Nga të katër anët e botës, juristët duhet të jenë të shqetësuar për mënyrën dhe rrugën se si Kolegji i Zgjedhjeve në Shqipëri po e trajton, ose i trajtoi, ankesat e Partisë Socialiste (PS) në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve vendore atje, më 8 maj 2011.
Në fakt, Kolegji Zgjedhor nuk veproi fare si Kolegj Zgjedhor, por kam drojë që mund të them para kohe atë që dua të them.
Fillimisht, Kolegji pranoi dy kërkesë-ankesa të PS-së në lidhje me cilësimin e votave të hedhura në kutinë e gabuar dhe pastaj vonimin nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të shpalljes së rezultatit paraprak për bashkinë Tiranë, para se të fillohej procedimi i hapjes së kutive. Praktikisht, të dyja këto kërkesë-ankesa të PS-së u pushuan nga Kolegji Zgjedhor, për të vazhduar më ankesa të tjera.
Nuk është vlerësim, por është çudia më e madhe në fushën e drejtësisë ndonjëherë që Kolegji Zgjedhor, me mënyrën se si mori vendim, i dha të drejtë KQZ-së kur hapi kutitë për të numëruar e vlerësuar këto vota. Kjo, për faktin se ato vota, sipas sistemit të zgjedhjeve, shpalleshin të pavlefshme. Në fakt, një vlerësim të tillë, edhe me shkrim, e kishin dhënë të gjithë komisionarët, të PD-së, PS-së dhe të partive të tjera. Në këtë vendim ata kishin konsultuar udhëheqësit e tyre dhe kishin bërë atë që duhej bërë sipas ligjit për zgjedhjet, se këto vota nuk përfshiheshin në tabelën përfundimtare ose përmbyllëse të rezultatit, në asnjë njësi zgjedhore.
Megjithëkëtë, Kolegji Zgjedhor nuk e interpretoi nga fusha juridike hapjen e kutive, shpalljen e këtyre votave të vlefshme dhe numërimin e tyre duke ndryshuar tabelën përmbyllëse të rezultatit të zgjedhjeve. Dhe KQZ, siç dihet, nuk hapi krejt kutitë por vetëm afër 200 sosh në mënyrë që të arrihej përmbysja e rezultatit për bashkinë Tiranë. Kolegji Zgjedhor, në përgjigje të ankesave të para, kishte arsyetuar që kutitë u hapën vetëm për një njësi zgjedhore dhe akti, siç quhej, normativ, nuk ishte akt ligjor por akt administrativ. Dhe këtë vendim te vet Kolegji e quante vendim profesional, pra arsyetimi i Kolegjit Zgjedhor ishte profesional e jo ligjor.
Jo për të interpretuar, por Kolegji nuk kishte pse jepte mendim-arsyetim të tillë sepse Kolegji nuk është organ i ofrimit të mendimit profesional, por është organ që trajton interpretimin ligjor, pra është organ që duhet të ofrojë interpretim ligjor.
Dhe që situata të jetë edhe më hutuese, tashti në vendimin e vet të fundit, Kolegji Zgjedhor urdhëron KQZ-në të hap të gjitha kutitë e votimit (qendrat e votimit) në mënyrë që të numërohen votat e hedhura gabimisht në kutitë tjera dhe pastaj ato të përfshihen në tabelën përfundimtare për rezultatin e zgjedhjeve për bashkinë Tiranë.
Unë jam nga Prishtina dhe këtë shkrim po ashtu e përpilojë nga Prishtina, por askund, në asnjë medium, nuk lexova që PS i kishte kërkuar Kolegjit që të mundësonte hapjen e kutive për bashkinë Tiranë. Që situata të jetë edhe më e ndërlikuar, as PD nuk kishte bërë kërkesë-ankesë të tillë. Pra, cila është ajo e drejtë ligjore në bazë të të cilit Kolegji urdhëron hapjen e kutive pa ia kërkuar një veprim të tillë fare? Shkurt dhe shqip, pse Kolegji jep përgjigje në pyetje që nuk i janë bërë? Dhe më tej, cila është baza e interpretimit ligjor për hapjen e kutive?
Në fakt, këtu shtrihet dhe fshihet triku politik i Kolegjit në duart e Sali Berishës: ai dëshiron të arsyetojë publikisht, juridikisht dhe politikisht hapjen e kutive, tashti si një urdhër-kërkesë të Kolegjit e jo të vullnetit politik. Shkurt dhe shqip, hajninë po e legjitimon edhe politikisht edhe ligjërisht.
Në fakt, një situatë të tillë kosovarët tashmë e kanë mësuar përmendsh, pra kur hajnia legjitimohet me ligj. Në Kosovë, pushtetarët vjedhin, por sipas ligjit. Dhe andaj ata nuk kapen përkundër që pasuria e tyre familjare tejkalon milionat. E milionat vijnë nga buxheti i Kosovës ose donacionet e jashtme që në fund përsëri i paguan qytetari.
Një fakt tjetër shqetësues në Kosovë është heshtja e pozitës dhe e opozitës karshi situatës së fundit në Shqipëri. Qeveria e PDK-së nuk e lëshoi as një komunikatë për shtyp, LDK as që e ktheu kokën nga atje, ndërsa Vetëvendosja po e shikon në televizor Shqipërinë që aq shumë e do të bashkuar. Ose, si kosovarë që jam, po ashtu jam rritur me teorinë e “nënës Shqipëri”. Nga kjo, duhet të kihet parasysh që “nëna Shqipëri” nuk nënkupton veriun e Shqipërisë. Sepse, praktikisht, atë që po e bën Sali Berisha me pushtetin e vet të mbërthyer pas parave është ndarja e Shqipërisë nga brenda.
KOLEGJI VJEDHOR … LIGJERON KUSARINE E BERISHES
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Qysh prej 26 majit 1996, Sali Berisha dhe banda e tij e kusareve jo vetem elektorale fabrikojne, falsifikojne, trukojne votat e shqiptareve! Jane bere mjeshter te vertete qe kane ne krye nje kryeusta si Sala.
Kesaj mjeshterie kusarie nuk i shpetuan asaj kesaj here. Vecse paniku e ngutia jane keshilltari me i keq. Pse!? Sepse kusaret kesaj here jane ne syte e mbare shqipatereve, jane ne fokuset e kamerave dhe nen lupen e nderkombetareve….
Dy kutive te rinumeruara, ustallaret e mbushjes se tyre me vota te munguara per Bashen kishin harruar tu zevendesonin kodet e sigurise te prodhuara nga shtypshkronja berishiste e Flamur Ndokes! Dy flete votimi kishin fluturuar nga nje kuti e nje njesie zgjedhore ne nje njesi krejt tjeter… Prokuroria as per kete kusari super- flagrante akoma nuk ka filluar ndjekjen penale! E ka fjalen antidrejtesia derisa sa ne krye te saj te jete Salia!
Thembra e Akilit e kusarise !?
Llogarite ishin bere pa hanxhine! Cfare mund te pritej me shume nga ata qe u hodhen perpjete duke brohoritur ” Fitore! Fitore! Fitore ! Lulezim Basha! Lulezim Basha” para syve te ambasadoreve e mbare Botes ndersa fituesi i vertete me dhjete vota me shume ishte Edi Rama!
Ministra, deputete, juriste… saliiste qe nuk njohin as aritmetiken elementare! Pikerisht kjo aritmetike berishiane ua nxorri kallajin kusarise se pas 8 majit.
Si!? Fabrikohen , falsifikohen, trukohen, manipulohen flete votimi, vota, sic ka bere gjithnje Berisha dhe kusaret e tij! Edhe lopa e di kete fakt!
Ne vetem 117 kuti te rinumeruara, legalizuara jo vetem nga KQV-ja por qysh dje edhe nga KV-ja dalin 357 vota me shume se votues…
Mire votat mund ti falsifikosh, fabrikosh, manipulosh, mund te futesh krejt kollaj ne kutite qe i ruajne kamikzat e nipotet ( nepotizmi eshte semundja me foshnjarake e korrupsionit ) e Berishes, mund ti legalizosh me KQV-ne e Ristanit dhe KV-ne e Tom Ndreces
Ceshtja eshte si te prodhosh apo fabrikosh votuesin! E pamudnur! Ky ishte gabimi fatal jo vetem i Berishes e kusareve te tij por edhe i Ristanit edhe i Tom Ndreces dhe krejt KV-se! Themra e Akilit te kusareve!
Vjedhja eshte krim i rende jo akt moral
Pikerisht aty i drejtoi shigjetat e veta opozita dhe ekipi i tyre ligjor. Ky ishte thelbi dhe shpirti i ankeses dhe njekohesisht denoncimit ligjor te PS-se dhe opozites se bashkuar para Kolegjit Zgjedhor. Kjo ishte detyra kryesore e Kolegjit Zgjedhor te Republikes se Shqiperise. Cfare ndodhi!?
Vendimi ne terr i ketij Kolegji, sic edhe pritej e parashikohej, hodhi poshte pikerisht kete kerkese sa ligjore edhe demokratike, qe vetem se riligjeronte fituesin e ligjeruar me voten e kryeqytetesve shqiptare, Edin Kristaq Ramen. Terri pjell terr… Jo vetem kaq!
Ky Kolegj duhet te ndeshkonte ligjerisht e deri ne konsekuencen e fundit kusarine e hapur e flagrante te votave dhe krye-ustain e saj Sali Rame Berishen e krejt banden e tij te gangstereve, perftfshi Arben Ristanin e kater musketiret e Berishes ne KQV . Jo sot por tash e 15 vjet qe kur ai filloi kete veprimtari te hapur kriminale e despotike.
Veridikti i sovranit dhe masakra e Sali Talibanit
Edhe pjesa tjeter e vendimit te Kolegjit Zgjedhor per te rinumeruar edhe 368 kuti te tjera eshte thjeshte pejese e porosise dhe urdherit te Berishes per te mbuluar masakren e tij kusare ndaj votave te sovranit ne emer te sovranit te vjedhur e neperkembur brutalisht prej tij.
Tamam nje veprim prej Talibani. Taliban jo vetem per strehimin e lehtesimin e veprimtarise terroriste te talibaneve dhe operatiteve te Al Keidas kur ishte President ne vitet 1992- 1997, por edhe per politiken e ngjashme me ta, qe ia vuri flaken Shqiperise ne vitin e trishte 1997.
Ky vendim absurd qe i jep si afat te fundit KQZ numerimin e tyre deri me 7 korrik i jep kohe mese te mjaftueshme Sali Ristanit jo vetem per te mbushur kutite qe ruhen nga kamikazet e Berishes, por edhe per te perputhur forcerisht e me mjeshterisht se 117 kutite diskretituese e denoncuese te kusarise se votave te sovranit. Eshte nje sherbim me shume ne dobi te kryekusarit Sali Talinait , ne emer te sovranit.
C’thote Salia ben Kolegji Zgjedhor, c’don Berisha ben Kolegji vjedhor. Shkembim i paster favoresh kusaresh !
Pse ! Simbioza midis kusarise dhe antidrejtesise
Pse!? Sepse sic e thone acik e ashiqare te gjitha raportet konfidenciale e publike, sekrete e te hapura te Departamentit Amerikan te Shtetit e Komisionit Evropian, te Helsinki Watch e Parlamentit Evropian, te Keshillit te Evropes dhe OSBE-se, te ODHIR-it, sistemi i drejtesise ne Shqiperi eshte padyshim me i korruptuari jo vetem ne Evrope.
Pjese e ketij sistemi eshte edhe gjykata edhe prokuroria, edhe Gjykatat e Apelit edhe Gjykata e Larte , edhe Kolegji Zgjedhor edhe vete Gjykata Kushtetuese, sic e vertetojne acik vendimet e saj te fundit qe ia heqin edhe kompetencat e fundit Presidentit te Republikes.
Pra nuk ishte rastesi qe postin e tij me te larte, kryetari i Gjykates se sotme Kushtetutese e filloi nga zyra e Berishes! E sic thote sovrani, fillimi i mbrapsht eshte gjysma e mbrapshtimit!
Nje simbioze perfekte, nje beshkejetese e perkyer ne shemtine e vet midis qeverise me te korruptuar e me vota te vjedhura ne Evrope me antidrejtesine me te korruptuar e antishtetin ligjor ne Evrope.
Kusaria ka krijuar nje rreth vicioz impuniteti midis gangstereve qeveritare dhe atyre antiligjore qe ne vend te japin drejtesi japin antidrejtesi, ne vend te ligjerojne mandate te sovranit, dhurojne e ligjerojne mandate sipas urdherave te Sali Talibanit. Harxhet i paguan sovrani dhe vatani!
A mund te shprehe qarte vullnetin nje votues qe nuk ekziston!?
Ato kapen ne flagrance, me preshin e hajnise ne duar jo vetem hajnat me cizme te tyre, por edhe predikimin e kusareve te Berishes se gjoja ato “shprehin qarte vullnetin e votuesve qe kishin gabuar, te kishin emocione, qe kishin problem me shikimin ( 8.5 per qind e burrave dhe 0.5. per qind e grave, sipas Padrinos )”.
Por eshte harruar kyci i ceshtjes. Qe te ekzistoje vullneti i votuesit se pari duhet te ekzitoje vet votuesi. Nuk ka pasur, as ka e nuk do te kete kurre vullnet te votuesit pa ekzistencen e subjektit.
Atehere nga erdhen keto vota!?…. Keto 357 vota erdhen nga urdherat e se njejtes zyre dhe e te njejtit person qe urdheroi vrasjen e 4, plagosjen e 27, arrestimin, keqtrajtimin dhe torturimin e 131 protestuesve paqesore te 21 janarit 2011. I vetmi vullnet qe ato shprehin qarte ne drite te Diellit eshte vullneti i kusarise dhe kryeustait te saj Sali Rame Berisha !
A mund te shpreh qarte vullnetin e tij nje votues qe nuk ekziston!? Sigurisht qe jo!
Votat e teperta, votat e vjedhura, votat e rinumeruara, votat e legalizuara ne kundershtim flagrant me ligjin nga KQV-ja, nga KV-ja shprehin vetem vullnetin e kryekusarit te votave dhe te Shqiperise Sali Berisha , te kusareve, falangave, skalioneve te tij laramane per te uzupruar te gjitha pushtetin e mbajtur peng Shqiperine e te ardhmen e saj evropiane e perendimore!
Kolegji Vjedhor vetkapet ne flagrance !
Pse!? Sepse Komisioni Qendror Zgjedhor eshte bere nje Komision Vjedhor.
Pse!? Sepse Kolegji Zgjedhor eshte bere hapur nje Kolegj Vjedhor te votave te shqiptareve.
Pse!? Sepse ne vend te denoncojne e ndeshkoje ujkun Berisha , vetem e vetem ne baze te ligjit, Kolegji Zgjedhor jo vetem fsheh gjurmet e kusarise se tij te hapur elektorale! Behet bashkefajtor flagrant ne kete kusari, duke njollosur edhe me keq fytyren e pafytyre te antidrejtesise shqiptare.
E vetmja gje qe nuk dihet sot per sot eshte sa eshte kapari dhe pazari i plote i kesaj kusarie. Sa e shiten te ardhmen e vet, te femijeve, e te femijeve te femijeve te vet dhenesit e drejtesise sipas endes e shijes se Salise.
Them sot per sot sepse neser e verteta do te dale ne shesh. Sepse e verteta mund te zhytet, por nuk mbytet. Sepse drejtesia vonon por nuk harron! Dhe faktet jane te shumta e krejt transparente. Heret a vone si Berisha edhe kusaret e tij, bashkeautoret dhe bashkefajtoret jo vetem ne kete masaker elektorale do te pergjigjen para ligjit per kete dhunim flagrant te drejtesise dhe neperkembje flagrante te shtetit ligjor!
Ta bejme Shqiperine si e gjithe Evropa e Amerika demokratike !
Eshte detyre e shenjte e opozites dhe e cdo atdhetari shqiptar ti dale zot ketij vendi dhe interesave jetike te tij. Pa medyshje. Pa frike! Pa luhatje! Shqiperine e bejne e do ta bejne vetem shqiptaret ne baze te ligjeve, Kushtetutes dhe normave e rregullave universale amerikane e evropianoperendimore te demokracise!
Kjo eshte e vetmja rruge, sic e thote edhe parulla realiste e optimiste e opozites se bashkuar. T’ua lehtesojme misionin e tyre edhe aleateve tane strategjike te diteve me te veshtira ne historine tone, SHBA-se dhe Evropes se Bashkuar, qe politika e mbrapshte despotike shqiptare ua ka prure ne maje te hundes e ua ka nxjerre gojen mbas veshit.
Enough it’s enough!… Bolle me! Sot! Neser eshte vone !
Ndryshe Shqiperia ne vend te integrohet ne Evrope dhe te jetesoje aspiraten e sovranit ” E duam Shqiperine si gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike” do te behet nje ciflig i Mugabes dhe Kadafit shqiptar Sali Berisha dhe bandes se tij te kusareve dhe vrastareve! Larg qofte ! Amen !
Dakord! Por kush ju tha juve se Kolegji Zgjedhor ka vendosur per hapjen e 386 kutive te mbetura? Asnje nuk ka per tu hapur. Te kontestuarat tha Kolegji.dhe te kontestuarat jane numeruar te gjitha! Pike alla berishiste!!!!
Shkrim fantastik. BRAVO
Ke thene te verteten dhe vetem te verteten.
Citim i autorit; “nëna Shqipëri” nuk nënkupton veriun e Shqipërisë. Sepse, praktikisht, atë që po e bën Sali Berisha me pushtetin e vet të mbërthyer pas parave është “ndarja e Shqipërisë nga brenda”.
Neve te Shqiperise na vjen pak si zorr ta permendim me ze te larte ate qe po shohim te ndodh realisht ne vendin tone-Ndarjen e Shqiperisë nga Brenda. Vetem ta mendosh se 100 vjet mbas Shpalljes se Pamvarsisë, ne momentet nga me kritiket per te ardhmen e faktorit shqiptar ne Ballkan ne jemi kaq te ndarë sa ka kurajon ta theksoje autori. Si dreqin arritem deri ketu….ne këto çuditë Shqiptare qe …”Perseriten një herë në 100 vjet”..Dhe ka te drejt Tadiç qe kerkon ndarje te Kosoves nepermjet nje Pazari me Shqiperin… Investimet dhe Instrumentet e tyre jan funksionale ne terma afatgjat… dhe kan investuar jo pak ne fushen e sherbimeve inteligjente… si histori tezesh
Gjthsesi realiteti, sado i hidhur te jet, duhet pare ne sy sepse vetem ashtu munde te reagosh objektivisht. Situata, pamvarsisht se shume e rënd, nuk eshte pa zgjidhje . Falnderim autorit nga Prishtina….
Zoti Limani,
Ju e kishit trajtuar mirë maskaradën e pas 8 majit, por nuk duhej të kalonit për gjëndjen në Kosovë sepse po i perzini konceptet.
Unë do t’i thoja Sali Berishes: Meqenëse jeni mësuar t’i futni duartë nëpër kutitë e votimeve, siç keni vepruar në ato të vitit 2009 ashtu në këto të 8 majit 2011, futni edhe kësaj radhe duartë për ta shpëtuar veten tuaj dhe për të treguar se e doni Shqipërinë vetëm pak, pra futni edhe një herë duartë dhe nxirrni votat e hudhura për Bashën. Lironi KQZ-në dhe Kolegjin Zgjedhor që të nxjerrin vendime të drejta. Mendoj se është rrezik t’i vazhdoni praktikat tuaja, që të merreni me avantura. Nëse nuk veproni shpejt, siç kërkova, një ditë e vonuar do t’i kushtojë shtrenjtë Shqipërisë, paj edhe sikur, pas një kohe, do të detyroheni të tërhiqeni i turpëruar dhe i dënuar për këto maskarada.
PERSE ORE TI HAPNI KUTIT VETEM UNE EDI RAMA DHE ZOTI KEMI TE DREJTE OSE DIGJET SHQIPERIA:
I nderuari Skender Limani ky tytull nuk po me duket aspak gzeteresk investigative por nje shkrim shum i hapure per Partin Socialiste, sepse ky nuk esht kolegj zgjethore i sali berishes e as i edvinit por emrin kushtetues e ka Kolegji Zgjedhore i Republikes se Shqipris, te mesohemi e dhe ne ti respektojm institucionet e pevarura nje her se paku e te mso hedhmi mby to balt e mallkime ti lem te lire te punojn ky shkrim esht nje presion i hapure e shum i demshem nje nderhyrje ne ket institucion, demokracian nuk ndertohet me tutori me presione me shkrime bajate e shentazhe te ketij lloji.
Zotri me “Ndjelljen”/Nick Juristi- Meso shqipppp mor plepaxhi Jurist… mëso te shkruash SHQIP.
A mundet dot nje person me kete lloj shkrimi te Shqipes dhe me ate lloj mendimi te shprehur me shqipen e tij(dhe sërbishten mund t’ja kuptonim me mire ketij tipi) te ket ide te qart mbi “Demokracine, Pamvarsine e Institucioneve, Kushtetuten”.
Ik mor shejtan se na flliqe gjuhen shqipe, na flliqe mendimin shqip… ik e shkruaj ne ato blogje ku eres se qelbur te shkrimeve te tua i therrasin “Parfum Kombetar”
ky juristi, do jete ndonje nga ata jurista qe i kane dhene besen Sali serbit. Ndonje kopuk administrate i cili shikon so do i iki puna se e di çfare krimesh do kete bere.
uusssssshhhhhh mor der, se na felliqe faqen e komenteve. Shporu shko te Ballkan web..
JURISTO, NGA SA E SI SHKRUAN DUKESH NGA ATA JURISTET E PLEPAVE. PUNA JOTE. POR NJE GJE TE MESOSH-MALOKET NUK JANE MESUAR AS ME DEMOKRACINE E AS ME PAVARESINE BRENDA FAMILJES. ATA NUK E NJOHIN KETE KAUZE PASI JANE RRITUR NE MALE, ME SHOQERI TE KUFIZUAR, KRYESISHT ME BAGETITE. PRA, MOS PRTI AS DEMOKRACI NGA SALIU E AS PAVARESI NGA TOM PERTOM NDREC LESHI. IK E MESO NDONJE NEN NGA KUSHTETUTA E AMERIKES SE QENKE ZERO.
O jurist mavria, me beri shume pershtypje korrigjimi qe i beje autorit ku thua qe kolegji zgjedhor sipas ligjit nuk quhet i Sal-iut. Na cudite vertet! Ti more koqe injoranti ne kete rast je si ata obortaret injorante qe i thoshin mbretit lakuriq: Sa te shkon ky kostumi i ri. Sal-iu qendron me hallatet jashte midis gjyqtareve dhe ti na thua se kolegji eshte kushtetues e i pavarur. Pika ti qe shkruan si analfabet e pika neve qe lexojme e merremi me ato qe shkruan ti.
me gezon shkrimi ,por me shum me gezon qe ky shkrim vjen nga nje kosovar.
Me te vertet ketu qendron e gjithe poshtersia , e gjithe pabesia e gjoja ketyre gjyqetareve te mjere .” Te hapen te gjitha kutit ” thone duke genjyer veten edhe ndonje merhum se ne vendosim ne menyre te drejte dhe te paanshem , duke harruar ose bere sikur harrojne se askush ne Shqiperi nuk ka kerkuar nje gje te tille , dhe e dyta dhe me hileqarja cfar vlere ka kjo hapje e kutive kur dihet se ne ato jane futur duar te ndyra te te panjohurve te njohur . Mua personalisht nuk me bejne pershtypje keta mjerane gjyqtar , por pyes veten me cfar morali e zemer shkojne ne dark ne shtepite e tyre e shikojne ne sy femijet e tyre .
Shkrimi i zotit Limani me gezon se tepermi, sepse vjen prej Kosoves martire, patriote. Kjo pjese e kombit tone ka vuajtur me shume, sepse krahas kalbesirave te brendeshme ka patur dhe thundren pushtuese serbe. Kjo ishte fatkeqesija historike, por nderi i kesaj treve kombetare qendron ne faktin se eshte perballur me guxim e sakrifice, deri ne fitore.
Zotin Limani e nderon ne radhe te pare fakti se nuk qendron sehirxhi, si shume te tjere, per hallet e madha qe ka “NENA SHQIPERI”, sic thote ai, ne momentin e tanishem. Me nje llogjike per tu admiruar, me fjale te perpikta, me kurajo; ka shprehur nje te vertete te madhe: BANDA MAFJOZE NE DREJTIM NE SHQIPERI, MER FORME “LIGJORE” NEPERMJET SEJMENEVE TE PERGATITUR NE PLAZHIN E DURRESIT. Eshte fjala per gjykates, qe jane gati te shesin Shqiperine per NJE EURO (shprehje e Sali Berishes) vetem per nje llokme modeste nga kjo bande hajdutesh.
Ne gjendjen deshperuese, qe jemi, kemi teper nevoje, per se paku, nje fjale te ngrohte e profesionale nga bijte e keti kombi, KOSOVARET.
Nderim edhe per Alban Degen, qe edhe se largu, i qendron prane atdheut qe lengon nga poshtersite e bashke krahinarit te vet.
Rrespekt!
Nje shkrim me nota atdhedashurie nga nje pende
e nderuar nga Kosova.Nderime per zotin Limani.
Per kokrrocat si puna e “juristit” ndjej keqardhje
se duket nga shkrimi qe me mire di serbishten
se shqipen.Ofendimi dhe masakrimi qe i behet
gjuhes amtare eshte nje faj shume me i rende .
MALLKUAR QOFTE “O JURIST LESHI”
Cfare presim ne shqiptaret te na zgjidhi bota.Nuk shikoni qe SALI BERISHA i ka kapur te gjitha shtigjet Tomit djalin ne minitrin e drejtesis ,Dhurates burrin per noter pastaj vazhdo me Kristaq Kumen qe ka nje institucin per zgjedhjet qe i jep OK per cdo vjedhje dhe i emerohet vellai arqileja drejtor.ne 2005 Arqile kume pas zgjedhjeve u vu drejtor dhe ne 2008 u pushua nga puna per afera koruptive ,por ne 2009 pas ok te KRISTAQIT ne vjedhjen e zgjedhjeve Arqile KUME u be prap drejtor pa dhen llogari per milionat e marra dhe sot i prish neper bote duke bler shtepira. Prandaj si keta ka sh te tjere pra ne si popull duhet te behemi te ndergjegjshem ti zdukim ke ta njeres dhe sistemin e SALIU vetem protesta dhe bllokimi institutocional esht e vetmja rruge
Nje analiz e mencur ,e argumentuar saket dhe me profesionalizem .Dhe mbi tegjitha atedhetare dhe shume e sinqeret .Ceshtjet qe trajtohen jane shume te spikatura dhe i bien ne koke problemit.
Bravo te lumet keshtu duhet ti trajtojne problemet profesionalistet.
Pashe qe ne kete gazete ishte bere edhe nje shkrim tjeter per Tom Ndrecen ku i kerkohej opinioni Lorenc Vangjelit. Ky i fundit ishte etiketuar si nje “Nga juristet me te afte ne Shqiperi”…….. Kur lexova kete fraze desh rashe nga karrigja nga te qeshurat….. hahahahahahahahahahahaaaaa…….. Sakam qesh…….. hahahahahahahahahahaaa, Akoma nuk po e mbledh dot vehten…… hahahahahahahahaaaa
Keta viktimat e kolegjit aq idjote jane sa nuk arrijne te kuptojne lojen
e felliqur te shefit Sali!
Fundja plakushi Sali kur te bie nga fiku(varet si bie me koke,apo ne bythe)
i ka bere miliardat me euro,dhe me parate e fituara mund te zvogeloje
vitet e burgut,po keta mjeranet kujt do ti perplasen per moszbatimet e ligjit
me habit vendosmeria e tyre per te cuar deri ne fund urdhrat qe vijne nga PD
Haram i qofte Ed Rames kur te vije ne pushtet nese si fut te gjithe brenda ato qe kane
thyer ligjet e shtetit duke fillu nga Ristani e duke mbaru me Tomen me shoke…
Kjo e gjitha eshte nje loje e akorduar hajdutesh qe veprojne ne emer te ” ligjit”.
Opozita duhet te luftoje deri ne fund per te mos lejuar kete skenar te ndyre
Kur shkelet Kodi Rrugor, A GJOBITEN SHOFERAT ? Pra marin denim.
Po kur shkelet Kodi Zgjedhor, A duhet DENUAR DIKUSH QE E SHKEL ?
Prandaj Partia Socialiste duhet te KERKOJE GJYKIM PER PERSONA “TE PANJOHUR” TE CILET KANE SHKELUR JODIN ZGJEDHOR DUKE HEDHUR FLETET E VOTIMIT NE KUTI TE GABUARA!
Ne kete rast “gjoba” eshte mosmarja ne konsiderate e se drejtes se personit per tu shprhur me VOTE!
Edhe ne kete rast:
VOTAT E HEDHURA NE KUTINE E GABUAR JANE SHKELJE E LIGJIT ZGJEDHOR!
Lufta dhe perpjekejet Ligjore nuk kane fund!
Eshte e pafalshme ti maresh tjetrit fitoren duke “justifikuar” shkelsit e LIGJIT ZGJEDHOR.
Injoranca nuk te shpeton nga denimi. SPOTE dhe POSTRERA u PERDOREN pa MASE
Sic shifet puna dhe me vjen shume keq, ka me ardhe dita shume shpejt e diktatures se dikurshme.Kjo qeveri asht tu ba gjitheshka me ju merzite EUROPES dhe me ba cka don vete.Ju nuk mund te merrni vesht kurre sa kane vjedhur qeveritaret,sepse behet fjale per shuma marramendese.PO JU KUJTOJ SE NJE JETE E RE LIND VETEM ME GJAK.
Te faleminderit,z.Skender Limani !!!!!
Zoti Limani jeni nder pendat ma realiste ,te guzimshme dhe largpamese ne Kosove, ju admiroj per keto veti.
Zoti Limani vazhdoni te shkrueni sa me shume dhe jepjuni mesim se si duhet te shkruajne e te bejne gazetari pseodo gazetar si Cili, Cani e Kopani me shoke.