje 16 vjecari ndaj Berishes ne qershor 97 . Pra dyfish me shume se sa ishin pushkatuar per gati gjysem shekulli diktature ne Tropoje.

    A e dini pse !? Nje djalosh 16 vjecar , Shkelqim Haklaj kishte thirrur kunder Sali Berishes ne mitingun e mbajtur ne Bajram Curri nga PD-ja per fushaten elektorale ne qershor te vitit 1997. Berisha ishte terbuar kunder nje femije!
    ” E dua gjalle ose vdeke ate djale ne Tirane” u hakerrye edhe ate dite ish- Presidenti shqiptar Berisha para mikrofonave. Eshte e incizuar dhe eshte transmetuar ne kronikat e “ Xhungles” se gazetarit me te mire hulumtues shqiptar te te gjitha kohrave Artan Hoxha.

    Zjarrvenes i Tropojes- Zjarrvenes i Shqiperise

    Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos i vinte flaken edhe vendlindjes sone , Tropojes… As ato fantazma nuk do ti ndahen regjizorit edhe te kesaj tragjedie tropojane as pertej varrit derisa te zbulohet e verteta cullak ( lakuriq ) e derisa te jepet drejtesia nga shteti ligjor per kete tragjedi tropojane qe do te ishte pjese e tragjedise se madhe shqiptare me te njejtin regjizor, Sali Berishen!

    Zjarrvenesi i Tropojes nuk mund te mos i vinte zjarrin edhe Shqiperise. Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos i vinte zjarrin edhe Tropojes!

    Si njera edhe tjetra jane duke paguar edhe sot haracin e asaj tragjedie, plaget e se ciles do te vazhdojne te kullojne gjak derisa te jete vene ne vend drejtesia nga shteti ligjor, para te ciles duhet te jene te barabarte si Presidenti edhe ai 16 vjecari krejt i pafajshem, si krye- ministri edhe secili prej te ekzekutuarve me urdherat e tij direkte me 21 janar 2011. ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”

    Keshillat qe rane ne veshin e shurdher i Berishes dhe Azem …. ari

    “Tri dite para se te vinte ne Tropoje u takova rastesisht me Berishen tek Pallati i Kultures ne Tirane”, tregon Agimi. “U pershendetem vellazerisht… Me thote se do te vinte ne Tropoje dhe me pyeti per ndonje sugjerim. I uroj paraprakisht mireseardhjen dhe i jap tre keshilla:

    E para, mos merr me vete Azem Hajdarin se tropojanet kane alergji per te.

    E dyta mos merr shume lidere te PD-se me vete se tropojnave u duket sikur po u ben karshillek.

    E treta , mos fol ashper kunder Enver Hoxhes tani per tani sepse akoma nuk eshte krijuar mjedisi per kete hap ne Tropoje…”

    Beri krejt te kunderten per secilen keshille. Cfare mbolli korri!!!

    Te nesermen duke shkuar ne Tirane per te raportuar per ngjarjen ishja ne nje traget me suiten e Berishes, perfshi Azem Hajdarin. Isha ulur prane nje plaku te mencur e shume hokatar nga Puka dhe po pinim kafe. Pak caste me vone afrohet Azem Hajdari dhe fillon te bertase e kercenoje pse gjoja i kishim organizuar antimitingun. Iu pergjigja me qetesi . Ai vazhdoi ne te tijen.

    Ne kete kohe plaku qe kishja prane e keshillon qe te qetesohet se ishim vellezer. Azemi terbohet edhe me keq dhe ofendon plakun quke e quajtur “matuf”.

    -A e di ti mor matuf se une jam Azem Hajdari, i hakerrehet Azemi duke uleritur.

    – Si e kishe emrin si e kishe!?, i thote plaku hokatar.

    – Azem Hajdari dora vete Azem Hajdari , i pergjigjet ai.

    – Manete i thote, ti emrin mund ta kesh Azem Hjadari… Po ti kake ( qenke ) Azem K….ri…, iu pergjigj me gjithe forcen e shpirtit plaku i mencur pukjan.

    Kujtese per cdo shqiptar !

    Malesia e Gjakoves, Tropoja, e dha mesazhin e vete demokratik per krejt Shqiperine. Fatkeqesisht ai mesazh nuk u degjua dhe aq me pak nmuk u kuptua ne kohe… Ndaj mos shani Tropojen. Tropoja nuk ka asnje faj. Tropoja e kishte kryer detyren e vet atdhetare e qytetare.

    Jo vetem ne ato fillime demokracie. Shume me heret. “ Ruaju pabesise se shkaut ( serbo- malazezit dhe sherrit te Berishes” e ka thene tash e mbi njeqint vjet.

    Jo vetem kete por edhe filozofine per berishsit. “ Berishsin edhe kur mbytet mos i kerko kufomen teposhte lumit. Kerkoje perpjete. Jo vetem per se gjalli por edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht,

    Nese kini dyshim shihni rrugen e politiken, shihni ecurine e Sali Berishes! Aty keni jo vetem deshmine e mencurise tropojane por edhe nje mesazh per te gjithe shqiptaret. E kur nuk te do katundi tend si mund te doje qyteti, rrethi , krahina, shteti, kombi tend!

    Katrahura 97, Otrantoja, Grushti klasik i shtetit 98, Gerdeci 2008, 21 janari 2011 jane deshmi mjaft tragjike per ti harruar. Kush harron eshte i denuar te perserit te njejten tragjedi.

    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne… Po bien… bien…bien!

  3. anab says:

    ky popull nuk ka per te ndryshuar asnjeheeeer se ne vend qe te gezojme qe erdhi kjo dite nuk po bejme gje tjeter vecse po merremi me fjal dhe jo me vepra…po gjermania qe pati me mijera te vrare sot po lulezon nga te mirat po ne ku jemi???????
    pse nuk e gezojme liberalizimin se per shume veta ishte nje mrekulli qe pane femijet e tyre mbas shume e shume vitesh

  4. Blue Sky says:

    Gjith keto viktima jane pergjegjesi e te pareve te ketij qe shkruan kete artikull ose me sakt dhe te ketij qe shkruan pasi Shqiperine e mbajten te izoluar dhe nen diktature. E vrisnin tjetrin per nje fjale goje dhe ajo e cila eshte akoma dhe me tragjike kishte viktima qe vdisnin nga barktharesia, askush nuk e mbushte barkun me buke, asnje femije nuk ngopej as me qumshtin e nenes e cila nuk kish se cfare ti jepte… Keto jane kirmet me makabre… Mos flasmin me pas per te burgosurtit per nje fjale goje qe ishin ne kushte cnjerezore. Dhe komunizmi ruante me fanatizem keto krime duke i bere nje barriere teper te madhe Bashkimit Europian. Kalimi i kufirit atehere quhej Tradheti ndaj Atdheut dhe direkt denohej me pushkatim. Dhe kur zoti Sali Berisha se bashku me Studentet e paharruar te dhjetorit shemben muret e komunizmit dhe hapen kufijte e Shqiperise te gjith donin te arratiseshin nga ajo Shqiperi qe kishte katandisur komunizmi…Kabineti qeverritar i zotit Berisha ne ate kohe nuk mund te bente asgje per tju dhene levizjen e lire qytetareve te ketij vendi pasi komuniozmi e kishte lene shume mbrapa pavaresisht deshires dhe perkushtimit te tij per te sjell liberalizimin e vizave sa me shpejt… Pra llogjikisht ata jane viktima te sistemit Komunist dhe nese nuk do ishte zoti berisha mund te kishin qene 650 mije e jo 65 mije. Por shkrues i nderuar a mundesh ti te bersh nje llogari te thjesht per viktimat e sistemit te asja kohe?!! Sa ishin ne nje vit? Sa pushkatonit ju ne ate kohe ose nese nuk ke qene ti atehere sa vet te thoshte babai jot se pushkatoj?!!! E pra te pakten duhet te kesh me shume respekt per ate qe i dha lirine ketij vendi, qe e beri kete vend te ece me hapa galopand drejt standarteve te Bashkimit Europian dhe qe sot te gjith GEZOJNE LIRINE E LEVIZJES NE EURPOE fal zotit BERISHA.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje