Ish. zv/kryeministri e kreu i LSI-së Ilir Meta më në fund do të përballet me drejtësinë për video skandalin, ku ai shfaqet duke bërë afera korruptive në zyrën e ish-ministrit Dritan Prifti. Videoja ku ai shfaqej duke ofruar ryshfet për disa tendera e ndere të tjera ishte shkaku i shpërthimit të revoltës së opozitës më 21 janar. Zyra e shtypit të kësaj gjykate njoftoi se më datë 20 qershor, ora 11.00 në sallën e Kolegjeve të Bashkuara do të zhvillohet çështja penale në ngarkim të z.Ilir Meta me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme. Në shkurt të këtij viti, prokuroria i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit për deputetin Ilir Meta. 128 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit duke i hapur rrugë prokurorisë, për hetimin e ish.zv/kryeministrit, i cili akuzohet për “ korrupsion aktiv”. Gjykata e Lartë që ka në dorë çështjen është në një provë të vështirë për integritetin e saj pasi në video skandalin Ilir Meta përmend emrin e kryetares së kësaj Gjykate Shpresa Brecaj, duke thënë se i ka dërguar vajzën në ambasadë dhe i ka mirë punët me të. Megjithëse Brecaj pohoi që punësimi i së bijës në një nga ambasadat tona në vendet e BE-së është bërë sipas rregullave, vetë ajo është në konflikt interesi në këtë çështje delikate. Ilir Meta do të jetë kështu zyrtari i tretë i lartë i qeverisjes së Berishës që shkon para drejtësisë. Para tij më parë janë akuzuar nga prokuroria dhe u është hequr imuniteti nga Kuvendit Lulzim Bashës e Fatmir Mediut. Por asnjëri prej tyre nuk u dënua, por as nuk u shpallën fajtorë. Të dy e mbyllën llogarinë me gjyqësorin nëpërmjet procedurave. Gjyqësori shqiptar, i cilësuar nga raportet e huaja dhe nga sondazhet në vend si një nga institucionet më të korruptuara gjendet përballë provës së tretë, për të trajtuar një zyrtar e politikan njësoj si një qytetar të zakonshëm para ligjit. Pak vetë besojnë se do ia dalë të tregojë pavarësi dhe profesionalizëm në këtë sfidë. Siç është krijuar tashmë bindja tek shqiptarët se politikanët e zyrtarët shtetërore janë “të fortët” që nuk munden as nga ligji e as nga drejtësia. Vetëm dy vjet më parë ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha që gjykohej për shpërdorim detyre në lidhje me dhënien e tenderave për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, i zbriti shkallët e kësaj gjykate i buzëqeshur jo se ishte shpallur i pafajshëm por sepse kishte mbyllur gjyqin me procedura. Do jemi një popull me fat nëse Gjykata e Lartë e drejtuar nga Shpresa Brecaj të na tregojë të kundërtën me rastin e Ilir Metës.
120 mije zemra rrahin per lesh e lin, ska gjykat qe e prek koklopen
Prit gomar te mbije bar.
e si mund ta denoj shpresa punedhenesin e vajzes se saj?
Edhe ne kete rast do shohim komedine gjyqesore te radhes ne shtetin karagjos te salistanit.
Te denosh nje zyrtar ne Shqiperi do te duhet te permbysesh me pare gjithe shtetinme ne krye Sali shpellarin .Ilir hajduti eshte vetem nje hallke e zinxhireve qe na kane lidhur.Shikoni sijane bere bashke te gjithe hajdutet nga SALI vicidoli e deri tek sahan lepiresi Kaci.Mos prisni drejtesi nga ata se ata dhe kur zene ne goje e ndyjne.Pushteti i Ramiz alise u be te mbreterojne kasta ediktatures.Vetem populli mund ta vendos shtetin me ligje per te gjithe.RRofte drejtesia.
Sa te mos kete revolucion,nuk ka per te patur drejtesi.Te shikojme sa larg do te shkojme hiq e mos keput.
E mjerra Shqiperi nga kush pret ti drejtes ,motra e diktatorit Sali per klyshet e zagart e ti.Nuke ka mundesi psi kure e kan filmue hajdutin nuke i kan then”A KA MUNDESI ME TE FILMUE TUJ VJEDHE”
Kjo sipas tij e Saliut eshte shkelje e te drejtave te njeriut.Ndersa te vrasesh ne mes te bulevardit 4 persona eshte e drejt e Saliut. Dhe ju shqipetar po protestuat me kujdes se do te ju vras persi,