Lumi I Vlores dhe Zgjedhjet Lokale..

5 Maj 2011, 10:03Blog TEMA

1 komente në “Lumi I Vlores dhe Zgjedhjet Lokale..”

  1. Bledar Muçaj says:

    Fshati im dhe….politika

    Meqenese behen votime
    flas dhe une nga vetja ime,
    ndaj tani dua te flas
    por me teper te bertase…!!!

    Qe zeri im te degjohet
    dhe me tuajt te bashkohet,
    kush neser te na drejtoje,
    te hap veshet te degjoje.

    Kur kisha qene femije,
    na erdhi demokracia,
    pa humbur kohe me vrap,
    vinin kanidatet lart.

    Kandidat per deputet,
    ata kishin shume lezet,
    dhe sillnin lart premtime,
    une ecja ne enderrime.

    Do e bejme fshatin qytet,
    se e kemi merak vet,
    do e shtrojme me asfalt,
    e do vene rruget poshte e lart.

    Do ta bejme qendren e fshatit,
    gjithe bota te kete inatin,
    aq shume flisnin sa harronin
    ate qe s’behej premtonin.

    Se do e kthenin lumin lart
    e malin do ta sheshojne,
    presim rrepet dhe perrallin,
    te mbjellim kungull e bostanin.

    Dhe iken nga kishin ardhur,
    te kenaqur, te votuar,
    por te ktheheshin prap lart,
    rrugen e “kishin harruar”.

    Te gjithe premtimet i mbajten,
    jo per vendin e as per fshatin,
    te shikosh shtepite e tyre
    dhjete hyrje e kane pallatin.

    Jo shume nga ato net
    kaluan mbi njezet vjet,
    u rrita u bera burre,
    fshati s’kish ndryshuar kurre.

    Peme e vetme aty ne qender
    ish bobolja e kish ankime,
    dhe nje mur qe me rrethonte,
    eshte bere cop e therrime.

    Njezet vjet fshati im,
    ashtu si gjithe laberia,
    kishte mbetur mbas ne kohe
    duart ne koke po vija.

    Pse se bete laberine,
    pse e late fshatin ibret…???
    Ju te gjithe politikanet ,
    e late vendin bot e trete…!!!

    Por nuk do rri pa thene,
    qejfi te mos ju ngelet,
    fajin e ka politika
    por dhe fshati ka te liga.

    Jemi ne nje fshat te vogel,
    jo si ata ne Tirane,
    ndaj kocka qe vjen tek ne,
    si vellezer do ta ndajme.

    Partite nuk duhet ta ndajne,
    vellazerine nga njeri-tjetri,
    te mos jesh i nje mendimi
    s’do te thote:ky vella s’eshte imi…

    Ka njerez qe kane cmire,
    bejne çdo gje per te arrire,
    veç vellai te mos jete,
    hajde te veme nje te trete.

    Sot fituesit jemi ne,
    e kemi vete pushtetin,
    luajne me njerezit e tyre,
    sot e vene ,neser e heqin.

    Behen pazaret ne klube,
    -Ja kjo pune u rregullua.
    Atje ku ngecet nga ligji,
    me nje birre e zgjidh Maliqi.

    Dhe faqen e internetit,
    fshatit ja pirateruan,
    Mos erdhen ufot valle,
    nga inati e bllokuan…??!!

    Shtyj kufijte e rretho lagje,
    thua do na vije gjermani,
    per te shkuar ne shtepi,
    i biem si Magelani.

    Jemi vellezer te uruar,
    akoma s’keni kuptuar,
    se njeri-tjetri s’do luftuar
    te gjithe bashke duhet punuar..!!

    Te gjithe bashke te punojme,
    fshatit faqen t’ja ndryshojme,
    femijte ta trashegojne,
    punen tone ta vleresojne.

    Te punohet dhe per neser,
    qe te kete prespektiva,
    dhe turistet kur te vijne,
    pa mend t’i lere e mira.

    Dhe natyra eshte e bukur,
    po te hiqen mbeturinat,
    derdhen ne lumin e kalter,
    te shpon kemben qelqurina.

    Dhe do punuar perhere,
    qe uje te kete ç’do dere,
    dhe per fshatin nje muze,
    qe ta njohin kush se njeh.

    Ja kjo ishte enderra ime,
    qe une e kisha femije,
    dhe enderra juaj do jete,
    por ç’bejme per ta arrire…???

    Themi qe pushteti vjedh,
    dhe ne e leme te vjedhe,
    themi lene gjerat pa bere,
    prape fleme te qete te tere.

    Une i vetem,ti i vetem
    se ngre dot nje peshe te veten,
    fshati i gjithe i bashkuar,
    pesha e zerit do kumbuar.

    Te kumboje te ngrihet lart,
    bashke me ze te laberise,
    qe te tunde pushtetaret,
    i thame “shporru” Italise!!!

    Si ka hije laberise ,
    qe te tallen pushtetaret,
    por durojne ata e dine ,
    gjer sa te “kercejne” damaret…!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje