Berisha e ka tredhur Shqipërinë!

18 Qershor 2011, 20:42Blog TEMA

Nga “Veterineri”

Në një bisedë me djalin, unë përdora shprehjen: Berisha e ka tredhur Shqipërinë! Im bir, i rritur në mes të kryeqytetit për shumicën e jetës së tij pas 90’s, më pyeti me kuriozitet: Si bëhet procesi i kastrimit? Si djalë i brezit të ri ai nuk përdor fjalë shqipe për disa terma, por i pëlqen të përdorë terminologji të huaj për të treguar shpesh se ka nivel më të lartë se unë. Mundohem shpesh t’ia korrigjoj këtë tendencë, por pa rezultat. Besoj se kështu ndjehen dhe shumë prindër të tjerë në lidhje me përdorimin e kaq shumë fjalëve të huaja që në shumicën e tyre janë përshtatur në mënyrë të çuditshme e tingëllojnë pak jashtë vendit kur përdoren sidomos për veshin e   brezit të vjetër si puna ime. Të paktën kur bëjnë përshtatje të përdornin rregullat gramatikore shqiptare. Por le te kthehem tek problemi i tredhjes.

Pasi e mbarova bisedën me tim bir, vendosa ta shkruaj  përgjigjen që i dhashë tim biri dhe t’ia dërgoj Temës si letër nga lexuesi, dhe kur e shkrova përdora gjithashtu fjalën kastrim (shqipërim nga ana e tim biri të fjalës castrate) për të treguar që edhe unë jam me kohën. Ju lutem lexuesve të bëjnë durim dhe ta lexojnë deri në fund këtë shpjegim të KASTRIMIT- shqip- TREDHJE:

Në të shkuarën, kur një fshatar donte ta kthente një dem të fuqishëm në buall, d.m.th thjesht në një kafshë pune, e vetmja mënyrë për ta realizuar një gjë të tillë ishte ta bënte demin  të paaftë të kryente funksionet e tij biologjike të riprodhimit   nëpërmjet procesit të kastrimit (Them në të shkuarën se nuk besoj se ka mbetur ndonjë fshatar në fshatrat shqiptare që e kryen më këtë proces). Fshatari i rrëgjonte organet mashkullore të demit duke e kthyer kafshën e shkretë në një kafshë shterpe dhe i hiqte të drejtën jetësore për riprodhim.

Kastrimi ishte një ceremoni ku shpesh merrte pjesë gjithë fshati. Një nga mënyrat ishte përdorimi i litarit për kastrim. I zoti i demit zgjidhte një litar nga ata të hollët, por tepër të fortë, e bënte lak dhe ja vendoste me kujdes demit në rrëzë të organeve mashkullore. Ndërkohë që demi të mos bëhej i vetëdijshëm për ç’ka po i bëhej, fshatari ia përkëdhelte me kujdes organet që ta trulloste dhe t‘ia shpërqendronte reflekset e vetëmbrojtjes. Pasi ishte i bindur se e kishte vënë lakun tamam në rrëzë të organeve, fshatari e tërhiqte me ngadalë litarin që demi të mos kuptonte tërësisht se çfarë po ndodhte,  dhe të hidhte vickla e të shpëtonte.

Natyrisht në këtë proces përfshiheshin të gjithë burrat e fisit me kuç e me maç e sikush jepte kontributin e tij në kastrim. Gratë, për sajdisje dhe namuz, vëzhgonin nga larg pa u afruar. Disa nga burrat e mbanin demin me kujdes prej brirësh. Disa të tjerë e përkëdhelnin kafshën në kurriz me ngrohtësi; dikush e përkëdhelte në fytyrë që demi të mendonte se një ritual i shenjtë po kryhej për ta kthyer atë në një specie të veçantë (mbase ëndërronte demi i shkretë me mendjen e tij që po e kthenin ndoshta në një qenie të një niveli më të lartë). Ndërkohë, i zoti, gradualisht rriste forcën e ushtruar në qafën e organeve gjenitale, duke pakësuar kështu pak nga pak sasinë e gjakut që rridhte në to. Demi fillonte deri në një farë mase  të kuptonte se diçka po i ndodhte, por i tërë procesi ishte kaq i sofistikuar sa që demi i shkretë duke kaluar në një gjendje ekzaltimi për shkak të përkëdheljeve që i bëheshin kudo sidomos në organet gjenitale, nuk ishte në gjendje më të kuptonte tërësisht rrezikun që i po i kanosej.

Ndërsa të tjerët vazhdonin ta trullosnin demin e shkretë, fshatari vazhdonte të rriste presionin në tërheqjen e litarit;  laku bëhej gjithmonë e më i vogël, shtrëngimi në organet gjenitale më i fortë, dhe gjaku që depërtonte në to pakësohej gjithmonë e më shumë. Demi ndërkohë fillonte të ndjente pak më realisht se diçka po i ndodhte dhe bënte përpjekje të dobëta të herëpashershme që të ngrihej në këmbë dhe të çlirohej nga ky proces diabolik, por tashmë ndjehej pak i trullosur për të reaguar plotësisht.

Kur në subkoshiencën e tij kishte momente qartësie që e bënin të  kuptonte se diçka po i ndodhte, ai bënte përpjekje të bërtiste, e të pëlliste sa gjithë bota mbarë ta dëgjonte: por jehona e zërit të tij përplasej vetëm brenda kokës së tij dhe asnjë dem tjetër që jetonte i lirë s’e dëgjonte dot.

Gjaku tashmë nuk i depërtonte më në organet vitale që e bënin të ndjehej mashkull, në ato organe që e bënin të ndjehej i gjallë, që e bënin të eksitohej dhe ëndërronte kur shihte një qenie të bukur të gjinisë femërore, me sy të mëdha larushë që e joshnin  në një botë të bukur të jetës së lirë, ku të dy do të gëzonin të gjithë të drejtat që natyra i kishte falur si krijesa ta barabarta të këtij planeti, ku bashkë-ekzistenca duhej të ishte ligji i vetëm që duhet të sundonte, ku ata të dy do të krijonin familjen e tyre të thjeshtë e të bukur si një entitet, pjesë e komunitetit bashkëjetues, me një pasardhës njomështak që do t’ ju vinte rreth e qark t’ju lëpihej butë e ëmbël të dyve nëpër brinjë, një familje ku mirëkuptimi duhet të ishte i nënkuptuar pa qenë nevoja të ushtrohej forcë për ta zbatuar.

Kjo ishte çka i kalonte demit të shkretë para sysh në delirin ku ndodhej në ato çaste që shënonin minutat e fundit të jetës së tij si një krijesë e lirë dhe vitale.

Dhe, si të gjithë krijesat që janë në çastet e fundit para jetës së përtejshme, demi papritur ndërgjegjësohej plotësisht se çfarë po i ndodhte, mblidhte forcat e fundit që i kishin mbetur, i jepte fort vetes, ngrihej në gjunjë, tundte me forcë kokën madhështore me brirët e fortë për të cilët ishte aq krenar, dhe   mundohej t’i shpëtonte këtij procesi makabër që po kryhej në kurriz të tij.

Të gjithë që ishin rreth e  qark mbrapseshin pak të frikësuar nga ky demonstrim madhështor i kësaj kafshe fisnike. Kjo vazhdonte vetëm për disa momente. Papritur, jo vetëm lukunia e fisit të fshatarit, që ishte  mbledhur rreth demit për ta mbajtur nën fre, por edhe fqinjët, që ishin si mysafirë në ceremoni, përfshirë këtu dhe ca jabanxhinj të panjohur me ca fytyra të pështira që mbinin papritur kush e di se nga ku nga që kishin dëgjuar për kastrimin, e kishin ardhur si sehirxhinj për të parë se si ky dem i fuqishëm do kthehej në një eunuk, suleshin të tërë mbi të si egërsira te pangopura dhe e vinin nën vete demin e shkretë duke e shqelmuar, grushtuar, e disa prej tyre përdornin edhe kafshimin gjatë këtij sulmi barbar ndaj tij.

Gratë, që ndërkohë vëzhgonin nga larg, ndiheshin keq për demin e  mjerë, por gjithashtu ndjeheshin të pafuqishme të reagonin. Ca nga ato, të përlotura kthenin kokën mënjanë, ca të tjera largoheshin me ngut e futeshin në shtëpitë e tyre për të mos qenë dëshmitare të aktit makabër që ndodhte para syve të tyre.

Në tokë shtrihej tashmë një dem i plogësht, një dem që i kishin vjedhur jetën, një dem që kishte ëndërruar për një jetë të bukur, një dem, që i zoti, të cilin ai, demi, e kishte dashur  dhe i kishte shërbyer me besnikëri, e kishte tradhtuar, i kishte vjedhur maskilitetin, e kishte kthyer në një qënie të pavlefshme.

Rrotullonte sytë e turbulluar rreth e qark demi i shkretë duke parë me habi lukuninë e qenieve që e rrethonin dhe që e shikonin nga lart si triumfatorë, disa prej tyre, dikur fytyra të afërta e  shumë miqësore për të, por që tashti për çudi shprehnin një kënaqësi të pashpjegueshme shtazarake, pothuaj sadiste në sytë e tyre, dikur njerëzore, kur e shikonin ashtu, të pafuqishëm dhe të paaftë t’i qëllonte me vicklat e tij të fuqishme, dhe dallonte demi gjithashtu, disa fytyra që s’i kish parë ndonjëherë në jetën e tij. Në ato momente, i dëshpëruar hidhte   një vështrim në drejtim të grave me shpresë se ato, me fuqinë që kishin mbi burrat mund të bënin ndonjë gjë që ta shpëtonin, por shihte vetëm kurrizin a atyre pak që kishin mbetur.

Në fund, demi përqendrohej tek vetja. Ngrinte pak kokën, dhe i çuditur shihte organet e tij të flashkëta, dikur të mëdha dhe   të plota, që vareshin në tokë pothuaj jashtë barkut të tij si një pjesë që nuk i takonin më atij, dhe nuk kuptonte tërësisht se çfarë i kishte ndodhur në të vërtetë. Truri i tij i tejlodhur për të kuptuar e perceptuar tashmë realitetin, binte si në kapitje. Koka i binte në pluhur, dhe demi i shkretë, dikur një kafshë dinjitoze dhe vitale, humbte më në fund vetëdijen e ekzistencës së tij si një krijesë që meritonte të jetonte si gjithë demat e tjerë.

31 komente në “Berisha e ka tredhur Shqipërinë!”

  1. dymi says:

    Metafora eshte shume e bukur,por pak e tejzgjatur.

  2. +10 says:

    SB e filloi me kastrim dhe do e mbaroje me kastroizim…

  3. LALOCU says:

    po edvinin kush e tredhi berisha apo ashtu ka lindur nejse per te gjitha kto Fajin e ka Saliu.

    1. Avni says:

      Lalocu meso mire drejteshkrimin e shqipes se te jep rroge te majme Saliu.

    2. JIMMY says:

      loku mos kishe qejf me ta bo gje EDI dhe ishte i tre sepse keshtu e don doktorr psikopati keshtu eshte qe BUKSAT te diskutojne per intelektualet Mali fushe nuk behet as edhe per 1000 VJET mjere ne cna zuri me nje kriminel si doktorr ALLAMUTI

      1. Gazep Dajaku says:

        Po Edin Ramen nuk ke nga ta nisesh qe ta tredhesh sepse eshte i teri nje ……….

  4. injoranti says:

    Per ty Dymi mund te jte pak e tejzgjatur. I do gjerat shkurt dhe pa nderlikime.

  5. jodashakeqi says:

    Nje pershkrim fantastik,per ta pasur zili edhe letraret me te zot te kesaj kasabaje.Mu kujtua nje miku im i ndjere kur ne vitin e Ri ’91 shkova ta uroj jo vetem per vitin e Ri por edhe per fillimet e reja te “demokracise”Bile shkova me qef sepse kishte kaluar nja 25 vjete burgime dhe internime dhe mendova se do ti gezohej kesaj kohe qe po vjen,por mbeta i zhgenjyer.Aj ishte rreth te 80-ave une me pak se gjysma e tij.Une jam i djegur ,tha per vehten e tij,te gjithe jemi te djegur edhe ti edhe gruaja jote dhe femijte e tu.Edhe kjo, duke me treguar nje vajze 3 vjece,eshte e djegur me tha,edhe femijt e saj jane te djegur,ndoshta femijt e femijve te saj do te arrijne nje dite te bardhe ne qofte se nena e tyre do te mund te marri edukaten e duhur.Komunizmi ka bere nje shkaterrim te cdo gjeje njerezore,shpirterore e fetare,me tha,prandaj duhen breza qe te sherohet kjo plage e tmershme.”Veterineri” ka te drejte,ne jemi te trdhur,edhe “veterineri”.Vete ky i ngjan atj demit qe nuk po e merrte vesh se c’ka po i ndodhe se per 50 vjet nuk e ka kuptuar se ja kishin fute “hallatet”ne ate literin e holle e gjememadh dhe vetem tani e mori vesh se ishte tredhe .Jo more lumemadh Sala e Rama e Co na gjeten gati,te tredhur,atyre u mbetet qe te na fusin te “lerojme arat”.A s’na ke pa si i “lerojme e prashisim” sheshe e bulevarde ,me huj e me flamuj te kuq roze e blu,me pak yje e me shume yje e me c’te mundim,Nuk e di a te ka qelluar edhe ty ta shijosh “qejf”.

  6. Agim says:

    “Veterineri”, kushdo qofsh ti, faleminderit !
    Falemnderit per kete kenaqesi te perzier me dhembje duke lexuar keto mendime te juajat.
    Me perfshiu qe ne fillim..tregimi yt..me thithi te terin..dhe shume here gjate leximit ngaterrohesha..
    nganjehere me vinte keq shume keq per demin..dhe nganjehere me vinte keq shum keq per vehten.
    Por gjithmon shikoja fytyren e te zotit te demit qe ..o Zot i Madh ..cfare fytyre e shemtuar qe eshte..
    me ngjasonte me shpellarin..me qofte-largun ..S.B.
    Ju lutem shume ju moderatoreve te TemA online mos ma fshini shkrimin tim.
    Une nuk po perdor fyerje personale te individit..nga gjoksi me del konkluzioni qe ..per tranzicionin e sterlodheshem te shqiptareve fajin nuk e ka askush tjeter perveq se nje person..perveq se ai tek i cili
    eshte koncentruar i githe qelbi shqiptar..ai pra S.B. eshte fajtori per gjithshka..ai pra S.B. eshte….
    eshte…QELBI-I-QELBIT-SHQIPTAR.
    Edhe njehere i lutem TemA online..eshte konkluzion 20-vjecar..nuk eshte asgje personale..
    ..pra ju lutem mos e fshini mendimin tim.

  7. orli says:

    Them qe ideja duhej te ishte:meqenese i zoti i shtepise ishte i kastruar,i donte te gjithe rreth e rrotull tij te kastruar.Po te kishe lexuar ketu tek tema komentet para nje muaji(ne mos gabohem)do e kishe gjetur materialin per tredhaket dhe kryetredhakun.Megjithate kastrimi vazhdon…..

  8. geno says:

    Saliu nuk ka tredhur shqiperine, se shqiperine e kishte tredhur Enveri, po ka tredhur ata djelmoshat e PD, i vetmi qe ka mbetur pa tredhur eshte Eduart Halimi dhe Fatos Beja

    1. Litari says:

      geno Fatos Beja eshte i tredhur nga ministria e berenceme ai spiuni me pa fytyr (halabak) kurse Eduart Halimi eshte prej nje familje pis komunis dhe pis spiun, Eduarti po i bene keto te paberat ne keqezen e Rustemit, ai dhe Fatosi duhet varur per gjuhe..

    2. zana19 says:

      Geno, ke te drejte ne nje fare mase. Por me sa tregojne faktet Enveri nuk na trodhi plotesisht. Njerezit u ngreten me qindra mijra dhe e hodhen statujen e tij. Me kete vicidolin njerezit nuk po kane bythe te bejne asgje. Pellasin ketu, i kerkojne Edit qe te vazhnojne demostratat, por kur dikush organizon ne face book nje demonstrim, vetem 7 te rinj dalin. Kur ata te “jemi Gjalle” organizuan nje tjeter, vetem 1000 dolen. Keshtu qe ti beje bilancin vete kush e trodhi tamam Shqiperine satrapi berishe apo enveri?

  9. tg usa says:

    Kur te mare vitin tjeter presidentin ,prokurorin e pergjithshem dhe kreun e shikut do tju tredhe me mire i semuri mendor i vicidolit

    1. fule says:

      Po shpellar. Dhe heren e pare qau mbi supet e Spartak Ngjeles, monstra vicidolit. Kesaj radhe ku do qaj? Mbi supet e Kacit, mbase.

  10. Glauku says:

    Vetèm ‘ tredhja’ si fenomen tè ngjall frikè dhe njè keqardhje pèr ‘kaun’ e shkretè. Kjo metaforè èshtè shumè e goditur, por nuk e di se mè kapi njè ndjenjè e thellè trishtimi : Po kau ynè “kuq e zi” a do tè mund ripèrtèrihet mè vallè ?!?!

    1. nana i love you babe says:

      Demi yne po vazhdo keshtu , do perfundoi i shoqates jo mo i tredhur po e po.

  11. Miku qe ju don te miren says:

    Eshte nje nga shkrimet me te bukur dhe me te goditura qe ka botue Tema:nje xhevahir i vertet.
    Do te doja qe ta lexoj c’do shqipetar dhe te bindet per c’ka po i ndolle keti popullit
    Shkurte e saket ketu ;Demi ehte Populli ,Fshatari eshte Sala ,Qenet jane Serbo-Greket kurse grat jane Nderkombetaret.Urime per shkrimin .Te luteme shkruaj dhe nj tjeter per Klonimin.

  12. sokol haziaj says:

    jo vetm e ka trethur po dhe e ka lefytur ky zagar per lepur fushe jo mali se nuk e ka idene e malit ky maloku derrit qe e beri shqiperin te tijen dhe te malokve po do i vij ora dhe ketij trimit po me doren time do ta trethe po jo me litar po me tel me gjema qe te ndjej dhimjen qe po ndjen ky populle me kte pler.

  13. hihi says:

    shume e bukur,por sa do jene ne gjendje te kuptojne gjendjen e hidhur qe ka pushtuar vendin?eh sa vuajtje te pafund e nga kush ,nga anibalet nga injorantet qe skane idene per te drejtuar nje popull kaq te vogel e kaq me vlere….

  14. beso says:

    Veterineri nuk me bind te tredhja ishte kaq feste e perhapur;une jam fshatar dhe e di qe kau ishte dem i tredhur se duhej per pune dhe jo per te pare nga fusha me hunden perpjete.Po hakshe,saline populli e shtriu njehere ne’97,dhe do ta kish tredhur per be,megjithese ajo plaçka mbase ka kohe qe s’i hyn ne pune njesoj.E shpetuan ca palopolitiksa,po do thene salise se kush provon njehere prape i kthehet te njejtit zanat,dhe mos te krruhet shume se veterineri do shkruaje prape per tekniken sesi behet,dhe eshte me ca dhimbje ne pleqeri kjo pune.

  15. tefta alikaj says:

    Shume .shume i bukur ky pershkrimi i procesit te3 kastrimit dhe ndjenjave qe krijohen gjate ketij procesi,;Dhe besoj qe shoqeria shqipetare gjen vehten tek ky tregim Respekt dhe falenderime ,qe na bere keto zgjime

  16. tomorri says:

    berisha eshte tredhur vete,ka tredhur te birin e dhendrin,popullit shqiptar ti marri te keqen.

  17. SKENDERBEU says:

    BERISHA POPULLIT TI RRUAJE TOPAT SI NE 97 POR MOS HAROJE SE NESE POPULLI NUK E TRODHI APO KASTROI PLOTESISHT NE 97 TANI JO VETEM DO JA KEPUTE KOQET POR DO TJA KEPUTIN DHE KOKEN ATI DHE SOROLLOPIT TE TIJ.

  18. MEMEDHETARI says:

    Shume drejt mendon i madhi Skenderbe!!!!!
    Me gjithe keto poshtersi qe i ka bere dhe po i ben ketij populli Sali Berisha,do te dali DIKUSH qe DO TA TREDHE SALIUN NGA…KOKA…

  19. fatmiri says:

    Per kete tredhjen e mora vesh dhe eshte tamam ashtu, por meqe ishte fjala dhe per gjuhen shqipe si: tredhje apo kastrim, na trego dhe ndonje histori se si i thone ne shqip sex, se me sa di une kjo fjale nuk eshte shqip. Bile disa femra shqiptare duke e perdorur ne gjuhe te huaj e thone ne çdo moment edhe ne televizor. Mund te na e shpegosh se pse nuk e thone ne shqip fjalen sex , kete fjale qe riprodhon gjithe njerezimin?

  20. vertino says:

    SULLTAN SALIBANI DHE KABINETI
    (PERSHTATJE)
    Shokë, sot kam panair,
    Shoke, bëmëni sehir;
    Sillni kupat e gostisë,
    Sillni shishet e rakise!

    Kup’ e pare, jam Aga,
    Kup” e dyte, jam Pasha,
    Kup’ e trete, shpall ferman,
    Ngjesh nje pallë e jam Sulltan,

    Jam Sali Dypeku i Parë
    Qen si une s’keni parë;
    Pra, kur leh, duartrokitni,
    Zbrasni topa e brohoritni!

    Jam imami e jam dovleti,
    Padishahu e Muhameti,
    Jam xhenemi e jam Xheneti,
    Kijameti e selameti.

    Jam xhamia e jam namazi,
    Jam zinxhiri e jam kafazi,
    Jam budrumi e jam zullumi,
    Kush ngre koken e merr lumi.

    Kush do ligj’ e republikë
    Me statut e me logjikë
    E ka pisk dhe ngorth si hor
    Ne konop si tradhëtor.

    Jua e nisa historinë
    Dhe ju solla prokopinë;
    Le pas meje dinasti
    Për vazhdim dhe për lavdi.

    Nuk pata paraardhës,
    Po ju le nje Zen pasardhës
    Gjurmën time të pasonjë
    Dhe vatanin ta sundonjë.

    Shkruaj ti, oZhej e Cili-Qatip,
    Shkruani mprehtë e me tertip,
    Lidhni llomotitë e mia,
    Shkrepini neser tekKlan Fevzia .

    Ty, Bujar Nishan , Jezid Sersem,
    Ty të bëra Sadrazem;
    Marr nga burgu cdo rezil,
    Cdo kusar dhe cdo katil.

    Ty, Hysni Polic-Xhahil Nefer,
    Ty të bëra Sarasqer;
    Bjeru armiqve, shuaji,
    Thyeji dhe bluaji.

    Ti, Myq Tafa , që s’di mire këndim, Je veziri per aresim;
    Mbylli shkollat se na nxinë
    Nuk e duam diturinë

    Leri hapur medresetë,
    Seminaret dhe teqete
    Por me gjuhe’t arabishte,
    Hebraishte dhe greqishte.

    Kete urdher shpalle vrap;
    Liber, ti laik, mos hap;
    Me Ungjillin dhe Kuranin
    Merret Prifti me Imamin.

    Me ke’ta te dy pastaj
    E ujdis Qazim Pashaj;
    Papazllarë hoxhallarë
    Janë vllëzër të pandarë.

    0 Spiro.Ksera, kaurr bekri,
    Ty te be’ra Bash – Myfti;
    Shpall: rakia ësht’ e lirë
    Për Fatos Nanoe për qafirë.

    OLul Bash, o turk i lik,
    Ty të bëra Bash – Patrik;
    Shpall: Kaurri s’mer dot grua,
    Se prej Krishtit u ndalua.

    Gratë i marrin kapedanët,
    Pashallaret dhe sulltanë’t;
    Dhe kështu bashkohen fetë
    Në këtë dhe e ne ate jetë.

    Keshtu thot Ungjilli i shenjtë
    Për të gjithë të mëdhenjtë:
    I ka bërë Perëndia
    Të na zerë llahtaria.

    Ti, Ridvan, Vezir Kusar,
    Ruaje arkën me hanxhar;
    Sillma plot me cdo çare,
    Merr dhe ti ndonje meze.

    Mond Nasto, hudhër tarator,
    Ty të bë’ra ambasador;
    Qorr Ilir, o martalloz,
    Ty te be’ra Konçolloz.

    Ty, Ristan Domuz evlat,
    Lith litar dhe mpreh sëpatë,
    Var e ther, po pa shamatë.
    Vraji, preji kundërshtarët,
    Si te fundmit dhe te paret,
    Se ma prishnë qetesinë,
    Ma çkallmuan mbreterinë.
    (Vijon)

  21. Miku qe ju don te miren says:

    Te lumet mbas kesaj nuke ka koment eshte nje perl e vertet

  22. Gazep Dajaku says:

    Bobo sa komente te tredhura paska ktu sot. Megjithese prodhime te tilla mund te vijne vetem nga prodhues me te njejtin defekt……

    1. tiranare says:

      Si puna jote.

  23. Kosovari nga "Krahina" e Kolonel Bunkerit says:

    E ke zgjatur pak me shume se c’duhej, z. Veterinar. Me zune mornicat edhe mua te shkretin, ne Prishtine. Meqe e keni me te tredhura, po jua tregoj nje mesele per tredhjen, jo te demave, por te gomareve. Valiu i Tirones kishte urdheruar ustain – veterinar t’i tredhte gomaret e qytetit, ngaqe po i bezdisnin banoret e kasabase duke garritur vakt e pa vakt. Valiu ishte i bindur se me ti tredhur, gomaret do i ulnin veshet dhe s’do tmerronin me njerezit. Me te marre vesh, gomaret kishin kaptuar kodrat e qytetit me te katra, duke ikur nga syte kembet. Midis tyre ishte futur edhe nje lepur. – Po ti, c’ke qe iken, o i gjore?, – tha nje gomar lepurit. – E po, edhe une i kam veshet e gjate si ju, tha lepuri. – Ti vertete i ke veshet e gjate, por s’je gomar dhe s’ke pse frikesohesh, se s’te tredh dot ustai ty. E po mund te beje gabim ai budalla dhe derisa te bindet qe s’jam gomar, mua te shkretit me shkojne kocet! – tha lepuri duke vrapuar.

    Ruani te shkretat, s’Ju fal Ustai!

    Kosovari nga “Krahina” e Kolonel Bunkerit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje