Do ta nis këtë analizë të situatës aktuale politike në vendin tonë me pak histori. “Të ashtuquajturit komplotistë vranë Jul Çezarin. Çezari u vra sepse mori me dhunë pushtetin dhe i dha fund demokracisë në Romë.Por kur Mark Antoni me besnikët e Çezarit kërkuan revansh, populli i Romës nguroi të përkrahte ata që u quajtën komplotistë, por në fakt ishin çlirimtarë. Ata vranë tiranin për të risjellë demokracinë. Këtë ngurim populli romak e pagoi me qindra vjet robëri.”
Le t’i kthehemi situatës politike në vend. Ajo që nuk u arrit përmes asaj që analisti i njohur Skënder Minxhozi me të drejtë dhe në mënyrë shumë të goditur e quajti “pusia më e madhe elektorale në 20 vitet e fundit në Shqipëri” po synon të arrihet me anë të arrogancës së pushtetit, duke tjetërsuar rezultatin në tavolinë, mgjs kjo s’ka asnjë bazë ligjore. Pasi dështuan në rrëzimin e Edi Ramës në Tiranë, mgjs përdorën të gjithë arsenalin e tyre, banda Berisha-Meta iu kthye të vetmes mundësi të mbetur, vjedhjes ditën për diell. Qëllimisht e quajta rrëzimin e Ramës, pasi këtë herë nuk synohej thjesht bashkia e Tiranës. Në lojë këtë herë ishte shumë më tepër. Këtë herë synohej të eliminohej lideri i opozitës, gjithashtu edhe pengesa e fundit që mund t’i rrëzonte nga pushteti. Nëse Berisha do arrinte të merrtë bashkinë e Tiranës, atëhere do niste faza e dytë e sulmit, ajo që ishte në të vërtetë edhe kryesorja, sulmi ndaj Ramës nga brenda PS. Do të synohej largimi i tij nga lidershipi i Partisë Sicialiste. Mund të duket e veshtirë, por nëse Rama do të dështonte në rizgjedhjen e tij në Tiranë, atij do t’i dobësoheshin goxha pozitat e tij brenda PS. Përveç përgjegjësisë që do t’i duhej të mbante për humbjen, Rama do të humbte edhe goxha mbështetje. Të gjithë e dimë si funksionon forcimi i pozitave politike tek ne. Natyrisht që nuk mjafton të jesh lider popullor, me vizion, apo simpatik. Duhet edhe ajo lloj mbështetje që vjen nga ata njerëz që janë në lidhje interesi me liderin. Dhe të gjithë e dimë se bashkia e kryeqytetit përveçse është e lidhur më shumë grupe interesi, punëson disa mijëra njerëz direkt, si dhe disa mijëra të tjerë indirekt. Pra përveç përgjegjësisë për humbjen, Rama do humbte edhe goxha mbështetje potenciale. Të gjitha këto do ta bënin më të dobët ndaj sulmeve nga brenda PS. Ky do të ishte një rast ideal për kundërshtarët e tij në PS, qoftë për kundërshtarët natyralë, për shkak të konkurencës politike, qoftë për grupin që mbështet ish-kryetarin Nano. Të gjithë këta, por edhe elementë të tjerë që janë të gatshëm të shesin lëkurën do të mbështeteshin fuqishëm nga banda Berisha-Meta. E gjitha kjo, edhe nëse s‘do arrinte ta rrëzonte përfundimisht Ramën, do të krijonte goxha pështjellim e përçarje brenda PS, duke e dobësuar ndjeshëm forcën e saj në garën elektorale të vitit 2013. Çka do të rriste shanset për Sali Berishën për të mbajtur pushtetin edhe më pas këtyre zgjedhjeve.
Të gjithë e dimë sa i dashuruar është kryeministri ynë me pushtetin. Në karrierën e tij politike Sali Berisha është rrëzuar nga pushteti vetëm një herë. Dhe atëhere dha dorëheqjen me një vonesë prej të çmenduri. Ai qëndronte në Presidencë në kohën që i gjithë vendi digjej dhe shteti ishte totalisht inekzistent. Megjithatë Sali Berisha dha dorëheqjen vetëm pasi humbi zgjedhjet e përgjithshme dhe i kishte mbetur më pak se një vit mandat. Por edhe atëherë kur çdokush mendonte se karriera e tij politike kishte mbaruar njëherë e përgjithmonë, Sali Berisha me një durim e këmbëngulje prej të marri vazhdoi uzurpimin e tij në PD. Uzurpim që vazhdon deri sot e kësaj dite.
Kjo ishte për të kujtuar se çfarë është në gjendje të bëjë ky njeri. Tani le t’i kthehemi aktualitetit. Pra pasi plani A dështoi, Sali Berisha vendosi të bëjë një lëvizje të dëshpëruar. Të vjedhë haptazi në tavolinë rezultatin e bashkisë së Tiranës. Duke përdorur slloganin “Çdo votë duhet të numërohet dhe zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet”, që për hir të së vërtetës ka pak logjikë brenda, mgjs nuk mbështetet në asnjë nen të Kodit Zgjedhor. Por ky sllogan i kryeministrit mund të ketë ndikim tek militantët e tij, tek ata njerëz që ende besojnë në legjendën e ndershmërisë së tij, por natyrisht që s’mund të ketë ndikim në shumicën dërmuese të shqiptarëve. Në planet e tij prej të marri, Kryeministri ka edhe një shpresë tjetër. Ai shpreson se populli është i lodhur nga protestat dhe i trembur nga 21 janari dhe nuk do të ngrihet. Duke qenë diktator në genet e tij, Berisha e di dhe e ka përdorur sa ka mundur teorinë se nëse njerëzit i varfëron dhe i ngarkon sa më shumë me halle, ata do të harxhojnë më shumë kohë duke u marrë me problemet e tyre të përditshme dhe më pak me shkaktarin. Megjithatë këto mbeten logjika dhe teori tiranësh. Me ngjarjet që po ndodhin në mes të ditës dhe në praninë e medias, populli e kupton se i duhet të zgjedhë. Tirani ose Demokraci, këto janë mundësitë. Më kot shpreson kryeministri se me gjakun e derdhur në 21 janar njerëzit do tremben. Populli e di se edhe forcat e policisë, apo të gardës kanë dalë prej tij dhe s’mmund t’i binden pafund urdhrave kriminalë të një të çmenduri.
Por edhe Sali Berisha ka ende një mundësi zgjedhjeje. Të tërhiqet me nder. Të pranojë, edhe pse jo me dinjitet humbjen në Tiranë, paçka se mund të ngushëllohet me votat e koalicionit, që nuk janë të tijat, apo të PD. Të organizojë zgjedhje vërtet të lira dhë të ndershme në vitin 2013 dhe në këtë mënyrë t’u japë mundësinë shqiptarëve të kujtojnë prej tij një veprim të mirë. Le ta lerë Shqipërinë të lirë në rrugën e saj drejt Perëndimit.
Me gjithe respektin plako po ja paske fut pordhes!
E ndjeve eren? Te befte mire!
A nuk jena vete deshmitare te shfaqjes ma vulgàre te arogances te pushtetit berishqurres dhe vjedhjes mafioze te votave.Qendrimi indiferent do na kushtoje per jete.Duhet me levize,ndryshe nuk zdrup prej kalit ky skizofren.
Me vjen keq per Albin po akoma se ditka qe Berrisha nuk ka as sy e as veshe.Ai dhe militantet e tij nga deliri per pushtet nuk shohin dhe nuk degjojne.Anuk e tha vete ai qe nuk dalluan ngjyrat e fleteve te votimit nga deshira e papermbajtur per fitore.mos u lodhni o shqiptare se KURRE nuk keni pèer ta larguar salen nga pushteti me forcen e votes.Gje qe une e uroj,qe tani e tutje me shpirt qe me ne fund te kete fatin e nje tirani.
Shikoni se sa i pafytyre,sa i peshtyre eshte ky njeri.
Per 2 vjet u kerkua nga Opozita hapja e kutive te votimit dhe ai thoshte “Nuk e lejon Kushtetuta”!!!
Tani qe humbi,i hapi shpejt e shpejt,pa Kushtetute,pa marreveshje,pa ligj,me hile…
Dhe maskaralleku i tij arrin deri atje qe te numuroje votat E PAVLEFSHME per TE VLEFSHME (!!!)
Por,pa degjojeni pak?:
“Cdo vote te numurohet dhe zeri i qytetarit te degjohet”(!!!!!!)
Kush eshte ky qe flet?????
Eshte i njejti person,Sali Berisha,intriganti,kameleoni,tradhetari,ngatrrestari i gjithe shqiptareve…
Popull.grumbulloni sa me shume peshtyme,ta mbysim ndyresiren !!!!!!!!!!