Më ngjan se Kodi Zgjedhor në mënyrë të qartë përgjigjet për të gjitha pikat mbi të cilat bëhet debati sot. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund t’i vijë keq pse humbi një nga kandidatët, por më duket se përgjegjës për humbjen e kandidatit të preferuar është vetë Komisioni.
Përcaktimi që vota duhet hedhur në kutinë e duhur
Neni 106 i Kodit Zgjedhor, pika 2, që merret me mënyrën e votimit, thotë shprehimisht: Zgjedhësi, pasi del nga dhoma e fshehtë, e hedh fletën e votimit në kutinë përkatëse të votimit dhe largohet nga qendra e votimit. Pra, fleta e votimit na u dashka hedhur në kutinë e duhur.
Përcaktimi që KQZ duhet të nxjerrë rezultatin për Tiranën
Neni 122 i Kodit Zgjedhor, pika 6, thotë se për zgjedhjet e Kryetarit dhe Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, KZAZ-ja miraton Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve të Qendrave të Votimit të njësisë bashkiake përkatëse. Kopja origjinale e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve dhe Tabelat e Rezultateve për çdo qendër votimi i dërgohen KQZ-së për të nxjerrë rezultatin, sipas nenit 123 të këtij Kodi. KQZ ende s’e ka bërë këtë gjë, ndonëse ka afate kohore.
Përcaktimi për votat e pavlefshme
Kodi Zgjedhor shprehet qartë për llojet e votave dhe kriteret për vlerësimin e votës, që ndahen në të vlefshme ose të pavlefshme. Pika 3a e nenit 117 përcakton qartë se fleta e votimit që nuk ka të njëjtën madhësi, ngjyrë ose formë me fletën e votimit të miratuar nga KQZ-ja është e pavlefshme. Nuk ia vlen të zgjatesh me këtë pikë, se kjo përcakton qartë se bëhet fjalë pikërisht për fletët që hidhen gabim. Nuk besoj se dikush do të hidhte në kuti fletë votimi të falsifikuara që nuk kanë të njëjtën madhësi, ngjyrë apo formë me fletët e votimit të miratuara nga KQZ.
Është detyrë e atyre që merren me organizimin e zgjedhjeve që t’ia bëjnë votuesit sa më të lehtë hedhjen në kutinë e duhur të votës, si me edukim parazgjedhor, ashtu dhe duke shtypur fletë votimi sa më të dallueshme. Në rastin tonë, faji i mbetet KQZ-së që s’ka mundur të prodhojë fletë votimi lehtësisht të dallueshme. Me qëllim apo pa qëllim e ka bërë këtë, le ta zgjidhin vetë.
Përcaktimi për votat e kontestuara
Nenet 118 dhe 199 të Kodit Zgjedhor që merren me Vlerësimin e votave dhe Nxjerrjen e Rezultatit të Zgjedhjeve nga Grupi i Numërimit përcaktojnë qartë se ç’është vota e kontestuar. Vota e kontestuar ka lidhje me rezultatin e asaj kutie që është hapur e po numërohet, e jo me rezultate të kutive të tjera të numëruara tashmë.
Pasi nuk nxori rezultat për Tiranën, gjë që e kishte detyrim ligjor, KQZ-ja vendosi të merrej me fletët e votimit të hedhura në kutinë e gabuar. Pa marrë në konsideratë asgjë nga ç’shkruhet më lart, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të nxjerrë akt për këto vota.
Përcaktimi për aktet normative të KQZ
Neni 24 i Kodit Zgjedhor, që flet për vendimmarrjen në KQZ, thotë se konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së, vendimet lidhur me: (pika d) aktet me karakter normativ dhe që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet. KQZ ka marrë vendim katër me tre, madje as aktin nuk e ka zbardhur.
E gjitha kjo është një shaka e madhe e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në rast se edhe Kolegji Zgjedhor nuk do të vazhdojë këtë shaka, zgjedhjet në Tiranë i ka fituar Edi Rama me dhjetë vota plus. Mirëpo shkaktari i humbjes së kandidatit Lulëzim Basha është pikërisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Le të prodhonte fletë votimi qartësisht të dallueshme e le të bënte një fushatë më të mirë edukuese për zgjedhësit.
Sa për probleme të tjera të zgjedhjeve, pati plot. S’ia vlen të flitet.
nje nga ato shakate qe te perndejekin si shakaja e Milan Kunderes
pse jo
Ore , po mire more burra , po akoma nuk e keni kapur se ku dhe kur ndodhi komploti ?
Pas mbylljes se numerimit per Kryetare dhe Keshillin Bashkiak , te gjithe , por kur them te gjithe duke filluar nga PS-ja , media , nderkombetaret , i neglizhuan momentet e numerimit per Minibashkite dhe Kryetaret e tyre .
Pikerisht kete moment kerkonte Berisha me te te tijet ! Nuk eshte e rastit qe “fletet e vlefshme” te Bashes dolen ne keto kuti ! Kjo sepse i kane hedhur teper, duke i futur nen bluza e nen breke deri tek kutite e minibashkive qe numeroheshin !
Kete do ta tregojne numrat e fleteve dhe perputhja me materialin zgjedhor ! Por a do te lejoje Berisha te verifikohen ato ? Me KQZ edhe pse beri maskaraden e “numerimit” , nuk e lejoi rakordimin ! Keshtu do te ndodhe edhe me Koleqin Zgjedhor !
Prandaj mos thoni “vota te hedhura gabim” , por ” vota te hedhura teper me manipulim ” !