KQZ-ja e pushtetit, kjo “lavatriçe” e pjesës së pisët të procesit zgjedhor dha verdiktin e saj të dytë anti-kushtetues kundër votës së lirë. Brenda afro 50 ditë masakre, ky komision zgjedhor, i mandatuar si “institucion kushtetues” nuk veproi si i tillë, por funksionoi si qendër e manipulimit të votës. Ristani dhe grupi i tij politik në KQZ, me qëndrimet skandaloze të mbajtura për hapjen e kutive, gjatë hapjes së kutive e rinumërimit të votave, i thanë Europës e Botës, se pushteti i Saliut nuk pranon të bëjë zgjedhje të lira, nuk e njeh votën e lirë, nuk e njeh pushtetin që sigurohet me votë. Veprimet antiligjore të KQZ e Ristanit ekspozuan plotësisht mos funksionimin dhe inekzistencën ligjore të këtij institucioni, duke dëshmuar faktin, që KQZ kontrollohet dhe urdhërohet nga kryeministri Sali Berisha.
KQZ-ja, nëpërmjet këtij procesi zgjedhor aventurë, inskenoi dhe organizoi shfaqjen më të turpshme e më të shëmtuar në historinë 80 vjeçare të zgjedhjeve në Shqipëri. Si në një tezgë tregu privat, kreu formal i KQZ, juristi anti-ligj Arben Ristani, vendosi mbi tavolinën e tij dhe trajtoi dhunshëm e banalisht si mallra rruge, kutitë me votat e banorëve të kryeqytetit. Nën dirigjimin e tij, u ndryshua destinacioni i votës në favor të Lulëzim Bashës, nëpërmjet deformimit të rezultatit zgjedhor. Ristani dhe tre “ristanët” kukulla në KQZ, vepruan sipas skenarit të pushtetit, duke kryqëzuar votat e qyretarëve të Tiranës. Duke shkelur hapur të drejtën votëbesuese. Të dy vendimet e dhëna prej Saliut e Ristanit nën petkun e vendimarrjes së KQZ, janë pasqyrë e qartë, se si mund të manipulohet vota e lirë dhe se si mund të shkatërrohet një proces zgjedhor. Janë pasqyrë e realitetit se si mund të vidhet e manipulohet vota pa asnjë pengësë edhe publikisht, në sy të votuesit që e ka hedhur votën dhe në sy të shqiptarëve e të ndërkombëtarëve. Vendimi i parë i 23 majit 2011, që shpalli në mënyrë false Lulëzim Bashën “fitues”, ishte fillimi i kësaj maskarade që pushteti e vazhdoi deri ditën e shtunë, kur përgatiti krimin e dytë, duke dhënë vendimin tjetër famëkeq, që shpallte “fitues” kandidatin humbës të kryeministrit.
Megjithëse PS, opozita. votuesit, ekspertët e ligjit, mediat dhe opinioni shqiptar e ai ndërkombëtar u pozicionuan në mbështetje të votës së lirë e në zbatim të ligjit mbi zgjedhjet, KQZ-ja politike e qeverisë, nuk dëgjoi këto zëra, por dëgjoi dhe zbatoi vetëm urdhërin e Saliut. Jemi të gjithë dëshmitarë okularë, të kësaj masakre që ndodhi me votën e Tiranës. Detajet e kësaj maskare me procesin, me fletët e votimit, me vulat, më proces-verbalet, me sigurinë e kutive etj, janë të shumta e janë ndjekur live në ekranet e televizioneve. Të gjtihë panë me zë e më figurë, që banorët e kryeqytetit mandatuan si kryebashkiak të tyre për t’i qeverisur në vazhdim, zotin Edi Rama e jo vrasësin dhe hajdutin Lulëzim Basha. Ndërsa KQZ dhe pushteti hajdut e vrasës i Saliut, përmbysi e shqyeu kutitë dhe shpalli si “fitues” Lulin e familjes kryeministrore, ish-ministrin e krimeve në tre ministri.
Vendimi që shpalli dhe që lexoi Arben Ristani nuk ishte një dokument ligjor, por një grumbull-letrash të hartuara e të firmosura nga banda e KQZ. Ky vendim ishte “pretenca” e hartuar nga kryeministri Sali Berisha, që kërkoi, realizoi dhe deklaroi asgjësimin e votës së lirë e të procesit zgjedhor në Shqipëri. Beteja kundër hajdutëve e “vrasësve” të votës së lirë, për KQZ dhe pushtetin mbaroi me këtë vendim “pretencë” politike. Por nuk ka mbaruar për PS, për votuesit e Tiarnës dhe shqiptarët. Vota e lirë e qytetarëve të Tiranës, nuk do të lihet në mëshirën dhe veprimin kriminal të pushtetit, por do të mbrohet denjësisht, me bindjen se vendimi i shpallur ditën e shtunë nga Saliu e Ristani, nuk do të trajtohet me abuzime e shkelje të ligjit zgjedhor e të Kushtetutës, siç u trajtua vendimi i 3 qershorit 2011, nga relatori i PD, gjyqtari “manekin” Tomë Ndreca.
Megi e ke shktruajtur shuem mire kete shkrim, keshtu eshte e verteta, qe banda e saliut vodhi votat e Tiranes, duke perdorur nje vegel te ndyre si arben ristani. saliu eshte turpi i ketioj vendi, mjere shqipaeria qe po e vuan dhe qe po duron kete njeri kafshe