Zoti Kasoruho, këtu gaboheni!

22 Janar 2011, 20:12Blog TEMA

Nga Donald Toska

Jam i ndërgjegjshëm që letra e një studenti të thjeshtë, që akoma  nuk ka përfunduar procesin e formimit universitar, mund  të duket qesharake kur i drejtohet një personaliteti si zoti Kasoruho, në lidhje me qëndrimin e tij në artikullin e djeshëm në gazetën “Panorama”. Në radhë të parë, i nderuar zoti Kasoruho, të shikosh përgjegjësinë e një dhune të tillë vetëm nga një anë, duke hedhur i përgjegjësitë vetëm liderit socialist, është e pavend. Në qoftë se ju i nderuar zotëri patë një dhunë të ushtruar nga protestuesit, atëherë me keqardhje ju njoftoj se në botën  perëndimore kjo protestë do të konsiderohej krejt normale. Për sa i përket konceptit të dhunës, na thoni i nderuar zotëri a nuk është e dhunshme për një qytetar të shikojë qeveritarët e vet të dhunojnë dinjitetin e tyre duke shitur pasuritë e vendit? A nuk është e dhunshme për një student që sakrifikon vite të jetës së tij për të marrë një diplomë, të shikojë se si nëpërkëmbet dinjiteti dhe sakrifica e tij dhe se si zvanitet ëndrra e tij për një Shqipëri meritokratike, teksa shikon se si në Ministrinë e Ekonomisë emërohet inspektor një shok i pushtetarëve, që nuk përmbush as kriteret bazë të punësimit? A nuk është e dhunshme për një qytetar që është rritur me vjershat e rilindasve, e duke vendosur kurora çdo 5 maj në “Varrezat e dëshmorëve”, që një politikë e korruptuar dhuron  pjesë të territorit të Shqipërisë për interesa lobistash nafte? A nuk është e dhunshme që qeveria Berisha gjatë dy legjislaturave ka aprovuar mbi 30 ligje antikushtetuese dhe sot, me paturpësinë më të madhe del në mbrojtje të rendit kushtetues? Në qoftë se në protestat e pardjeshme ka pasur dhunë, ajo ka qenë dhunë e veshur me pushtet. Nëqoftë se faktet e lartpërmendura bëjnë pjesë në rregullat e demokracisë, që lideri socialist paska shkelur duke organizuar këtë protestë, atëherë këtu gaboheni i nderuar zotëri. Me keqardhjen më të madhe, unë si student i emigruar jashtë, shpresoja që sot shoqëria shqiptare, intelektualët dhe gjithë bota, të dilte me një përgjigje dhe të dënonte krimin e paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë. I nderuar zotëri, duhet të kuptoni se dhuna nuk është diçka qe ta mëson as Edi Rama dhe as Sali Berisha, por është një kundërpërgjigje e dhunës së pësuar në vite nga ky popull. Disa javë më parë, pas aprovimit të dekret-ligjit për arsimin, i ideuar nga ministrja Gelmini, studentët e gjithë universiteteve italiane vërshuan nëpër rrugë, dogjën makina përpara Senatit Italian dhe askush nuk guxoi të inkriminonte këta studentë, edhe pse liderët opozitarë, Bersani, Di Pietro dhe Vendola, e mbështetën protestën e studentëve. Me gjithë antipatinë që ju i nderuar zotëri mund të keni akumuluar ndër vite për liderin socialist, Rama, ju me këtë artikull ofendoni shoqërinë shqiptare. Ju mendoni se shoqëria shqiptare nuk është e aftë të mendojë dhe të reagojë ndaj keqpërdorimit të pushtetit? Në qoftë se ju mendoni kështu, ju i nderuar zotëri nuk e njihni shoqërinë shqiptare dhe nuk keni respekt për të. Ne jemi një popull i urtë, i nderuar zotëri, por nuk jemi një popull i mefshtë. Në qoftë se ju mendoni se dhuna ishte e njëanshme dhe kundër institucioneve demokratike, atëherë është detyra e këtyre institucioneve të demonstrojnë se sa demokratike janë, të demonstronin nëse janë legjitime, duke bërë rinumërimin e votave. Në qoftë se ju i nderuar zotëri mendoni se turmën e djeshme e udhëhiqte një ideologji perverse, atëherë ju nuk njihni Europën. Me gjithë keqardhjen që unë ndiej për viktimat e pardjeshme, unë sot shikoj një Shqipëri më europiane se dje, shikoj pushtetarët të dridhen, shikoj një kryeministër të trembur dhe një ministër të Brendshëm të skuqur në fytyre si asnjëherë tjetër. Në qoftë se ju pardje i nderuar zotëri patë vetëm shkatërrim kudo, unë nuk mund të them të njëjtën gjë. Unë pardje, më shumë se shkatërrim, pashë një hap të rëndësishëm drejt Europës, pashë rindërtimin e ndërgjegjes qytetare, pashë sovranin të udheheqë, edhe pse vetëm për 2 orë.

8 komente në “Zoti Kasoruho, këtu gaboheni!”

  1. kastriot says:

    Shoku donald toska,
    Se pari dua te te pyes se sa ke vuajtur per te mare nje vize per te studiuar jashte Shqiperise. Tani dhe ne te tjeret e kemi ketre te drejte kur para disa muajsh e kishte edi jot me shoket e tij.Per kete mund te flasim shume me shume por nuk eshte vendi…
    Ne se dhe ne Europe behen demonstrata, kjo nuk do te thote se ato jane te mirepritura dhe se ne to lejohet te shkaterohet, te digjen makina e peme, te goditen egersisht me cadra ne qafe vajza kalimtare ne rruge, qe te sulmohen barbarisht dhe egersisht (i ke pare pamjet filmike?) mbrojtsit e rendit qe te ruajne familjen tende, mua dhe shqiptaret nga keqberesit.
    Ke degjuar ti dike qe te lavderoje demostruesit europiane qe djegin e shkaterojne? Vec ne i lavderon ti se ne te tjeret qe jetojme ne Europe nuk kemi degjuar. E di ti se sa nga ata qe djegin e shkaterojne (ne Europe apo dhe ne bote) jane denuar?
    Ne vitet e fundit te presidence te Klintonit u be nje demostrate me shkaterim ne nje shtet te Amerikes. Klinton shpalli gjendjen e jashtezakonshme dhe nderhyri policia e ushteria qe veproi kunder tyre me te gjitha mjetet.
    Dhe cuditem me mendimin tend foshnjarak, por me drejt eshtre te te them memendimin tend politik te komanduar se te shkosh drejt Europes do te thote te shkaterosh e te djegesh e vandalizosh te tjeret.Kete mendim mbaje per vete se nuk t’a pranon njeri. Dil dhe ti ndonje dite ne qytetin ku studjon dhe digj ndonje makine, apo qelloje policin me gurre. E kur ta besh kete veprim dergo nje shkrim tjeter ne kete gazete qe te mesojme se sa europian u duke dhe se si perfundove!
    Natyrisht qe dhe qeveria ka bere gabime. Po thuaj ti nje qeveri ne bote qe nuk ka bere gabime apo qe ka mare aprovimin e gjith shtetasve te saj per veprimtarine e saj. Edhe kur ti thua se ne Europe behen demostrata kjo do te thote se edhe ti e pranon se edhe qeverite ne vendet e botes bejne gabime.
    Tani si rregullohen gabimet e qeverise ne nje shtet demokratik? Natyrisht qe rregullohen ne parlament ku deputetet opozitare te shprehin mendimet e tyre per parregullsite dhe te propozojne ndryshimet. Po keta deputete e opozites shqiptare? Me shume qendrojne jashte parlamentit dhe edhe kur marin pjese shkaktojne trazira dhe nuk votojne as dhe nje ligj qe eshte per te miren e vendit . Ne se je ne dijeni, kujto ligjin per gjykaten administrative etje.
    Ti thua se votat jane vjedhur, ne fakt thote rama, dhe thua dhe ti per hir te rames, se une e shume e shume shqiptare nuk e dime nje gje te tille. Por dua te te them se :jo vetem qe zgjedhjet jane miratuar nga organizmat europiane, por dua te te theksoj: PS kishte njerzit e saj neper komisione, thuhet rreth 20 mije veta. Pra keta njezet mije komisionere si nuk pane nje manipulim te vetem dhe te deklarojne se ja ketu u manipulua?
    Ne se ty dikush te ka vjedhur dicka, ti menjehere do te drejtohesh ne gjykate. Pse ky edi rama per afro dy vjet nuk drejtohet ne organet gjyqesore te vendit apo dhe ne Komnisionin e Venecias? A e di pse? Se nuk ka te drejte!
    Rama duket se eshte tmeresisht i etur per pushtet(ti kete nuk e mohon dot) dhe kete e verteton gjith zhvillimi politik i pas 2009. Le te prese 2013 dhe po te jete se shumica e popullit voton per te le te behet jo Kryeminister por dhe President i Shqiperise.
    Bota demokratike, ku dhe ti studjon, ka me shekuj qe zbaton parimin: Ne pushtet vihet nepermjet votes se popullit dhe jo me dhune!
    Sa per letren qe i dergon zotit Amik Kasaruho, besoj se je totalisht gabim. Kohen kur babai i zotit Amik Kasaruho dhe ai vete dergjej burgjeve te komunizmit duke u torturuar barbarisht, ti nuk e ke njiohur dhe nuk do t’a njohesh kurre. Nuk mund t’i japesh ti mesime demokracie nje njeriu qe ka luftuar per demokracine qe ne moshe te njome.
    Jo se ti nuk di, por se ti je i indroktinuar politikisht dhe me vjen keq shume kur mendon dhe shprehesh se “Edi Rama na perfaqesoka shoqerine shqiptare.” dhe kete doni t’ja shpjegoni dhe t’ja mesoni te nderuarit Amik Kasaruho.
    Thjesht me vjen keq per ty mjeran!

  2. shqiptare says:

    Zoteri Kastriot,
    te tregoj une ty ketu ku jetoj, ku me pak se 7 muaj me pare u mbajt G20 pati protesta te shumta dhe u mblodhen protestues nga te gjitha anet e Kanadase dhe askujt nuk i hyri gjembi ne kembe. Protestuesit ketu thyen dhe dogjen por nuk u emertuan bandite e vandale, apo epitetete te tjera qe vetem kryeministri yt di ti ve dhe aq me teper asnje jete nuk u morr. E vertete qe policia reagoi dhe nderhyri duke perdorur mjete e saj por jo arme zjarri si policia e kryeminstrit tend, e vertete qe arrestoi shume veta por te gjithe ata jane jashte sot se nuk pati asnje prove kriminale kundrejt tyre dhe gjykata i shpalli te pafajshem dhe disa prej tyre u demshperblyen pasi policia kish perdorur plumba manovre. Pra te protestosh per te mbrojtur lirine dhe per te mos lejuar askend te te marre neperkemb s’perben krim. Por per kryeminsitrin tend qe erdhiu ne ate post me krime (kujtoj qe ka qene sekretar partie per 25 vjet) dhe me pas arriti me pislleqe te marr postin e PD dhe fatkqesisht edhe te drejtuesit te vendit tim me krime. Dhe meqense te paska dhene te drejten e vizave per te dal jashte, te keshilloj te vizitosh vende qe kane histori te gjate ne mbrojtje te te drejtave njerezore dhe te shohesh kuptimin e vertete te tyre dhe se si mbrohen ato. Por uroj qe te te kete garantuar edhe te ardhura te majftueshme per te perballuar udhetimin dhe uroj te mos jesh i papune, pensionist apo familje e madhe se atehere pas udhetimit do te vish e falimentosh e do dalesh e vihesh edhe ti kunder kryeministrit tend qe e ka katandisur Shqiperine si ne tregimet e Migjenit.
    Dhe uroj te mesosh edhe me shume per voten e lire, pasi mesa shoh e kuptoj nuk e paske idene se c’do te thote vote e lire dhe e drejte. Pac fat ne udhetende te ndricimit, Ah mos harro te besh edhe nje vizite ne Parisin e Volterit, te duhet ….

    1. kastriot says:

      Shoqja “shqiptare”
      Se pari te uroj te kalosh mire ne Kanada ku ti jetoke.
      Dua te te them qe ne fillim se Sali Berisha eshte Kryeminister i gjith Shqiperise dhe i gjith shqiptareve kudo qe jane dhe nuk mund te shprehesh se eshte vetem i njerit apo i tjetrit. Do s’do dikush ai eshte votuar nga shumica e popullit shqiptar.
      Ne se ti ke dyshime se votat jane vjedhur, 20 mije komnisioneret e PS neper qendrat e votimit nuk kane asnje dyshim. Tani mendo vete: ti qe ishe ne Kanada ke dyshime, ata qe ishin kur u numuruan votat nuk deklarojne se votat jane vjedhur. Komuniuteti Nderkjombetar qe monitoroi zgjedhjet nuk konstaton mendimin negativ te rames qe do te vije ne pushtet me cdo kusht! Perfundimin mendoje vete por te lutem pa pare endera!
      Ti jeton ne Kanada.Nje shtet social qe eshte per t’u patur zili. Por ti je dakort me gjithcka qe perjetohet atje, je ti dakort me te gjitha ligjet dhe rregulat e jetes atje? P.sh. Sa % taksa paguan ti?(Ne mos gaboj 30% osen diku rreth kesaj shifre). Nuk te duket ty se eshte nje shume e konsiderueshme qe hiqet nga te ardhurat e tua dhe se kjo perqindje duhet ndryshuar?
      Sherbimi shendetesor eshte falas, por a nuk do te donje ti qe pritshmerija per te mare nje sherbim shendetesor ne spital (larg qofte nga ty, p.sh. nje operacion!) pra a nuk do ti qe pritshmerija te jete shume me e vogel si kohezgjatje se sa ajo qe eshte ne fakt. Natyrish qe do.
      Pra ne cdo shtet, qytetaret kane shume arsye te mos jene dakort me ligjet e shtetit, por i zbatojne ato. Pse? Sepse provo te kundershtosh ti duke dale ne rruge sipas mesimeve te Edi Rames. Provo te djegesh njje makine te dikujt! Provo te godasesh me gurre, me shkopinj si ne mesjete” me tulla te shkeputura nga bulevardi,,provo te hedhesh nje “molotov” ne brendesi te murit rrethues te Kryeministrise te Kanadase apo t.ju hedhesh zjarr forcave te policie! Provo njehere dhe do te shikosh se cdo te ndodhe me ty.
      Ato demostrata qe thua ti nuk behen nga partite politike qe duan te vijne ne pushtet, por behen nga grupime te caktuara njerzish dhe me kryesorja ato nuk behen kunder teritorit te institucioneve shteterore.
      Ti veret rron e jeton ne nje vend demokratik te perparuar, por demokracine e kupton sipas ideve te Rames qe etja per pushtet nuk e ndal te beje Shqiperine rremuje tash e dy vjet.
      Sa per kete studentin donald toska dhe leksionet qe ai do t’i jape te nderuarit dhe te pacmuarit intelektual te Shqiperise, perkthyesit te talentuar dhe shkrimtarit Amik Kasaruho demokratit te kulluar qe ka luftuar per te (per demokracine) menjehere pas vitit 1944 kur ne fuqi hipen komunistet, jane cilimilleqe qe ne mos qofshin te paguara padyshim jane nga premtimet per nje vend pune kur ai rama mendon se do te vije ne pushtet ne Shqiperi!
      Ne se ju dhe ky donald toska kini pare Europen dhe kini mesuar aty se Demokraci eshte te djegesh makina e te sulmosh institucionet shtetrore dhe gardistet qe i mbrojne ato, ateher mjere ju dhe mjere Shqiperia ne se do t’ju pranoje te punoni per te!

  3. elena marko says:

    Analize e drejte e studentit Toska , ai eshte i ri dhe student me endra per te ardhmen por me shpresa te pakta ne vendin e tij . Kush me shume se te rinjte e ndjejne jeten e tmershme te shoqerise shqiptare ? Me te drejte ne shkrimin e tij ai permend per te pa aftet qe kane zene dhe po zene vend ne kete qeveri mafioze , duke eleminuar gjithe keta te rinj te arsimuar qe presin te konkurojne me ndershmeri ,por qe Meta me kompani nuk pyet fare per ta.
    Lexova komentin e Kastriotit , ti zoteri thua qe jeton ne Amerike . Me lejo tju bej disa pyetje : Ne cilin shtet te Amerikes nxenesit dhe mesuesit e shkollave dalin ne tubimet apo mitingjet e Partive sic i nxjer Sala keta ne Shqiperi ? Ne cilin shtet te Amerikes njerezit rrojne me $150 ne muaj ? Ne cilin shtet qeverite votojne me vota te hapura ashtu sic Topalli e ka kthyer Parlamentin dhe ku mazhoranca voton gjithmone pa asnje vote kunder ? Ne cilin shtet te Amerikes do te lejohej qeveria te vriste njeres qe ishin vetem duke pare demostraten ? Ne cilin shtet ti Z. Kastriot ke paguar ndonje leke rryshfet neper zyrat qeveritare ?
    Keto gjera dhe shume te tjera bene qe ky popull te mos duroje me , te mos heshte kur shikon Meten qe brenda nje minute mer 700.000 euro. Ne qofte se ke sy shikoje gjendjen familjare te te vrareve , te varfer deri ne mjerim , nje pamje qe te bllokon frymemarjen dhe te mbush me hakmarje per Borgjezet e rinj qe kane stomakun e tyre me te madh nga dhomat ku jetonin keta mjerane .Hapi syte dhe shiko realitetin shqiptar dhe ne qofte se nuk je perkrah ketij populli te stermunduar largohu dhe mjaft me komentin tuaj qe kam frike se fshihet direkt emri i vertete Kasaruho. Ti nuk je asgje tjeter vecse nje sherbetor besnik i kesaj qeverie qe eshte e distinuar te vdese . Sa me pare te zhduken keta shumekambesha te pa ngopur aq me mire do te jete per te gjithe ne .. Kastriot, turp per komentin tend mjeran.

  4. xenilirise says:

    Shikoni pse jemi ketu, te fundit ne gjithescka! Sepse mentaliteti yne ka mbetur ne pjesen dermuese, mentaliteti i kastrioteve, qe “falenderojne” udheheqesin se u ka dhene lirine! Mentalitet skllavi, e atij nuk ke pse i kerkon te luftoje per te drejtat e lirite themelore, qe as i ka shpikur as mund tia jape nje “kelysh blloku”….
    Shqiptaret kane qene ata qe dikur bertiten ” dumbaben “, ka edne shqipatare qe bertasin “dumsalen”…Ne te tjereve s’na ngelet gje tjeter vecse te vazhdojme, per te ndihmuar veten dhe keta fatkeqet, qe neser sigurisht do bertasin “dumbaben” e radhes…

  5. kastriot says:

    Po shkruaj perseri duke shpresuar qe te me kuptoni drejt. Ne nuk kemi gje ne dore qe te ndryshojme rrjedhen e ngjarjeve politkke dhe ekonomike ne Shqiperi. Por une indinjohem kur shikoj se njerez te vecante komentojne situaten ne Shqiperi jo ne menyre te drejte por duke u nisur nga simpati apo urrejtjepersonale. E keto pastaj marin perpjestime sa po te shikosh komentet ne gazetat online kupton se sa keq ndikohen njerzit pa arsim e edukate qytetare qe pastaj perdorin nje gjuhe urejtjeje dhe prcarjeje nidis nesh shqiptareve.
    Asnje rend ekonomik nuk eshte i persosur, asnje shtet nuk eshte i pakritikueshem, asnje pushtet nuk kenaq tegjitha shtresat e shoqerise thene me shkoqur nuk kenaq gjith popullin.
    Shqiperia ne cdo aspekt ka qene gjithmon historikisht ne prapambetje te theksuar ekonomike krahasuar bile dhe me shtetet fqinje.
    Kesisoj nuk mund te presesh qe per nje periudhe 4-5 vjecare jeta e gjith popullsise, e theksoj e gjith popullsise te ndryshoje e te behet shume e mire.
    Cdo qeveri ben apo con dicka perpara.
    Korupsioni nuk eshte vetem ne shqiperi. Ne shoqerine kapitaliste ai eshte bashkeshoqerues me te dhe lufta kunder tij(korrupsionit) nuk mer fund asnjehere. Por qeverite mundohen ta luftojne ate, por asnjehere nuk e undin perfundimisht.
    Prandaj nje nga shkaqet e zemerimit popullor dhe dalja ne demostrata apo protesta jane dhe cfaqjet e korrupsionit .
    Por dalja ne demostrata dhe protesta duhet bere sipas edukates demokratike, pra te jene kurdohere paqesore duke perjashtuar dhe mos cfaqur asnjehere e ne cdo rast dhunen qofte kunder ruajtesve te rendit apo dhe kunder institucioneve shteterore.
    Edhe at te varferit ne Shqiperi qe ju permendni, kane te drejte te dalin ne demostrate dhe te kerkojne apo te cfaqin kerkesa qe jane ne ligj dhe qe iu mohoen apo qe duhen shtur ne ligje.
    Por demostruesit e 21 Janarit 2011 ne Shqiperi u parapergatiten dhe u thiren ne Tirane duke i u thene se do te rrezonin qeverine. Ndonese u tha se do te ishte paqesore, rama deklaroi se ne nuk behemi dige per te permbajtur zemerimin popullor. Pra kjo uishte nje thirje apo kujtese demostruesve se mund te benin cte donin. Dhe pastaj ndodhen ato qe s;duhej te ndodhnin e qe s’pranohen nga bota e qyteteruar. Qeverite ne keto vende ndrohen, por ndrohen vetem ne nje rruge ate te votimeve.
    Une jam i mendimit se neqoftese rama ndonje here do te mare shumicen e votave te shqiptareve atehere edhe pse kryeminister legjitim, nukdo te kete muhdesi qe te shfarose perfundimisht korupsionin, nuk do te kete mundesi qe ne 3-5-4 apo 5 vjet te zhduke papunesine apo te zhduke varferine ne Shqiperi, Per keto duhet nje kohe e gjate. Ne cdo vend te botes ka varferi, ka papunesi. Mos u nisni nga ato

