Të largosh me votë një demon

16 Maj 2011, 21:34Blog TEMA

Nga Arben Çokaj

A është e mundur të largohet me votën e lirë një demon? Këtë pyetje ia kam bërë vetes me kohë dhe akoma nuk e di përgjigjen… Shoqëria shqiptare është e paorganizuar si duhet, e shtypur dhe e manipuluar nga tutela e një tufe politikanësh të pandërgjegjshëm, që marrin paratë tona dhe luajnë interesa jo-shqiptare në vendin tonë, me pasuritë tona, me vullnetin tonë, me të ardhmen tonë.

Disa ditë para zgjedhjeve, e nisa këtë shkrim me titullin e mësipërm, sepse kisha frikë që shqiptarët nuk do të ishin në gjendje të largojnë nga drejtimi një demon, i cili përmes manipulimeve, parave të pista, veprimeve agjenturore dhe tjetërsimit të realitetit, ka kapur pushtetin dhe nuk lë mjet pa përdorur, në dëm të këtij vendi, për të mbajtur pushtetin e tij demoniak. Për të mos ngjallë pesimizëm, u frenova të mos e përfundoj shkrimin…

Pasi Edi Rama fitoi me vetëm 10 vota Bashkinë e Tiranës, dhe pasi strategjia politike e tij dha më në fund rezultatin e dëshiruar, arrita në konkluzionin se: shqiptarët dinë të votojnë, kur lihen të lirë të zgjedhin, dhe se Zoti e do Shqipërinë, i do shqiptarët. Pra, edhe demoni mund të largohet me votë, kur ajo, vota e lirë pra, respektohet.

Deri në ditën e fundit të numërimit në Tiranë, duke parë manipulimet me listat, futjen e disa mijëra votuesve nga rrethet e Shqipërisë, qoftë edhe nga Kosova, taktikat kriminale të numërimit të votave në Tiranë, buzëqeshjen e vetëkënaqur e arrogante të Ponit, gjatë procesit të numërimit (se me zgërdhirjet e pavullnetshme të Berishës jemi mësuar), këmbënguljen e herëpashershme të Bashës për të pranuar rezultatin, pa dalë akoma dhe për të lexuar çdo votë (pasi ishin të sigurt në tjetërsimin e vullnetit të votuesve), furgonin e bardhë lëvizës të Ristanit, që shkonte sa në një qendër numërimi tek tjetra, për të mundur të këmbejë ndonjë kuti votimi, etj. etj., unë krijova përshtypjen e një manipulimi perfekt, e një skenari gjithë-përfshirës, të kryer nga aparati shtetëror, në shërbim të kandidatit demokrat Basha, që çuditërisht kryesonte deri në fund rezultatin e zgjedhjeve.

U ndjeva vërtetë keq me veten, në pafuqinë time të arsyetimit, se pse fati i ndihmon shpeshherë demonët. E gjithë kjo makineri shtetërore, arriti që për herë të parë, në luftën politike për të marrë Tiranën, t’i afrohej Edi Ramës me vetëm 10 vota diferencë, kur secili prej nesh ishte në ankth, kush do të fitonte. Siç dihet, herët e tjera, Edi Rama ka fituar me një diferencë të madhe votash.

Gjatë procesit të numërimit, u vu re në shumatoren e votave, se Basha dy herë mori një shifër fundore me 666, dhe për të dytën herë, kjo ndodhi me 13 maj. Numri 666 mbahet si shifër e djallit, ndërsa 13-ta, si numër ters. Pra, djalli/demoni po shfaqte shenja herë pas here në procesin e numërimit… Por, a do të fitonte demoni në fund? Kutia e fundit, e numëruar në njësinë 5, e nxorri Edi Ramën me 66 vota plus, përkundër 56 votave të çertifikuara, me të cilat kryesonte Basha deri në atë moment. Kutia e fundit u pa botërisht, u firmos nga komisionerët e të dyja palëve – kjo përbën fakt, atëherë pse nuk u pasqyrua nga KQZ si deri në atë moment, në rezultatin përfundimtar?

Pra mund të thuhet se dy gjashta, i mundën tre gjashtat – numrin e djallit, e si rrjedhojë kjo rastësi, ose trill i fatit, mund edhe të konsiderohet nga besimtarët si një mrekulli në ditën e fundit të numërimit, si shenjë e mirë, që vërteton se zoti e do Shqipërinë, i do shqiptarët. Por djalli nuk dorëzohet – ai synon akoma të deformojë rezultatin, megjithëse përkundër përllogaritjeve gati perfekte, ishte çuditërisht pa fat kësaj radhe, për fatin e Bashkisë së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Shumëkush mund të besojë, se gjaku i katër prej atyre që u vranë për votën e lirë nga plumbat qeveritarë më 21 janar, u shpërblye me votë në këto zgjedhje. Kauza e atyre që dhanë jetën për votën e lirë, për besimin e tyre tek e mira, nuk shkoi kot.

Personalisht, gjykoj se fitorja e Edi Ramës në Tiranë dhe fitorja e opozitës në bashkitë kryesore të Shqipërisë, atje ku është më i vështirë manipulimi, politikisht, është një ogur i mirë për këtë vend, se gjërat më në fund po fillojnë të shkojnë në drejtimin e duhur – me votën e lirë.

Qeverisja e çiftit çmendurak Berisha – Topalli dhe e gjithë asaj morie njerëzish, që vijnë poshtë tyre në aparatin shtetëror, ka një tipar: poshtërsinë. Poshtërsia vazhdon t’ua zgjasë pushtetin atyre, dhe jo qeverisja e mirë, apo aftësitë drejtuese të tyre.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë një domosdoshmëri për vendin tonë, në mënyrë që qeverisja qendrore të jetë më afër qytetarëve, më e pranuar prej tyre dhe aleatëve tanë perëndimore, më në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Zgjedhjet e parakohshme duhet të bëhen me një qeveri teknike, për të shmangur manipulimet e mundshme, që bën demoni në drejtim.

6 komente në “Të largosh me votë një demon”

  1. interi says:

    ej o njerez duhet te ngrihet diktatori nga varri qe ta largoj ate se me vot te lire eshte e pamundur
    qe te shfarroset nga kjo bote.

  2. odi says:

    Eshte me te vertete nje shkrim realist, i cili perkon me ate cka kemi menduar e perjetuar te gjithe ne momentet e numerimit te votave ,sidomos te kutise se fundit .
    Une e kam quajtur KANCER ate qe ju e quani DEMON , mund ta quajme si te duam ,e te shfryjme urrejtjen tone ne cdo forme ,por ai ka punuari me dredhi e mashtrim per dhjetra vite e eshte e veshtire ta largosh .
    E kam quajtur jo pa qellim kancer ,sepse ka leshuar metaztaza te cilat po e cojne Shqiperine tone drejt shkaterrimit.
    Jam e qete kur mendimet e mia perkojne me te tjereve , qe ishte vullnet i Zotit shuplaka qe mori Kanceri Berisha , jam e lumtur qe edhe dikush tjeter beson se Zoti e do Shqiperine dhe Shqiptaret .
    Une jam demokrate me bindje dhe mbetem e tille ,por ndryshe nga ato qe drejtojne PD-ne sot une jam per voten e lire dhe per te miren e Shqiperise e Shqiptareve.
    Shpresoj qe demoni kanceroz Berisha sebashku me kryeparlamentaren e peshtire e ministrat hajdute,pa harruar deputete te perdala si Vokshi e Doda te thyejne qafen e t`i lerojne syte demokrateve dhe popullit.

  3. Dino says:

    Berisha dhe gjithe lukunia qe e ndjek prapa do vazhdojne te vjedhin……deri sa vota nuk do kete vleren e nje karte me vlere…si leku p.sh.Duhet te quhet krim ne se vota(leku)vidhet ose ne se dikush prodhon dhe shperndan vota (leke) fallco!!! SWhume zhurme eshte bere per vjedhje dhe fallsifikim votash,por ne se ato kapen si kapje me presh ne dore,atehere do merret vesh qe ka ligje dhe shtet!

  4. brace1 says:

    Iken plehrat,po na marrin te keqen,mbase pake e ka radhen drejtesia,vendi i tyre dihet,kane bere shume zollume,e kane pere te paguar shume,do te qendrojne ndoshta gjithe jeten mbase hkurave.

  5. Baca says:

    ky eshte nje dictator she diktatoret me vote por me mjete me te ashpra me …..

  6. Gushekuqi says:

    Arben trimi! Me lot ne sy,jam larguar nga vendi per sigurine e jetes time dhe te familjes,pas masakres se majit 96` Edhe emrin tuaj,do t`a skalis ne memorien time,ashtu si gjithe emrat e gazetareve heronj,qe ne keto dite te veshtira,jane perplasur me bajlozin e zi.Sinqerisht,perkulem ne gjunje perpara jush.Ashtu sic nuk do te harroj kurre,listen e mjere te sherbetoreve te demonit te katandisur per meshire,bashke me emrin e Zhani Cikos brenda.Turpi i kombit i mbulofte brez pas brezi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje