Po flasim për “notat” e Bashkimit Europian për Shqipërinë në raportin e radhës për vitin 2011. Ky raport tepër negativ do të zyrtarizohet në muajin tetor, por përmbajtja e tij u bë publike jo pa qëllim këto ditë nga një zyrtare e BE-së që mbulon Shqipërinë. Duke qartë se përballë një Tirane politike provinciale dhe sfiduese, që i ka lënë fare pas dore detyrat e shtëpisë, Europa ka vendosur të luajë me letra të hapura. Publikimi i “notave” katër muaj para datës së caktuar është një paralajmërim i pazakonshëm për lidershipin politik të Shqipërisë, por është ndërkohë edhe një mundësi dhe apel për t’i thirrur mendjes e për të korrigjuar çfarë mund të korrigjohet deri në vjeshtë. E bukur është se qytetarët kanë marrë dy dhjeta në këtë raport. Një për përdorimin e mirë të lëvizjes së lirë dhe një tjetër për votimin e kulturuar në zgjedhjet vendore të 8 majit. Europa i ka vlerësuar qytetarët shqiptarë si shembulli më i mirë i rajonit për zbatimin e rregullave të liberalizmit të vizave. Nuk ka pasur dyndje apo një fluks shqetësues kërkesash për azil. Nga ana tjetër, po këta qytetarë i dhanë 8 majit kuptimin e një feste të demokracisë, duke votuar njëlloj si qytetarët e tjerë të perëndimit.
Por dy dhjetat e popullit, që janë nënvizuar me realizëm dhe me tendencë në raport, nuk kanë bërë punë për sa i përket përparimit të vendit në rrugën e integrimit europian. Gjatë periudhës prill 2010-2011 Shqipëria nuk ka hedhur asnjë hap të ri përpara drejt Europës. Në shumë fusha që përbëjnë prioritete kyçe të integrimit në BE, siç janë lufta kundër korrupsionit dhe trafiqeve, funksionimi i shtetit ligjor apo reformimi i drejtësisë, Shqipëri ka qëndruar në vendnumëro. Ndërkohë që ka bërë hapa prapa në fusha të tjera shumë të rëndësishme, siç janë depolitizimi i administratës shtetërore apo korpusi i lirive dhe të drejtave njerëzore. Është e qartë se integrimi europian nuk varet nga populli, por nga qeveria. Më saktë, duke qenë një mision politik dhe teknik, integrimi nuk është detyrë e popullit, por e përfaqësuesve të tij në qeveri dhe Kuvend. Populli mund të jete edhe i zgjedhuri i zotit, siç thuhet. Por po nuk bëri detyrat e veta qeveria, s’ka integrim. Praktikisht, deri në këtë moment Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë prej dymbëdhjetë kritereve kyçe të planit vjetor të veprimit për anëtarësim në BE. Dymbëdhjetë kriteret e paplotësuara janë dymbëdhjetë katra, nga të cilat, po të lexohet me vëmendje raporti, dhjetë janë katra të pastra të qeverisë; katra të dorës së parë për lëndët bazë të funksionimit të shtetit, ligjit dhe demokracisë. Ndërsa dy të tjera, që lidhen me votimin me shumicë të cilësuar në Kuvend të Avokatit të Popullit apo të ndonjë ligji tjetër, janë katra të dorës së dytë, që qeveria i ndan me opozitën e saj.
Në fakt nuk ka ndonjë vlerë kushedi se çfarë t’i futesh punës për t’u gjendur vendin katrave. Raporti është botuar dhe kushdo mund të krijojë një mendim të vetin. Ndërkaq, përtej hollësive, përgjegjësia për dështimet bie para së gjithash mbi qeverinë. Ca më shumë mbi qeverinë “Berisha-Meta” që ka lindur gjoja si qeveri e integrimit europian! Është një ironi me vete fakti që e ashtuquajtura qeveri e integrimit ka bilancin më të keq në fushën e integrimit real të vendit në Europë. Sikurse është një paradoks tjetër i madh fakti që Shqipëria, vendi më pro-europian i Ballkanit, ku mbi 95 për qind e qytetarëve të saj aspirojnë Europën, mbetet vendi më i vonuar në rajon për realizimin e kësaj ëndrre.
Edhe ironia, edhe paradoksi në fjalë e gjejnë përgjigjen te devijimi i qeverisë “Berisha” nga kursi i integrimit europian nëpërmjet vënies së interesave të pushtetit personal apo klanor mbi interesin mbarëpopullor dhe kombëtar të integrimit të vendit në Europë. Prioritete kyçe që nuk ka plotësuar Shqipëria, sidomos ato që lidhen me luftën kundër korrupsionin dhe me funksionimin e shtetit ligjor, rezultojnë të jenë të papajtueshme me vetë konceptin e shtetit politik e klanor dhe me filozofinë e “un”-it që demonstron kryeministri i sotëm i Shqipërisë. Kjo e bën më dramatike situatën për të ardhmen e afërt të integrimit. Berisha dhe klani i tij nuk është se nuk i bëjnë dot nga paaftësia apo nënvlerësimi detyrat e Europës. Ata kanë hyrë në skema qeverisjeje që i detyrojnë t’i shmangin dhe madje t’u kundërvihen këtyre detyrave. Berisha qëndron në këmbë dhe mban shumicën që ka falë antiintegrimit. Ai do t’i hapej sot integrimit të vendit vetëm duke sakrifikuar pushtetin në formulën e një qeverie kalimtare të unitetit kombëtar, që unë dhe shumë si unë e kanë sugjeruar prej kohësh. Ai nuk është investuar nuk investohet dot më për një drejtësi që do të hidhte prapa krahëve kulturën e pandëshkueshmërisë, sepse në këtë minutë ai do të priste degën ku rri.
Është e pritshme që në rrethin vicioz ku e ka futur kjo qeveri ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, të ngrihen plot dyshime dhe hipoteza të tjera sikur qeveria aktuale nuk e ka më prioritet integrimin e vendit në Europë, sikur kjo qeveri është kthyer de fakto në mentalitetin e vjetër të vendit as Lindje, as Perëndim, sikur po i shkel syrin e po i shtrin dorën Lindjes dhe vetëm frika e orientimit europian të popullit e pengon të mos deklarojë hapur prioritete të reja në politikën e jashtme. Edhe unë mund të qëmtoj fakte dhe episode që mund të përdoreshin për të ilustruar këtë të ashtuquajtur tundim për ndryshim strategjik të kursit të Tiranës. Por nuk jam ende i bindur. E orientuar pa asnjë dilemë nga Europa, Shqipëria duhet të mbajë marrëdhënie dypalëshe të hapura dhe me interes të ndërsjellët me çdo vend të lirë të botës. Nuk duhet të ngatërrojmë shkëmbimet me orientimin gjeostrategjik. Sali Berisha qeveris në shkelje të standardeve demokratike të Europës. Kjo është e mjaftueshme për t’i dalë përballë si opozitar. Por nuk besoj se ai është kundër Europës si orientim. Në karrierën e tij tashmë të gjatë politike ai ka regjistruar disa kontribute si perëndimor, që vështirë së do t’u fuste shqelmin në përfundim të karrierës. Uroj të mos jem i gabuar kur them se kryeministri është konfrontuar me Europën për shkak të pushtetit dhe jo të orientimit. Për popullin pro-europian të Shqipërisë kjo është një hollësi. Unë nuk e di në cilin profil do të ishte më shqetësues për popullin e vet ky kryeministër: si dikush që i sheh standardet e Europës në armiqësi me pushtetin e tij, apo si dikush që e sheh Europën të papërshtatshme për vendin e tij. Në të dyja rastet, ai është në kundërvënie me qytetarët e tij, që marrin dhjeta nga Europa për çfarë kanë në dorë, por që nuk i japin dot as kopje qeverisë së tyre që merr vetëm katra. Populli nuk ka tagër të zëvendësojë qeverinë. Por ka tagër ta largojë atë me dhjetat e veta.
Kurre zdo te kete BE,me kto ftyra te egra komunistash e spiujshe,kta pushta pushterare,sjane gje tjeter vetem dhomi qe mbane ere krimi,opozita me perkrahsit e saje qe jane mbi 1.5 miljone duhete te kembe ngule deri ne largimin perfundimtare te ktyre anarshistve antishqiptare,ndryshe nuke shpetojme.
Dhjeta e dyte me yll.
po hengre me te dy bulcite kafshon gjuhen thot populli………………edhe berisha kete po ben.ne te njejten kohe do qe, edhe te mos i ndeshkoj hajdutet dhe kriminelet si ..meta…basha….mediu….bregu….vokshi….ruli….bode etj…pra edhe keta ti mbaj nen sqetull.,…..edhe evropa te pranoje ne gjirin e saj. po jo mo shoku berisha,nuk je ti ai qe do te sjelli flamurin e evropes ne shqiperi,te zvaritesh sa te duash ti nuk do tja dalesh dot.
O Prec, nuk e shikon se Berisha e ka kthyer koken nga Rusia?
Me PD dhe Berishen ne qeverisje Shqiperia u be antare e NATO-s, me PD dhe Berishen ne qeverisje Keshilli Europes liberalizoi vizat per shqiptaret. Me PD dhe Berishen ne qeverisje Shqiperia do te behet jo vone antare e Bashkimit Europian.
Zoti ta ruajte mendjen se e ke te kulluar! Me Berishoviçin ne krye Shqiperia do te behet nje kopsht i bukur me lule! E di kush e thoshte kete para ca kohesh apo ke vetem 1 dekade jete?
Hahahahahahahah poju Komunistat e EDI KRISTAQ RAMEN jeni të pa sy !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ore Lani, mos punon gje ne administrate ti dhe do te mbash vendin e punes duke foulur percart per PD…PD = partia deleve, ose partia e debilave
1. ne nato na futen amerikanet se po te ishte per partine e deleve dhe kriminelin Berisha ne kurre nuk futeshim
2. po te ishte partia e deleve parti e vertete me njerez dinjitoze qe t’ja shkulnin dhembet kryetarit te rrjedhur e kriminel ne do te kishin levizur pa viza qe 4 ose 5 vjet pas rrezimit te diktatures.
3. sa per antaresinin ne BE shih enderra o Lani shih se me kete parti delesh ku asnje nuk blegerin kur kryetarziu, vjedh e vret ne mes te dites, ky debili kryetar shkel ligjet me kembe e ben sikur qeveris por ne fakt vjedh e rrjep edhe ato pasuri qe la trashegin koha e Enverit ne kurre nuk antaresohemi ne BE. Ah po nese heqim qafe kete kriminel qe quhet sali berisha dhe klanin e tij kriminalo-hajduto-tribal, dhe te reformohet cdo qelize e shtetit dhe gjyqesorit qe sor bie era mut nga korrupsioni, injoranca dhe ligesia atehere nund te shpresojme per kandidat ne BE
po deri ne tetor qe do dal ky raporti qeveria do kete rregulluar dicka…keshtu qe ka kohe do rregullohet javash javash…
E mo Preç,e konsideroni politiken si shkolle fillore,dhe merreni me katrat dhe dhjetat.po sikur Perendimi te vinte vetem dhjeta çfare do benit;do duartrokisnit?
O Prec aman o bure beji nje nder keti kombi te vuajtur, na i trego politikanet qe kane dosje nga sigurimi si puna jote, jam i bindur se ti i di,se bashke keni punuar e vigjeluar nje hijen e sigurimit,pash zotin beja ket sherbim Shqiperise
ka ardh koha te zhduket kjo qeveri DIKTATORIALE .. dhe ky diktatori i fundit ne EUROPE sali berisha
kRYEMINISTRI I SHQIPERISE MERITONTE NOTEN 10 SI OPOZITARE.TANI SI PROFESORE PER CDO DISFATE AKUZONE OPOZITEN QE NUK BENE AS NOTEN KATER.POR KUSH JA NDALOI DOREN QE TE BEJE INTEGRIMIN DUKE PATURE NE KRAHE DHE ILIR METEN.VETEM ZONJA MAJLINDA BREGU PATE BERE NJE DEKLARATE KU THEKSONTE SE B.E. NA DHA HAKUN.
Sinqerisht me dhembin syte kur shoh Salen
Shqiperia eshte anetare e NATO-s por, po ta shikosh me vemendje,Saliu po enderon qe te kthehet edhe njehere lufta e ftohte dhe ta fusi Shqiperine ne preherin e sllavo ortodokseve.