    1. kastriot says:

      Pra mos u nisni nga ato qe shikojme neper televizione apo nga ato qe na tregojne disa njeres te “gjezdisur”..
      Me vjen keq per ate qe shkruan se disa duan dumbaben, se pergjigja kunder tij eshte e thjeshte ai tani donramen dhe neser do te doje dike tjeter.Nuk diskutohet keshtu nga nje qe eshte me llogjike dhe i edukuar. Fjale dhe sharje te pista di gjithkush, por dallon ai qe edhe pse i di ,nuk i perdor ato.
      Pershendetje te gjitheve ne se meroja do t’i botoje komentet e mija.

  6. Epirioti says:

    Hallall Kastriot! Te mbrosh PD-ne deri diku te jepet e drejte, te shash komunizmin per pasoja personale, prape te jepet e drejta legjitime, te shash PS-ne dhe Ramen, prape eshte e drejta jote, te shash politikanet e majte e te djathte eshte e drejte dhe merite e jotja sic veproje une gjithmone, por ama, qe te mbrosh Sali Berishen eshte e vetmja gje e jotja e gabuar. Ai eshte armiku i Tropojaneve (sic thone ata vet), ai eshte armiku i verioreve (sic kam degjuar nga shume shoke nga veriu), ai eshte armik i qyteterimit (sic kam degjuar nga qytetaria), ai eshte armik i te djathteve (sic kam degjuar nga ish te perndjekur e ish familje borgjeze me emer), ai eshte armik i jugut (besoj se s’ka nevoje per koment kjo pjese), ai eshte armik i shqiptareve jashte kufirit aktual (kujto Rambujene), ai eshte proserb (thyerja e embargos se naftes, politika antirugove), ai eshte progrek (pakti i kufirit detar se fundmi), ai eshte proarab (konferenca islamike, financimet nga vendet arabe), ai eshte vrases i Remzi Hoxhes sic e dine te gjithe, ai eshte hajduti i firmave piramidale, ai eshte ai qe votoi kunder kushtetutes me 1999, ai eshte ai qe beri grushtin e shtetit me 1998, ai eshte ai qe bleu votat nga komisioneret e PS-se me 2009. Shiko faktet dhe leri labirinthet e arsyetimeve alla Berishe.
    Ndaj u ngrit populli e do vazhdoje te marre ne dore fatet e tij si dhe here te tjera.
    1. Kurajo o popull! Gjëja i ka ditet e numeruara. Le te rezistojme ne heshtje me mendje te zemeruar dhe me zemer te urtesuar. Nuk do i japim kenaqesine Gjësë së gjallë te shohe ende gjak shqiptari, etja e te cilit ia kalon edhe Drakules, veprimet e te cilit dritherojne edhe djallin ne ferr, genjeshtrat dhe hilete e te cilit sugjestionojne edhe prestigjatoret me te famshem. Gjëja nuk ka gjak shqiptar, ndaj ka vrare me 1991, me 1996, 1997, 1998, 1999, 2008, 2011, dhe nuk jane pak por mbi 4000 jete shqiptaresh, nga tropoja ne vlore, nga korca ne shkoder, nga dibra ne lushnje. Gjëja nuk hyne me ne specien njerezore, as djalli nuk e qas me ne zjarrin e tij, as kafshet nuk e pranojne ne llojin e tyre. Ai eshte thjesht nje Gjë, nje Gjë qe edhe Frankeshtajni e ka zili.
    P.S. Gjëja do jete per mua Sali Berisha ne komentet, nuk e quaj dot më me emer njeriu

Comments are closed.

Lini një Përgjigje