Më 5 maj, tri ditë para zgjedhjeve tona, do të mbahet një referendum kombëtar në Britaninë e Madhe, ku zgjedhësve do t’u duhet t’i thonë ‘po’ apo ‘jo’ propozimit të bërë prej qeverisë aktuale të përbërë nga konservatorët dhe liberal-demokratët mbi ndryshimin e ligjit elektoral (ky propozim është iniciativë e aleatëve të vegjël lib-dem, të cilët e kanë patur si kusht për ndërtimin e këtij koalicioni qeverisës). Është fjala për një ndryshim radikal, për një nga ato ndryshime që në Britaninë konservatore (‘konservatore’ në kuptimin socio-politiko-kulturor) ndodhin një herë në disa dekada. Duan të ndryshojnë ligjin elektoral. Nuk është se duan t’i bëjnë ndonjë ndryshim këtij që është; përkundrazi, duan të adoptojnë një ligj tjetër, dhe kuptohet se, nëse fiton ky propozim, shumë gjëra do të ndryshojnë në politikën britanike.
Sot për sot, ligji elektoral i atjeshëm është “da manuale”. Është ligj që studjohet nëpër shkolla si ilustrim klasik i sistemit maxhoritar të votimit, ku gjithë territori ndahet në një numër zonash elektorale, nga të cilat do ta dalë vetëm një deputet/zonë; secila parti ka një kandidat për çdo zonë, dhe fitues i garës del ai që merr shumicën e votave në raundin e parë e të vetëm të votimit (anglezët e thërrasin këtë sistem me emrin ‘First Past the Post); nuk ka rëndësi se sa vota merr fituesi; mjafton të dalë i pari; dhe kështu i bie shpesh që fituesi të jetë praktikisht përfaqësues i (apo shprehje e vullnetit të) një pakice; sikur të mos ish mjaft kjo gjë, mund të ndodhë, gjithashtu, që shumica parlamentare të mos jetë shumicë elektorale; dhe në fakt, ka ndodhur herë pas here që pushteti është marrë nga partia me mbështetje më të vogël elektorale. Kjo është e keqja e madhe e këtij sistemi. E keqja tjetër ka lidhje me faktin, që ky sistem nuk para lejon afirmimin e partive të tjera, dhe rrjedhimisht i bie në qafë logjikës së përfaqësimit (ata që nuk identifikohen me asnjërën prej partive të mëdha, mbeten të papërfaqësuar në parlament; në rastin më të mirë, mbeten të përfaqësuar jo aq sa duhet). Mirëpo kuptohet, që ky sistem ka patur dhe ndonjë avantazh të rëndësishëm. Ka garantuar qeverisjen e qëndrueshme. Kush fitonte mund të shkonte kollaj-kollaj deri në fund të mandatit katër vjeçar (nëse vetë kryeministri nuk vendoste të bënte zgjedhje të reja).
E çfarë sistemi duan të adoptojnë tani? Duan të adoptojnë një sistem, që ata vetë e quajnë votimi alternativ (Alternative-Vote). Sipas këtij sistemi, zgjedhësi nuk zgjedh një të preferuar, por të preferuarit e vet njëri pas tjetrit. Nëse fleta e votimit ka dhjetë kandidatë, zgjedhësi do të bëjë një renditje preferenciale të tyre, duke u vënë numra nga 1 deri në 10, ku i pari është më i preferuari, dhe ku i dhjeti është më pak i preferuari. Si del fituesi? Nëse nga leximi i fletë-votimeve, rezulton që asnjë kandidat nuk ka qënë preferencë e parë për shumicën e votuesve, nëse rezulton pra që asnjë kandidat nuk ka marrë mbi 50% të preferencave të para, atëherë kandidati i fundit, dmth, në rastin tim, i dhjeti, eliminohet, dhe preferencat e dyta të atyre që kanë votuar për të shpërndahen tek nëntë të parët. Ky proces vazhdon, duke bërë rishpërndarjen e preferencave të treta, të katërta, etj, të kandidatëve që janë në vend të nëntë, të tetë, etj, derisa dikush arrin ta kalojë nivelin e 50% të preferencave (kuptohet, është një sistem shumë i ngatërruar për t’u aplikuar në Shqipëri; ky sistem nuk kërkon vetëm sigurinë për zgjedhje të rregullta, por edhe komisionerë të sofistikuar në pikëpamje arsimore).
Priten edhe propozime për ndryshime të tjera pas referendumit në fjalë, sipas të cilave Dhoma e Ulët do të ketë më pak anëtarë (numri i deputetëve është 650, dhe parashikohet të shkojë në 600, gjë që e çon numrin mesatar të zgjedhësve për një deputet në rreth 76 000), mandati i deputetëve do të shkojë nga katër vjet në pesë, Dhoma e Lord-ëve (që sot ka gati 800 anëtarë) do të çbëhet, dhe do të zëvendësohet me një senat me 300 anëtarë kryesisht të zgjedhur mbi bazën e një sistemi proporcional dhe me mandate, që shkon më shumë se dhjetë vjet. Kështu i bie që më në fund të shkruhet dhe një kushtetutë, e cila sot për sot egziston në një formë virtuale dhe e përhapur nëpër praktika, zakone, ligje e precedentë.
E shihni? Janë ndryshime që do trondisin dynjanë përtej La Manshit; janë ndryshime që krijojnë e shenjojnë një thyerje drastike me traditën, bash siç do të shenjonte braktisja e monarkisë kushtetuese dhe zëvendësimi i saj me një republikë të tipit francez. Pikërisht kjo gjë e bën të vështirë të besosh se këto ndryshime do bëhen realitet. Por më 5 maj votuesit britanikë do të japin një sinjal të rëndësishmëm. Sinjalet e tjera priten për më vonë.
Comments are closed.
Muci, jam e impresionuar per gjetjen e formules se nje sistemi mazhoritar gati ne perfeksion,qe aq sa respekton cdo vote britaniku po aq peshe specifike i jep cdo te zgjedhuri.Kam qene ne Angli ,e njoh mire
racionalitetin e tyre dhe raportin perbuzes qe kane me farsat ;them se kjo formule do te fitoje.Persa i perket pergjysmimit te dhomes se lordeve kjo shkon ne sinkron (Hajnrih Hajne i quan
anglezet tartakut ne poemen Gjermania nje peralle dimri) me reduktimin imediat te faturave qe imponojne zhvillimet ekonomike te tashme e perspektive.
Nuk ia ndien kujt se cfare bejne britaniket – e rendesishme eshte qe ate cka bejne ta bejne ne vendin e tyre e jo te tjeterkujt.
O Muco pse paske lujt menc o vlla.Cfare shkruan ti keshtu,nuk e kuptoj se ku do me dale.A e di ku jemi ne a jo.Shih ndonje ligj anej nga Pakistani, Afghanistani etc(megjithse edhe keto i kane ligjet dhe i zbatojne me mire se ne) apo te rren menia se jemi ne Europe (si hapesire gjeografike po).E di besoj se jetojme ne Albanistan,ku vetem demokraci nuk ka,ku injoranca eshte ne piedestal dhe eshte gjeja me e vyer qe kemi.Ti lejme dhe mos te degjojme pordhet e politikaneve tone,qe e lujten nga trute kete popull fakir.
O Muço! Kur nuk ke muzë or lal mos shkruaj, nuk te harrojme shkrimet e bukura. Parimi i gazetareve ne Shqiperi eshte fol e shkruaj dicka se te harrojne dhe po te harruan s’te punesojne me, nuk ta varin me politikanet etj. etj. Kur nuk shkruan dot lere penen menjane, dil ne ndonje qytet tjeter(se ngele ne Tirane qe kur ke ardhe nga Skrapari e nuk ke levizur vendit mo, vetem ne Tirane dhe jashte shteti), dhe do shikosh se mund te te vije ndonje impuls ngacmues dhe te te ndezi ndonje poç te krijimtarise tende. E kuptoj qe do te sillesh sikur je larg konceptit te thjeshte shqiptar, je europian nga Skrapari, por nese s’ta mban te perballesh me jeten ne europe dhe te punosh andej, pershtatu me problemet tona, dhe sakrifiko nje cike qe te percjellesh iluminim per bashkefshataret e tu ketu ne Tirane.