Kriza perpetum!
Kur ‘ena’ social-ekonomike tejvlon e shigjeta është në ‘zonën e kuqe’, shkarkimi i presionit përmes valvulave demokratike – dorëheqje individuale, rikompozim qeveritar e deri zgjedhje të parakohshme janë pritshmëri normale për një qeveri NATO-je e opozita është në misionin e saj kur insiston në të.
Nëse politika ka për moto stabilitetin e vendit, prej shumë muajsh ai është marrë peng prej saj teksa ende debatohet për ‘tabu’ të demokracisë – vota e lirë e përgjegjshmëria qeveritare me pasoja në jetën e vendit. Kemi pezulli të reformave strukturore, BE na ktheu ‘thembrat nga majat’, na hapi kufijtë të fundit por me ‘kokën të kapur në derë’, matrica e investimeve denoncohet prej opozitës e medias për korrupsion, mostransparencë e klientelizëm, buxheti është ’vrimë e zezë’ që shpërdorohet hapur, harta e varfërisë zgjerohet, jeta e dinjiteti janë zhvlerësuar, nepotizëm elitar, mikrokorrupsion që stimulohet më tej prej modeleve lart, mosbesim të theksuar mes palëve rreth lirisë e transparencës së votës, protesta të shumta deri me sakrifica sublime apo media që përpëlitet në darën e politikës.
Stabilitet qeverisjeje apo stabilitet shoqëror!
Nëse prioritet është stabiliteti i shoqërisë e jo të qeverisjes, qytetarit e jo politikanit, statukuoja e vlerave demokratike e jo abuzimi autokrat, kur nga lufta mes ‘titanëve’ nuk ka asnjë të fituar përveç politikës e asnjë të humbur përveç shoqërisë, në kushtet kur ‘vlimi’ popullor del jashtë kontrollit, valvula e shkarkimit mbetet veç zgjedhjet e parakohshme. Statukuoja politike e tanishme nuk garanton stabilitet shoqëror e prishja apo ‘reboot’ e saj përmes zgjedhjeve të parakohshme mbeten shpresa për stabilitetin e dëshiruar.
‘Mocioni i Mosbesimit’ popullor
Në këtë kontekst dramatik social-ekonomik, kampi opozitar po shndërrohet në front multi-ideologjik për shkak të konvergimit të interesave të shtresave që, ndonse ideologjikisht ndahen, përjetojnë njëlloj efektet e bllokimit të sistemit, demokracisë tribale duke parë zgjedhjet e parakohshme si shansin e vetëm për të evituar precedentin e ‘tokës së djegur’. Nëse mekanizmat kushtetues favorizojnë stabilitetin e qeverisjes, kur kjo nuk promovon stabilitet shoqëror, mbetet mekanizmi moral – ‘mocioni i mosbesimit popullor’ shprehje e së cilës janë protestat e pandalshme e masive që përtej ‘pikës pakthim’ nuk amortizohen as me rrokadë kryeministrore apo rikompozim qeveritar për shkak të paragjykimit të mazhorancës që shkoi tepër larg me karshillëkun ndaj votës, abuzimin me qeverisjen e ushtrimin absurd të dhunës.
Kriza ‘pakthim’ e besimit
Zgjedhjet lokale janë tejkaluar tashmë si testi për të vlerësuar mbajtjen apo jo të atyre të përgjithshme sepse dinamika e deritanishme e ngjarjeve – arroganca e KQZ, pandjeshmëria e mazhorancës ndaj institucioneve të huaja, intimidimi ndaj administratës e pushteteve të tjera, djegja e fletëve të votimit, roli i Ministrisë së Brendshme e akuzuar prej opozitës për fanatizëm partiak dhe jo profesionalizëm, denigrimi i protestave paqësore e tashmë sakrifica sublime e tre protestuesve që provokoi ‘pikën e moskthimit’, nuk ofron më garanci për objektivitet të procesit e transparencës.
Precedent i (mos)marrjes peng të Republikës!
Zgjedhjet e 2009 nuk ishin të standardit të NATO ndaj sesa arsye më pak janë arsye më shumë për rikonfirmim të vullnetit të elektoratit në kushtet kur mazhoranca abuzoi me mirëbesimin e çertifikuesve ndërkombëtar e performon larg pritshmërisë të një qeverie NATO-je. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë shpërblim për opozitën që kryen detyrën kushtetuese në denoncimin e abuzimit qeveritar, me efekt të ‘padëshirueshëm’ precedentin e ‘marrjes peng’ të Republikës në të ardhmen por obligim ndaj publikut e precedent i dëshirueshëm i ‘mosmarrjes peng’ të saj prej qeverive abuzuese në të ardhmen. Sfida nuk është dekurajimi e shtypja e protestave por mosprovokimi i tyre përmes qeverisjeve të përgjegjshme në respekt të Republikës që tanimë e dinë se çfarë pason nëse derdhet ‘kupa’ e abuzimit e intimidimit të të drejtave kushtetuese. Nëse nuk kemi zgjedhje të reja dhe nuk krijojmë precedentin e ndëshkimit politik, pushteti imunizohet prej llogaridhënies e abuzimi veç riciklohet me opozitën në pushtet. Nëse stabiliteti qeverisjes dhe jo i shoqërisë shndërrohet në qëllim më vete, nuk mbetet veç të hiqet prej Kushtetutës e drejta e opozitës për mocion të mosbesimit duke legalizuar kështu karshillëkun ndaj elektoratit.
Respektimi standarteve fillon nga mazhoranca
Në një vend të NATO e para që duhet të standartizohet demokratisht është mazhoranca. Opozita duhet të mos abuzojë me të drejtat e saj kushtetuese e ndër to dhe tubimi por mazhoranca shumë më herët se 21 Janarit duhej të reagonte si një qeveri në NATO duke vënë në dispozicion e jo imunizuar të dyshuarit e Gërdecit, respektuar e dëshmuar vullnet për transparencën zgjedhore, respektuar rezolutën e PE, spastruar individët e përfolur për korrupsion dhe rikompozuar apo ofruar dorëheqjen pas tragjedisë së 21 Janarit. Tubimi i 21 Janarit degjeneroi në dhunë por faji nuk është simetrik. Përtej intimidimit të opozitës deri në 20 janar tashmë po projektohet inkriminimi i saj dhe kjo është ‘paloburrështetësi’! Përpara se perëndimi t’i kërkojë normalitet demokratik opozitës të intimiduar e shpërfillur në ekstrem, ai duhet të verifikojë marrëdhëniet me një mazhorancë që duke mos respektuar opozitën, nuk ka respektuar shoqërinë, vlerat perëndimore që aspirojmë dhe vetë perëndimin që i ka për shumë zëmër ato.
‘Gandizëm’ që impresionon e imponon
Tubimi homazh i 28 Janarit, nderoi jetën e dëshmorëve më të fundit të demokracisë, lartësoi një komb përpara opinionit botëror e konfirmoi ‘Gandizmin’ opozitar që impresionon e imponon përballë ‘burrështetësisë’ surrogate të mazhorancës që e akredituar në mënyrë absurde prej perëndimit, ngre pikëpyetje rreth konsistencës së realizmit të perceptimit të tij politik. I paragjykuar padrejtësisht, tubimi theu frikën e intimidimit ndaj një opozite që nëse do e anullonte atë, nuk do të ‘guxonte’ më të tjerë duke krijuar një standart demokracie ‘buono per Albania’.
Ndërsa ka fituar opinionin e brendshëm, sfida e opozitës është lobimi i perëndimit për të davaritur çdo hezitim apo mëdyshje e garantuar partnership solid nën frymën e vlerave të përbashkëta të qytetërimit demokratik perëndimor konfirmimi i të cilave përbën ‘burrështetësi’ politike reale.
Zgjedhje të parakohëshme jo të parakohëshme!
Pas 21 Janarit arsyet nuk janë pakësuar por janë kompletuar për të lançuar zgjedhje të parakohëshme. Për mazhorancën është shansi për të rikonfirmuar 2009 e marzhinalizuar ‘puçistët’ që luftojnë me ‘mullinjtë e erës’. Ajo ka shansin e inicimit e kreditimit që pason nëse e para lançon ato duke pritur si kompensim për ‘burrështetësinë’ statukuonë qeveritare deri në zgjedhje me avantazhet ‘legale’ si kontrolli institucioneve, administratës, fondet, media. Kjo sepse zgjedhjet janë në funksion të zgjidhjeve e jo të riciklimit të ngërçeve ndaj për opozitën parakohshmëria e zgjedhjeve të parakohshme apo zhvillimi nën administrimin e qeverisë që nuk ofron garanci e nuk respekton transparencën, do të provokonte potencialisht një cikël të ri abuzimesh zgjedhore, karshillëk ndaj opozitës e tension pambarim për shoqërinë.
Qeveri e ‘Mirëbesimit’
Sfida e opozitës është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme në kohën e duhur prej një qeverie të ‘Besimit’ apo ‘Mirëbesimit’ për të balancuar e neutralizuar politizimin fanatik në administratën përgjegjëse direkt apo indirekt për zgjedhjet. Njëkohësisht apo në distancë disa mujore prej atyre lokale por me kushtin e vetëm që secila të administrohet prej ‘Qeverisë së Mirëbesimit’. Ato duhet të paraprihen edhe nga përmbushja e teknikaliteteve si karta identiteti online, filtrim listave zgjedhore, garanci për rishikim rezultati apo monitorim të fondeve elektorale. Zgjedhjet e parakohëshme veç më mirë shpien. Kushti i vetëm është respektimi votes dhe besimi reciprok garantuar prej Qeverisë së ‘Mirëbesimit’.
Comments are closed.
–Ketu ka dicka —Opozita dhe te gjithe kundershtaret e kesaj qeverie te Paligjshme ( e paligjsheme sepse erdhi ne pushtet duke vjedh votat dhe po e mban pushtetin prape ne menyre te paligjshme duke vrare protestuesit ) , duhet te kuptojne se SALA nuk terhiqet me fjale ,as me protesta paqesore dhe as nga fjalet e perendimoreve.
Ndaj opiozita duhet te jete agresive kunder Sales si ne mitingje edhe ne fjalen e saj kunder tij
Pastaj edhe perendimoret nuk e cajen shume koken per ne
–Ata zakonisht behen me ate qe eshte me i forti, dhe me forti eshte ai qe ka pushtetin.
Perendimoret alarmohen kur situata behet e rezikshme , ndaj opiozta duhet te pershkallezoje luften kunder Sales dhe ta kercenoje ate palaco, ashtu sic vepron Njgela,
ne menrye qe te alarmohet perendimi dhe te nderhyje ..
Sepse SALA tani mendon se eshte me i forte se kurre , pasi ka edhe pergjimet telefonike celulare qe ja ka dhene firma greke e celulkareve kundrejt Presidentit, Prokurorres dhe Edit, dhe do qe ti perdori keto pergjime per ti diskreituar kundershtaret e tij dhe ne ket menyre paraqitet shume i forte dhe mer pamjen e viktimes para perendimoreve
–Prandaj opozita dhe media duhet te jete shume agresive ndaj Sales dhe opozita duhet te pergaitet psikologjikisht per veprime tge pershkallezuara
, sepse Sala po tregon qe vetem lufta mund ta nxjerre nga kolibja -Kryeminsitri
e cna duhen ,qe ti zevendesojme me kostume te reja, ne fakt gjithesesi nuk i dihet duhet te ndergjegjesojme vetveten se dicka fundi i fundit mund edhe te kete nje vullnet te cilesuar qe ndikon ne menyre te drejtperdrejte idene se dicka e them dicka sepse mund te jete vertete dicka e tille qe mund te japi njefare ndryshimi me teper relaksues se eshte mundesia per te jetuar me mire me keto zgjidhje te paradokohshme,bla,bla,bla,bla ohu u merzita tue bo lloqe, soltanto lloqe jmi bo te gjithe analiste, si nuk kemi produktivitet ne si shoqeri ne asnje nivel te saj, kemi dhe pretendime rini brenda ne bajge se eshte ngrohte e mo na cani bythen , tere jeten keni bo si gore.hajt tung
Komplimente Tan Duka. Njerez te tille i duhen Shqiperise. Intelektualve te ndershem ju jane mbyllur dyert dhe jane te varfer. Kjo eshte nje nga aresyet qe duhet te ngrihemi masivisht kunder ketij regjimi hajdutesh qe e gatoi ne 91 R.Alia. Berisha eshte komunisti i fundit i PPSH qe duhet eliminuar.
NJE ORE E SA ME PARE,ZGJEDHJET E PARAKOHESHME. TE LIRA E TE NDERSHME.DOTE SJELLIN QETESI E STABILITET POLITIK,SHOQEROR DHE E KONIMIK NE SHQIPERI.