Ai u lind dhe u rrit në Vuçidol të Tropojës. Nuk dihet mirë origjina e fisit të tij, por ka edhe teza që e shpien larg dhe përderisa nuk kemi fakte është mirë të mos biem pre e spekullimeve të mundshme. Këtu do të paraqesim fakte të cilat shumë prej nesh i kanë përjetuar, i kanë parë me sy e dëgjuar me veshë, në eksperienca personale ose nëpërmjet mediave, por do të sjellim edhe ndonjë të dhënë nga burime pak më të rezervuara. Qëllimi është që të risjellim ngjarjet në mënyrë kronologjike, të kujtojmë, të mos harrojmë, sepse një popull me memorje të shkurtër ka tendencë t’i përsërisë gabimet duke mos mësuar kurrë prej tyre…
-Shkurt 1999, vendet aleate të mbledhura në Rambuje, Francë nënshkruajnë një marrëveshje me qëllim pushimin e luftës në Kosovë dhe largimin e trupave serbe nga territori, marrëveshje e cila pranohet të firmoset nga të gjitha palët, vendet e grupit të kontaktit dhe pala kosovare por jo nga Jugosllavia e Millosheviçit. Mosfirmosja nga pala jugosllave ishte prelud i bombardimeve të NATO-s dhe pavarësisë së Kosovës. Ai ishte i vetmi zë jashtë korit të kombit shqiptar së bashku me Adem Demaçin. Në një konferencë për shtyp të partisë së tij, Ai së bashku me Demaçin bënë thirrje që pala kosovare të mos e firmoste marrëveshjen e Rambujesë, duke marrë përsipër pasoja të paimagjinueshme. Arsyet janë të panjohura! Interesat e Tij koinçidojnë me ato të Jugosllavisë…
Atdhedashuria nuk është ajo e fjalëve të mëdha, e deklaratave patriotike, parullave plot dashuri për kombin, atdhedashuria tregohet në momentet vendimtare historike, në datat që përcaktojnë fatet e atdheut, duke vepruar në dobi të çështjes edhe me vetëmohim.
Por le të kthehemi pak në kohë.
-Në 1962-shin Ai shkoi në Tiranë ku u regjistrua (me emërim nga shteti siç ndodhte në atë kohë) në Fakultetin e Mjekësisë. Pasi mbaroi studimet ai u specializua si kardiolog dhe u mbajt në punë në spitalin e Tiranës. Këtu filloi të interesohej për t’u bërë anëtar partie me ndihmën e Idriz Shehut kryetar i Degës së Tropojës. Në kushtet që ishte ai e kishte disi të vështirë të bëhej anëtar partie dhe për këtë arsye u këshillua të bashkëpunonte me “shtetin”. Shumë shpejt ai tërhiqet në bashkëpunim nga strukturat e sigurimit, pas një takimi në Ministrinë e Brendshme dhe iu caktua nofka “Penicilina”. Pas këtyre lëvizjeve miratohet kërkesa për ta pranuar në parti…
Në një moment të dytë ai martohet me Lirinë, babai i së cilës kishte studiuar në Jugosllavi gjatë kohës së komunizmit dhe ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja (?!). Për këtë të fundit nuk kemi fakte por sekush mund ta mendojë sipas logjikës personale. Fakt është që vjehrri i TIJ u martua me një serbe, Milicën, motra e së cilës (pra tezja e Lirisë) ka qenë kolonele e UDB-së dhe mbështetëse e Rankoviçit . Për këtë të fundit mund të gjeni informacione të shumta edhe në internet (wikipedia), edhe mbi genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës. Djali i tezes së Lirisë u bë këshilltar ekonomik i Millosheviçit, por kjo ka ndodhur më vonë, gjatë luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë… Por le të mos zgjatemi me këto hollësira mbi familjen e gruas, në fund të fundit mëkatet e prindërve nuk kanë përse t’i paguajnë fëmijët dhe kurrsesi nuk duam të aludojmë që këto fakte (sekrete?) janë të mjaftueshme për të implikuar edhe personat që udhëheqin Shqipërinë sot. Një pyetje ndoshta mbetet pa përgjigje në këtë pikë: shoqëria “Shqiponja” që operoi gjatë viteve ‘94-’95 dhe e cila theu embargon e luftës në Bosnje duke furnizuar me naftë makinën luftarake të Sllobodanit, nga kush u krijua dhe kujt i hyri në punë? – ”Ai është vënë shpesh përpara kësaj pyetje dhe përgjigjet se ishte një kompromis për të ndihmuar vëllezërit kosovarë (?)”.
“Ky atdhetarizëm mashtrues, ky atdhetarizëm karrem, e bën këtë gënjeshtër më të padurueshme, në të vërtetë më fyese për disa nga dëgjuesit, por më të shijshme për disa nga dëgjuesit e tjerë” – thotë Rexhep Qosja mbi këtë çështje.
Sidoqoftë gazeta me e madhe në Kosovë, Koha Ditore, botoi gjatë viteve 97-98 të plota dokumentat që vërtetonin implikimet e Rexhep dhe Milica Ramës (vjehrri dhe vjehrra e Tij) në UDB, ndërsa në Shqipëri dosjet e ShIK-ut për këta persona zhdukeshin duke mos lënë gjurmë.
– Le të kthehemi sërish pas, në 1974-ën Ai caktohet për specializim në Francë dhe ky ka qenë momenti kyç i përpunimit të tij nga UDB-ja. Kundërspiunazhi shqiptar i dërgon një informacion zëvendësdrejtorit të Sigurimit, Sulejman Abazit sipas të cilit në Shqipëri vepronin 2 kanale të UDB-së, njëri që kalonte nga Vuçidoli dhe tjetri nga Shkodra… Pas ardhjes në pushtet AI arreston Sulejman Abazin. Por nuk mbaron këtu. Në ’91-’92 në Shqipëri dynden serbë të Kosovës të cilët flisnin mirë gjuhën shqipe dhe që hiqeshin si shqiptarë. Ai ishte kontakti së bashku me Mehmet Elezin…
-Në 92-shin me të ardhur në pushtet Ai ka urdhëruar arrestimin e Adem Jasharit heroit të luftës së Kosovës. Pas largimit të Ademit në Kosovë nuk u lejua hyrja e këtij të fundit dhe Hashim Thaçit (asokohe student në Tiranë) në territorin shqiptar. Ishte i njohur bashkëpunimi me shtetin Shqiptar i grupeve të vogla guerrilase patriotike që vepronin në Kosovë, që në fillim të viteve ’80, grupe të cilat më pas do të bashkoheshin nën komandën e Adem Jasharit për të krijuar UÇ K-në. Arsyet që e shtynë ATË për të dëbuar Jasharin dhe liderë të tjerë kosovarë nga territori Shqiptar mund të interpretohen si urrejtje e tij për të majtën dhe të majtët. Në fund të fundit edhe Ai vetë kishte një histori të majtë por tani ishte konvertuar. Apo mos vallë arsyet janë të tjera? Mund të ishte edhe veprimtari antikombëtare. Këtë herë duke vepruar drejtpërdrejtë dhe jo vetëm duke mosvepruar siç ndodh rëndom në aktivitete të tilla.
Vrasja dhe zhdukja e një tjetër aktivisti të çështjes kombëtare, Remzi Hoxhës, gjatë qeverisjes së TIJ në territorin shqiptar nga SHIK-u është një tjetër rast që njihet mirë nga i gjithë populli shqiptar, këtej dhe andej kufirit, por që mbeten sërish mister rrethanat dhe sidomos arsyet…
Marrëveshja e njohur midis Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar mban firmën e TIJ, Ai dhe vetëm AI i cili është më patrioti në deklarata ka lidhur marrëveshjen më të suksesshme që ka arritur ndonjë herë Greqia fqinje. Jo se nuk na bëhet qejfi për sukseset e fqinjëve por mbetemi tejet të habitur nga insistimi dhe kokëfortësia për ta rifirmosur marrëveshjen edhe pas rrëzimit të saj nga Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të mendojmë që është e qëllimshme pasi nuk kuptohet mirë kush është qëllimi në një marrëveshje ku Shqipëria del e humbur?!
Le të kthehemi edhe një herë në qeverinë e tij të parë ’92-’97. Lidhjet me fondamentalistët islamikë dhe largimi nga aleatët perëndimorë i kushtuan shtrenjtë. Gabim që në qeveritë që po pasojnë, jemi të bindur nuk do të përsëritet. Një nga veprimet më të nxituara ka qenë futja e Shqipërisë në Konferencën Islamike dhe financimi i grupeve fondamentaliste. AI dërgoi në 1996-ën një ngarkesë me armë në disa avionë drejt Palestinës. Ngarkesë e cila u piketua nga Izraeli dhe u ndalua në Çad. Arafati në një udhëtim sekret ka ardhur në Rinas dhe e ka kërcënuar Atë se do ta paguajë shtrenjtë këtë humbje. Dimë që Arafati i mori mbrapsht lekët dhe në ’97-ën shqiptarët humbën shumë lekë në firma piramidale…
Por le të vazhdojmë.
-Në 2008-ën shqiptarët u njohën me një personazh të ri me emrin Damir Fazlliç dhe me origjinë serbo-boshnjake, mik i ngushtë (i deklaruar nga vetë Ai) i familjes së liderit dhe biznesmen me shumë interesa në Shqipëri. Nuk duam t’i japim ngjyra nacionaliste ketij shkrimi dhe aq më pak nuanca raciste, por sërish na lind një pyetje: Përse në filmimet që shfaqen në të gjitha televizionet shqiptare (dhe që datojnë 2006), ky personazh misterioz dhe deri diku anonim, qëndron përkrah gjeneralëve të shtetit, Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Brendshëm, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Drejtorit të përgjithshëm të Policisë etj. , në një mbledhje të sigurisë kombëtare. Pyetja nuk është përse ndodhet aty një serbo-boshnjak por përse ndodhet aty një askush, kur dihet rëndësia e këtyre mbledhjeve dhe sekreti që i rrethon ato?! Nuk jemi tendenciozë, jemi pa përgjigje edhe sot e kësaj dite.
Thuajse të gjitha akordet midis shtetit Shqiptar dhe atij Grek për hapjen e shkollave greke në krahina ku nuk ka asnjë minoritar grek, ndërtimi i varrezave të ushtarëve grek në zona ku eshtrat jane të gjyshërve e stërgjyshërve të popullit tonë, e madje është tentuar të përdoren edhe eshtra të miturish duke na i shitur pët ushtarë grek, e pra këto marrëveshje mbajnë ose datë të vitit 1996 ose 2005 e më tej. Thuajse gjithmonë e njëjta firmë entuziaste nga pala Shqiptare. Të mos harrojmë parrullën greke: “Ku ka eshtra ushtarësh grek, aty është Greqi”.
Dhe për të ardhur te nisma e fundit e Atij, tek plani që ende s’është vënë në zbatim sepse më parë kemi zgjedhjet, te regjistrimi i popullsisë duke bërë vetëdeklarimin e fesë dhe sidomos të kombësisë. Pra i lihet dorë e lirë çdokujt, të varfërit, të pashkolluarit, të kërcënuarit, të pavullnetshmit dhe të painformuarit të zgjedhi vetë kombësinë e tij. Iniciativë e admirueshmë kjo e qeverisë tonë. Por sërish nuk kuptojmë përse insiston kaq shumë fqinji ynë jugor Greqia, që të bëhet ky vetëdeklarim i popullsisë? Nuk quhet kjo ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë? Përse i intereson kaq shumë? Përse në krizën më të rëndë ekonomike që e ka përfshirë, Greqia vazhdon u paguan dhjetëramijëra pensione “grekëve” të Shqipërisë?
Por mbi të gjitha: përse aty ku janë interesat e shteteve fqinjë që gjithmonë kanë qenë e vazhdojnë të mbeten përfitues në dëm të interesave tona kombëtare, qëndron përherë Ai që lindi në Vuçidol dhe është nderi i kombit? A duhet ende të mendojmë që është politikë e fqinjësisë së mirë, mefshtësi, padituri, rastësi politika e Tij, përherë në favor të fqinjit?
A duhet që të rreshtojmë këto fakte dhe shumë e shumë të tjera që i kemi përpara syve çdo ditë, për të kuptuar që kjo është politikë antikombëtare që bëhet hapur, në dritën e djellit, në dëm të kombit?
Kohë të vështira po i afrohen Shqipërisë, si hije të pakapshme, të paluftueshme dhe jemi vetëm, jemi vetëm ne që duhet t’i dalim zot këtij vendi. Koha do të na gjykojë!
*Onufri. Gjeneralmegafoni.com
Comments are closed.
Kohë të vështira po i afrohen Shqipërisë, si hije të pakapshme, të paluftueshme dhe jemi vetëm, jemi vetëm ne që duhet t’i dalim zot këtij vendi. Koha do të na gjykojë!
Nje shkrim qe flet dhe i therret shpirtit patriotik shqiptar . Eshte me shume i vlefshem per te gjithe ata shqiptare qe nuk e kane kuptuar ende se kush eshte Sali Berisha dhe shkojne prapa tij nga naiviteti ose per ndonje kocke per te lepire dhe harrojne qe Sali Berisha po i shet ata bashke me kocken qe iu jep te fqinjet greko -serbe.
Shqiptare qe i shkopni mbrapa Berishes , thirrini mendjes se po denoni veten tuaj dhe per fat te keq dhe bashkepatriotet tuaj me vdekje shpirterore dhe me pas zhdukje identiteti , eeeeeeeeeeeejjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj ku iu shpie mushka o njerez pa mende ???????????????????
Jane harruar, ose mund te shtohen, dy fakte madhore :
1- I ashtuquajturi Arkan,kriminel i njohur serb i luftes,ka ardhur disa here ne Shqiperi (Shkoder), ku me sa duket ka pasur nje baze te tij.
2- Ramiz Alia njihet si agjent i UDB dhe ishte pikerisht UDB-ja nepermjet Ramizit qe piketoi nje “te sajin” si Berisha si udheheqes i ardhshem i Shqiperise se tranzicionit.
Bej pjese nder ata shqiptare qe i besoj sa shkruhet me siper.I justifikoj pa te drejte te shiturit tek Saliu por qe fitojne ekonomikisht.Po te heqim vjedhjet e votave nga Saliu perseri 30 per 100 votojne per te dhe pa perfitim.Keta nuk kuptohen pse votojne per nje antikombetar qe fal detin grekerve,lejimi i varezave greke rambujeja etj.Per mjaft kosovare mendoj sa me shume ja u ashtu nenat Saliu aq me shume i thone babe.
Tamam vella.E keqja e popullit tone jane keta plehra te shitur tek serbi dhe tek greku.
Kjo normalisht duhet ti vere kapakun atij qe mund te cilsohet si Perbindeshi Vucidolit.
Por fatkeqsisht shoh nje gjendje topitjeje mendore ne kete popull. Psh. disa te njohur te mi me thonin se nuk e votonin Ramen se ka rritur papunsine (???), kane dyshime per sjelljen e tij (kjo fale makinerise se baltes), i pagujne shume taksa Rames (kur skane as dyqan dhe 1 minute perpara po ankoheshin per faturen e energjise, ilacet, ushqimet)
Kjo shpjegon pse ai gezon akoma mbeshtetje, i pershtatet nivelit mjeran te intelektit te pjeses me te madhe te shoqerise
Eshte e papranushme per ne qe drejtohemi nga nje agjent dhe i shitur koke e kembe tek serbet dhe te greket. Si ka mundesi qe nuk na hypen gjaku ne koke duke lexuar artikujt qe shkruhen per te (sepse nuk eshte hera e pare) dhe ta marrin zvarre ate psikopat? Ai qe kur erdhi ne pushtet erdhi me nje plan per shkaterrimin e vendit dhe ia arriti qellimit. Po te hidhni nje sy rreth e rrotull Shqiperise do te shihni se nuk ka mbetur asgje nga ato vepra qe u ndertuan ne kohen e komunizmit, dhe c’eshte me e forta vazhdon pa i bere syri terrrrr. Aty ku ben nje veper shkaterron nje tjeter dhe motoja e tij eshte populli te ngelet sa me i varfer dhe i paditur ne kete menyre do e kryeje me mire punen e tij. O zot shpeton nga ky felliqsire.
