Siç është pasqyruar gjerësisht nga shtypi, para disa ditësh 40 organizata të diasporës Shqiptaro Amerikane lëshuan një deklaratë të përbashkët ku shprehnin shqetësimin e tyre për klimën e rënduar politike dhe mosfunksionimin e mekanizmave demokratikë në Shqipëri. Kjo ishte hera e parë që diaspora shqiptare në SHBA foli me një zë të përbashkët për të promovuar vlerat demokratike, forcuar shtetin e të drejtës dhe arritur pikësynimet e kombit shqiptar duke dalë përtej afiniteteve të ndryshme politike që natyrshëm ekzistojnë brenda saj.
Në një artikull në shtypin e shkruar më datë 31 Mars, analisti Ardian Vehbiu shprehte disa shqetësime mbi gjuhën dhe përmbajtjen e përdorur në deklaratë duke theksuar se kjo deklaratë e diasporës është tejet e përgjithshme , tingëllon “ mësim ex cathedra” për shqiptarët e Shqipërisë , dhe nuk ka gjasa të çojë peshë në diskursin politik aktual. Gjithashtu Vehbiu mendon se fryma e kompromisit e cila nevojitet për të arritur në një deklaratë të përbashkët të kaq shumë organizatave nuk i shërben qëllimit fillestar, i.e. forcimit real të demokracisë në Shqipëri.
Z. Vehbiu është një shkrimtar dhe analist mjaft i njohur për publikun, i cili kontribuon shpeshherë me analizat e tij socio-politike në hapësirën mediatike shqiptare. Përveç publicistikës ai është moderator dhe kontribues kryesor i një nga blogjeve më në zë të hapësirës shqiptare të internetit, Pejsazhe të Fjalës. Në të njejtën kohë hapja e debatit mbi rolin e diasporës në përgjithësi por veçanërisht kontributin e saj gjatë krizave politike është një hap i mirëpritur. Dua gjithashtu të theksoj se këto shqetësime vijnë nga njëri prej analistëve më të vëmendshëm të diasporës, kontributet e të cilit kanë qenë të vlefshme edhe për Forumin Shqiptaro Amerikan për Demokraci(FSHAD), të cilin e përfaqësova në grupin hartues të deklaratës.
FSHAD është një nismë e profesionistëve të rinj shqiptaro amerikanë për të promovuar forcimin e demokracisë dhe kultivimin e vlerave demokratike. Forumi bashkon financierë, akademikë të rinj, profesionistë të organizatave ndërkombëtare dhe studentë shqiptarë me banim në SHBA. Qëllimi kryesor i kësaj organizatë është të kontribuojë intelektualisht dhe konkretisht për të forcuar sistemin demokratik si zgjidhja më e mirë për plotësimin e aspiratave kombëtare të shqiptarëve dhe integrimin europian. Duke kontribuar në konsolidimin e vlerave demokratike në Shqipëri ne synojmë të ndezim debatin për demokracinë si dhe të kontribuojmë në forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, shoqërore e kulturore midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, të cilat kanë rëndësi strategjike për të ardhmen e shqiptarëve.
Si një nga drejtuesit e Forumit, si qytetar i angazhuar në çështjet politike shqiptare dhe anëtar i grupit hartues të deklaratës, mendoj se deklarata e dyzet organizatave të diasporës ishte një nismë e vlefshme e cila pasqyron në masë të gjerë dëshirën e shqiptarëve me banim në SHBA për një demokraci të konsoliduar.
Së pari dua të theksoj se ndjehem i nderuar që isha pjesë e një nisme e cila u ndërmorr nga disa prej personave më të suksesshëm dhe veprimtarëve më aktivë të komunitetit shqiptaro amerikan. Të gjithë ne i kemi shërbyer brenda mundësive tona shtetit shqiptar dhe interesave të kombit, shpeshherë duke sakrifikuar financat personale, familjen dhe rrethin shoqëror. Ndër ta dua të veçoj z. Richard Lukaj, themelues i Bankstreet Group, President i Lukaj Foundation dhe person i njohur gjerësisht në qarqet më të larta amerikane si një nga kontribuesit kryesorë për cështjen shqiptare; z. Cafo Bogaj një ekzekutiv i suksesshëm i financave dhe anëtar bordi i NAAC dhe Fondit Shqiptaro Amerikan; si dhe disa nga njerëzit më të nderuar e të suksesshëm të komunitetit si Shpend Haxhaj, Mark Gjonaj, Naser Çobaj, Nick Markola dhe Ilirjan Fundo. Organizatat e përfaqësuara në listën e firmosësve përfshijnë organizata të mirënjohura lobuese si Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan apo Rrjeti i Profesionistëve të Rinj Shqiptaro Amerikaën (APEN), bashkësi fetare si Komunitetet Islame dhe Kisha Ortodokse, por edhe organizata gjinore e kulturore. Pra, lista përfaqëson një spektër të gjerë të organizatave aktive të komunitetit.
Së dyti, arritja e një deklarate të përbashkët e cila shpreh shqetësimin real të këtyre organizatave për mbarëvajtjen e demokracisë në Shqipëri, ka rëndësi përtej përmbajtjes së saj. Ky ishte një hap i parë por shumë i rëndësishëm drejt krijimit të një mekanizmi në diasporë për të promovuar bashkarisht përparimin e Shqipërisë dhe përmbushjen e aspiratave të të gjithë shqiptarëve, përtej dallimeve politike. Sigurisht që ky është një hap i mirëpritur nga e gjithë diaspora, edhe pse rruga mbetet e gjatë dhe e përpjetë.
Së treti, përmbajtja e deklaratës tregon synimin e qartë për të dalë përtej konflikteve politike të momentit. Përkundrazi, deklarata ve theksin tek forcimi i mekanizmave demokratikë-përfshi edhe gjyqësorin- të cilat janë të domosdoshëm për mirëfunksionimin e një demokracie dhe një shteti funksional. Në hartimin e deklaratës ne morëm parasysh opinionet e shprehura nga Departamenti Amerikan i Shtetit, OSBE-ja, Bashkimi Europian si dhe organizata të njohura që promovojnë demokracinë në botë si NDI dhe IRI.
Është shumë e rëndësishme të theksohet se deklarata në asnjë rast nuk synon të tregojë se parimet e shprehura në të janë të panjohura në skenën shoqërore në Shqipëri. Përkundrazi, toni i saj është i matur dhe i qetë pikërisht për të dhënë shembullin e një komunikimi politik dinjitoz, përtej retorikës politike e cila nuk mungon në hapësirën publike shqiptare. Qëllimi jonë është të risjellim në vëmendje faktin që zgjidhjet e vetme të pranueshme janë ato që i shërbejnë interesave të qytetarëve, cilatdo qofshin interesat personale të udhëheqësve politikë.
Në këtë kontekst, deklarata e diasporës nuk mund të konceptohet e përdoret si mjet për ti shërbyer Edi Ramës apo Sali Berishës, dhe interesave të tyre politike të çastit. Interesi jonë i vetëm është shteti shqiptar dhe forcimi i demokracisë shqiptare. Për herë të parë, diaspora shqiptare e vendos veten në pozicion të qartë jo më për të ndikuar produktin që del nga përballja midis palëve politike sipas interesave meskine, por për të forcuar sistemin demokratik i cili u përket të gjithë shqiptarëve.
Së katërti, nuk ka dyshim se predikimi shterp dhe mosprekja e thelbit të problemeve jo vetëm është kundërproduktiv por nuk i shërben përparimit të çështjes kombëtare. Mirëpo, kontributi politik konkret i takon atyre që marrin përsipër sakrificën dhe angazhohen për ti shërbyer shtetit shqiptar. Nuk mund të jetë roli i organizatave të diasporës të shndërrohen në arbitër politik, gjykatë apo prokurori.
Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë që diaspora nuk ka një zë të rëndësishëm në promovimin e vlerave demokratike në Shqipëri. Mjafton të kujtojmë kontributin ekonomik që shqiptarët me banim jashtë atdheut japin nëpërmjet remitancave, apo edhe kontributin e shumë të kthyerve për të kontribuar për shtetin shqiptar. Asgjë nuk mund ti pengojë zërat e arsyeshëm nga diaspora për të prodhuar ide, sugjeruar zgjidhje apo për të mbështetur konsolidimin e demokracisë, një vlerë e çmuar e të gjithë shqiptarëve. Ndonëse kjo deklaratë nuk mund ti përfshijë të gjitha sferat problematike në shoqërinë shqiptare, ajo është një hap pozitiv drejt daljes së organizatave të diasporës nga qerthulli i ndasive politike.
Në përfundim, dua të ripohoj se deklarata e përbashkët e dyzet organizatave të diasporës shqiptaro amerikane përbën një kontribut me vlerë në skenën politike shqiptare dhe shpresoj që të jetë vetëm hapi i parë në angazhimin e mëtejshëm të shqiptarëve me banim në SHBA në zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Ne duam që në Shqipëri të ketë një demokraci të qëndrueshme, shtet të konsoliduar dhe hapësirë demokratike për të gjithë. Këto aspirata nuk i pëkasin vetëm qytetarëve shqiptarë të Shqipërisë, por janë synimi i të gjithë shqiptarëve nëpër botë e veçanërisht i shqiptarëve me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Demokracia nuk u përket partive politike apo udhëheqësve të tyre, ajo është vlerë e të gjithë shqiptarëve.
Grid Rroji-forumishqiptaroamerikanperdemokraci.org
Comments are closed.
ti more djal i mire,je pjes e asaj diaspore qe me luge ne brez e me gryken e thesit hapur shkove e ike nga shqiperia si shume palaco te tjere,,ti personalisht e shume balash si puna jote ke qen pjes e njeres prej bandave me te medha poltike qe ka pare historie e shqiperise,,,mbasi i sherbeve Saliut ne programin e tij”nga njera vjedhje ne tjetren”u ktheve andej nga erdhe per ti sherbyer perseri,,si shoket e tu te tjere qe erdhen gjoja per te sakrifikiuar dhe permirsuar demokracinene shqiperi ,ku mbasi zun nga nje post qe buronte para,mbushen thesin dhe u kthyen e blen shtepi e pasuri ne Europe,Amerike e Kanada dhe tani jepni mend per demokracine ne emer te shoqatave dhe diaspores,,ju mire qe jeni hajdute dhe te poshter,por hiqeni dhe si patriot e te jepni edhe mend,,duke u tallur me ne te tjeret qe dergojme ndonje leke kur na ngelet per te ndihmuar sado pak familjet tona e qe ua vidhni ju me palacot e tjere si puna jote,,tregohuni me te ndershem te pakten,hapni nje numer llogarie ketu e tu japim leke direkt,se sa te rripni ata pleqte tane ne shqiperi..me legena e kusare si ju shqiperia do kishte qene 100 here me mire pa diaspore,se do kishte patur qindra hajdut me pak,,posht rraca juaj dhe ai patriotizmi i neveritur qe po na hap barkun,,legen e matrapaz i ndyre
Deklarata e organizatave te Diaspores duhet pershendetur si nje nisme e dobishme per te shprehur opinionet e veta ne drejtim te funxionimit te demokracise ne Shqiperi —————Por une mendoj se ata duhet te jene me konkrete ne lidhje me difektet qe paraqet demokracia shqiptare ,
Ku psh ?——— Ata mundt te japin gjykimin e tyre se si ka ecur kjo demokraci me kete reforme ekonomike ne keto 20 vjet dhe
ta krahasojne kete reforme ekonomike 20 vjecare me 20 vitet e para te diktatures
—-Ky eshte nje krahasim qesharak , sepse presupoozohet qe demokracia eshte shume me perpara se diktatura–DHE KJO AS QE DISKUTOHET ——Por a eshte e tille ne rastin e Shqiperise ????
–Mos kemi nevoje ta axhustojme reformen tone ekonomike?————-Sepse per 20 vjet kjo reforme ka prodhuar vetem …………………..Emigrante —Varferi—Kriminalitet ——
Shkaterim te :— Industrise –bujqesise — mekanizimit te agrokultures–institucioneve shkencore dhe kulturore
shkaterrim te ushtrise dhe armatimit te rende — cenim te integritetit kombetar etnik dhe teritorial
Pra ………..e ka cuar cdo gje ne zerrooooo
———–Tani , nuk ka njeri ketu midis shqiptareve ne Shqiperi por edhe ne Diaspore qe te beje nje karhasim
se si kane ecur ne drejtim te forcmit te ekonomise keto dy sisteme te ndryshme ne Shqiperi ?
—-Dhe mbi bazen e ketij krahasimi atehere te jepen edhe sugjerimet se si te regullohet kjo reforme ekonomike
e ….DEMOKRATURES ,qe ka 20 vjet dhe po shkaterron ne themel dhe deri ne qelize cdo gje Shqiptare
dhe te behet tamam DEMOKRATIKE, qe ti sherbeje popullit sepse e ka emrin Demo-kraci , dhe jo Sales me shoke
Pra diaspora te japi edhe opsionet e saj se si te dilet nga kjo krize ekonomike ne radhe te pare dhe pastaj
, edhe mendime ne lidhje me konfliktin 20 vjecar politik qe ka prodhuar Sala me intrasigjencen e tij qe e shpreh me verprimet e tij qe flasin fjalet :– OPOZITES JEPI PLUMBIN KOKES
—Pra diaspora duhet te flasi hapur , te jete direkte ne lidhje me te metat qe ajo shef ne zbatimin e demokracise ne Shqiperi , dhe ne rastin konkret sidomos ne lidhje me Zgjedhjet
Ketu vidhen votat –Opozita kerkon te hapen kutite ,( Kekrese mese normale ) — Ndersa Sala perdor justifikime nga me te shpifurat per te mos hapur kutite ———Kjo eshte turp !
—Diaspora si mendon ne kete rast ?—— Diaspora duhet te flasi ne kete rast dhe me fjalen e saje te ndihmoje ne transparencen e sistemit te numerimit te votave,
— te japi mendimine te saja si te regullohet ky mekanizem i zgjedhjeve ne menyre qe te jete sa me transparent
duke ndihmuar keshtu ne zgjidhjen e konfliktit pozite -opozite ,–dhe nqs zgjidhet ky konflikt paqesohet edhe shoqeria shqiptare qe tani eshte shume e percare
Le te shpresojme se diaspora ne te ardhmen do jete me aktive me idete e saj ne jeten politke shqiptare
O Hys ti je legen e matrapaz i ndyre o plak zevzek. Shko futi ndonje dore domino se se ke idene sa injorant dhe qesharak je o plak matuf. Zoterise qe ka folur ti nuk je i kualifikuar as ti nderrosh uturakun. Lexo ndonje liber pervec veprave qe ke lexuar, dhe kuptoje qe zoteria si diaspore thote qe ata nuk marrin kahe politike. E pranojne se ka probleme dhe korrupsion por nga te dyja palet dhe si takon atyre te bejne tifozllik por te keshillojne palet politike, duke perfshire edhe psikopatin tuaj., te ulen ne tryeze dhe jo ne demonstrata sikur te jemi ne egjypt.
ore Robert!une komentoj shkrimin e ti me komenton mua,,une jam plak por nuk jam genjeshtar,nese ne ato qe shkruaj them nje genjeshter te vetme,moderatori bne mire te mos i botoje,,po te pergjigjem me arsyen e vetme se po te mos u pergjigjesh ca kercunjeve si puna jote ashtu si kemi bere deri me sot ju u duket vetja te zgjuar,beheni shumice dhe qeverrisini shqiperine si po beni tani,,une shkruaj ketu se kjo eshte gazete opozitare,jap mendimin tim mbi shkrimet,e jo mbi komentatore si puna ime apo e jote,,lere te zotin e shkrimit ti dali zot vehtes e mos e merr ti ne mbrotiese nuk po e vras une ,te verteten po i them,se duke lene te shkruajn e thone ca u do i qefi pa u thene te verteten ne sy ketij pehlivani,saliut e atyre si puna jote jemi ketu ku jemi edhe sot pas 20 vitesh,,edhe je keshille une nuk lezoj e komentoj tek RD-ja apo Koha Jone qe jan gazeta te pozites,ndaj te sugjeroj te behesh me ate qe do dhe te komentosh me shoket e nje ideali
Hys, ska asgje te keqe kur komenton por ti vjell vec vrer dhe replikat e tua asnjehere skan brume as opsione vec peshtyjne mbi gjithshka shqiptare. Gjithshka qe lexuesit dhe komentuesit e tjere duhet te dine rreth teje eshte qe ju keni emrin, ose jeni vete personi, i kryetarit te partise komuniste te vertete. Mbase gaboj por se besoj se ti e Meroja ndani te njejtin mendim per shume gjera. Ti ktu me ato shkrime spo ja thua te verteten as Saliut as zoterise se artikullit pasi se besoj se ata kane kohe te merren me derdellisjet e nje plaku qe vuan nga skleroza, por po ja thua komentuesve te tjere. Eshte e vertete se ju komunisteve sju pelqen mendimi ndryshe por une ekam lexuar Tema qe ne kohen kur Mero ishte ne krahun tjeter po kjo e shkrete medie keshtu e ka, shiko Klanin,Kohajone.
ore Robert!se mu bere si Robert camcakizi:))),,po edhe ne komunistet njerez jemi,shqiptar jemi ..une tere jeten tiime ne kanal kam punuar edhe sote kesaj dite ne fshat jetoje e punoje,bej nga tre tamzane raki,kam ca pula e ca zogj.mbjell domate e ruaj lopen,kthehm ne dark e marr mezen e rakin perpara,edhe kompiuterin qe me ka blere djali qe lan pjatat andej nga Europi edhe filloj te lexoj e komentoj lajmet,,tani sipas teje Saliu qe ka qene komunist si puna ime i takoka te behet i pari i vendit,te drejtoje e te vjedhe,,kurse mua nuk me lejohet as te them te verteten,,po ne komunistet si na quan zotrote,ne parlamnet nuk na le Jozefina te flasim,ne rruge na vret Luli me Saliun po te protestojme,ketu ne interrent nuk te le ti me Hajriun,,cfare duhet te bjeme ne te shkretet vetem te ikim ate tek bregu fildisht ku me the zotrote para disa ditesh…ore po sa inat na keni nev komunisteve ore burr i dheut,,,po sa shume demokrat paskeni qene,,po me ke e ngritem ate mut sistem ne!! se i bie qe paskam qen une me Enver Hoxhen vetem,,ore po na lini te themi ndonje llaf ketu,se tendera nuk bem ne ate kohe,per te vjedhur nuk vodhem,edhe ashtu injorant sic ishim me na kater klas e shkolle nate si na quan shoku jot Hajari ngritem ca hekurudha,ca hidrocentrale,ca kombinate,qe keta shkenctare te demokracise qe i kishte marr me qaf Enveri jo qe nuk i ben me te bukura,po i prishen fare,edhe ujin e hidrocentraleve nuk mbajne dot,po ua leshojne njerezve neper kasolle,,une nuk vjell vrer o Robert,po them te verteten qe eshte vrer e kaluar vrerit,se ne jemi kthyer ne popull mashtues,qe nuk guxojme ti themi te verteten tjetrit ne sy,po i bjeme qefin duke genjyer edhe vehten,,e per sa me siper,po ta perseris jane shume qe erdhen vodhen e iken nen merin diaspore,nese nuk i di!pyet e informohu
O hys do qe te them se keni qene te gjithe me nga tre apo kater diplloma ee? Komanduat me analfabet o hys prandaj e çuat vendin ne varferi te tejskajshme dhe rate si kala prej rere.
Po te trgoj nje histori na ministrja e kultures se athershme Tefta Cami e kam degjuar keto dite dhe kam qesh me lot. Kur ne 83-84 ne shqiperi erdhi ministri i kultures se italise per vizite ne bisede qe kishte me ministren tone te “zgjuar” e pyet do flasim ne anglisht, frengjisht ,spanjisht apo italisht ?Dhe tefta kthehet nga perkthyesi dhe e pyet çfare thote?Mbasi merr pergjigjen i thote ne shqip do flasim secili ne gjuhen e nenes. Dhe gjithe takimi vazhdon me perkthyes.Kur mberrin ne itali gazetaret e pyesin ministrin e tyre çfare mund te na thuash? Asnjegje , vetem se ministra e kultures ishte pa kulture. Dhe nga ajo dite Teften e heqin nga ministre dhe e vene drejroreshe te shkolles se partise (se ate ju o hys e quani shkolle te larte, nejse).Mbas disa ditesh nje disa te njohur i thone se sa poshte te çuan per faj te nje gjuhe? Dhe tefta gjithe krenari i pergjigjet : une PEUGEOT kisha PEUGEOT(e shqiptuar tekstualisht keshtu) kam. Bofsh qej o Hys
Hys ti rakine e pifsh me qef dhe ne kompjuter te hysh por ju komunistat ishit mallkimi i atij vendi. Ato vepra qe ngritet ju ishin ne rradhe te pare te ngritura me gjakun e shqiptareve qe i punuat si skllever per 30 leke dita dhe e dyta as 1% e atyre qe u arriten ne vendet perendimore fqinje si Italia e Greqia ku ekzistoi kapitalizmi e ekonomia e tregut. Edhe Yugosllavia ku komunizmi ishte me i zbutur dhe u hap ekonomikisht me boten arriti rezultate me te larta. Hys, qe mos e zgjas me filozofine e arsyeve se pse komunizmi deshmoi ne bote shif shembullin e dy Gjermanive. Eshte e vertete se Sali Berisha ka qene komunist por neve ish te persekutuarve ai na u duk si opsion me i mire dhe spo shohim ndonje rrugezgjidhje tjeter. Nuk mund te ulemi ne nje tryeze me psikopatin e Kristaq Rames, njeriun pa karakter moral e familjar apo ish Ministrin Gjinushi apo ish ministrin e brendshem Gramoz Ruci. Sala ka qen mjek e megjithese ka qene ne parti merrej me kardiologji e skishte ndonje rol te madh ne pushtetin e asaj kohe. Ne do kishim preferuar ndonje person qe ishte disident qe ne ate kohe por ata i vrate dhe i burgoset te gjithe juve Hys dhe skishim ku ti gjenim. Gjysherit i burgoset , baballaret i internuat dhe i degdiset neper kooperativa bujqesore pa te drejte shkolle keshtu qe ne na ngeli ti besonim Berisheve, Pashkove, Imameve pasi dikush do e udhehiqte ate te shkrete opozite. Eshte e vertete qe ne jemi kthyer ne mashtrues, spiune, hajdute pasi keto kishte filozofia komuniste e krijimit te njeriut te ri Hys. Njeriu i ri Hys spiunonte baben, vellain per ndonje burse shkolle se ashtu e mesonte baza e partise. Sa per korrupsion e Hys e di sjam aq naiv te mendoj qe skane vjedhur te PDs por ti je naiv po mendove qe Rama eshte i ndershem. Ta siguroj nga burime te sigurta qe eshte edhe me i etur nga keta dhe mezi pret qe te vjedhi gjith Shqiperine sic ka vjedhur Tiranen. Edi Rames o Hys nuk i behet vone per ty dhe rakine e domatet tende por thjesht do qe ta shtrije hajdutllekun e tij ne gjithe Shqiperine pasi e kan kufizuar te shkretin vetem ne Tirane ne kto tre mandate qe ka kaluar.
—Si perpelitesh kur mbron salen….si bishti hardhuces–
Sala esht vec 1 komunist-antikomunist..mashtrus gjoja “demokrat”
dhe ti e di shum mir kete..po prap e mbron ate se vet je fashist
se i ben tifozin atij…megjithate ti ke te drejt te jesh me kedo—-
—–po dije se kundra sales esht 70% e popullit qe sala ja vjedh voten pa meshire
dhe ti e di shum mir kete,e prap i ben lavderime dhe kjo tregon se je ANTISHQIPTAR
-Se brohoriske kur i vidhet vota Shqiptareve.
PRA TI NA QENKE DEMOKRAT?–hahahaaaaaaaaaa.
Prandaj rri drejt kur i mban utorakun sales…mos u dridh nga 70% e Shqiptareve!
O Mozo , o Lab me gjysem opinge. Ku e gjen 70% o lumadh, o llamarine e ndryshkur, o vrrome, o njeri antipatik. Nuk pretendoj qe PD te kete 90% as 70% si e keni ju komunistat qe votonit ne bllok ne kohen e monizmit por mbi 50% e ka. Nqs ka vjedhur njeri vota i vodhet ju laberia ne 97 ne gjithe jugun kur e dogjet Shqiperine e na kthyet mbrapa edhe 50 vjet te tjera. Po pse jam une fashist o i degjeneruar, o njeri pa nder, o njerez me inteligjence miu. Ju akoma jetoni me perrallat e pleniumit o halabake, juve duhet tju marresh te gjithve dhe tju leshosh te reaktoret e Japonise qe te vini ne vete. Nqs eshte njeri qe mban uturakun dhe ndonje gje tjeter me dore jeni ju komunistat qe ja mbajtet Nanos dhe ju doli burre i keq, Ilir Meta po ashtu, tani hajde ma mbani mua me dore se sju ka ngel njeri tjeter. Une se di pse denjoj te merrem me cobenerit gjys opinge te laberise qe asnjeher gjate shekujve nuk jane shquar ndonjeher per zgjuarsi.
Cdo nisme nga brenda apo jashte Atdheut kur ka nje qellim te mire pa dyshim duhet pershendetur dhe perkrahur. Eshte tjeter gje se sa ja arrin qellimit.Ketu hyn diskutimi qe duhet te vleje ne permirsimin e ideve apo propozimeve dhe JO fyerja apo denigrimi personal qe sben gje tjeter por zgjat agonine e vendit tone ne pritje te Demokracise.
Personalisht e perkrah kete “debat demokratik'”. Me vjen mire kur shoh termin Prefesionist rralle i perdorshem nga pseudo politikanet.Duke zbritur nga lartesite akademike qe per fat te mire nuk mungojne,te perpiqemi ta thjeshtojme problemin per votuesit qe aq shume ja qajme hallin.Biem dakort qe kultura demokratike per shume e shume arsye mbetet ne kuota te uleta ne krahasim me cfar Ne krahasohemi.Une mendoj se dy jane faktoret qe predominojne.Ai Kulturor dhe Ai Ekonomik. Mendoj se faktori i pare me duket se ka ecur shume perpara se Ai Ekonomik.Nuk degjoj ne shoqerine Shqiptare diskutime qe kane te bejne me politikat e djathta te qendres apo te majta dhe aq me teper kundershti per sa i perket sistemit Kapitalist.Pra ushqimi Ideollogjik si ne monizem (per tradite)edhe tani eshte me shumice dhe i tejngopur.
E kunderta ndodh me problemin ekonomik qe dukshem eshte ne nivelet me te ulta ne Europe por edhe ne rajon.Pyetja, mos valle sistemi kapitalist qe kerkuam nuk eshte eficent.Nuk besoj se ndokush ka dyshim per te.Pergjigjja si mendoj une do ishte qe ne Shqiperi formalisht jemi ne kapitalizem por ne fakt realisht kemi nje sistem te vecante hibrid qe funksionon ashtu sic klasa e sotme politike i INTERESON te funksionoje.Llafet e shumta jane fukarallik.Populli do buke jo te dali te kerkoje “Ku eshte vota ime”.Ketu hyjne ne loje Prefesionistat.Ndodhin ne Shqiperi:Permbytje, ndertime me leje apo pa leje,rruge.tunele,fabrika cimento , prerje pyjesh etj, etj,dhe rralle per te mos thene aspak flasin Prefesionistat.Te paret ja nisin gazetaret qe dine “Gjithcka” mbas tyre politikanet e te dyja kraheve qe i veshin kostumin Politik.Shikoni Parlamentin apo dhe Qeverine vendore apo qendrore mezi dallon ndonje kokerr dhe kur e sheh e sheh ne nje vend te gabuar.valle eshte rastesi?
Kurre.Profesionistat kane vlera vijne nga aplikimi i shkencave te Sakta dhe si te tille pa dyshim jane me superjore se sa nivelet e politikanve tane qe ne jeten e tyre pervec Llafeve pa buke nuk kane dhene gje tjeter.Shikoni me kujdes rinine, ne shumicen e rasteve preferon kulture te themi politike mediatike.Nuk shkelqen nje politikan i Ri Prefesionist apo Bisnesmen i Ndershem dhe i Suksesshem.
Shqiperia eshte kthyer ne nje vend Llafesh.Me pelqen idea e angazhimit politik te diaspores POR disa here me shume efikase do te ishte perfaqsimi i kesaj Diaspore ne INVESTIMET DIREKTE ne Shqiperi ku te kontribohej konkretisht ne ekonomi.Kuptohet ky investim do jepte NJE SHEMBULL TE QARTE TE SISTEMIT NGA ATO VIJNE. Ky do te ishte FILLIMI.Kjo dote ishte DEMOKRACIA.NUK KA DEMOKRACI ME BARKUN BOSH,
Kasem, e lexova shkrimin tend dhe jam dakort 100% me gjithshka ke thene . Forumi i gazetes tema do ishte nje vend vertet me interesant me njerez qe i shohon gjerat sic jane.
Kujt nuk i pelqen forumi i kesaj gazete ben nje zgjedhje tjeter!
ka gazeta te tjera ku mund te jene me interesante,55 eshte njera nga to
ose panorama mund tju ofroje corben qe gatuan hajdut Saliu me te tijet
Jo cdo kush eshte dakort me njeri tjetrin ne kete forum,madje edhe me botusin e gazetes
por shkrimi qe cdo kush ben pasqyrohet pa u censuruar
edhe mua smund te me pelqeje ajo qe shkruan ti o Berti,por ne demokraci rregullat jane te tilla qe cdo kush shkruan per qejfin e vet,
Jam dakort me ty england. Eshte nje shprehje ne anglisht qe thot te biem dakort qe sbiem dakort. E keqja eshte qe ketu kur un flas pro ose kundra nje artikulli ose nje autori direkt fillojne epitetet fashist, malok, mos hajde ketu, ik andej. Une se besoj se juve vini ketu ti beni qefin njeri tjetrit dhe do kishit me shume deshire te debatoni me dike duke respektuar mendimin ndryshe. Ketu mesa shoh une shume veta i bashkon urrejtja per saliun dhe behen thirjje per kryengritje , vrasje e te tjera si keto. Dhe asnjeri nuk debaton me opsione, programe e te tjera si keto qe ka demokracia qe ju e permendni. Nqs do ishin te gjith debatuesit si ty o england do ishte nje bote shume ideale.
Tefta Cami e ka bere vertet o Hajri,po varrin e Ismail Qemalit te garantoj qe e dinte se ku ishte,,ore po ne pa shkolle kemi drejtuar e beme gjith ato vepra,,po me thuaj nje veper qe keni bere ju shkenctaret e demokracise,se na plaset shpirtin!!!,keni 20 vjet e vazhdoni me parrullat e 90-es
Cfare veprash do me o hys, po para 90 ne gjith qytetin nje veture kishte gjithe qyteti dhe shqiptaret ngaqe s’dinin i thonin taxi ndersa sot jane ber benzat e bmw si pikat e shiut. Ca pallate te qelbura mezi i ndertuat e hys sot jane bere vilat tre kateshe me mir se ne greqi dhe itali. Po ke autostraden e hys e i bie shqipris nga Kuksi e deri ne sarande per 1/3 e kohes o hys. Po skishim buke te hanim o hys e kishim me tollone e sot jane te gjithe me bark. Po neqoftese te shkrepet ja fut ku te duash e hys ne ca shteti te duash me perpara duhet te merrje leje per te dale ne qender te qytetit. Po te fusnin ne kokerr te burgut kot o hys se thoshe pse ska patate a pse ska buk a pse ska qumesht e pse kishe njeri te arratisur. Po shikoje Shqiperine si eshte e si ka qen o hys, po lane nam shqiptaret kur dolen jashte se skishin pare te shkretet dhe merrnin bidonat plastike i mbanin koleksion o hys. Nqs se kupton qe eshte me mire se ka qen e hys kanceri te gjithve si popull ju rente e hys dhe mos u befshi kurre njerez se vertet s meritokeni qas mireqenien as demokracine.
O hys mos pyt ça kemi bo ,por ça s’kemi bo thuj. O hys ti thu qe ne dark i fut ca gota raki me pule,domate… etj. Dhe me behet qejfi dhe te uroj qe kesh shume e me shume,por mos harro o hys se dikur i kishe harru emrin pules ,vezes , qumshtit .Mos harro o hys se haje buke misri te verdhe dhe derrit i jepnin miser te bardhe. A e kupton qe enveri vleresonte me shume derrin se njeriun. Hys eshte turp dhe faqa e zeze te lavderosh ate sistem ku..ash se ofendon dhe veten. Te uroj sinqerisht gjithe te mirat dhe bo vaki kthen mendje.Tung
ore Rober camcakizi:))po me keto mburresh ti more,,ore kush ben uzina fabrika e hidrocentrale a derzi,,po pse ore per nje vaporr me televizora e nje me frigorifera na bet rezil ne ju,ja i moret per nje vit po pastaj,,ore kur nuk i deshet ato veprat e tona pse nuk na i lat neve qe i ndettuam,po i vodhet i prishet e i privatizuat per vehte,,na i jepni ne ato veprat e shemtuara te komunizmit duke perfshire edhe hidrocentralet,hekurudhat e portet,edhe mbaje ate autostraden tende se te kam dhier mu ne te:))po pse ore ne komunistet e kishim fajin,,po ne ua benim kursin e shoferave dy vjet,ua jepnim si dipllom edhe e quanim profesion,kembeheshe me nje makin nga fieri ne sarand edhe ata koekthumbat benin karrambol ,vellain tim te vogel per ta cuar ne shkolle i thoshte plaka hajde se do vemi tek furri bukes,e genjente dhe e fuste ne kalse,edhe sa mbaronte ore e pare e mesimit,ne pushim ai dilte nga dritare klases edhe fluturonte periashta,,per ta lar ne govat me sapllak e lidhnin kemb e duar se nuk lahej me qamet,edhe e paskemi patur fajin ne komunistet,,ore po ju beni sikur morem kombin me te zhvilluar te globit ne edhe e ktandisem si mos me keq,,e ke iden ti si e morem ne shqiperin apo ja fut pordhes kot,,,oo ROBERT:))),spaske pasur buke te hash ti o te hengert barkun,po me se u rrite ti qe me ciceron si bilbil me bar!!:)),,po ate buken e zeze edhe dieten tone vetem artistet e hollivbudit e han sot,per te mbajtur linjat e trupit”po ku di thia ca eshte tagjia,”,qenkeni bere te gjith me bark e me ecni rruges si gra me barr,edhe me kete mburresh more derdimen:))po pse genjen more Robert qe nuk te linin te dilje ne qytet,,t mi tregon keto mua si ua tregonte Djali im Grekeve kur kaloi kufirin,qe u thosht no fai,no psomi,no nero,no fagjito,e na bet rezil ne sy te botes si lypsarr:)))sa paskemi denuar se paskan thene qe s’ka domate e ska patate:))akoma me keto pallavra vazhdoni a derzinj,,jo po se kuptokemi qe paskemi qene keq e tani qenka lule,,se po bredhim rrugeve te botes ,,po krenohemi me plagen me te rend te shoqerise qe eshte emigracioni,,u paska hipur lumturi e madhe lrag familjes e njerezve te aferm,duke lar pjata e duke prepre ferra,,se su pelqenin uzinat kombinatet e minierat tona,ne komunistet nuk po mburremi e tu mbushim mendien qe ne e nderitem,se e dime vet qe e dhiem,se na qenka lule gGreqia”po he ti laje borxhet Greqia tani,se edhe te gjith ta shesesh,nuk ben sa borxhi qe ka:))),po ju more pehlivanet e demokracise po na mohoni edhe ato te mira qe beme e per kete na vjen inat neve,m,mos na mohoni djersen se kurr nuk do gjeni derman,,ne nuk i mohojme keto qe jan arritur sot,po denoncojme padrejtesit e sotme dhe genjeshtrat qe perhapni per te shkuaren tone dje,,une e meritoj demokracine,se jam atje ku kam qene,ne fshatin tim,ne token time,dje vetem punova e nuk perfitova,sot punoj edhe nuk abuzoj,,demokracine nuk e meritojne ata qe mohojne punen e djersen e te pareve,nuk e meritojne ata bukshkale qe vodhen e vazhdojne te vjedhin ato qe ne ngritem per te miren e vendit e popullit,,
E ke fol e Hys si me qen gjalle dulla. Ma ke nxjerr mallin e pleniumeve per zotin. Rrofsh komunizmi pra atehere skam ca te them. Hajtde te kthehemi prap, te ndertojme nje byro politike e te vem ty ne krye a hys se qeke plak i squt. Tipa si ty i duhen atdheut. Biles une them qe ty te vendosim profesor te shkolla Partise a hys se je aq t,rap sa i beson edhe vete genjshtrat e partise.