Kolegji na ka një borxh

7 Qershor 2011, 15:42Blog TEMA

Nga Preç Zogaj

Kolegji Zgjedhor, kjo gjykatë zgjedhjesh e krijuar me short nga trupa e gjykatave të Apelit, iu ka një borxh të madh publikut shqiptar, opozitës politike dhe faktorit ndërkombëtar. U ka borxh argumentimin e plotë nga pikëpamja ligjore të vendimeve për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.

Fjala “argumentim”, në fakt, nuk e thotë tamam rëndësinë e momentit. Kolegji është thirrur në kauzë t’i superargumentojë vendimet e veta. Pse? Inteligjenca e lexuesve do të fyhej po të ndaleshim për t’i renditur një për një arsyet. Gjithkush i di tashmë. Mjafton të përsërisim se kryeministri i vendit Sali Berisha, kandidati i tij për Tiranën, Lulëzim Basha, dhe shërbëtori i tyre i bindur në krye të KQZ-së, Arben Ristani, vendosen të ndryshojnë rregullat e lojës, pasi përfundoi loja-maratonë e numërimit të fletëve , që i nxori të humbur me dhjetë vota. Pasojat e këtij komploti të hapur kundër zgjedhjeve janë sot në dritë të diellit.

Një opozitë e provokuar dhe njëherësh e zemëruar, që ka parë t’i rrëmbehet në tryezën e Arben Ristanit fitorja e ngushtë e liderit të saj, e arritur në fotofinish, në sheshmejdanin e betejës. Një Kod Zgjedhor i shqyer dhe i shkatërruar së bashku me historinë bipartizane dhe konsensuale që e ka pas lindur. Një KQZ e flijuar përgjithnjë në vesin qeveritar të votëvjedhjes dhe në këmbët e një karrigeje fiktive, që në rastin më të mirë do të notojë gjithë kohës mbi dallgë. Dhe pastaj edhe qershia mbi tortë apo më saktë, brumbulli mbi bajgë: qindra vota me shumë se votues, që na qenkan shtuar si bletët në zgjoje në magazinat e Ristanit – fakt skandaloz që demaskon manipulimin e kutive dhe katandisjen përfundimtare të zgjedhjeve në një farsë kaçakësh.

Ç’do të bënte dhe ç’do të bëjë Kolegji Zgjedhor në këtë situatë? Do t’i nxjerrë zgjedhjet e Tiranës nga xhungla, Kolegji me vendimet që do të japë? Apo do të bëjë bis me KQZ-në dhe do të marrë përsipër të argumentojë se në Shqipërinë e vitit 2011 është e ligjshme të ndodhë ajo që nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor, ajo që nuk ka ndodhur asnjëherë në zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri dhe në asnjë vend të perëndimit demokratik?

Nuk kemi tagër t’i tregojmë rrugën Kolegjit. Por kemi të drejtë, i madh e i vogël, i djathtë dhe i majtë, i rreshtuar apo i pavarur, opozitar apo qeveritar t’u kërkojmë dhe të presim nga këta gjyqtarë vendime të nivelit më të lartë të profesionalizmit, që të jenë bindshëm në pajtim me legjislacionin tonë dhe njëherësh të jenë bindshëm në pajtim me sistemin perëndimor të gjykimit të zgjedhjeve.

Kemi për detyrë t’u bëjmë me dije këtyre gjyqtarëve, që nuk vinë nga marsi, por janë pjesë e opinionit publik shqiptar, se vendimet e tyre për zgjedhjet në Tiranë do të jenë bazamenti, mbi të cilën do të ngrihen marrëdhënie dhe realitete politike të reja. Brenda vendit dhe në rrafshin e marrëdhënieve me Perëndimin. Me fjalë të tjera, vendimet e tyre do të kenë një ndikim të dorës së parë për të prodhuar paqen ose përplasjet e reja politike-shoqërore në Shqipëri. Sikurse do të jenë po aq vendimtare për statusin që do të këtë Shqipëria në familjen europiane dhe euroatlantike.

Nëse ndokush mendon se po e teprojmë, unë do t’i përgjigjesha telegrafikisht me shembullin e zgjedhjeve të vitit 2009. Kolegji Zgjedhor i asaj kohe hodhi poshtë kërkesën e opozitës për rinumërim votash në Berat, Tiranë dhe Shkodër në bazë të neneve 136 dhe 138 të Kodit Zgjedhor që ua njohin pa kushte këtë të drejtë dy anëtarëve të KQZ-së. Në përfundim të gjykimit, Kolegji arriti në përfundimin absurd dhe qesharak se votat e kërkuara nuk mund të rinumërohen, pasi në kuptimin e Kodit togfjalëshi “vota të caktuara” kishte, sipas Kolegjit, kuptimin “vota të kontestuara”.

Me një lajthitje dhe akrobaci semantike të këtij tipi Kolegji Zgjedhor i zgjedhjeve të vitit 2009 u ngrit mbi Kuvendin e Shqipërisë dhe paralizoi zbatimin e dispozitave konsensuale për rinumërim pa kushte të votave në qarqe dhe qendra të caktuara. Duke futur në një thes me guximin e injorancës “votave e caktuara” me “votat e kontestuara”, Kolegji Zgjedhor i vitit 2009 prodhoi një ilaritet që do të jehojë gjatë në historinë e drejtësisë shqiptare. Por, çfarë është më e keqja, ajo lajthitje e kërkuar për interesat e qeverisë, vuri bazat e një krize dhe konflikti politik të rëndë, që në evoluimin e vet dyvjeçar çoi në refuzimin e Shqipërisë në Europë dhe në vrasjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Kur nuk ka drejtësi dhe transparencë për zgjedhjet si themeli i demokracisë, ka vetëm krizë, stanjacion, përplasje, rrëshqitje. Këtu nuk është fjala për një raport politik dhe partiak me drejtësinë. Zakoni është që pala humbëse të reklamojë për shkelje të ligjit. Pala fituese të himnizojë triumfin e ligjit. E vërteta qëndron përtej këtyre steriotipeve. Sa i argumentuar është vendimi i Kolegjit? Ky është terreni ku ndizen ose shuhen debatet, sherret, krizat. Drejtësia ia ka borxh palës humbëse argumentimin bindës e të kuptueshëm të vendimit që merr.

Drejtësia më e mirë, ashtu si shkenca më e mirë dhe letërsia më e mirë, është qartë, e kulluar e thjeshtë për këdo. Po të kishte nxjerrë Kolegji Zgjedhor i verës së vitit 2009 një vendim të thjeshtë e bindës, opozita politike, edhe pse e pakënaqur, nuk do të ishte investuar siç u investua për kauzën e transparencës. Por vendimi ishte plotësisht arbitrar dhe politik. Dhe pasojat nuk mund të mos ishin ato që kemi jetuar.

Kolegji Zgjedhor edhe kësaj herë, në vendimin e parë që ka dhënë për Tiranën të premten e javës së kaluar është afishuar si një zgjatim i KQZ-së dhe qeverisë. Katër-pesë rreshtat që shqiptoi gjyqtari Tom Ndreca, kur njoftoi rrëzimin e padisë së Partisë Socialiste, janë një tallje e rrallë me pritjen kombëtare e ndërkombëtare ndaj vendimeve të këtij Kolegji. Ndërkombëtarët janë investuar shumë në lidhje me fletët e hedhura në kutitë e gabuara.

S’kanë lenë gjë pa thënë. Kanë bërë objeksione të qarta e të kujdesshme, që edhe mesazhi se këto fletë nuk mund të klasifikohen të vlefshme të kalojë, edhe dinjiteti i gjyqtarëve të Kolegjit të ruhet. Duke dëgjuar gjyqtarin Tom Ndreca të premten, të vinte t’ia plasje gazit (ngaqë nuk ia merrje dot vajit) me zhvlerësimin dhe shpërfilljen banale të gjithë këtij investimi cilësor në rreshtat e njoftimit të Kolegjit. Më kishte thënë, besa, një jurist i njohur: “Dikush duhet t’i verë ndërkombëtarët të shohin filmin “Koncert në vitin 1936” dhe t’u sqarojë kuptimin e gjallë të shprehjes “lulet në Shqipëri i hanë gomarët”. Gjyqtarët tanë nuk marrin vesh me diplomaci, me elegancë. Qeveria Berisha u flet më qartë, më kuptueshëm”.

Sidoqoftë, Kolegji ka detyrimin ligjor dhe tashmë edhe shoqëror e atdhetar të argumentojë hollësisht vendimet e veta për Tiranën, duke filluar me atë të datës 3 qershor dhe duke vijuar me vendimet e tjera që do të marrë në bazë të padive të reja të Partisë Socialiste. Kolegji mund të vazhdojë të mbajë anën e Berishës, askush nuk mund ta ndalojë ta bëjë këtë. Por duam ta stërpërsërisim se vendimet e tij duhet të lenë pa fjalë dhe kokulur gjithë ato burra dhe gra dhe gjithë ato institucione nga Uashingtoni në Bruksel e në Tiranë që kanë shprehur habi dhe shqetësim për përmbysjen e rezultatit të Tiranës nga KQZ.

Miratimi ndërkombëtar i vendimeve të Kolegjit nuk është një çështje karrigesh e karrierash, por është një çështje kombëtare që ka të bëjë me konvergimin e sistemit shqiptar me sistemin perëndimor të gjykimit; rrjedhimisht me fatin e integrimit europiano-perëndimor të Shqipërisë.

Nëse Kolegji, bashkë me arbitrin ndërkombëtar do të linte pa fjalë edhe opozitën, apo një pjesë të saj, aq më mirë. Ndërkaq dy gjëra duhet të jenë shumë të qarta në këtë histori: E para, Kolegji nuk ka as tagër, as staturë të flasë me katër-pesë rreshta, si të ishte një Budë. E dyta, Kolegji kësaj radhe nuk mund ta hedhë lumin duke lozur budallain, që nuk di apo bën sikur nuk di çfarë bëhet prapa dyerve të gjykatës dhe zyrës së kryeministrit. Vendimet arbitrare të mbështetura në injorancë do të prodhojnë një krizë edhe më të rëndë se ajo që prodhoi vendimi i verës së vitit 2009. Dhe atëherë Kolegji nuk mund të justifikohet si Shvejku “ku di unë se ç’po bëj unë!”.

31 komente në “Kolegji na ka një borxh”

  1. Revoltuesi says:

    Klegji ka folur qarte duke thene :

    ç’keni me mua?
    A doni drejtesi?
    Gjeni zgjidhje politike , pra largoni berishen.

  2. bardi says:

    Me vjen keq o zoti Prec qe mendon se kolegji na paska borxhne e opozites dhe nderkombtarve.Habitem si mund ta mendosh kete gje,kur dihet qe i jemi ne borxh ketiju kolegji.Ato per te miren tone po lodhen dhe ne nuk ja dime per nder.Drejtesia per to eshte si zigji Sales,guri terheq nga vetja dhe sa do et ndihen ,madje dhe ndonje ofshame ,e dijne qe ai guri do dale nga zigji dhe do u bjere kokes dhe sala do kenaqet qe nuk arriten te thone qofte dhe nje llafte vertete.Ne mnyre te vecante ato50-60 vjecaret per te cilat Sala di aq shume qe ne se dhe nje cerek llafi ato skane me vende ne shoqerin shqiptare ,pa le per ato meshkujt e tredhur qe jane ne kolegje

  3. arjani says:

    Keta gjykates dhe kqv duhet te pergjigjen para drejtesise per cdo xham qe do thyhet ne tere Shqiperine.

  4. MERGIM TARI says:

    Zoti Prec,
    Une nuk e di cfare ka nder mend te beje Edi Rama nese merr pushtetin nje dite, por shkrimet tuaja te buta dhe gjuha e opozites nuk duhet te jete kjo qe ju e quani evropiane ose te moderuar.

    Ju te gjithe si politikane te opozites duhet te mblidheni nje dite diku, ndoshta ne Pallatin e Kongreseve dhe te beni sa me poshte:

    Te vini Kushtetuten, ndoshta edhe Biblen dhe Kuranin mbi nje tavoline dhe ti betoheni popullit shqiptar qe:
    KURDO QE TE MERRNI PUSHTETIN GJEJA E PARE QE DO TE BENI ESHTE
    PASTRIMI I ORGANEVE TE DREJTESISE NGA MASKARENJ SI KY (TOMA ETJ)
    ZEVENDESIMI I TYRE ME JURISTE TE NDERSHEM DHE TRIMA EDHE ME KURSE 1 MUJORE
    DENIMI I ATYRE QE ORGANIZUAN RRAHJET DHE VJEDHJET E 1996
    DENIMI I ATYRE QE ORGANIZUAN MASAKREN E VITIT 1997 DHE SHKATERRIMIN E SHTETI
    DENIMI I ATYRE QE URDHERUAN SULMIN E JUGUT ME AVIONE NE VITIN 1997
    DENIMI I ATYRE QE ORGANIZUAN PUCIN E VITIT 1998
    DENIMI I ATYRE QE SHKAKTUAN KRIMIN E GERDECIT
    DENIMI I ATYRE QE KANE VRARE FATMIR XHINDIN, KOSTA TREBICKEN
    DENIMI SHEMBULLOR I TE GJIHTEVE QE KANE BERE MASAKREN E 21 JANARIT
    DENIMI I ATYRE QE DONIN TE SHISNIN DETIN E ATDHEUT TONE
    DENIMI I ATYRE QE VODHEN PARET E GAJKUT TONE ME FJALET E BUKURA RRUGE E KOMBIT
    DENIMI I DOKTORIT I CILI THA QE DEMONSTRUESIT E 21 JANARIT JANE VRARE NGA AFER (PRA ME NJERI TJETRIN)
    DENIMI PERFUNDIMTAR I RISTANIT, RISTANIZMIT TOMES, NDECES.
    DENIMI I ATYRE QE FURNIZUAN ME NAFTE REGJIMIN FASHIST TE MILLOSHEVICIT NE KOHEN QE GJITE BOTA ANTIFASHISTE DHE DEMOKRATIKE I BERI EMBARGO

    Z. ZOGAJ.
    Ju duhet te hapni nje faqe interneti ose zyre ku te merrni te gjihte informacionet dhe te dhenat nga populli, pasi ky pushtet i ka vjedhur djersen dhe gjakun ne nje menyre ose tjeter te gjithe ne shqiptareve.

    BETOHUNI, TREGONI SE SI DO TA BENI BRENDA 2-3 MUAJVE DREJTESINE. EDHE ASHTU SIC E BERI BARBARI ME KURSANTE 6 MUJORE PRANOHET, SEPSE NE NJE SISTEM KU KA RENE DREJTESIA CDO KURSANT I NDERSHEM ESHTE ME I MIRE SE NJE I KORRUTUAR ME EKSPERIENCE 20-30 VJECARE SI NDRECA, TOMA LESHI ETJ…

    BETOHUNI QE ASNJE QE KA VRARE, QE KA DHENE URHDER PER TE VRARE, ASNJE QE KA TRADHETUAR ATDHEUN DUKE E SHITUR ATE, ASNJE QE KA BASHKEPUNUAR ME SERBET NE GENOCID NUK DO TI SHPETOJE BURGIMIT TE PERJETSHEM.

    BENI NJE MANIFESTO, NJE PROJEKT. PASI TE BETOHENI LEXOJENI LIVE NE TV. QYTETARET E KUPTOJNE DHE E KANE KUPTUAR.

    JU MBETET VETEM TE SHKONI NE FSHAT ATJE KU FAKTIKISHT KA INJORANCE DHE ANALFABETIZEM, DHE ESHTE I VETMI VEND KU PO MERR VOTA BARBARI. TREGOJUANI DHE ATYRE ME FJALE TE THJESHTA SI PSH KUSH JANE PARTIZANET KUSH JANE GEJRMANET, CFARE DO BEJNE PARTIZANET KUR TI VRASIN GJERMANET DHE TE SHIKONI QE EDHE ATA NUK DO TE VOTOJNE ME PER BARBARIN. TREGOJUANI ATYRE ME FAKTE QE KU SHKEL BARBARI NUK MBIN ME BAR, DHE ATA DO TE BINDEN.

    BEJENI, MOS RRINI KAFENEVE, BETOHUNI DHE ME PAS MOS KINI ASNJE MESHIRE BRENDA LIGJIT PER ATA QE NA VRANE RININE DHE ENDERREN EVROPIANE.

    1. mergim tari says:

      Ndoshta kam harruar shume viktima te barbarit por sapo mu kujtua REMZI HOXHA. Kriminelet e kesaj masakre njihen ashtu si ata te 21 janarit, Gerdecit, por barbari po i dekoron, i jep poste.
      Ja nje arsye me teper Z.ZOGAJ perse JU TE GJITHE DUHET TE BETOHENI PER DREJTESI.

      Vetem keshtu do te keni popullin me vehte, ndryshe asnje nuk ju ndjek pas. Duhet te betoheni qe barbari nuk do te jete me pjese e jetes sone por do te mbetet si nje njolle e zeze qe ju shtua historise sone.

    2. Patrioti says:

      Shume po kerkon nga keta politikanet e opozites ti o Mergim tari.
      S’i bejne dot ata, as denimet dhe as betimet, sepse gjysmat e atyre gjerave per te cilat ti kerkon drejtesi, i kane bere vete.
      Si thua ti tani, te denohet Gramoz Ruci, si themeluesi i bandave te Jugut ne 1997? Apo te denohen te tjeret e majte qe krijuan Komitetet e “shpetimit” (rrenimit) te Jugut?
      Jo mergim tari, nuk behet dot kjo gje!!!

      1. mergim tari says:

        Pershendetje Patrioti,
        Kur kerkoj betim une flas per ata qe betimin e kane ideal per nje Shqiperi tjeter pa krim e korrupsion.
        Per ata qe krijuan dhe organizuan bandat e jugut nuk mund te flas pasi nuk kam te dhena. Di vetem qe Arben Imami u vetequajt komandant i popullit te revoltuar ne jug qe gjithsesi nuk ka lidhje me bandat.

        Ndersa Komitetet e shpetimit mesa di une kishin tjeter karakter, te mbronin qytetaret nga barbaret.

        Pesa i perket Gramoz Rucit ai aty ka qene dhe barbari aty e ka patur per ta denuar, ashtu sic kishte ne dore te zbardhte edhe vrasjen e Azem Hajdarit. Barbari u betua qe nje gje te tille do ta bente kur te vinte ne pushet. Por duket se edhe ajo vrasje si edhe ajo e Arben Brocit, Remzi Hoxhes 21 janarit duket se kane te njejten dore qe fatkeqesisht eshte teper gjakatare.

        Patriot, te kuptoj qe ke mendimin tend iu cili mund te jete i drejte ashtu sic edhe imi. Dikush mund te kete nje biznes, nje pune, nje pasaporte si une, dhe fare mire mund te thote “pune e madhe”, per aq kohe sa une kam te ha qofte, hudhra dhe nje gote raki cdo gje eshe me rregull. Patriot, te lutem duhet te me kuptosh, sot eshte koha te zgjidhim nje ceshtje me te madhe, ate te te gjitheve, nese sot dikujt i behet nje padrejtesi, duhet te kuptojme qe neser mund te jemi ne viktima.

        Pra eshte koha te luftojme per drejtesi te vertete, jo te merremi me histori qe edhe vete barbari i ka harruar.

      2. shpend kosova says:

        URIME PATRIOT KE TE DREJTE

      3. Lani says:

        Gramoz Ruci ka biografi me te “shquar”, eshte ministri i brendeshem i regjimit diktatorial komunist, urdheruesi i vrasjes se herojve te demokracise ne Shkoder.

        1. fule says:

          Po dhe Saliu e hodhi ne gjyq ne vitet 90, dhe Gramozi doli krejtesisht i pafajshem. As gjyqtari me militant s’mund te shpikte prova kot per te denuar nje njeri. Nga ana tjeter Sali Shpellari eshte thirrur te deshmoje per vrasjen e Azem Hajdarit, ne cilesine e personit qe ka dijeni per vrasjen (deri dje akuzonte Fatos Nanon) dhe nuk ja mbajti te paraqitej asnje here.

          1. Kalaja says:

            Thirrjen dhe kerkesen per te deshmuar Sali Shpellari ne Prokurori, duhet ta beje bashkshortja e te ndjerit Azem, apo e harroi edhe kjo burrin kaq shpejt dhe i sherben Mbreti Sali ne menyre te verber.

  5. U.S.A DEMOKRACY says:

    keto gjera dhe drejtesia nuk gjendet ne shqiperi, pasi vullneti i popullit eshte zero , ju ne shqiperi nuk doni te beni asgje vetem te mereni me politik sepse politika po ju jep buke ? politik ste jep buke po je popull i thjesht,dhe jo intelektual. mos ja vini fajin Arbeni Ristanit, Sali Berishes, apo te tjerve ju si popull e keni ne dore, duhet ju ti thoni qeveritarve sa shume ju eshte futur thika, the pos ju degjuan, ambasadat aty i keni kerkoni drejtesi ca prisni po harxhoni kohe kote , pa pune jeni behuni bashke dhe kerkoni strehim neper ambasada ( ose buke ) mos kini frike nuk qesh njeri me dhimbjet e njeriut. JEPINI NJE MESIM TE MIRE TE GJITHVE QEVERITARVE,DEMOKRAT ,SOCIALIST,PRESIDENT,DHE GJYKATES, DHE HER TJETER TA MESONI DHE JU SI POPULL QE DEMOKRACIA KA LIGJ
    “” ASNJERI NUK SHE MBI LIGJIN”

  6. Labi Vlore says:

    Shume bukur e the ore MERGIMTARI.Te pumte,jeni me te vertete nje Shqipetar i vertete dhe me zemer te madhe:Rrofsh ore vella im me keto fjale te drejta dhe atdhetare.Kete kerkojme ne Shqipetaret.Nuk kerkon populli asgje.Populli Shqipetar nuk kerkon buke,kerkon DREJTESI.

    1. mergim tari says:

      Shume bukur e the ore MERGIMTARI.Te pumte,jeni me te vertete nje Shqipetar i vertete dhe me zemer te madhe:Rrofsh ore vella im me keto fjale te drejta dhe atdhetare.Kete kerkojme ne Shqipetaret.Nuk kerkon populli asgje.Populli Shqipetar nuk kerkon buke,kerkon DREJTESI.

      Pershendetje vella Labi VLORE,
      Vetem drejtesi. Jam plotesisht dakord me ato qe thua. Nuk mund te kete asgje pa drejtesi. Te vjedhin pronen, te vjedhin shtepine, te lene sakat dhe te vrasin, te shesin atdheun. Nuk e di se sa injorante ka qe nuk i kuptojne keto gjera, por per mendimin tim vella LABI VLORA une jam qe ligji te kthehet si ne kohen e Enverit dhe keta te varen ne sheshe si psh te
      “KULACI I MISTOS” ne SKELE dhe pastaj te hidhen nga KUZBABAJA. Me fal se keto te fundit jane pak te egra por i dhashe shkrimit pak kripe VLORE. Denim me i vogel do te ishte psh qe keta barbare te cvishen dhe me pas te lihen vetem me breke dhe te leshohen si qen andej nga ullishet sic e pesuan edhe forcat special ne 1997.

  7. Labi Vlore says:

    I nderuar zoti EDI RAMA.Premtoji dhe betohu para popullit Shqipetar se nje dite kurdo qe te jete ajo dite,do sjellesh drejtesine e munguar ne kete vend.Populli nuk kerkon buke,kerkon DREJTESI.

    1. Lani says:

      Eshte betuar njehere ai familjarisht para udheheqesit te tij te dashur, shokut Enver Hoxha.

  8. tironci says:

    vec nje rrevolucion e vendos drejtesi ne vend .. vec nje revolucion e hedh poshte kete DIKTATURE ..

    1. shpend kosova says:

      ME VJEN KEQ TIRONC POME DUKET SE JE NJE NGA TALLAVAT

      1. fule says:

        Ti pule e trashe dhe e shpifur, nuk je ne gjendje te lexosh qofte nje paragraf te vetem shqip. Lexo te pakten komentet e mia o Hajdar, se te pasurojne fjalorin prej 200 fjalesh shqip e 300 fjalesh turqisht qe ke.

  9. Filip says:

    Ne situata deçizive vonesa nuk falet

  10. Gazep Dajaku says:

    Po ku jeni o Rilindas (te me falin Rilimdasit qe u drejtohem juve me te njejten fjale), qe beni revolucione me pene se armet pale ne c’vrime i kini futur?? Ku jeni ju qe do vini drejtesine me ata qe kane dy vjet qe nuk e pranojne shtetin e drejtesine?/ Ku jeni futur?? Dioloni sheshit e dilini poer zot drejtesise meqe qenkenio kaq te zotet.
    Po ik ore punoni se ka ikur koha e revolucioneve. Gjerat tani behen me durim e me pune o njerez te mire……

  11. Gazep Dajaku says:

    Po ku jeni o Rilindas (te me falin Rilindasit qe u drejtohem juve me te njejten fjale), qe beni revolucione me pene se armet pale ne c’vrime i kini futur?? Ku jeni ju qe do vini drejtesine me ata qe kane dy vjet qe nuk e pranojne shtetin e drejtesine? Ku jeni futur?? Dilni sheshit e dilini per zot drejtesise meqe qenkeni kaq te zotet.
    Po ik ore punoni se ka ikur koha e revolucioneve. Gjerat tani behen me durim e me pune o njerez te mire……

  12. Besa says:

    Analiza ne leter eshte e drejte,por boll me me analiza.Popullit i duhen prijes ne realitet.
    I duhen tribune,i duhen udheheqes qe te prijne,pa u kujdesur per tualetin,pa vezhguar majtas e djathtas
    me idene ,”cdo thone per mua”Me afer kesaj figure,qendron Edi Rama.O sot ,o kurre per te!

  13. jashari says:

    po ky zogaj a eshte me berishen a me ramen se me duket se ka qene deputet i pd disa here resht??!!!

  14. pelivan says:

    Une jam me ato qe thote Mergimtari. Dhe do t’i them ketije gjoja patrotit dicka,por me pare po falnderoj z,zogaj per shkrimin aq domethenes edhe pse me vones….Z.Patrioti !Gramoz Ruci,apo te tjeret te majte qe organizuan komitetet e shpetimit,kishin nje komandant dhe nje zv.komandant dhe keta ishin Nano-Meta,qe per cudin tuaj dhe timen i shohim me te lidhur se kurr,me udheheqsin tend dhe te mbare kombit Sali Ram Berishen,qe qe do te thote,-TRE MECER PO MBYSIN NJE LUAN!- vetem e vetem qe t’i shpetojne burgut per te zezat qe i kane prure ketije populli temajte e te djathte.Patriot! keta s’duan me pushtet e pozite, por kur kujtoin burgun ku do t’i shpjere Rama,Zogaj,Ngjela dhe sa e sa demokrat te mire fillt qe s’i mungoin ketije vendi,po perpiqen qe pushtetin t’a mbajne me dhembe se ndryshe i mori lumi…per 97′ thone e pati fain e majta,jo po e djathta,jo po….Ok zotri! ja tek jane si pirostia me tri kembe Sala,Nano,Meta,qe po n’a zgerdhien ne turi edhe ne po vrasim njeri tjetrin JEZUS….

  15. Hajdari says:

    O Preç, o pamend!
    Zakonisht asnji qe i ka pak dituni e kulture e natyrisht edhe dy pare tru nuk merret me gjykaten dhe me vendimet e saja.
    Ti mendon se mundesh, ty te duket vetja i ditun sa mundesh ta besh edhe kete.
    Kur te kaloje edhe pak kohe ka me te ardh turp prej vedit per ket pseudo-analize qe ke shkrujt.

    1. fule says:

      Po tamam emrin e ke zgjedhur Hajdar, me 4 rreshta qe shkruan duket kush je. Hajdari i thote Precit, te duket vetja i zgjuar pse komenton do palo-gjyqtare. Po kur Shpellari gjen laviret dhe horrat imagjinar te vjen mire

  16. pelivan says:

    Z,Jashari,Zogaj e te tjere te mencur,jane larguar nga shpella! Atje tani ka mbetur vetem ariu me kelyshet…

    …Qindra kenge,mijra vargje,
    thirrje bejn’per vllazerim,
    sa here veme sofren e madhe,
    vjen nje dreq e n’a peshtyn!

    Ze e mbarset prap meria,
    sofra shtruar mbetet bosh!
    Arratine mer mencuria,
    Cmenduria vjen ne qosh…

    Na u ca buza o popull,
    s’pim dot’uje nga nje LUBI,
    vijne grerzat rreth e rrotull
    aq sa bleta s’ben’dobi…

  17. peco says:

    KOLEGJI ZGJEDHOR NUK I KA ASNJE BORXH SPIUNIT!

  18. teri says:

    “O shtepi me dyzet pleq, kujt tia prish e kujt tia ndreq”. keshtu e komentoj katrahuren politike shqiptare,te cilen nderkombetaret perpiqen me kote ,ta normalizojne.Them me kote sepse derisa te ekzistojne ne skenen politike shqiptare politikane te tipit” pushka ime ,mushka ime ” sic jane Zogaj & kom , me ne krye kriptokarrieristin Rama ,nderkombetaret sdo tia arrijne kurre te bindin karrieristet shqiptare me nocionin ” rrotacioni ipushtetit”, qe dote thote :Te coshe perpara zhvillimin e nje vendi me ide progresive”nese jane sic pretendon Zogaj “duhet te percosh tek mbeshtetesit mendimin qe ke ,dhe ti bindesh edhe te tjeret te te japin voten ,gjithmone nese ata binden se ata qe i qeverrisin nuk kane ctu japin tjeter,dhe kjo kjo behet ne menyre demokratike e jo me nocionet qe thashe me larte .Keshtu arrij ne perfundimin qe miqte nderkombetare te Shqiperse veshtire do te arrijne te zgjidhin ekuacionin c<menderor kriptokarrierist te politikaneve shqiptare.

  19. erin says:

    I mjeri vend kryevarur……
    Sa mire do ishte po ti kishte vetem Kolegji zgjedhor nje borxh. Ketij vendi i kane te gjithe borxhe per te lare, pervec zotit qe i fali natyre te mrekullueshme ne pakez vend.
    Borxh te madh i kane politikanet barqefryre e truzbrazur qe e katandisen lypsar me mijera plage dyerve te botes. Pjellat e pangopura qe duan dekorata per rrezimin e komunizmit….pjellat pabukese dhe shpirtkatile qe s,kane as turp as fe po vetem fare te keqe.
    Borxh te madh i kane intelektualet n.q.s.e ekzistojne sepse me te vertet nuk njoh ndonje syresh.Asaj shtrese i takon te jete zeri i te gjithe atyre qe punojne e zvarriten sepse ne fund te fundit aq mund te bejne( kush jua hapi syte…..ata qe duan ti zhvasin???)
    Borxh te madh i kam une sepse e vetmja gje qe bej eshte te mos degjoj lajme…… te mbyll veshet dhe syte, te bej sikur s’kuptoj e ti hap rrugen budallait si me kane mesuar prinderit dhe prinderit e prinderve te mi….
    S’do te mundemi te shpetojme prej ketyre rropatjeve pa kuptuar se i kemi shume borxhe ketij vendi, pa kuptuar se po e shqyejme dhe shesim shume lire gjene me te madhe qe kemi( nje copez Atdhe me shume diell)
    Mallkimi i kesaj toke do na ndjeki pas ne shekuj, te gjitheve ne….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje