Rasti e solli që të ndjek disa veprimtari të fushates zgjedhore ne qytetin e Korçës. Megjithese temperaturat e fushatës po arrijnë majat, në Korçe sheh te ruhen disa vlera qytetarie dhe etike në rapotet ndërpartiake dhe ndërpersonale. E kjo reflektohet qartë nga qasja që kandidati i opozitës “Aleanca per te ardhmen” ka ndaj kundërshtarit të vet politik në garen për bashkine. Ndërkaq, garuesi tjetër, kandidati i Aleancës për Qytetarin, Andrea Mano duket se me shumë veshtiresi mundohet t’i përshtatet qasjes dhe etikes qytetare në këtë gare që në fakt duhet të jete administrative, por që realisht është kthyer në një garë të nxehtë politike.. thënë kjo, nuk mjaftojnë disa deklarata të thata zedhenësish që artikulojne distancim nga aktet e dhunshme gjatë fushates, thyerje zyrash elektorale, etj – në fakt ajo që Korça dhe korçarët i kanë të gjitha mundesitë në këto momente të reflektojnë eshtë klima e qytetarisë, paqes, fryma miqësore e mirëkuptimit dhe tolerancës, larg veprimeve të dhunshme dhe akteve rrugaçërore që vetëm ja ulin vlerat dhe imazhin këtij qyteti. Jam i sigurt se korçarët do dinë të mendojne se pas të sotmes vjen e nesërmja dhe tek e nesërmja duhet të investojmë, të besojme e shpresojmë.
Gjatë gjithë ketij muaji të mbingarkuar me takime e premtime elektorale, mbeta pozitivisht i impresionuar nga takimi ku Niko Peleshi prezantoi programin e tij për Korçën me sloganin shumë të gjetur: 120 projekte për Korçën!
Në këtë takim, kandidati bëri një bilanc të arritjeve të tij në mandatin e parë dhe në menyrë shumë bindese tregoi për strategjinë dhe rrugen që do të ndjeke bashkë me ekipin e tij profesionist dhe mënyren se si së bashku do të qeverisin për katër vitet në vijim. Nëse nuk do e dije se je në një muaj ku fushata elektorale ka arritur majat, nuk do kishe asnjë ndjesi politizimi për faktin qe takimi ishte konceptuar dhe realizuar larg zhurmave e klithmave që jane tejet te zakonshme në takime të ngjashme, apo premtimeve shpeshherë boshe dhe fyese për inteligjencën e një qytetari të zakonshëm, i cili nuk e ha sapunin për djathë dhe e ka mësuar në keto 20 vjet se Stambollin nuk ta sjell njeri në prehër!
Por ndryshe nga sa kam pare e degjuar, Niko Peleshi ishte bindes dhe i sigurte. Përvoja 4 vjeçare, arritjet por edhe sfidat qe ka kaluar, sidomos me periudhen e prishjes së ekuilibrit në Këshillin Bashkiak e kanë bindur se Korça do dhe meriton më shumë.
Kur Niko Peleshi thotë se Korça në vitin 2015 do të jetë qyteti me infrastrukturën më moderne ne Shqiperi, një model social dhe qendër e rendesishme e ekonomisë, kulturës dhe turizmit shqiptar, qytetarët e Korçes e besojnë, sepse tashmë ata kane filluar ta prekin këtë objektiv. Mjafton të permendesh se 70% e rrugeve të Korçës janë rehabilituar duke i shtruar me kalldrëm dhe puna vazhdon ne këtë drejtim. Do te perfundoje sistemi i kanalizimeve ne te gjitha lagjet e qytetit, do dyfishohen parqet dhe sipërfaqet e gjelberta, do urbanizohen zonat informale, dhe ne bashkëpunim me komunitetin do të rikonstruktohen të gjitha fasadat e banesave. Të gjitha këto janë realisht të mundshme për tu realizuar per faktin e thjeshte se planet financiare janë hartuar me kujdes dhe burimet e financimit të këtyre projekteve janë identifikuar, edhe pse Qeveria i ka pare këto plane me syrin e “njerkës”.
Në këto kater vitet e fundit, Korça eshte kthyer në një kryeqytet festash, si askund tjetër në Shqiperi. Si shembull “Festa e Birrës”, më e madhja në Shqipëri, e cila po kthehet ne tradite e do të përsoset me më shumë ritem, energji dhe risi. Karnavalet e Korçës, kjo traditë unike e qytetit po përfshin grupe jo vetëm nga Shqipëria, por edhe vende te ndryshme te botes te interesuara te marrin pjese. Festivali i Serenatës Korçare, vlera e te cilave nuk do koment. Rock Fest, Korça do te jete qyteti qe do të organizoje festivalin me te madh te kësaj muzike në rajon. Festa e Muzikës, Panairi i Traditës, Ditët e Korçës, Skulpturat e Mollëve, Festa e Lakrorit, etj si këto.
Kemi pritur që edhe kundërshtari i Nikos në këtë gare për Bashkinë të paraqesë alternativat e tij, por si përgjigje kemi marrë vetëm deklaratën se Kryeministri do e ndihmojë të realizoje planet dhe premtimet e tij. Po qytetari ka te drejtën të ngrejë pyetjen: Po sikur nje ditë kryeministri mos ngrihet me humor të mire e të mos i pëlqejë ndonje projekt i z. Mano? A mund ta varesh të ardhmen e një qyteti të tërë, një qyteti si Korça vetëm tek premtimet dhe ëndrrat me kryeministra?
Fushata elektorale kërkon ballafaqim projektesh, idesh, alternativash dhe mbi të gjitha një mendje të hapur dhe shumë profesionale. Fatkeqesisht kjo nuk reflektohet tek kampi i djathtë në Korçë. Ne vend të dialogut me qytetaret, debatit politik, shpirtit të garës dhe ballafaqimit, ne shohim një mungese të kandidatit te Aleances për Qytetarin. Ai mungon në debatin me studentet e Universitetit, mungon ne Top Story, e gjetiu.
Korçarët i njohin shumë mirë të dy kandidatet, e njohin të kaluarën e tyre, nga vijnë e çfarë janë të zotët të bëjnë. Oreksi për pushtet e prish edhe miqesinë e vjeter! Te konkurosh është normale, por nese humbet ekuilibrin, Korça të ndershkon – dhe këtë e ka treguar me dhjetëra herë!
Le të fitoje më i miri!