Pesë komandat “Zjarr!” gjatë sundimeve të Sali Berishës

10 Janar 2011, 14:53Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Sa herë që pushtetin e komandon Sali Berisha, në Shqipëri i vihet tritoli, ose zjarri diçkaje. Këto flakë nuk shpërthejnë ashtu kot nga “një bisht cigareje”, por janë ndezur nga prapaskenat që ka realizuar në këto 20 vite, komunisti i shartuar në “demokrat”, Sali Berisha. Kjo situatë, kjo “sëmundje” e tij për t’i marrë dhe mbajtur pushtetet me zjarre është një çmenduri në vazhdim. Ata 18-20 vjeçar që sot janë futur në “sqetullën” e “ish-dhjetoristit” Berisha si anëtarë të Forumit Rinor të PD, nuk e dinë të gjorët se cili është në realitet “pronari” i tyre, nuk i kanë përjetuar ato batërdi që ka bërë me këtë vend e me këtë popull “gjenerali” i tyre, mbasi atëherë ata kanë qenë të pa lindur, ose nga 1 e 2 vjeçar. Ndërsa prindërit e tyre, gjithë shqiptarët, ata që djallëzisht, Saliu me porosi të njerëzve të “varkës së Drilonit” i bëri edhe “bashkëvuajës edhe bashkëfajtorë”, e dinë mirë, që vuajtësi kanë qënë dhe mbetet populli. Ndërsa fajtori, ka qënë dhe mbetet Sali Berisha me grupin e zhvatës e shkatërrues, i cili nën komandën e tij, nuk njeh asnjë normë e rrugë tjetërm përveç pasurimit deri edhe kriminal. Provat e krimit ekonomik e ato kundër interesave kombëtare, “Grupi Berisha-shpk” i ka dhënë e po i jep përditë me fakte të reja. Praktika ka dëshmuar, se ky individ nuk sundon dot pa dhunë, nuk drejton dot pa ligësi e diktat, nuk qeveris dot pa mashtrime, nuk jeton dot i qetë pa zjarrëvnie. Veprimtaria e tij politiko-qeveriëse është dëshmia më e plotë dhe arguemntuese e zjarreve tronditëse që “sundimi Berisha” i ka vënë shumë gjërave në Shqipëri.

Viti 1992: Zjarr dhe tritol mbi ish-ndërmarjet për t’i plaçkitur

Nën “hymnin e politikës shkatërrimtare “Ekonomia zero”, nisi Sali Berisha pushtetin e tij të parë politik, qeverisës e presidencial. Pasi futi në garderob “pardesyn e bardhë të demokracisë”, veshi mantelin e “pushtetarit të zi” dhe nisi zbatimin e projektit për zjarrvënien e parë të madhe në këtë vend. Zjarri nisi të vihej mbi ndërrmarjet e mëdha ekonomike. Afro 250 ndërmarrje të tilla në të gjithë vendin, u zhvatën e më pas u kthyen në skelete gërmadhash. Ato që nuk i përpinte flaka, i shkatërronte kazma dhe tritoli. Miliarda dollar pasuri kombëtare e tundëshme, u plaçkit nga “lukunia e ujqërve” të pushtetit të ri absolut e përvëlues të Sali Berishës. Nën politikën e krijimit të “kapitalistëve të rinj”, Sali Berisha krijoji kastën e tij të përzgjedhur prej familjeve mike të ish-bllokut, prej servilëve dhe njerëzve të afërt e të besuar gjeografikisht. Këtë kontigjent e organizoi dhe e pasuroi duke u falur e pronësuar “për një copë bukë” në mënyrë hajdutçe, territoret e ish-ndërrmarjeve të djegura e të atyre që qëndronin në këmbë pa asnjë “gozhdë” në inventar. Ky ka qënë zjarri i parë i sundimit të parë të Berishës, që shkrumboi ekonominë shqiptare.

Viti 1997: 28 mijë km katror zjarr, prej “lekëve të pastra” të Sali-Sudes

Zjarri i dytë dhe më e tronditës me pasojë shkatërrimin e plotë të ekonomisë e të jetës së shqiptarëve, i vënë prej sundimit “xhungël” të Sali Berishës është zjarri me sipërfaqe 28 mijë kilometër katror, i vënë prej pushtetit hajdut e primitiv të drejtuar tij. Nën “hundën” e Berishës, me heshtjen dhe “bekimin” e tij presidencial, partiak e kryeministror, u plaçkitën, u dogjën dhe u shkatërruan deri në themel repartet e depot ushtarake. Nën “hundën” e tij, për shkak të qeverisjes së tij, policia e shtetit u kontrollua prej njerëzve të rrugës. Arrmët dhe municionet u rrëmbyen nga populli dhe trafikantët me suport pushteti. U hapën burgjet. U thyen dhe u grabiten bankat e shtetit dhe thasët e dopozitave përfunduan në duart e bandave e të njerëzve të pushtetit. Heshtja publike e ish-kreut të shtetit Sali Berisha dhe nxitja e nëndheshme prej tij, ishin “autorët” e vërtetë të këtij krimi me përmasa katastrofale kombëtare. Prej pushtetit të tij të dështuar, prej politikës kriminale të piramidave financiare, u shkatërruan dhe u dogjën institucionet e shtetit e të pushtetit, kadastrat, shkollat, spitalet, kopështet e çerdhet. Nën “hundën” e pushtetit të tij “paçavure”, nën heshtjen dhe mos veprimet e tij të paramenduara, u vranë afro 3000 njerëz, 118 prej të cilëve pas dy muajsh kanë 14 vjetorin e mbytjes në Otranto, në tentaivë për të shpëtuar prej zjarrit të qeverisjes së tij.

Përmbi zjarrin, kufomat, hirin dhe gërmadhat e këtij vendi, me gjakftohtësi tipike prej gjakatari të pangopur, i etur deri në ekstazë neuro-psiqike për mbajtjen dhe vazhdimin e sundimit të tij barbar, Sali Berisha u vetzgjodh përsëri president i vendit duke zbardhur dhëmbët!. Këtë zjarr e ndezën miliardat e zhdukura të shqiptarëve, organizuar prej trikëmbëshit mashtrues Sali-Sude-Ridvan, nën parullën e Sali Berishës, bërë botërisht përara ndërkombëtarëve, kur ata i kërkuan mbylljen e piramidave, i cili tha: “Lekët e shqiptarëve janë të pastra, të vazhdojnë të mbushen depot e piramidave”. Realiteti i këtij zjarri gjendet nëpër kronikat televizive, nëpër faqet e gazetave dhe në kujtesën e shqiptarëve e të ndërkombëtarëve, pavarësisht se mungojnë në librat, dokumentarët dhe reklamat televizive që hedh për demogogji “Klani Berisha”. Ata që e kanë vëzhguar nga lart këtë zjarrvënie të ndezur prej qeverisjes së Sali Berishës, kanë parë 28 mijë kilometër katrore Shqipëri, të mbuluar nga zjarri dhe tymi.

Viti 1998: Zjarr dhe tanke për t’u bërë kryeministër

Historia e sëmundjes së Sali Berishës për pushtet të përjetshëm, e paraqet këtë personazh, si individin më të dhunshëm në përmbusjen e këtij qëllimi. Një nga rastet e shumta të kësaj “sëmundjeje” dominuese është rasti i kryengritjes së armatosur të 14 shtatorit 1998. Nën petkun e “lotëve” për Azem Hajdarin, me mjeshtërinë aktoriale dhe hipokrite prej jagoje, ai manipuloi turmat e militantëve të PD dhe me arkivolin e “Heroit të Demokracisë” në krahë, i vërsuli ata drejt kryeminsitrisë, duke i nxitur për të shkatërruar e për t’i vënë flakën gjithçkaje. Duke e përdorur këtë moment për të marrë pushtetin, ai nuk e ndali dhunën e militantëve të PD, as kur ata dogjën kryeministrinë, as kur shkatërruan parlamerntin, as kur pushtuan televizionin shtetëror. Përkundrazi, po me kaq histeri e neps për pushtet, ai nxorri në ekranin e TVSH 3-4 lolo të “oborrit” të PD, të cilët po me aq histerizëm, cituan deklaratën e Sali Berishës për “Çlirimin e Shqipërisë nën udhëheqjen e Berishës” dhe për “Rikthimin e PD në pushtet”. Dhuna dhe zjarri i vandalizmit të inskenuar e të nxitur prej tij kundër shtetit dhe shoqërisë shqiptare, nuk përfundoi tek TVSH-ja. Berisha, i cili në vitin 1997 nuk mbajti dot repartet ushtarake të shtetit, në shatorin e 1998-ës e ktheu selinë dhe oborrin e PD në “Brigadë tankesh” e “Qendër paramilitarësh” të armatosur me të gjithë llojet e armëve. Kjo situatë zjarri lufte, zgjati për aq kohë sa zgjatën edhe “lotët e krokodilit” të Berishës për vrasjen e Azem Hajdarit dhe lotët e vërteta, që nuk morri dot pushtetin. Ndërsa zjarri dhe shkatërrimet, lanë pasoja e dëme të mëdha financiare, që u përballuan nga taksat e shqiptarëve dhe jo nga xhepi i këtij vandali me mandat e me imunitet.

Viti 2008: Zjarr, viktima e gërmadha prej biznesit qeveritar në Gërdec

Në 15 mars të këtij viti mbushen 3 vjet nga zjarri vrastar zyrtar, i ndezur në Gërdec prej njerëzve të klanit “Grupi Berisha”, të cilët nën “siglën” e qeverisjes së tij, bënin biznesin antiligjor të demontimit dhe eksportit të municioneve. Zjarrit dhe shpërthimi atomik që krijoji ky biznes i fshehtë kriminal, me lidhje qeveritaro-familjaro-klanore të kupolës së pushtetit të Berishës, dogji për së gjalli 26 burra, gra e fëmijë. Gjymtoi 300 skllevër e banorë të “fabrikës vrasëse”, shkatërroi 300 banesa familjare e 200 bisnese. Jo vetëm Shqipëria, por gjithë bota u trondit nga zjarrvënia e rradhës e pushtetit të babëzitur të Sali Berishës, nga kjo “super bombë” korruptive me “fitilin” dhe “butonin ndezës” në zyrat e qeverisjes së tij të inkriminuar e të penalizuar, që mbush portofolët e ministrave e familjarëve të kësaj “kompanie” zyrtare zhvatëse që po qëndron në krye të këtij vendi.

Viti 2011: Zjarr mbi kutitë e votimit, tritol mbi piramidën

Në datën 6 janar 2011, ditën e shënuar të “Ujit të Bekuar”, nëpërmjet KQZ-PD-së, kryeministri Sali Berisha “bekoi” djegien e fletëve të votimit, për të tjetërsuar në hi abuzimet e mëdha në procesin e zgjedhjeve 2009, me të cilat  arriti të qëndroj në pushtet. I gjendur përballë presionit të opozitës, i trembur  prej të drejtës së saj ligjore për të hetuar materialet zgjedhore, Sali Berisha ndërtoi një skemë 18 mujore mashtrimi e zvarritjesh, deri sa më së fundi, u detyrua të jap komandën “Zjarr!”. Tashmë nuk ka më kuti, nuk ka më hetime zgjedhjesh, por vetëm sundim të Berishës nëpërmjet zjarrvënies edhe për aq kohë sat ë lërë opozita dhe shqiptarët..

Në datën 20 shkurt 2011, për të mos e vazhduar përherë me zjarr, Sali Berisha do të hedh në erë piramidën, ose “Mauzoleumin e Enver Hoxhës”, siç e quan ai me nostalgjinë e epokës kur ishte mik i afërt i familjes së tij dhe si sekretar aktiv i PPSH, që organizonte me listë punonjësit e spitalit, që ta vizitonin.

9 komente në “Pesë komandat “Zjarr!” gjatë sundimeve të Sali Berishës”

  1. kris says:

    Poshte Berisha!!

    1. Patriot Kodra says:

      Rofte Z. Sali Berisha, “Winston Churchill” i Shqiperise. Poshte komunistet,

      1. muco says:

        poshte zagaret e berishes me berish diktatorin ne krye.

        1. Patriot Kodra says:

          Rrofte Kris Berisha ,

          1. shqipja says:

            ME THIRRJET QE BEN JE ME KOMUNIST SE HYSNI MILLOSHI ME DUKET ….

  2. Epirioti says:

    Sal nuk ka faj! Ai e ka deklaruar dhe vazhdon ta thote edhe sot si cdo dite se “Jam i cmendur dhe po nuk me ndaluat faji eshte i jueji e jo i imi”. Ketu ka shume te drejte. Po kush ta ndaloj lugatin se?! Syte padashje na shkojne te PS-ja e famshme. PS-ja fishkellen me syte lart, sikur nuk na ve re. Ajo per vete e ka ne terezi, bisneset e kupoles se PS-se vazhdojne me te njejtin ritem fitimi e disa edhe me suficite marramendese. PS-ja ka deklaruar me kohe: “Hapi rruge budallait”. Shohim nga Europa, ajo thjesht heq vizat per te shkuar atje e per te shumuar popullesine e tyre te plakur sa s’ka ku te veje me tej. Shohim nga NATO, dhe ai na thote me krenari: “Te pakten ushtarakisht nuk iu lashe nen ombrellen e ruso-serbve=grekerve e arabeve”. Te drejte kane, na kane dale nje here brxhit. Kthejme koken nga USA, por daje Semi tund koken e thote: “Nje here ua hoqa ate mizerje, tani eshte rradha juaj”. Nuk duam te kthejme koken fare nga Srbo-ruso-greko-arabet se e dime qe do na shfaqet pamja e vdekjes me kos ne duar. Dhe rrime e ankohemi se nuk kemi kujt t’i ankohemi me e duhet ti nenshtrohemi nfatit. Ashtu padashur syte na shkojne ne pasqyren e halese. Aty shikojme nje njeri qe krenarine per te qene te lire nuk duhet t’ia kerkojme te tjereve. Ai eshte i vetmi qe do na shpetoje, pikerisht ai aty ne pasqyre, ai qe je ti, une, ne te gjithe se bashku. Kjo eshte e vetmja zgjidhje qe do mbaje shpresen te mos vdese ne keto troje sic nuk eshte shuar e nuk eshte nenshtruar asnjehere ky vend, por vetem jo me e kurre me ne mbeshtetje te PS, por ne mbeshtetje te intelektualeve, te pasardhesve te Rilindjes Kombetare. Vellezer: “Me pushke e pene per memedhene”

  3. dymi says:

    Nuk eshte faji vetem i zjarrvenesit po ne qe e pesojme ç’bejme?

  4. sociologu says:

    Basha e Berisha arriten te vjedhin edhe keto zgjedhje ne TR!

    Gjynah i Madh per kete vend! qamet i papare! Duhet lufte civile me kete klike tradhtaresh e hajdutesh!

    1. PERMETARI says:

      E KAM THENE DHE E PERSERIS NUK IKEN SALIU PA LUFTE

Comments are closed.

Lini një Përgjigje