babezia nuk ka fund,,,me te vertete ato te aleances kuq e zi po mundohen te bejne dicka per vendin,,,por cfar do ti bejne ato fabrikes se cimentos,qe eshte dhen leja te ndertohet ne Zgerdhesh??,,,do te pyesi dikush cfar eshte Zgerdheshi,,, Zgerdheshi eshte kryeqendra Ilire,eshte nje vertetim qe shqiptaret kane ekzistuar para krishtit,,,por ne kete qender jo vetem qe nuk kryhet asnje punim,por duan ta zhdukin fare nga faqja e dheut,duke ndertuar fabriken e cimentos,,,dmth filo-serbi po zbaton jo vetem zhdukjen masive te shqiptareve nepermjet tymit te fabrikave, por po zhduk edhe historine tone mijera vjecare,,,,
kohe te veshtira me gjithe mend…
familja e Berishes ka pasur me shume lidhje me serbet se sa me shqiptaret..mbasi perdhunuan nje femer ne farefisin e tyre ,u debuan nga fshati dhe u vendosen ne kufi me serbet,me qellim qe serbet ti eliminonin..por ata mbijetuan duke u bere miq me ta ..ketu i ka rrenjet miqesia e tyre qe shkon nja dy breza mbrapa..po ketu ka rrenjet urrejtja e Sali Berishes per shqiptaret dhe Shqiperine. ne manipulimet e zgjedhjeve gjithmone ka marre pjese sherbimi sekret serb dhe ai grek….kete e pranojne dhe mbeshtetesit e tij me fanatik..ne nje te ardhme do shkruhet te pakten nje liber mbi kete monster dhe vetem atehere njerzit do ta kuptojne qe kane dhene voten atij qe i urrente dhe i shkaterronte ..vete rruga e Kombit(e ashtuquajtur)i sherben vetem interesave strategjike dhe ekonomike te Serbise dhe shume pak shqiptarve qe do tju duhet shume kohe e gjate te laj borxhin…detyra e fundit per Sali Berishen eshte ta coje Shqiperine ne falimentim te plote dhe mundesisht ne nje lufte civile qe te justifikohet nderhyrja e forcave greke apo serbe…
Jam dakort qe z.Berisha te largohet nga politika dhe te jape pergjegjesi per 21 janarit, dhe jam i sigurte per lidhjet e tij me UDB por te arrish te thuash keto qe thua ti duhet te kesh “halucinacione” u debuan se perdhunuan etcc
duket si nje film i marre nga librat e Stephen King
Jane te verteta ato qe thuhen ne shkrim por ka dhe te tjera.
Sherbimi inteligjent shqipetar (SHISH),nuk duhet lene ne dore te Sali Berishes dhe te kontrollohet prej tij.Sot veprimtari e spiunazhit nga ndryshuar menyren e te vepruarit,nuk eshte me agjentura masive.Sot kerkohet te vihen ne sherbim lider politik(ose tu hapat rruga per te marre pushtetin).Keta veproin ne ineres te atij shteti qe i sherbein duke i kamufluar vrprimet(sherbimet) politikisht (se keshtu e mendoi,keshtu eshte situata politike etj) Te gjitha keto dihen nga;, me falni., nga gomari popull dhe opinjoni mbar shqipetar i dhjer.Cdo vend,cdo popull,cdo qeveri kete do ta quente veprimtari te pasetr agjenturore.
Ju lutem me hapni faqen te shkruaj
Je ne rregull.
Te nderuar miq!Mbase jane te verteta apo te rrema c`fare do qe shkruhet neper gazeta por 1 gje ka rendesi dhe eshte e vertete!!!Populli yne e ka humbur VITALITETIN e tij!N e kohera te tjera do kishte dal dikush dhe do ta kishte hequr qefe me pistoleten e AVNI RUSTEMIT,jo me kallash por nuk mundemi ta bejme!Qe te behet 1 ndryshim (ai mund te vije vetem ne rast se te gjithe NE)SHQIPTARE TE DIASPORES DHE TE GJITHE QE NDODHEN NE ANE E MBANE ,NE TE GJITHA SKAJET E KOMBIT,TE NGRIHEMI DHE TA KAPIM,JO VETEM ATE POR TE GJITHE QE JANE NE FAMILJEN E TIJ,SI EDHE ATA QE E MBRIJEN APO E NDIHMOJNE DHE T`I VARIM NE SHESHIN “SKENDRBEJ“ATJE KU DIKUR ISHTE BUSTI I ATIJ QE AI,I PRISTE THONJTE!DUHET DIKUSH TE MARRI INICIATIVEN DHE TE NGREJE KETE POPULL NE NJE REVOLUCION(SEPSE PER REVOLUCION BEHET FJALE,NDRYSHE 200 VJETE DO NA KETE POSHTE THUNDRES FAMILJA BERISHA)DHE TA ZHDUKIM,TA DJEGIM SI KOPERNIKUN NE TURREN E DRUVE DHE TE BEHET SHEMBULL NE TE GJITHE BOTEN!!
ME FALNI PER MLLEFIN QE NXORRA!!
DIKUR NJE POET YNI KA THENE:
AH SIKUR TE KISHA NJI GRUSHT TE FUQISHEM,MU N`ZAMEN ME I RA MALIT QE S`BZAN!!!
PELLAZGU DHE ILIRIANI,
Lexova shkrimin dhe kisha keto gjera :
– JU thoni :
“do ta kishte hequr qefe me pistoleten e AVNI RUSTEMIT”
“JO VETEM ATE POR TE GJITHE QE JANE NE FAMILJEN E TIJ,SI EDHE ATA QE E MBRIJEN APO E NDIHMOJNE DHE T`I VARIM NE SHESHIN “SKENDRBEJ“
“TA ZHDUKIM,TA DJEGIM SI KOPERNIKUN NE TURREN E DRUVE DHE TE BEHET SHEMBULL NE TE GJITHE BOTEN!!
Me falni mor burra, a jemi ne demokraci dhe a duam te shkojme ne Europe ? Te jeni te bindur se keto ( vrasje, djegje pa gjyq ) nuk jane metoda demokratike. Ne demokraci cdo njeri pergjigjet para ligjit per krime qe ai ben, dhe jo te denosh femije,nipa, mbesa per krimet qe ka bere gjyshi,babai, motra ose vellai. Ky eshte nje denim kolektiv qe perdorin diktaturat ( Hitleri, Ducja, Stalini, Enveri ), te cilet ,lavdi zotit, i perkasen historise se kaluar dhe jo te ardhmes demokratike.
Edhe Hitleri qe ishte Hitler, pasi beri pucin ne München ne vitin 1929, tha se rruga per te marre pushtetin nuk jane pucet dhe vrasjet, por rruga parlamentare.
Per ndodhite e vitit 1997 ne Shqiperi, e ndjeja veten shume keq, kur degjoja eksperte te ndryshem ne TV ose lexoja ne gazeta, ketu ne Zvicer ,sipas te cileve shqiptaret jane nje popull i cili nuk eshte ne gjendje te qeverisi vet vehten dhe tregonit historirat e princ Vidit, te derguar ne Shqiperi ( nuk e di se cfare viti ) nga Europa nen pretekstin se shqiptaret jane nje popull qe nuk mund te vetqeverisen.
Jam i sigurte se, ne se ne ne Shqiperi do veprojme si thoni ju me lart, Europa do kete te drejte te thone se populli yne eshte shume i prapambtur ( kuptohet qe mendimi im eshte plotesisht i kundert, mjafton te shifni nivelin e shkrimeve te anetareve te rinj ketu ne forum ).
– Shpesh i bej vetvehtes pyetjen se nga se vjen kjo urrejtje kaq e madhe per mendimin politik kunder. Une mendoj se ne fillim fare neve jemi shqiptare dhe pastaj kundershtare ( jo armiq ) politike. Urrejtja eshte nje keshilltar shume i keq. Vota dhe vetem vota do sjelli ndryshime politike ne Shqiperi. Hapin e pare e kemi hedhur me sukseset e medha te zgjedhjeve vendore. Te vazhdojme keshtu, me vote dhe vetem me vote dhe ne menyre paqesore ne vitin 2013 te heqim qeverine e Sales. Pershendetje.
Problemi nuk eshte saliu .saliu eshte nje . problemi jemi ne ,se ne si popull e perkrahim ,ne si popull e votojm, disa per nje vend pune disa per nje post ,disa per nje tender ,dhe disa nga presion per vendin e punes dhe te tijera me radhe.por vota eshte e fshet dhe kijo eshte fuqija jon e vetme ,mbase ps mundet te mos jet kaq e mire sic thon ,mundet te mos bejne azgje nga ato qe thone, por eshte e vetmija mundesi e nje prove qe ne kemi..sa per armet qe shkruani ne reportazin tuaj ,eshte e vertet.nga viti 95 shqip shiste arme ,kam qen vet ne rinas kur ngarkoheshin avjonet ne pisten e dyte.dhe sot ai qe saliu beri hero te popullit [kazidete hazidete si e ka pas emrin] ai merte leket direkt dhe ushtaret ngarkoni .kijo gje ndodhi per shum koh te gjate , dhe depot e armeve ne 97 si hapi populli por vet qeverria,per te mbuluare armet e shitura ,te gjitha keto lek nga armet ku shkuan thoni ju/ te pyesim hazideden ai eshte bere [HERO] atehere saliu na ngelet..fajin sna e ka saliu ,por e kemi ne .se ne e hipem ne kale.POR SOT E DITA E POPULIT ,JENI JU ATA QE VENDOSNI .
Por ne fund te fundit keto jane gjera qe dihen hapur..ironia qendron tek perse asnje politikan kundershtar me kete arme te forte ne dore nuk i kundervihet publikisht dhe institucionalisht ne emer te kombit??!!Kjo ve pikepyetje te medha mbi kedo qe s`po e ben kete gje!Te gjithe jane te implikuar ne nje menyre apo tjeter..Populli eshte ai qe duhet te reagoje nje here e mire…Jetojme ne nje kohe ku fjala komunizem dhe gjera te tilla as qe duhet te ziheshin ne goje,jetojme ne nje kohe ku demokracia duhet te lulezonte,por fatkeqsisht ky popull udhehiqet akoma me despotizem dhe frika e diktatorit i kamufluar nen petkun manipulativ te mashtrimit dhe sugjestionimit publik…Ironi se si gjithmone popullin e ze nje topitje dhe i harron dhimbjet kaq kollaj,se si faktet i ka para syve dhe qendron naiv…Edhe sa kohe duhet te kaloje per te thene STOP
Te tregohemi realiste per hir te se vertetes ky lider ka bere qe ne te levizim te lire sot ne BE dhe qe sot te shprehemi lirshem per mendimet tona dhe skeni pse ta paragjykoni kur ketij populli i mbinte bari ne koke nga rregjimi i eger komunist duke i internuar dhe hequr te drejten e lirise n.q.se dilnin kunder apo shkruanin nje liber apo kendonin nje kenge dhe vuanin barbarisht ,jo vetem ata por edhe femijet e femijeve….Gjykoni dhe thelloni me mire here tjeter para se te flisni per nje njeri si ky ,tek e fundit ka bere historine e tij nga e cila ka fituar populli shqipetar .E PERGEZOJ ME GJITH SHPIRT DHE I UROJ GJITH TE MIRAT SE I KA HALLALL…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….
Te tregohemi realistë? E po mire atehere. E verteta eshte se per shkak te ketij ish sekretari partie, komunisti fanatik, adhuruesi te Enver Hoxhes deri ne flijim, ne SOT E KESAJ DITE JEMI JASHTE DYERVE TE EUROPES. Nese u hoqen vizat, kjo nuk eshte merite e tij, por sepse Europa vendosi keshtu per motivet e saj. Dhe para se te mendoni levizjen e lire, hidhni nje sy rreth e rrotull per te kuptuar se nen udheheqjen e tij, sot eshte shkaterruar themeli i nje kombi arsimi; vendin e ka mbytur korrupsioni, ata qe mendojne ndryshe, s’guxojne te shprehen me ze te larte dhe e dini cila eshte me e keqja ketu? Dikur, kishte nje ligj qe te ndalonte te flisje dhe ti beje zgjedhjen tende. Kurse sot guxo t’i shkelesh ne kallo ketij regjimi dhe e gjen vehten si i ndjeri Kosta Trebicka. Ai njeri beri historine me te shemtuar te pluralizmit shqiptar. Uzurpoi Partine Demokratike, i flaku tutje idealistet, afroi gjithe dallkauket, servilet, arrivistet, hajdutet, imoralet, etj. etj., i vuri flaken ketij vendi dhe coi ne varr mijera shqiptare, me epilogun deri me tani te 21 Janarit, dhe vazhdon ende te jete kercenim per njerezit qe besuan tek ndryshimi i viteve nentedhjete dhe qe sot e gjejne veten ne llogore te njejte per ta shkulur te keqen dhe per ta filluar nga e para historine e ketij vendi te sfilitur nga mjerimi dhe perçarja e ketij palo njeriu.
ARSYEJA-Bravo,ju pergezoj per gjithcka keni shkruar ne koment,dicka do te shkruaja dhe un por ska kuptim sepse ju i keni then shum bukur dhe tamam me arsye,gjithcka e vertet…..respekt…..
SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA SALI BERISHA