Makthit po i afrohej fundi

17 Qershor 2011, 22:32Blog TEMA

Pjesa e tretë nga libri “Drejt Perëndimit”

 

Kjo është një pjesë nga rrëfimi për ditët kur rinia shqiptare i kishte sytë dhe mendjen tek ambasadat e huaja në verën e vitit 1990, parë nga një protagonist i atyre ngjarjeve të bujshme

 

Nga Ilir Demalia

 

 

Me 12 qershor qeveria nxori dekretin e Presidiumit te Kuvendit Popullor per “Leshimin e Pasaportave dhe dhenien e vizave”. Shumica e atyre qe bene nje kerkese te tille perfunduan te rrahur ne polici nga Sigurimi.

Pra, çdo deklarate, çdo dekret behej vetem per konsum te jashtem, praktikisht zbatoheshin si gjithmone ligjet e pashkruara.

Shqiptaret duke njohur eksperiencen e regjimit 45 vjeçar komunist te Tiranes, nje eksperience nga me te hidhurat ne Evropen Lindore, per mos te thene ne bote, duke pare se “reformat” nuk sillnin gje te re por vetem zgjatjen e jetes se R.Alise dhe kabinetit te tij, duke pare se e drejta per te dale jashte shtetit nuk ekzistonte praktikisht, duke marre zemer nga ikja e familjes Popaj, duke kujtuar vershimin e gjermano-lindoreve neper ambasadat perendimore nje vit me pare, rinia e Tiranes zgjodhi rrugen e hyrjes ne ambasada. Ky veprim nuk shihej si hapje e rruges drejte lirise individuale, por ishte i vetmi revolucion i mundeshem per te shpejtuar rrezimin e qeverise komuniste te Tiranes. Duke e pare ne nje kendveshtrim te tille, do te kuptojme se shperthimi i ambasadave nuk ishte nje akt spontan, po rrjedhoje logjike e perpjekjeve per rrezimin e regjimit ne fuqi.

Hyrja ne ambasada ishte ne rend te dites kjo ishte tema kryesore. Puna ishte pezulluar kudo, te gjithe te rinjte mendonin se si te gjenin rruget per shperthimin e kordoneve te policise rreth ambasadave. Ne Tirane kishte filluar zbarkimi nga rrethet.

Ne ditet e para te qershorit nje autobus “fizarmonike”, me shofer Bujar Alikon ndaloi prane murit te ambasades greke. Nga pjesa e siperme e autobuzit dolen 4 vete duke u hedhur ne oborrin e ambasades greke. Disa dite me vone nje familje qe jetonte ngjitur me ambasaden turke, pasi kishte marre dhe pjestare te tjere te farefisit, pothuajse 15 vete arriten te hyjne ne ambasade. Ambasada turke u vu ne qender te vëmendjes, u shtua rrethimi me police e agjente civile, u mbyll kinema “Republika” qe ishte ngjitur me ambasaden. Gjate kohes qe policia organizohej per rrethimin e ambasades, nje kamion plehrash afrohet ne pjesen e mbrapme te ambasades ku ishin kazanat e plehrave, gjoja per te mbledhur plehrat, 10 vete dolen te maskuar si “plehra” dhe kercyen murin duke u gjendur ne oborrin e ambasades. Te nesermen 4 vete çajne kordonin e policise dhe futen ne ambasaden turke. E papritura ishte hyrja e 40 veteve ne ambasaden polake, jo per numrin, po per menyren. Ndersa njerzit mundoheshin me makina e duke kapercyer muret, duke u shqyer ne kangjellat e hekurat, te tjere punonin nen toke. Disa kishin hapur nje tunel jashte murit te ambasades duke ja nxjerre daljen ne oborrin e ambasades. Nga ky tunel hyne ne ambasaden polake 48 vete. Hyrje kishte dhe ne ato hungareze, çekosllavake, italiane, arabe.

Kerkesa e qeverise shqiptare ne kete kohe per te hyre si vezhguese ne Helsinki, nuk ishte pranuar. Shqiperia ishte i vetmi vend ne Evrope qe nuk kishte pranuar te firmoste Karten e Helsinkit ne vitin 1975. Ne Helsinkin 2, Shqiperia u la prape jashte portave te saj si shtet qe shkelte ne menyren me banale e brutale te drejtat e qytetareve te vet. Mjetet e informacionit nuk kishin dhene asnje njoftim per strehimet e te rinjve ne ambasadat e huaja.

Stacionet perendimore kishin njoftuar per kete vershim. Tirana ato dite kishte nje pamje jo te zakonshme, jo per varferine qe kishte gati dy dekada qe kishte pllakosur vendin, jo per trastat dhe shishet e qumeshtit bosh qe me tingujt e tyre e benin dhe me te shkrete ate qytet, jo per rinine qe ishte varferuar aq shume shpirterisht sa qe enderr te vetme kishin: nje pale bluxhinse, jo per embeltoret ku qytetaret e Tiranes shtynin diten me nje fixhan kafeje,  edhe kjo kur ishte, pra jo per keto. Keto tashme ishin te zakonshme, por per ate qe ne Tirane dicka po vlonte ne ato dite te nxehta te qershorit 1990. Te nxehta si per popullin dhe per kundershtaret e tij, stalinistet e Tiranes.

Diktatura dhe izolimi i gjate i “sargofagut” komunist shqiptare i kishte bere shqiptaret te ndjeheshin si qytetare te botes se trete, megjithese jetonin ne mes te Evropes. Tirana ditet e fundit te qershorit ngjante me nje qytet ne gjendje alarmi. Shqiptaret, qe kurre nuk kishin sulmuar ndonje vend ne historine e tyre, tani po sulmonin boten, pra ambasadat e huaja ne Tirane. Çdo dite ata “pushtonin” territoret e Italise, Hungarise, Çekosllavakisë, Frances, Frances, Bullgarise, Greqise e deri te ajo e Kines.

Ne nje nga keto dite, trokita ne shtepine e shkrimtarit Ismail Kadare. Deren ma hapi Elena qe me shoqeroi ne studion e tij. Kadareja dukej shume i shqetesuar, ndoshta ishin dite kur Kadareja ishte ne lufte me vetveten, me ndergjegjen e tij intelektuale. Kur une po flisja per torturat qe benin Dilaver Bengasi, Hodo Hodaj, Zylyftar Ramizi me njerezit e tyre, ai ju drejtua Elenes: E moj, e shikon ç’perbindesha jane? Une nuk e kuptoj se si do te demokratizoje ai (ishte fjala per R.Aline) kete vend me te tille perbindesha.

Disa dite me pare I. Kadare kishte dhene nje interviste per librin e tij te fundit “Eskili”. Ne kete interviste ai denonconte survejimin e intelektualeve si dhe listat e arrestimeve per keta. Njerezit e Sigurimit qe merreshin me keto lista i kishte quajtur “plehurina”. Kjo ishte ndoshta arsyeja qe Kadare kur po bisedonim me tha:

– Ule zerin, ne shtepine time mund te kete aparate pergjimi. Jam takuar me shefin e shtetit, (R.Alia) dhe i kam denoncuar te gjitha keto raste te perdorimit te dhunes nga njerezit nga Sigurimi si shkelje elementare te drejtave te qytetareve.

Kadare dhe inteligjenca shqiptare besonin se R.Alia do ta çonte Shqiperine ne rrugen e gjere te demokracise sipas menyres se tij, qe kuptonin nje reformim te partise me intelektuale. Po te thelloheshe pak te ktheheshe ne deklaraten e R.Alise nje muaj me pare, se “pushtetin me gjak e kemi marre dhe me gjak do ta leshojme” nuk ishte e veshtire te kuptoje se veprimet e sigurimit, vrasjet ne kufi, dhunimet e te rinjve neper rruget e Tiranes ishin dora e R.Alise. Besimi i ketyre njerezve tek R.Alia ishte paradoksal dhe keta nuk ishin pak.

Njerezit ishin te irrituar me Kadarene kur ne njeren ane fliste per demokratizim, ne anen tjeter ishte nen/kryetar i Frontit Demokratik te Shqiperise, ku kryetare ishte Nexhmije Hoxha. Shqiptaret prisnin shume nga Kadareja, ne fantazine e tyre ai ishte njeriu qe mund te bente ndryshime e reformime themelore, prandaj ju drejtova:

– Njerezit presin me shume prej jush dhe inteligjences ne pergjithësi! Ata jane te mendimit se ju dhe inteligjenca duhet te beni me shume per denoncimin e diktatures.

Ai tha:

– Njerezit po merren shume me mua sepse jam shkrimtar dhe si person i njohur publik me analizojne cdo gje, kritikojne, bile shkojne dhe me larg!… Une jam shkrimtar dhe detyren time si shkrimtar dhe intelektual e kam kryer me vepren time, aty kame dhene mesazhin popullit tim.

Te kritikosh eshte gjeja me e thjeshte, po gjithkush eshte mire t’i beje pyetjen vetes, cfare kam bere une?

-Me dole ne shteg, – thashe me vete.

-Ju jeni vete shkrimtar, qendrimi juaj me Fishten, Koliqin, Konicen ka qene teper i ashper. Ç’mendoni per ata sot kur thoni se ka ardhur koha per ribotimin e veprave te tyre? – e pyeta une.

Kadare u pergjegj:

-Kam mbajtur nje qendrim te tille me keta te tre shkrimtare sepse ishin te destinuar te zhdukeshin prej qendrimit partiak. Duke heshtur ata do te harroheshin, duke mbajtur qendrim qofte dhe negativ, ata jetonin.

Kjo ishte pak a shume biseda me Kadarene. Mendova qe duhej falenderuar qe na kish mbajtur gjalle keta tre shkrimtare (??)… Menjehere me erdhen ne mendje perkufizimet e tije “se vepra e Fishtes rrezikonte te kthehej ne nje gur varri per gjithe letersine shqipe”. Dhe kjo jo heret, por disa muaj me pare ne parathenien e Migjenit.

Tek rinia shqiptare ishte krijuar bindja dhe kjo nuk ishte e gabuar, se inteligjenca nuk ishte e pergatitur per permbysjen e sistemit. Inteligjenca rrinte ne pozita centriste duke pare se nga do te shkonte barometri. Ky eshte ne pergjithësi pozicioni “intektualeve” ne kohe permbysjesh apo revolucioneve. Inproduktiv dhe i mjere. Inteligjenca sot thote se kemi bere kete e kemi bere ate, sot eshte shume e lehte t’i thuash te gjitha, por po t’i referohemi asaj kohe, do te shohim se nuk gjen gjekundi nje levizje intelektuale qe te luaje rol ne permbysjen e atij sistemi, nuk gjen nje peticion per vrasjet ne kufi, per gjakun e derdhur ne rruget e Tiranes ne korrik te 1990. Ne te kundert, rebelimet e te rinjve quheshin akte rrugaçerie. Qendrimi qe mbajti inteligjenca shqiptare nuk luajti rol ne zgjimin demokratik. Jo rastesisht ne krye te revolucionit doli rinia, jo rastesisht qe ne fillim te ‘90 deri ne dhjetor te 90′ ne levizjet per liri e demokraci ne krye ishte rinia, pjesa me vitale dhe e pakompromentuar me regjimin ne pergjithesi.

Kudo nuk kishte bisede tjeter ato dite te nxehta qershori. Familjet e tiranasve i kishte kapur tmerri, nuk dinin kur femijet e tyre dilnin ne mengjes a do te ktheheshin ne shtepi. Ku t’i kërkonin, ne ambasade a polici?! Ikte dita, vinte darka, vinte lajmesi, “None, mos u merzit se hyni n’ambasade!” Ne ate kohe njeri qe kishte tentuar me ikë nga Hani Hotit, mbasi kishin vra nje te ri, qe lidhur me tela e shetiten siper nje karroce neper Shkoder dy muaj me pare, erdhi ne Tirane. Hyri ne ambasaden italiane duke thene:

– Une e dija se kufini asht ke Hani Hotit po qeka ke rruga Labinotit.

Ditet e fundit te qershorit po largoheshin nga ambasada turke ata qe ishin strehuar disa dite me pare. Perpara se t’i dergonin ne Rinas, personeli i ambasades i coi per dreke ne hotel “Arberia”. Familjet, shoket, miqte vraponin nga ambasada turke te hotel “Arberia”. Refugjatet qe po beheshin gati per tu nisur per “jashte shtetit” fjale magjike kjo per shqiptaret, rrinin me nje krenari te ligjshme. Fakti qe ato po shkonin jashte shtetit i kishte dhene nje pamje te çuditshme. A nuk ishte pare me çudi ai qe ikte jashte apo ai qe vinte nga jashte?…

Pas strehimit te te rinjve ne ambasaden turke, mijera te rinj qarkullonin ne rrugen “Skenderbeg”. Muret e ambasadave ishin te rrethuara me kordone ushtaresh dhe policesh, e civile te Sigurimit. Qyteti dukej sikur renkonte, makthit po i afrohej fundi. Shqiperia po terhiqte vemendjen, po levizte, po merrte fryme.

4 komente në “Makthit po i afrohej fundi”

  1. sal rista says:

    NUK E KUPTOJ PSE BOTA HAPI AMBASADAT E NA TERHOQI NE BRENDA VEHTES.KEMI 20 VJET QE NE DUAM TE IKIM TE IKIM NGA VENDI DUKE LENE GJITHCKA KEMI,KURSE DIPLOMATET RENDIN PER TE MBESHTETUR NJE QEVERI KRIMI PER TE RJEPUR PASURIT E KETIJ POPULLI ,QE NUK KUPTOJ PSE NUK KTHEHET E TI DALE ZOT PRONES E VENDIT???????????

  2. raimondi says:

    Po ik ore se ju doli boja ju qe bete ate levizje atehere –Ju e bete ate vetem per veten tuaj dhe as ju qe doni tja dinit per popullin

    –Ajo levizje tregoi se Ju ishit nje turme rrugecesh dhe njerezish te pamoralshem qe perfituar nga rasti
    per te regullkuar jetne touaj , jo jeten e popullit

    —————Dhe tani pas 20 vjet demokraci ne shikojme se ju na cuat nga shiu ne bresher ———- Se ne 20 vjet ndersa Enveir qe megjithse ne nje sistem te deshtuar ndertoi cdo gje nga zero dhe e beri Shqiperine nje vend industrialo agrar modern ne cdo aspekt

    ————–Ne te kundert ju ne keto 20 vjet megjithse ne nje sistem demokratik e kthyet Shqiperine ne nje toke te djegur ,
    duke e cuar cdo gje ne zero ———-Pra nga nje vend industrialo-agrar qe jua la Shqoiperine Enveri,sic thote Enciklopedia Britanike — ju e kthyet Shqiperine ne nje vapor qe po mbytet ku shpresa ka vdekur ………….
    …………….ndersa rinia iken e iken ……..ne nje ikje pa kthim …………

    —————–Historia do ju gjykoje ju si shkateruesit me te medhenj te Shqiperise pas Pushtimit Osman

    ———-Populli shqiptar duhet te ndertoj nje monument te zi ,ku te jene gdhendeur -gjithe emrat tuaj dhe ky monument
    ……………. te quhet ————— Monumenti i Turpit

  3. Aleksander says:

    jam 100% me keto qe shkrauani ju z. Dukati ..vetem po i drejtoheni dikujt qe nqs Sali Berisha do ti kishte hedhur ndonje kocke ,ky do ishte me i ndyre se nje nga kapardinat bezhe qe veshi Ramiz Alija “Disidentet” Demalia ka qef te jete ne qender te vemendjes dhe kur askush nuk merret me te..kete e kam pare ne ditet qe qendruam ne ambasade ..ishin nje grup i vogel halabakesh,hajdutesh qe sapo kishin dale nga burgjet dhe ca prostituta qe kerkonin te binin ne sy dhe hiqeshin sikur te ishin pjese e ambasades gjermane dhe refugjate si te gjithe te tjeret… shume gjera qe shkruan ku karakter nuk kane qene te verteta dhe nuk e kam fjalen per kete shkrim ketu,por kam lexuar dhe te tjera,vete Demalia probleme me policine per pune ordinere jo per politike ,,ishin te tjere ata qe vertet hoqen mbi supe pasojat e sistemit komunist dhe shume vdiqen neper burgje dhe nuk ju dihet varri,, Sa per Berishen ,mos e luaj shume Demaline se e ka patriot dhe nuk duron dot ne ate pike

  4. Brazili says:

    Pash zotin pse e ke permen Agim Docin.Ky njihet nga te gjithe cfare monstre eshte.Super mashtrues,kameleon i klasit nderkombetar,hajdut, te gjitha virtytet e nje njeriu negativ,i ka ky njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje