A mundemi ne?

15 Qershor 2011, 19:24Blog TEMA

Nga Enerti Begaj

Leter e hapur z.Rama nga nje student shqiptar ne mërgim

I nderuar kryetar i opozites.

Shume i nderuari Edi Rama.

Jam nje student shqiptar ne Itali, pothuajse drejt fundit te studimeve ne degen inxhinieri ndertimi-arkitekture. Njerezit e medhenj ne historine e cdo vendi kane kaluar shume peripeci, pse jo edhe humbje te dhimbshme veshtire te kapercyeshme. Une kam shume shprese tek ju si nje njeri me vlera te larta njerezore dhe mbi te gjitha nje njeri “TRIM”. E di, nuk eshte e lehte sot ne Shqiperi te luftosh kunder tre njerezve me te rrezikshem te momentit  ne Shqiperi: Treshja braziliane Nano-Berisha-Meta. Une nuk e di se me sa koshience e keni nisur ju luften tuaj ndaj ketyre tre njerëzve, por ne te dyja rastet, si me koshience, si pa koshience ju i nderuar bir “TRIM” i nenes se pergjakur nder shekuj,i  Shqiperise tone qe ka prodhuar perhere djem TRIMA e keni shkundur nga themeli shoqerine shqiptare. Kur Sali Berisha mori perseri pushtetin ne vitin 2005 edhe ata pak shqiptare qe kishin pak shprese tek vendi dhe “DJEMTE” e tyre e humben ate. Kur ne vitin 2009 u vertetua boterisht se triada mafioze per interesa jetike u bashkuan dhe zgjedhjet i vodhen barbarisht duke u  bashkuar me djallin e fatkeqesive me te medha te Shqiperise ne keto 20 vjet, shume nga ne shqiptaret e ndershem e humbem edhe ate 1% shprese qe mund te na kishte mbetur. Gabuam i dashuri vellai jone. Harruam se Shqiperia ka akoma ty ne krye te opozites. Une prej shume kohesh ndihem ne faj qe nuk kam mundesi te kontribuoj sado pak ne rrugen tende qe ke nisur per shpetimin e popullit shqipetar. Historia te ka vendosur perpara nje detyre shume te veshtire. Njelloj si i serviri shqiptareve me ne krye Ismail Qemalin ne vitin 1912 fatin e kombit tone. Edhe ne ate mot te larget te vitit 1912 çasti ishte vendimtar: “O tani,o kurre”. Por me duhet te mbaroj edhe ato pak provime qe me kane mbetur, por gjithsesi ndihem keq qe s’te ndihmoj dot me kontributin tim sado te vogel ne rrugen tone tashme te perbashket, por aspak te pamundur per shpetimin e atdheut. Une as qe do prezantohesha ne ndonje baze te Partise Socialiste. Do punoja me idete dhe idealet e mia per te shpjeguar popullit shqiptar se ne çfare rreziku ndodhet dhe se sa e madhe eshte endrra qe ti po na servir, si po bej ne menyre te pavarur dhe individuale me aq sa mundem ketu ne Itali. Aq sa te mundesha, do isha i kenaqur qe te mund t’i shpjegoja qofte edhe nje shqiptari te vetem endrren tende per te ardhmen tone. Ne shtepine time per shembull une e kam futur kete fryme dhe dua te te them se gjyshja ime 85 vjecare ne daten 8 maj nen shoqerimin tim, sepse nuk mund te arrinte dot ne qendren e votimit e vetme, votoi per endrren tone te perbashket. Une ja shpjegova se ti nuk je e vetmja rruge per mua, nipin e saj, sepse ajo mendon (jo pa te drejte se jeta e saj ka perfunduar tashme). Slogani ‘e vetmja rruge’ nuk e paraqet saktesisht rrugen tuaj. Ju nuk jeni e vetmja rruge, ju djali “TRIM” jeni e vetmja shprese. Por gjyshja ime me pohoi dicka tjeter. Do votoj per ju, u shpreh, jo per vete, tamam si ai plaku qe ne moshen 90 vjecare mbolli nje ulli dhe e pyeten me te qeshura disa te rinj jo fort te mençur ‘Perse e mbjell o plak kete ulli, a do arrish dot t’ja shikosh frytet’. Jo, u pergjigj i qete plaku, une s’do arrij dot mbase kurre te ha nga ky ulli, por po e mbjell si vepruan te paret e mi. Po i kthej borxhin dhe detyren shoqerise. Ti po me kujton mua personalisht, por te jesh i sigurt edhe shume shqiptareve te tjere se: Shqiperine nuk e kemi te trasheguar nga prinderit, e kemi marre borxh nga femijet tane. Ndoshta ju i nderuar z.Edi Rama nuk do beheni kurre kryeminister, por ne faqet e bardha te historise ju keni hyre tashme ne moshe kaq te re. Keni hyre ne histori si njeriu e politikani qe pa frike e me guxim po beson tek drejtesia, prosperiteti, shpresa e vdekur e nje populli. Ju i keni rikthyer dinjitetin shqiptareve. Shqiptaret sot e ndiejne edhe me shume, bile disa por si edhe une qe tani po e shikojme te ardhmen e ndritur qe pret atdheun tone me njerez si ju. Ju po luftoni mafien, mashtrimin, kalbjen morale te politikes, por duhet thene edhe te nje pjese te shoqerise shqiptare. Jo si nje e keqe qe nuk mund te permbyset kurre, por pikerisht si nje peme e kalbur, thjeshtesisht e c’rrenjueshme nga shoqeria. Ju po i ngjallni perseri endrren nje populli te rene thelle ne terrin e pushtetit te krimit dhe te injorances. Shqiperise se zymte me re te zeza kercenuese po i tregoni se pertej atyre reve, me vendosmeri dhe palekundshmeri eshte dielli. Duket si nje koncept shume i thjeshte, por ne realitet aspak i tille, sepse nje popull i cili qe ne kohe te koheve, qe nga perandoria osmane, veço ketu vetem shpalljen e pavaresise, e ka pare vetem njehere driten e diellit, e asnjehere ate te prosperitetit. Vetem ne vitin 1912. Edhe atehere per shume pak kohe. Po i rikthen shpresen nje populli qe nuk e ka perjetuar kurre demokracine ne vendin e tij te dashur. Po i kujtoni atij se slogani i fushates elektorale i presidentit amerikan Obama “YES WE CAN” na pershtatet me shume ne shqiptareve se sa amerikaneve. Po i tregoni popullit tone aq shume te vuajtur se: Po, ne mund te bejme te pamunduren. A mund te vendosim ne ne Shqiperi demokracine? Po, ne mundemi (Yes we can). A mundemi ne te vendosim ne Shqiperi drejtesi? Po, ne mundemi (Yes we can). A mundemi ne ne Shqiperi te vendosim triumfin e te drejtit ndaj te padrejtit? Po, ne mundemi. A mundemi ne te jetojme ne paqe dhe ne harmoni sociale ne nje vend te derrmuar nga fatkeqesite njerezore dhe ekonomike? Po, ne mundemi. A mundemi ne te shporrim autokratet dhe gjakpiresit nga politika? Po, ne mundemi. A mundemi ne t’i kthejme dinjitetin nje vajze te perdhenuar barbarisht nga nje kafshe, e qe gjykata nuk e denon kete moster sepse eshte djale ministri apo pasanik me leke shume duke e mbyllur perjetesisht ne qeli te erret kete kafshe qe ka qejf erresiren dhe jo driten? “YES WE CAN”. A mundemi ne, te gjithe te bashkuar te konfiskojme pasurite mafiozeve dhe tokat e grabitura, t’ua kthejme pronareve legjitime? “YES WE CAN”. A mundemi ne, te bejme te mundur qe emigrantet te shikojne te ardhmen e femijeve te tyre dhe sigurine e jetes per ta ne Shqiperi? “YES WE CAN”. A mundemi ne, te tregojme vendeve fqinje se jemi nje popull fisnik, inteligjent e plot virtyte, me te lashtet ne Ballkan? “YES WE CAN”. A mundemi ne, qe qofte me pak te ardhura, por plot me dinjitet dhe harmoni te ndalojme emigrimin e metejshem te te rinjve Shqipetare? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe “KURRE ME”, asnje shqipetar, qofte edhe njehere te vetme, ne indinjim e siper, te mallkoje token qe i polli? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe “KURRE ME”, asnje shqiptar te mos mallkoje nenen pse e lindi? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe cdo padrejtesi qe i behet cdo shqiptari ne cdo cep te botes te ulerasim per drejtesi te gjithe njezeri? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe vendi jone te jete me i bukur e me i gjelber? “YES WE CAN”. A mund te bejme ne te mundur, qe te mendohet mire cilido qofte para se te vendosi te presi qofte edhe nje peme te vetme ne parkun e Lures? “YES WE CAN”. A mund te bejme ne te mundur, qe “KURRE ME” nje kusheri i pare di vetem italisht, kurse kusherira e tij flet vetem anglisht? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe te mos ndodhi me qe gjyshi nuk merret dot vesh me nipin, por do perkthyes sepse nipi di vetem anglisht sepse eshte lindur dhe rritur ne Amerike e nuk e njef fare gjyshin e tij nga Shqiperia sepse babi ne Amerike nuk kishte dokumenta e nuk e sillte dot ne Shqiperi e te mesonte shqip? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe asnje shqiptar “KURRE ME” te mos vetevritet ne litar sepse nuk ka cfare tu japi femijeve per te ngrene ne mbremje? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe femijet e braktisur nga nena ne nje kazan plehrash thjesht sepse ilegal, te arrijme ta edukojme duke e shnderruar ne qytetar te denje per kombin neser, si ne cdo vend te botes? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe nje dite cdo shqiptar mos te gjendet i detyruar ta shesi voten per shume pak leke? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe çdo horr i madh apo i vogel te respektoje ne maksimum punen e policit rrugor? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe ketij horri mos t’i shkoje ne mendje kurre te shaje, te fyej, te godase policin rrugor, pastruesin e qytetit, fukarain? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe te pakten te kemi nje kampionat futbolli te pranueshem, ku ministri i Financave ben punen e vet e nuk pi cigare si horr ne stadium e u tregon te gjitheve se ai eshte shteti dhe pushteti? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe kur arbitri rrihet ne fushe shqiptaret mos te qeshin, por te indinjohen tamam sikur u eshte rrahur babai i tyre? “Yes we can”. A mundemi ne te bejme te mundur qe shkollimi ne Shqiperi mos te jete fallco, por i vertete? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur te bejme Shqiperine ku puna te konceptohet pasion dhe jo lodhje apo bezdisje? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe Ismail Kadareja te mund te jetoje me mire e me i qete ne Shqiperi se sa ne France? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur me ne fund mbas ketij rrugetimi mijëravjeçar te popullit tone tu nderrojme mendjen bashkekombasve tane se nuk eshte e vertete qe Shqiperia s’ka per t’u bere ndonjehere, por qe ajo me vullnetin dhe “TRIMERINE” e djemeve dhe vajzave te saj do behet patjeter, bile ne nje te ardhme shume te afert? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe shqiptaret mos t’i kene me ziline Europes per asgje, apo per shume pak gjera? “YES WE CAN”. E me shume se kaq qe me ne fund te gjithe shqiptaret, apo pjesa me e madhe e tyre te kuptojne me ne fund se Europa qenka nje kontinent jo fort interesant e me njerez qe jane transformuar ne makina te pashpirt? “YES WE CAN”. E se ne jemi akoma njerez me vlera te larta asnjehere te humbura nder shekuj? “YES WE CAN”. A mund ne te bejme te mundur qe shqiptaret te kuptojne se sa popull i mrekullueshem jane? “YES WE CAN”. Nuk duhet te ndiheni vetem z.Rama. Ke te gjithe ne me ju, ke te gjithe Shqiperine qe ka te drejtuara karshi teje, zemren, syte,shpirtin dhe mendjen. “YES WE CAN”. Rruga jone tashme e perbashket ka nje zhvillim te natyrshem drejt FITORES.

 

14 komente në “A mundemi ne?”

  1. Vasilika says:

    Do te deshiroja qe te bashkohet me mendimin e ketij studenti shqiptar e gjithe rinia me ne krye Edi Ramen.

  2. Devolliu says:

    EDI RAMA është shpëtimtari i Shqipërisë prej regjimit diktatorial neofashist të shpellarit, kryehajdutit e kryekriminelit Salih Geddaf Gërdec Gërdallës.

  3. katarakti says:

    Nuk eshte kaq e sigurt. Kam friken se banoret e shpellave nuk do te jene dakord. Dhe atehere te mjeret ne.

  4. idra says:

    plotesisht e vertete,e vetmia shprese per kete vend EDI RAMA

  5. genti says:

    me pelqyen gjith problematika qe nxjerr ne pah enerti.yes we can per te gjitha.por nje verejtje.jo besim i verber te politikanet .qofte ky dhe edi rama.me duket ne disa fjali shume vler i eshte dhene unit te rames.nuk them qe nuk duhet patur shpres po mos te harrojme se shume shprese kemi pasur te nanua ,por dhe te berisha ne 91.uni i ketyre personave eshte ushqyer ne maximum.e kemi te trasheguar nga mendesia e e nverit qe personifikoemi ne nje person gjithmon e ne fund zhgenjehemi.nuk eshte edi rama ai qe do ta ndryshoj ate vend.jemi te gjithe ne secili ne pjesen e paket te kontributit qe ka atje.edi rama nuk duhet menduar qe eshte i vetmi burr qe mund te na shpetoj,as me i miri nga ne.ka gjithmon njerez te zot ne ate vend.edi rama eshte personi qe koha i ka dhene mundesi qe te tregoj ndaj te gjithe neve (dhe kete e ka detyrim) qe nuk ka per te qene zhgenjimi i radhes.dhe mos harroni nje gje qe te gjithe ata burrat qe permendem me siper e qe u zhgenjyem me pas kur kane qene ne opozite flisnin bukur e ligjeronin duke treguar karizmen e tyre,por pushteti i gerryeu pak nga pak deri sa i tjetersoi.te shohim sa do i rezistoj dhe rama kesaj gerryerje e uroj qe mos te kthehet te ne ne personin e urryer te radhes bashk me nanon dhe berishen e meten.keshtu o enert heres tjeter epitetet trim e burr me flet mundohu mos ti perdoresh e mos te behesh partizan politik kot por te jesh objektiv dhe realist ne gjykimet e tua dhe ti japesh haken kujtdo .vetem ateher ne do mundemi te themi yes we can se asnje nuk do te na e bej te bardhen te zez sa here ti interesoj

  6. revolucion says:

    bravo studenti, njerez ky burre paska qene me te vertete i forte.mendoni me vete se ku ka bir shqiptari te duroje ca ka duruar edi rama. Kushdo nga ne do thoshte,dhe per kete jam i sigurt, ehu ne djalle te veje kjo pune, po marr plackat e po iki. Por ky nuk e beri. BRAVO EDI RAMA.

  7. hajnisala says:

    o zot na ndihmo, qe ne 100 vjetorin e themelimit te shtetit tone te mos kemi neper kembe kete plehre[se ne krye ai nuk ka qene kurre]nje popull ka si koke ate qe e mbron jo ate qe e shkaterron.edhe nje here te pergjerohem o zot na ndihmo ta heqim qafe kete kerme para 28 nentorit 2012, qe ti largohet era e keqe ketij trualli qe ju e keni bekuar.

  8. agime lika says:

    enerti te uroj nena jete te gjate o djale lum ajo nene qe te ka lindur o bir ka shume djem te mire shqipja moj nene qe duhet ti dalin zot vendit more bir.e ka shtrenguar shqipen mafia dhe eshte eshte shume e veshtire qe zoti edi rama tja shkule thojt vetem te bashkuar tja coptojme keta thoj dhe tja prishim folene nana te uron suksese ne provime

  9. petrit menaj says:

    Tema gazeta ime me e preferuar te cilen e lexoj si kur jam ne Shqiperi dhe jasht saj. Gjen mendimin dhe vleresimin me te madh realist dhe opozitar i cili i mingon edhe keto 20 vjet qe pretendohet se jemi ne demokraci. Letra e studentit nga Itali me beri te rrembushem prej gezimit dhe mllefit te madh qe po na krijon shpellari Sali Bej Berrishate cilin ne shqiptsret pa marr parasysh dhe sakrificen me te madhe si ne kosto ashtu dhe ne integritet.

  10. jodashakeqi says:

    Po pse o perseri me kete Lei Fen do merremi?Nuk besoj se z.Rama do ja var nje personi si ky,..mund ti vari vetem teneqen,

  11. shanko says:

    Ky Baloz(Saliu) I ZI ka ekupuar Shqiperine,ne 96 e vodhi me firmat piramodale,ne 97 e dogji per te mbajtur pushtetin,ne Gerdec i vrau 26 ku edhe femije, 2009 vodhi dhe manipuloi voten e popullit, ne 21 Janar 2011 vrau 4 Demistrues te mjere duke lene shume femij jetim, ne 8 maj 2011 perseri po manipulon te verteten qe e pane te gjithe me sy, cfare duhet meteter per kete popull, qe ku popull ta rrezoje njehere e pergjithmone kete Satrat ,kete Tiran,
    cduhet qe te presim meteper ! Saliu+ Nano+Meta, Kjo Bande 20 vjecare duhet larguar ,populli nuk mund te prese me ,Rama eshte i vetmi njeri qe po kerkon Demokracine e ketij vendi te demtuar rende tashme edhe nga kjo Bande Kusaresh qe vjedhin dhe vetem vjedhin per te vrare pastaj,Kurre me duhet me i thene Vasjeve vjedhjeve ne kuriz te ketij populli ,Kurre me!

    1. tourkofagos says:

      Bukur e the baloz i zi dhe ai turk qe si saliu yne te dy myslimane qe i kane sjelle dem shqiperise.O burra ti shporrim myslot nga shqiperia e te veme rendin europian ti largojme balozet e zinj turk ne lindjen e mesme,se nuk ju takojne te jetojne ne toke euopiane ngrihuni te krishtere se ju keni qene te paret ne kete toke!!!

      1. llesh shtjefni says:

        Po po bjeri se i bie bukur.Po ti nga dole apo ke bere udhetim ne kohe nga koha e kryqezatave.Degjo te rekomandoj nje psikolog te mire se sinqerisht ke nevoj se je katandisur keq. Te jete per mua pse nuk hap nje parti qe te na i thuash te gjitha mendimet e tua te ndritura ose ose me mire mbaji thjesht ne ditarin tend sepse njerzit nuk arrijne ti kuptojne keto gjenialitete.Je i madh ne vogelisine tende…

  12. per kete dhe... says:

    BASHKOHEM EDHE UNE ME KETE LETER,,,STUDENT NGA ITALIA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje