A i jemi bërë ne barrë Europës?

27 Qershor 2011, 21:25Blog TEMA

Nga Nimfa Hakani

“Gordon tur në Ballkan, shmang Shqipërinë!”

“Hose Manuel Barroso anulloi vizitën në Tiranë!”

“Nuk mund të jeni vëndi i 53-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!” Brush

“Të gjithë të sëmurë nga Shqipëria!” “Gjatë një takimi me një zyrtar të lartë të Bashkimit Europian së fundmi, i përmenda faktin se do të shkoja në Shqipëri. Mërmëriti diçka nëpër dhëmbë, të cilën nuk mund ta përsëris këtu, dhe u largua, mesa duket i irrituar nga përmendja e emrit të vendit.” ‘The Economist’, Tim Judah.

 

I lexon të gjithë këto tituj dhe pasazhe shqiptari i shkretë dhe mendon i dëshpëruar:

A i jemi bërë ne kaq shumë  barrë Europës që të arrijnë gjërat deri në këtë pikë sa këto tituj të mbulojnë faqet e para të gazetave shqipëtare dhe politikanet Europiane të shajnë nëpër dhëmbë duke përdorur fjalë që Z. Judah si shkruan dot në artikullin e  tij? Cfarë na ka bërë ne të arrijmë në këtë  pikë kaq të ulët sa të tjerët po humbasin durimin me ne, dhe janë gati të na lënë në mëshirë të fatit se janë lodhur deri aty ku s’mban më?Cfarfe kemi bere ne? A jemi ne shkaktaret e drejtpersedrejt të krijimit të kësaj situate të vështirë dhe depresuese si për ne ashtu edhe për të huajt?

Të dashur bashkëatdhetarë, le të marrim frymë thellë dhe ta analizojmë problemin nën një këndvështrim pak më të  ndryshëm se ai që përdorim përditë duke bërë me faj vetveten, duke  treguar me gisht njeri tjetrin, duke hedhur akuza në ajër kundër njëri tjetrit, duke krijuar  një rutinë që është bërë pjesë e  jetës së përditëshme e  jetës shqipëtare dhe të cilën e kemi  perfeksionuar në maksimum.  Le të mundohemi t’i përgjigjemi pyetjes që na po gërryen për njëzet vjet :

Përse ne shqipëtarët kemi mbërritur në këtë pikë kaq të ulët ku jemi sot?  Duhet Europa të jetë e paduruar me ne dhe te na braktisi ne fatin tone, apo ndoshta është   Europa  shkak i statusit të sotëm shqipëtar? A mund të themi se Europa  është në një borxh shumë të madh me ne, një borxh që shkon thellë në shekuj por as ajo vetë nuk është e ndërgjegjëshme për këtë një borxh të trashëguar dhe të “padukshëm” që na detyrohet? Dhe sic e dimë të gjithë, borxhet  e  padukëshme  janë  vështirë të identifikohen dhe të shlyhen kur s’je i plotësisht i ndërgjegjshëm që ky borxh ekziston dhe ti e ke krijuar. Po si t’ia bëjmë të dukshëm Europës  këtë borxh? Dhe ku duhet të fillojmë që t’i bëjmë të qartë Europës ekzistencen  e këtij “borxhi” të gjatë që fatkeqësisht vazhdon të përzgjatet edhe në ditët e sotme?

Le ta ndihmojmë Europën të kuptojë pozicionin tonë dhe pozicionin e saj ndaj nesh.

I lutem lexuesit të eci me mua dhe të ndihmojë nqs në këtë shkrim janë lënë fakte dhe momente  pa u përmëndur dhe të plotësojë n.q.s. e mendon të arësyeshme.

Cfarë proçedoi 500 vjet mbrapsht në historinë shqipëtare   kur hordhia otomane  ju sul  perëndimit si një lukuni që s’kishte të ngopur duke synuar të ngjitej lart deri në zëmër të Europës.  Synimet Otomane qenë shumë  ambicioze por nuk ja arritën qëllimit? Cfarë e  bëri të dështojë këtë plan ambicios të sulltanëve të perandorise otomane?

Huniadi i doli përpara hordhive turke dhe filloi atë pjesë të historisë që njihet si periudha që i mbajti  otomanët në vendnumëro. Emri i tij nderohet në analet historike të botës dhe në librat shkollorë të historisë. Por askush nuk flet për një luftë të madhe paralele që i angazhoi tërësisht në tokën shqipëtare forcat otomane të kohës dhe bëri të mundur përfundimisht dështimin e planit  strategjik të Perandorisë më të fuqishme të botës për të sunduar Europën, për 35 vjet më rradhë ? Një vënd i vogël që Europa e ka quajtur dhe e  quan Albania e bëri të mundur këtë.  Huniadi vdiq në vitin 1457. Ishin shqipëtarët ata me në krye princin e tyre Gjergj Kastrioti dhe më vonë pa të, që vazhduan të  luftojnë për më se dy dekada pas vdekjes së Huniadit kundër Otomanëve. Europianët nuk flasin në historinë e tyre të shkruar  për princin shqipëtar Gjergj Kastriotin, të ashtuquajtur Skënderbeg.

Siç e dinë të gjithë shqipëtarët, ndërsa luftonte kundër një ushtrie që konsiderohej më e organizuara ushtri e kohës në botë, dhe që ishte njëkohësisht një nga ushtritë më të mëdhaja të kohës, Skënderbeu vazhdimisht u mundua ti bëjë të qartë Europës rrezikun që i kanosej me avancimin e otomanëve në Europë dhe nuk rreshti së kontaktuari qarqet diplomatike të Europës për ndihmë dhe angazhim të saj në luftë kundër otomanëve. Por Europa e bëri veshin e shurdhët duke e lënë Skënderbeun t’i luftonte Otomanët i vetëm me një  ushtri që ishte e papërfillëshme përpara asaj Otomane. Raporti i ushtrisë së Skënderbeut me atë otomane varionte nga 15 deri në 30 herë më e vogël në numur ose të themi varionte nga 5,000 ne 10,000 e   krahasuar kjo me 50,000 në 150,000 në anën Otomane.  Europianët vëzhguan nga larg si do i shkonte filli këtij princi të “panjohur” në luftë me Otomanët, sic vëzhgohet një lojë shahu, ku një lojtar i panjohur që të fitojë lojën kundër një kampioni botëror, i duhet një strategji e vecantë dhe një mëndje e fuqishme që ta mundi kundërshtarin. Ja se cfarë ishim ne për Europianët në atë kohë: një lojë shahu intriguese për tu ndjekur ndërsa mbretërit e princat europianë e  kalonin kohën në argëtime boshe të pafundme.

Skënderbeu luftoi deri   në ditën e fundit të jetës së tij, më 1468, duke i ngujuar Otomanët në territorin shqipëtar  duke e ndaluar progresin e tyre drejt  Europës. Shqipëtarët e vazhduan misionin e Skëndërbeut edhe 10 vjet pas vdekjes së tij. Por Europianët nuk ndërhynë aspak as pas shuarjes së rrezistencës shqipëtare e asaj ballkanase, që të shporrnin Otomanët nga ajo pjesë e trupit Europian që quhet Balkan. Europa s’kishte nevojë të lëviste gishtin. Pas   luftës së gjatë 35 vjecare me shqipëtarët, plani madhështor i otomanëve për të pushtuar Europën u  shua si flluskë sapuni. Shqipëria shpëtoi Europën nga rreziku Otoman por ra vetë ndën thundrën e pushtuesve otomane për 5 shekuj të gjatë dhe të errët. Europa na harroi se ekzistonim. Për europianët, loja intriguese e shahut kishte përfunduar dhe Otomanët s’përbënin më  asnjë  rrezik. Ata s’kishin sepse të shqetësoheshin, ata i vazhduan argëtimet dhe inskursionet e tyre gjahut  pa kokëcarje.

Por për ne sa po kishte filluar periudha më e errët në historinë e kombit.  Për ne loja  intriguese  e shahut u kthye në lojë dinake dhe të shëmtuar ku dalëngadalë për pesë shekuj u punua në mënyrë djallëzore për të shkatërruar këtë vënd, për ta konvertuar në fenë islamike, për ta mbajtur mbrapsht në kohë e të pazhvilluar.

Ndërkohë, kur Europa shkonte cdo ditë drejt illuminimit e përparimit:

AKREPAT E KOHES NE SHQIPËRI  NDALUAN SE LEVIZURI PËR PESE SHEKUJ.

Ne  u zhytëm gjithmonë e më shumë në errësirën e  mosekzistences.

Për Europën Shqipëria nuk ekzistone më “de fakto”. Ne shpëtuam Europën, por varrosëm vetveten, dhe Europa as nuk është e “ ndërgjegjësuar” për c’ka ndodhi në shekullin e 15  me Shqipërinë dhe rolin që ajo pati në fatin tonë e të Ballkanit.  Nuk  ekziston as koncepti  më i vogël që  ne kemi sakrifikuar  të ardhmen tonë  dhe e kemi shpëtuar atë nga hordhia më e keqe e kohës që do ti shkaktonte Europës plagë të thella nqs ne nuk do ishim bërë bastioni i fundit të hordhive Otomane.

Europa na i ka borxh ne ato pesë shekuj ërrësire. Na ka borxh që nuk pati fatin  të mos njohë egërsinë e   ushtrisë Otomane në trupin e saj kur në si komb u varfëruam, u çvatëm, na u vranë burrat më të shquar të kombit, na u rrëmbyen gratë, na u shterruan forcat njerëzore, na u mbaruan pasuritë natyrore dhe materiale,  dhe për 500 vjet të gjatë mu në prag të Europës mbetëm të varfër pa opsion për zhvillim dhe edukim.  Ballkani për Europën është si një atrofizëm, si një rudiment i ngelur që nga lindja e   këtij kontinenti. Balkanizmi është  një sofizmë politike  që politikanët Europianët e përdorin shpesh në qarqet politike. Tashti është Shqiptarizmi që ju ka ngecur nëpër dhëmbë që po i bezdis, e po i bën të shajnë ndyrë nëpër dhëmbë. As ëdhë ato kleckat e rafinura që përdoren për të pastruar dhëmbët nuk po i ndihmojnë për ta hequr shqiptarizmin qafe nga dhëmbët e tyre perfekt.

Cfarë ndodhi më tej në  1913?

Kur   më së fundi ne fituam pavarësinë nga uzurpatori Otoman më 1912, cfarë bëri Europa plakë?( cdo shqipëtar e di se si e ka quajtur populli ynë Europën në bejtet e tij ku shprehte dufin për cka po i ndodhte Shqipërisë në fillim të shekullit të njëzet)

U kujtua që ne diku ekzistonim,   jep përkufizimin “Shqipëria është Shprehje gjeografike”, dhe i vë kapakun politikës që ndiqte me ne  në Konferencën e Londrës më 1913.

Aty vendos të na e coptojë trupin e drobitur nga 500 vjet ërrësire, sikur mezi çpriste që ne të dilnim nga kthetrat Otomane , për të na bërë copash më keq se otomanët.  Na con delegatë të masin  e të vendosin se ku do kalonte vija kufitare midis nesh dhe fqinjëve tanë të panginjur, duke na i prerë damarët rreth e qark tërë viseve shqipëtare, e duke na ndarë ne nga vëllezërit tanë të këtyre trevave.  Në këtë konferencë  na heq pjesë vitale të territorit tonë amëtar dhe ua jep të gjithë fqinjëve tanë të pangopur nga një copë të mirë të tokës shqipëtare, Kosovën Jugosllavisë, Çamërinë Greqisë, një pjësë të trevave të lindjes Maqedonisë, dhe në veri një copë të mirë Malit të zi.

Europa plakë  nuk u mjaftua me faktin që na braktisi për  500 vjet e na la në mëshirë të fatit nën errësirën Otomane, por donte të na bënte dhe të zhdukeshim nga faqja e dheut me konferencën e Londrës. Gjeti momentin që ishim një shtet i brishtë që  sapo ishim çliruar nga oktapodhi otoman që na kishte zënë rrugët e frymëmarrjes dhe na kishte vënë në gjëndje kardioshoku për pesë shekujsh.  Gjeti momentin që ne sapo po mësonim  të ecnim të lirë në tokën tonë me këmbë ende na dridheshin nga mpirja 500 vjecare pa qënë të detyruar më në fund të shihnim një turkoshak në rrugën për në mal, shtëpi, apo qëndër të qytetit. Gjeti momentin e  brishtë  kur ende s’kishim krijuar struktura të plota shtetërore, që sapo kishim bërë hapat e  para në këtë botë të re që po na hapej para syve pas 500 vjetësh në ërrësirë dhe në mënyrë vicioze na çvati pjesë të konsiderueshme nga trojet tona dhe i la vëllezërit tanë shqipëtarët të këtyre trojeve në mëshirën e  atyre që në shekuj kishin qënë armiqtë e përbetuar të kombit tonë.

A  u mjaftua Europa me kaq?

Me mbarimin e WWII, kur erdhi koha që të vendosej vija e demarkacionit midis lindjes dhe perëndimit, në një  kohë që gjatë luftës së dytë asnjë këmbë ushtari rus nuk e preku   tokën Shqipëtare, kur ne kishim vetëm përfaqësues të forcave britanike dhe amerikane pranë forcave që luftonin kundër pushtuesve, Europa dhe Amerika në pazarllëqet që zhvilluan me rusët, na shiti në duart e Stalinit në traktatin i VARSHAVES.

Asnjë nga vëndet e tjera që kaluan me Lindjen s’ishte në pozicionin që ishte Shqipëria gjatë luftës së dytë botërorë. Në luftuam kundër italiano-gjërmanëvë, ne  nuk patëm zbarkime të aleatëve, rezistenca u krye nga shqipëtarët vetë.

NE NUK PATËM AS EDHE NJË KËMBË USHTARI TË KUQ TË SHKELË SHQIPËRINË.

Përse atëherë   u braktisëm përsëri  në barkun e lindjes për herë të dytë  ? Kujt i shërbente qënësia jonë në kampin e lindjes ? Shtojcë e kujt vëndi ishim planifikuar të bëheshim ?

Përse përsëri e përsëri Europa edhe në shekullin e njëzet vazhdoi të ndjekë të njëjtën politikë denigruese ndaj Shqipërisë ? Sepse ne ishim shprehja gjeografike që do mbushnim barqet e fqinjëve tanë të pangopur që s’ishin të kënaqur me c’ka kishin xhvatur nga trevat shqipëtare në shekujt e errët të 500 vjetëve.

A thua e gjitha mbaroi këtu?

Me prishjen e Murit  të Berlinit, ishte i  pashmangshëm ndryshimi. Dhe Europa e kulturuar, që kishte arritur jo vetëm në majat e teknollogjisë por edhe ne artin të psikollogjik dhe atij social-politiko-ekonomik,  duhet t’a kishte marre ne konsiderate  mirë shokun( tronditjen  e thellë psiqiko-morale) që do të vijonte e do  të ndiqte ndryshimet drastike  të tranzicionit nga një shoqëri totalitare në një shoqëri demokratike për Shqipërinë.

Por, a i mori Europa aq e zhvilluar dhe aq e sofistikuar parasysh faktorët e vecantë që dominonin në Shqipëri kur në mënyrë indirekte apo direkte ndikoi për ndryshime drastike të menjëherëshme në shoqërinë shqiptare, ndryshime që shoqëria shqipëtare i reflektoi në një mënyrë të tillë që edhe sot pas njëzët vjetësh nuk është në gjëndje të marrë vetën dhe të ndërtojë një shoqëri demokratike të mirëfilltë.

Cfarë ndodhi në të njëjtën kohë në Kosovë?

Europa nuk bëri asnjë gjë për të parandaluar apo ndaluar genocidin që sërbët po ushtronin kundër shqipëtarëve në Kosovë kur filloi lëvizja shqipëtare për shkëputje? Dhe përsëri Europa aplikoi   standarde te dyfishta. Përkrahu Slloveninë dhe Kroacinë në lëvizjen e tyrë për shkëputje nga Federata Jugosllave, lëvizje që filloi më pas asaj e Kosovës, dhë vazhdon edhe sot të jetë disi evazive   me fatin e Kosovës si shtet i pavarur nga Sërbia.

Jo vetëm që s’e përkrahu përpjekjen e  shqipëtarëve të kosovës, por i la gjërat të degradohen deri në atë pikë sa sërbët u ndjenë të lirë të kryejnë krime monstruoze në Kosovë.  Po të mos ishte për qeverinë e Klintonit që i erdhi në ndihmë të shqipëtarëve të Kosovës dhe implikoi dhe Europën në atë ndërhyrje, nuk dihet se si do t’i kishte vajtur filli   vëllëzërve tanë kosovarë dhe cfarë do të ishte statusi i Kosovës sot.

Çfarë është konkluzioni i kësaj analize?

Ironia është që Europa po mundohet të na e lërë ne kopilin në derë sic shihet nga titujt gazetareskë në krye të këtij shkrimi.  Shumë përfaqësues të BE, ashtu si dhe Jennifer Brush, drejtore në Departamentin Amerikan të Shtetit për çështjet e  Europës Jugore janë shprehur qartë ndaj lutjeve tona për një ndërhyrje më efikase për të zgjidhur cështjet që po na pengojnë të ecim përpara në procesin demokratik. Zonja Brush u  shpreh qartë dhe prerë, “ Ne jemi të lumtur të mbeshtesim Shqipërinë, por nuk mund të zgjidhim të gjitha problemet tuaja këtu. Ju nuk jeni shteti i 53 i SHBA-së!”

Unë do të isha dakort me Zonjën Brush nqs nuk do të dija që Amerika ka qënë pjesëmarrse me fuqi të plotë në Traktatin e Varshaves, dhe një nga nxitësit e ndryshimeve drastike në 1990 pa marrë në konsideratë pasojat e procesit zinxhir që ndodhën në Shqipëri si rezultat i  ndryshimeve të thella drastike që e  kanë përfshirë Shqipërinë për këto 20 vjet  pas përmbysjes së sistemit komunist.

Jo zonja Brush, ju nuk mund t’i zgjidhni  të gjitha problemet tona, por ju dhe Europa mund të na ndihmoni me ato  më thelbësoret. Shqipëria ka nevojë për ndihmë imediate si nga ju ashtu edhe nga Europa.

Tim Judah u shpreh kështu në një intervistë më  Top Channel: “Në përgjithësi diplomatëve në Bruksel iu është sosur durimi, janë të mërzitur pasi ata kanë kërkuar një diçka minimale për një vënd demokratik: bërjen e zgjedhjeve lokale. Më të drejtë pyesin, dreqi e mori, a mundet që Shqipëria të bëjë një palë zgjedhje siç duhet dhe ne të vijojmë të merremi me çështje të tjera për t’ju afruar juve si shtet në Bashkimin Europian.”

Përgjigjja është:

Është krejtësisht e qartë tashmë që ne nuk mundemi Zotërinj Europianë!

Të dashur parlamentarë Europianë, Zonja Brush:

Nqs juve ju është sosur durimi për kaq pak mundim dhe kohë që keni shpenzuar për të na ndihmuar dhe këshilluar në këto njëzet vjet, si   mendoni ju se çfarë durimi i ka mbetur popullit shqipëtar pas 500 vjetëve nën perandorinë Otomane, pas heqjes nga trupi ynë të tokave shqipëtare të Kosovës, Çamërisë, dhe trevave të tjera të falura  Maqedonisë e Malit të Zi?

Si mendoni ju se si ndihemi ne  pas 50 vjetëve nën totalitarizmin komunist, dhe 20 vjet nën një kaos marramendës që solli përmbysja tsunamike e viteve 90? Si mendoni ju se ndihemi ne kur  e dimë se Europa ka qënë protagonisti numur një  në të gjitha prapaskenat që janë luajtur në kurriz të këtij vëndi që  në këtë vënd koha të shkojë mbrapsht dhe jo përpara, mbrapaskena që bënë që ky vënd jo vetëm të mos përparojë por përkundrazi të humbë në këto njëzet vjetët e fundit edhe ato vlera  që qe në gjëndje ti prezervojë në këto gjashtë shekujt e fundit të historisë së tij megjithë represionin e ashpër që përjetoi?

A i ka marrë ndokush në konsideratë në kabinetet e BE të gjithë këto faktorë kur diskutohet për këtë vënd kaq të vogël por me probleme kaq të mëdha që ne kemi e që vinë kryesisht nga keqtrajtimi dhe mospërfillja  juaj e vëndit tonë në shekuj deri në aktualitetin e sotëm politik?

Ju doni që ne të ç’bëjmë 600 vjet të kaluara në errësirë me një lëvizje të një shkopi magjik qe askush s’e di se kush e  zotëron?

Por fatkeqësisht, nuk funksionon në atë mënyrë zonja dhe zotërinj Anëtarë të Parlamentit Europian!

Standarte të dyfishta!

Europa duhet të shikojë në koshiencën e  saj dhe të reflektojë në poltikën që ka ndjekur vazhdimisht ndaj nesh, të rishikojë dhe të kuptojë se është shumë borxhlije me shqipëtarët si brënda ashtu edhe jasht kufinjve të Shqipërisë.

Ajo duhet të analizojë thellë politikën e dyfishtë që ka ndjekur dhe ndjek ndaj Shqipërisë,si  trajtimi i ndryshëm historik i Huniadit versus Gjergj Kastrioti, Sloveni, Kroaci versus Kosovë,   Egjypt, Libi, Tunizi versus 21 janarit shqipëtar , dhe të kuptojë se e ka për detyrë të na ndihmojë në këtë moment delikat që po kalojmë.

Ne nuk po kërkojmë lëmoshë, ne nuk po kërkojmë ndihmë që nuk  na përket. Ne po kërkojmë atë ndihmë që Europa na detyrohet që të na e japë.

Tashti ne kemi nevojë kryesisht për ndihmën Europiane!

Dhe kur kjo situatë të ketë kaluar ne do të dimë të ecim me këmbët tona. Por tani, ne jemi ne domosdoshmëri jetike për një ndihmë të kualifikuar e  të gjithëanëshme, se nuk po  jemi në gjëndje praktikisht të dalim nga shtjella vicioze ku jemi futur, shtjellë për të cilën ju, Europa, jeni  përgjegjëse  po aq sa jemi edhe ne me mangësitë dhe komplekset tona te krijuara nga një histori e masakruar nga të tjerët jo nga ne.

Ne si komb kemi  të drejtë të jemi pjesë e Komunitetit Europian, ashtu si të gjithë vëndet e tjera,por ndryshe nga vëndet e tjera, për elementet specifike që janë përmëndur më lart, ne kemi nevojë për një ndihmë dhe  ndërhyrje  të thellë nga ana e  legjislatorëve Europianë si dhe të kabineteve Europiane në vecanti.  Kemi nevojë për një ndërhyrjë  të thellë  në politikë dhe ekonomi nga ana juaj si vënde  me një eksperiencë të gjatë në zhvillimin e demokracisë në shumë nivele.

Do s’do Europa, ne jemi në trupin e saj dhe duke na ndihmuar ne në këtë moment ngërci politik dhe

ekonomik që jemi ndihmon veten duke mbajtur të shëndetshëm trupin e  komunitetit Europian.

Konsiderojeni Shqipërinë  si një anëtare të familjes tuaj që e keni trajtuar më padrejtësi në të kaluarën, një lidhje gjaku që ka përfunduar në varfëri si rezultat i keqtrajtimit nga ana familjes së tij,  por që meriton të ndihmohet që të bëhet anëtar faktik  i familjes  europiane, dhe të ulet një ditë me dinjitet në tavolinën e rrumbullakët të familjes së madhe Europiane.

 

7 komente në “A i jemi bërë ne barrë Europës?”

  1. beni says:

    Mjaft me me llafe neper gazeta por ngrihuni dhe bjerini kesaj qeverie.
    Cfare prisni xhanem ? te luftojne te huajt per vendin tone ?
    Neqofte se jemi ne kete batak…fajin e kemi vete qe e leme atdheun tone ne duart e ca qelbanikeve,
    krimineleve dhe hajduteve.N.q.s. nuk jeni te zotet ta beni kete,as ne gazeta mos shkruani kot se na bete me depresion

    1. loni says:

      jam komplet me ty beni

    2. STUDENTJA says:

      shume mire ideja po duhet organizimi ,ska kush ta ngrej popullin ne revolt

  2. Savo Dukati! says:

    Kronologjia e ngjarjeve historike nga ana e Zonjës Hakani është e drejtë dhe pa gabime për temën që shkurtimisht trajton, por mendoj se edhe një nxënës mesatar, i cili ka mbaruar tetë vjeçaren i di dhe po ta pyesësh mund të ti shpjegojë. Mendoj se aktualisht nuk është momenti historik që ne të marrim në analizë gabimet historik të Evropës, mbasi ato dihen, por po ju bëj një pyetje zonja Hakani: Kur Evropa nuk e çau kokën për mbi 600 vjet dhe të la mënxyrë, Tashti pret të të nxjerrë nga kjo mënxyrë që ne Shqipëtarët me duart tona i kemi hedhur fare serën duke realizuar një përçarje të pastër kombtare Veri-Jugë.?
    Kjo përçarje kombtare jo se e mendoj ose e quaj unë kështu, por se thuhet nga shumë analistë, historianë, gazetarë, kombtaristë njerës të thjeshtë nga populli sidomos në komentet, të cilat jepen në gazetën kombtare Tema. Kjo përçarje po i jep pasojat tek anarkit që ekzistojnë sot në Shqipëri, dhe pa zbuluar shkaqet, të cilat çuan në këtë pasoja, dhe pa u ndaluar burimin këtyre shkaqeve NGA VETË NE SHQIPËTARËT, pasojat do jenë vdekje prurëse. Mendoj se motorri i këtij shkaku, jo i pa njohur është;
    1- Montimi në udhëheqjen Shqipëtare mbasi përmbyset diktatura e një përzjerje njrëzish, të cilët munt të stresohen në këto kategori:
    a) – E para: Gjith kufomat e stalinizmit dogmatik të trashëguara nga sitemi i diktaturës së “Proletariatit”
    b) – E dyta: Gjith agjentët e U.D.B. të trashëguara nga sistemi me fidanishte nga lufta e dytë botrore krijuar
    nga emisarët e Titos, të cilët kishin peshën në drejtimin e Partis gjat kësaj lufte.
    c) – Gjith mbetjet e trashëguara nga obskurantizmi Otoman ose pinjollët e tyre, të cilët për interesat e
    kapitalit të tyre historikisht janë bashkuar me pushtuesit duke përfshir edhe Nazi – fashizmin.
    Pra këto tre shtresa kanceroze, të mbështetura dhe nga ushtria e lumpenit më të fëlliqur duhet përmbysur, pastaj thirr Evropën për ndihmë. Zotërij kur të bie zjarri në shtëpi do ulërijë i zoti i shtëpis dhe do hidhet të shuaj flakër mbasdaj vinë komshitë. Mos kërkojmë të vijnë të huajt dhe të na shtrojnë dhe në sofër? Kthesat e mëdha historike, qoftë me evolucion ose revolucion janë në radhë të parë dukuri objektive të brëndëshme. Këto janë taksative dhe nuk deformohen dot nga qeverit shërbëtore dhe injorantë noterik, të cilët po na shkatërrojnë.

    1. preng sherri says:

      Thjesht e verteta!
      Mos duhet te tjeret te vijne e te na punojne dhe tokat e te rrine dhe me grate tona?
      Shkrimi i zotit Savo eshte thjesht i sakte per kedo qe don me marr vesh,por per fat te keq shqipen e flasin shume,por pak e kuptojne!

  3. realisti says:

    nuk na e ka fajin europa,jemi vete fajtore historikisht ,te pakten qysh nga koha e Skenderbeut…
    jemi popull pa origjine,thone nga Skithet,nje fis barbar nga brigjet e detit te zi…70% fshatare,nje vend turkoshak,qe akoma puth islamiket dhe i thote turkut vella…popull qe ndron fene,emrin,kombesine..”ne darke fle grek,ne mengjes gdhin serb”ka thene Fishta Po e mbyll me fjalet e Konices: ”Shqiperi te kam dhjere ne dere nuk te mora vesh asnjehere”

  4. debatiku says:

    Analiza shume e drejte.fakte te verteta historike .duke e lexu…vertete ecim se bashku ne shekuj.vite….qe kane ne themel kontributin tone kombetare ,ne shekuj .mbi kete kontinent,per te cilen ne vend qe te na e shperblejne…na kane masakru….turpi i mbetet Europes.institucioneve qe ajo drejton…..?????
    Kisha nje kerkese per redaksine e kesaj gazete shume kurajoze e vertete….qe lejon te shprehet fjala e mendimi i lire….mbasi akoma FATETE … e vendit jane edhe sot ne duart e antishqiptareve…..qe po shesin e shkaterrojne kete vend……
    1–A do jete me vlera qe ky opinion shume historik,…ti drejtohet per lexim edhe parlamentareve te BE…edhe vete shteteve te medha qe padrejtesisht vepruan mbi kurrizin e shqiptareve….ETJ…kerkohet nderhyrje ..por edhe e veprim……transformim i vertete…..taman qe nga periudha otomane e deri me sot…..si bilanc ekonomiko financiar…..cfare kishim ne pronesi,kontribut qe duhet te ishte shperblyer si dhe shitjen e shkaterrimin……e aq me shume sot qe po shitet…a po jam shprehur gabim…..sepse edhe sheh Europa shkaterrimin e vendit,….vrasjet e krimet masive edhe ne ditet e sotme ndaj shqiptareve…e heshtet…a mos eshte ajo ..”plake”,akoma gjalle jeton…po.po jeton……e pangopur,skenare zbaton,,,dhe per te realizuar keto,,kjo …plake ka njerezit e veta,skenaret e dinastive e vjetra….kush jane europarlamentaret…….apo presin 2013.skadoje ai vendim fatkeq i copetimit trojeve tona…….sot falen dete.Greqise…..prona ..etj…me urdher te kujt.apo jane agjentet e plakes me paterica,qe rron akoma????..mos valle thellohen ne gabime……pse te pakten keto 20 vjete hetoni se cfare keni bere per kete vend….popull……qe tradhetia edhe nga brenda i ka paraprire…te keqiave qe sot jane evidente……Kush eshte ai qe heton vendimet e BE,te pakten ndaj shqiptareve…….Akoma do rroje gjalle plaka e keqe …o moj e vjetra ..padrejta..Europe….?po edhe te vdesi plaka ka futur brenda ne BE,….kuptohet per veprim….NIPRA E MBESA…QE VETEM ATO KANE DREJTE VOTE…?????sa Dopris Pak .jane aty???….etj ka brenda…..atyre ju duhet bere hetim nderkombetare,….sa as Haga,…se merr persiper…..mos valle mbreterite….kane synimet djallezore ….e historike.se dhe nga faktet ne shekuj… ato kane rritur pasurite ….vetem me pushtimin e vendeve,kolonalizimin e tyre…..sa ka Londra,Rusia,Amerika.Franca etj….. etj…sot jane me dinake…..e si bie nderment…..per vendin tone ……bile kerkojne me antishqiptaret te mbajne gjalle skenaret…e tyre…..Kush ka kopetence ne vendin tone te ngreje keto probleme?????se lexoni qe dje ,nje agjente…detyre rendesishme…..Topalle…..zbatuese e skenareve….kerkon shkaterrimin e historise 1944-1991….kerkon shkaterrimin e vendit,prishjen e piramides…se kane premtu edhe pallatin e saj familjare perjetshem..??? …oh sa ka per nje topalle…..por sa topalle e berisha te tjere ka ky vend te blera e te vendosura si kukullat e teatrave…..dim qe edhe mbreteria ruse ka synime shekullore daljen ne Adriatik…dhe faktikisht Rusia ka arrit – tuj pushtu toka -ka ardhur ne ashtuquajtur serbi…..aleate besueshme e saj…..zbriti ne Kosove,sot e ke pronare ,nga salite….. te asete shteterore ne Shqiperi……neser do te quhet edhe kjo”serbi”(mor u realizofte kurre)……Duhet e kerkohet emenacipohemi,me kulturen e patriotizmin e autores shkrueses……,qe si heq asnje presje shkrimit…te gjithe analizas se bere….prandaj….pseodohistorianet,prezent sot,qe duhet ta lexojne shkrimin……,mos behen pale me pushtetin,per disa para -e te shesin dhe te shtremberojne historine e kontributin e larte……shekullor ketij kombi……
    2- Ne se vertete BE ka ndryshu mendjen e plakes,dhe kerkon alternativen e re…te verteten …ahere hajde sill borxhet….sic kendon i madhi Ilir Shaqiri.me fjalet e teksit….EUROPE…KTHEMA BORXHIN……hajde.kjo kenge duhet kenduar si hymn,cdo dite ne BE…….
    3- Merite per kete komb,qe do mbetet ne histori.eshte kontributi i ish/presidentit Amerikan..te nderuarit..z. Bill Klinton,qe mbart ne shpinden e tij…URIMIN E BARDHE MBAREKOMBETARE SHQIPTARE,qe kontriboj 1998 ku dha urdher bombardimeve te Natos-kunder Serbise….por ama kerkojme edhe presidenti i sotem…..z,Obama….mos te lejoj qe kombi shqiptare te degradoje …me skenare e fakte te ndarjeve territorjale ne Kosove…Mitrovice etj….veprime antishqiptare……..por te gezoje te drejtat e veta ,shqiptaret e tere Kosoves ne vendin e vete…..te bashkohet kombi shqiptare….te Behet shqiperia e madhe sic ka qene…te beje edhe Europa reagimin e vete…dhe te beje ligjitime….me tere kontributin qe i takon…. SHQIPERINE.vend Europian……mundesisht politikanet qe jane sot ne qeverine shqiptare……ti largoje,kush ka shkaterruar.pervetsuar…ligjet Europjane te zbatoj mbi TO….gjykate nderkombetare kerkojme ti dergoje…..oh sa ka ASPIRU KY POPULL…. NDAJ,MOS HARRONI……ANALIZONI…..presim reagoje Europa…..ka shume borxhe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje