Tredhim miza në emër të miqësisë me Amerikën

1 Korrik 2011, 20:36Blog TEMA

Nga Enver Robelli

“Bechtel” është një firmë amerikane, por nuk është Amerika. Asnjë vjedhje e parave të buxhetit të Kosovës nuk duhet të arsyetohet me miqësinë me Amerikën, sepse kjo është fyerje për demokracinë amerikane. “Bechtel” kudo ku ka punuar në rajon prapa ka lënë gjurmët e dyshimeve për keqpërdorime. Gjuha me të cilën fyelltarët e Qeverisë e mbrojnë kontratën e keqe për ndërtimin e autostradës është fyese për çdo qytetar të Kosovës

 

Kur i dëgjon njeriu fyelltarët e Qeverisë së Kosovës se si pa fije turpi i kallajisin keqpërdorimet, atëherë s’ka se si të mos shkojë mendja se kemi të bëjmë me një trupë argëtuese, e cila bën muzikë me qyngje dhe me zor dëshiron ta bëjë të lumtur këtë shoqëri. Mes rreshtave sikur thonë: “Ne gjithsesi e kemi ndërmend t’ju bëjmë të lumtur, qoftë edhe me detyrim”. Problemi, sipas kësaj logjike, është te shoqëria që nuk po i beson këtij altruizmi; në shënjestër të fyelltarëve qeveritarë janë sidomos ata zëra të paktë publikë, të cilët kanë refuzuar sheqerkat e helmuara të pushtetit, sepse besojnë se vendosmëria dhe përkushtimi për të vërtetën janë punë më fisnike sesa ecja poshtëruese në gjunjë. Për të ecur në gjunjë duhet të plotësosh disa kushte: të jesh i zhveshur nga çdo ndjenjë e drejtësisë, të jesh aq i paskrupullt saqë gënjeshtrën ta shesësh si të vërtetë finale, të jesh i gatshëm të gënjesh në çdo rast, madje edhe në mëngjes, kur nga “instancat e larta” kërkohet që ëndrrat që i ke parë natën t’i dallosh në pasqyrë si lajme të vërteta dhe si të tilla të provosh t’i plasosh në publik. Për t’i bërë të gjitha këto duhet të bartësh me vete një kusi të mbushur me cinizëm, të cilën ia derdh opinionit në çdo paraqitje publike.

Rasti mbase më eklatant i përpjekjeve për të fshehur keqpërdorimet, ose thënë më butë për t’i ikur transparencës, është projekti për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar. Nuk di sa herë duhet të përsëritet se në Kosovë pothuaj askush nuk është kundër ndërtimit të rrugëve. Përralla e fyelltarëve se ata që kritikojnë mënyrën e dhënies së tenderit qenkan kundër rrugës është edhe një përpjekje e kotë për t’i hedhur opinionit hi syve. Një përrallë dhe pyetje tjetër është kjo: “Si mund të kritikohet një firmë e respektuar amerikane?” Kështu tentohet që “firma amerikane” të barazohet me shtetin amerikan, i cili ka qenë prijës për çlirimin e Kosovës. Thuhet se nuk bën të kritikohet “Bechtel”, sepse në pozitë udhëheqëse në këtë firmë qenkësh Dick Cheney, ish-nënpresident amerikan. (Përndryshe në vitin 2010 drejtësia në Nigeri ngriti aktakuzë kundër Cheneyt për komplot, ryshfetdhënie dhe pengim të gjyqësisë; ai konsiderohet fajtor për këto vepra të kryera në funksionin e tij të dikurshëm si shef i firmës “Halliburton”, e cila kishte ndërtuar një impiant gazi në Nigeri. Ndonëse Cheney i ka hedhur poshtë akuzat, “Halliburton” ka pranuar të paguajë një gjobë prej 579 milionë dollarësh në lidhje me skandalin e njëjtë të korrupsionit).

 

Ministri me mistri

Një mizori tjetër që kjo Qeveri ia ka shkaktuar shoqërisë së Kosovës është mospublikimi i kontratës për ndërtimin e autostradës. Nuk ka asnjë arsyetim, as moral, as politik, as juridik, për mospublikimin e kontratës. Këtë mund ta bëjë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sepse prapa vetes ka një grup deputetësh, shumica e të cilëve mandatin në Kuvend e shohin si shansin e tyre jetësor për të qenë pjesë e institucioneve të vendit. Ky është shansi i tyre jetësor për ta parë veten në televizor me kravatë dhe jo me atë kostumin me vija bardh-zi. Për hyrjen e tyre në Parlament kryeministri nuk ka vendosur asnjë prag, as moral, as juridik, as etik. Parlamenti i Kosovës është ndoshta i vetmi në Evropë, ku anëtarë të tij përmenden për krime të rënda, për vrasje, për manipulime tenderësh, për veprimtari ilegale spiunazhi. Është punë e drejtësisë të merret me këto çështje, por diçka e tillë as që mund të merret me mend në Kosovë. Prandaj për çdo ditë dhe në të gjitha ekranet njëkohësisht e shohim zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi duke u tallur dhe duke kërkuar që të sillen fakte për korrupsion dhe krime. Hajredin Kuçi, ministri për t’u rënë me mistri krejt fëlliqësive, e di shumë mirë se problemi nuk është te mungesa e fakteve, por te frika, te dembelizmi dhe te mungesa e profesionalizmit nëpër gjykata, përfshirë këtu sidomos ndikimin e politikës. Hajredin Kuçi e di shumë mirë se nuk mund të ketë drejtësi, kur prokuror në Prishtinë me vite të tëra ka qenë Osman Kryeziu, i cili gjatë luftës së Kosovës në Kukës është dëshmuar si patriot i vërtetë, duke ua mbajtur fenerin atyre që torturonin njerëz në emër të lirisë, çlirimit, përparimit, gëzimit, harmonisë, civilizimit. Dhe sot të tillët gjenden para gjyqit. Pse s’kanë dalë më herët para drejtësisë? Sepse prokuror ka qenë dosti i tyre Osman Kryeziu. Shumë osmankryezinj dhe supermenë ka edhe sot në institucionet e Kosovës, sidomos në polici dhe drejtësi, shumica militantë të Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe të partive të tjera. Aq i madh është ndikimi i politikës në institucionet që do të duhej të ishin të pavarura saqë policia njëherë detyrohet të njoftojë se në një demonstratë të një partie opozitare morën pjesë 1 500 veta, pastaj bënë të ditur se kanë qenë 4 500. Nëse policia manipulohet nga pushteti edhe për gjëra të tilla, atëherë vetëm mund të merret me mend se si keqpërdoret për mbulimin e krimeve dhe korrupsionit.

 

Hajrije Spikericat e Hashim Thaçit

Në këto rrethana mospublikimi i kontratës për ndërtimin e autostradës është vetëm vazhdimësi e punës së sistemit keqbërës. Këtë mizori dhe shumë të tjera dalin dhe i mbrojnë në televizion dhe me shkrime daullexhinj të Hashim Thaçit, gjithnjë duke përdorur gjuhën erionbraçski dhe duke demonstruar një përulësi, të cilën e kemi parë vetëm në kohën kur në Radiotelevizionin e pushtuar të Prishtinës lajmet i lexonte Hajrije Spikerica. Nganjëherë njeriu edhe mund të ndiej keqardhje për persona të tillë, të rritur dhe të aftë për të menduar me kokën e tyre, të cilët pranojnë të degradohen kështu, të shndërrohen në Hajrije Spikerica të pushtetit, i cili i përdor për ndotje të debatit publik. Nuk është se janë budallenj dhe nuk e dinë se po keqpërdoren. Këtu qëndron edhe tragjedia personale e këtyre njerëzve: gatishmëria për t’u keqpërdorur. Sa më herët që e kuptojnë se edhe në Partinë Demokratike të Kosovës ka shumë zyrtarë të lartë që po habiten dhe po tallen me këtë mbështetje publicistike të fyelltarëve, aq më të mëdha janë gjasat për një kthim nga logjika e shëndoshë. Po u vazhdua kështu s’do të ishte befasi sikur fyelltarët të dilnin një ditë dhe të thoshin jo vetëm kontrata jotransparente me “Bechtelin” është në shërbim të miqësisë me Amerikën, por edhe tredhja e mizave gjithashtu. Nga ana tjetër: a mund të kërkohet nga deputetët e një partie politike që të angazhohen për transparencë kur në shtëpinë e popullit kanë hyrë tinëz, me vota të vjedhura dhe të manipuluara? Sa i përket “Bechtelit”: nuk është trup të kërkohet transparencë. Në Kroaci, në vitin 2004, qeveria konservative anuloi një tender që ia kishte dhënë firmës “Bechtel” pas kritikave nga Komisioni Evropian, nga shoqëria civile dhe nga organizatat ndërkombëtare për luftimin e korrupsionit. Në vitin 2000, qeveria socialdemokrate e kishte quajtur “të dëmshëm për Kroacinë” një kontratë me firmën “Bechtel” dhe e kishte anuluar tenderin për rrugën Zagreb-Sisak, duke e përgjysmuar çmimin e tenderit. Po ashtu ishte shlyer edhe ajo pjesë e marrëveshjes, ku thuhej se në rast të ndryshimit të kontratës “Bechtel” duhet të kompensohet me një kontratë tjetër. “Bechtel” nuk u ankua për këtë ndryshim të kontratës. Askush nuk mund të thotë se kroatët janë antiamerikanë. Në Rumani “Bechtel” kishte arritur të fitonte pa konkurrencë fare një tender për të ndërtuar një autostradë. Me gjithë protestat nga Bashkimi Evropian, nga organizatat kundër korrupsionit dhe nga shoqëria civile, Qeveria rumune nuk e kishte anuluar kontratën dhe kështu mbetën dyshimet për korrupsion. Sa i përket Shqipërisë tashmë dihet se çfarë akuza janë ngritur për rrugën e kombit. Emri patriotik s’e ka bërë këtë rrugë transparente, auditorët në Tiranë dyshojnë se janë avulluar nja 250 milionë dollarë. Drejtësia ka heshtur. Më 16 gusht 2004 “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke shkruar për skandalin e autostradës në Rumani, nënvizonte: “Rumania nuk është e vetmja; sidomos në projektet e autostradave edhe në vendet e tjera të Evropës së Mesme dhe Lindore mund të vërehet se si elitat politike përpiqen t’i mbushin xhepat”. Helbete, fyelltarët e Qeverisë tash mund ta shpallin edhe këtë gazetë gjermane si antiamerikane. Në vitet ‘90 qarqet nacionaliste në Beograd thoshin: “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe korrespondenti i saj i atëhershëm Viktor Meier e shkatërruan Jugosllavinë. Sëmundjet më të rrezikshme të kokës shkaktohen prej ideve destruktive. Kjo vlente në vitet ’90, në rastin e Jugosllavisë. Kjo vlen edhe sot në rastin e Kosovës. Nëse çmimi i tregut i zhavorrit për autostradë është 11.5 euro dhe nëse Qeveria e paguan 26.5 euro, atëherë a mund të thuhet se gjithçka është në rregull? Kësaj i thonë: tredhim miza në emër të miqësisë me Amerikën. Asnjë vjedhje e parave të buxhetit të Kosovës nuk duhet të arsyetohet me miqësinë me Amerikën, sepse kjo është fyerje për demokracinë amerikane.

16 komente në “Tredhim miza në emër të miqësisë me Amerikën”

  1. Ermal says:

    Me vjen sa keq po aq edhe peshtire qe ju kosovaret e shperfaqni veten si njerez me 2 standarte.
    Kur ndertohej rruga Durres-Kukes dhe krybanditi i Shqiperise Sali Berisha ishte nen akuze, ju kosovaret ishit gati te vrisnit te gjithe kundershtuesit e projektit (kryesisht socialistet e Shqiperise) ne emer te “madheshtise” se figures se nje hajduti me cizme si SB dhe laros se tij LB. Tani qe “rruga e kombit” po hyn thelle ne zemer te Kosoves, po ndjeni po aq thelle dhimbjen e kostove financiare qe ajo po prodhon.
    E them kete z. Robelli se s’po shoh ndonje kosovar t’ju dal kundra juve me komente, ndersa po te ishte ndonje artikull ku shahej Berisha do gjeje mbi 20 kosovare qe do i dilnin atij ne krah. Rrini o qyqare shihni politiken tuaj se po ju bluan te gjalle, na e lini neve politiken e Shqiperise, boll kemi hajvane te verber qe genjehen me therrimet e Saliut, dhe juve t’ju kemi mangut.
    Ta gezoni rrugen, ta gezoni dhe Thacin dhe me shume deshire ju japim edhe Berishen, megjithese jam i sigurt se ne krye te 6 muajve do na e ktheni mbrasht me ceremoni. Sikur cermonia e Sales te ishte mortore do na gezonte qe te gjitheve!

    1. Cakalli7 says:

      Keshtu jane keta, kur paguajne te tjeret eshte patriotizem, kur paguajne vete fillojne llogarine.

  2. Tironsi says:

    Po per politiken e vet po flet ai, pse qenka qyqar o ermal Kokboshi??

    1. Ermal says:

      O ti katundar Mulleti lexo mire para se te nxjerresh idiotlliqe nga goja. Si Robelli ashtu dhe te tjere analiste kosovare i kane thurrur lavde Berishes per ”rrugen e kombit” dhe vazhdojne t’i thurrin ende. Surroi dje a pardje ne ate takimin qe kishin bere permendte se rruga Durres-Kukes-Morine na krijoi tjeter realitet gjeopolitik, nderkohe nuk e permend fare si pjese te tjetersimit te realitetit vazhdimin e rruges Vermice-Merdare qe Robelli po anatemon ne kete artikull. E njejta gje ndodh dhe me kosovaret qe verdallosen neper forume, te gjithe ne unison mbeshtesin Berrishen e rrugen Durres-Kukes dhe po te gjithe shajne Thacin per rrugen Vermice-Merdare.

      1. Nikolla says:

        NUK KE NEVOJE TE NA JAPESH FAKTE TE TJERA SE JE VEGEL(ORGAN) E LAKURIQIT. SIPAS TEJE, TE GJITHE ATA QE MBROJNE BERISHEN, K. ISLAMIN, ARBEN MALAJN E Co(TE GJITHE PORFESORE) JANE KATUNDARE NDERSA TI E SJI YT QE MBRONI “PROFESORET” TOM DOSHI, PAULIN STERKAJ, DASH PEZA E EDI RAMA, JENI INTELEKTUALE. TE FALA NGA GRISELDA!

  3. ALBAN DEGA says:

    KUSARE TE TE GJITHE BOTES BASHKOHUNI !

    – Hajde kusari patriotike, hajde !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ditet e fundit qeveria e Berishes i shtoi nje akt te ri kusarise ndaj taksapaguesve shqiptare. Pa dhene asnje hollesi ajo vendosi ti paguaje edhe 100 milione euro kompanise Bechtel- Enka per gjoja punimet shtese te saj ne autostraden e Mega- hajnise se kombit. Filloi me hajni. Vazhdon me hajni! Nuk dihet se ku do te ndaloje kusaria qeveritareme kete kryveper te korrupsionit me vlere mbi nje miliarde euro.
    Kush prej kusareve te autostrades se kyrehajnise se kombit me vlere mbi 1 mialiarde euro, gati trefishin e vleres se projektuar te saj, u pergjigj para ligjit!?
    Ne xhepat e kujt kusari shqiptar perfunduan mbi 300 milione euro te kesaj vepre madhore pa projekt, pa kontrate ne gjuhen zyrtare e ligjore te shtetit shqiptar, shqip, pa tender nderkombetar. Sic e di mire lexuesi ate nuk pranuan ta financonin as Banka Boterore, as BERZH-i, e as FMN-ja per shkak te vleres se saj te ekzagjeruar dhe administirmit te saj te kunderligjshem!?
    Mos valle ne fakirat shqiptare jemi me te pasur si BB-ja, BERZH-i, FMN-ja!!?
    Gjysma e se keqes! E keqja e madhe eshte se pa filluar nga puna traseja e saj filloi te cahej. Tuneli i Thirees u shemb pa ndodhur as ndonje termet e pa shperthyer asnje vullkan rreth saj… Aresyeja eshte e qarte per cilindo shqiptar : Cilesia e dobet, materialet e ndertimit skarco, spekullimet e Bechtel- Enkas, te sponsorizuar nga qevezia Berisha, ishin shkaku… Fajtori ishte i qarte ashtu si dhe bashkfajtori !
    A nuk i pat ndodhur e njejta gje edhe me Tunelin e Luganos ne Boston!?
    Bechtel u denua nga ligji amerikan te paguaje rreth 3 miliarde dollare gjoba per nje shembje shume me te vogel se ajo e Thirres…
    Cfare ndodhi ne Shqiperi!? Qeveria e Sali Berishes duhej menjehere ta padiste ate apo cilndo kompani te ishte para drejtesise shqiptare ose edhe nderkombetare. Duhet ta ndeshkonte dhe gjobiste rendshem demtuesin ne baze te ligjit per demin qe i shkaktoi Shqiperise.
    Ndodhi krejt e kunderta. Ne vend te nenshkruante aktakuzen kunder saj Sali Berisha dhe qeveria e kusareve te tij firmosi fermanin qe “e ndeshkon” ate me 100 milione euro te tjera djerse e gjak te taksapaguesve shqiptare, qe marrin edhe buken e gojes me lista… e te policeve me te shperdorurar e me pak te paguar ne Evrope, per nje shembje ne permasa shume me te medha vetem per faj te saj dhe turravrapit te Sales per ta peruruar per te treten here per qellime elektorale para vjedhjes se zgjedhjeve te 28 qershorit 2009!
    Vjedh pasurine e popullit te vet per tu vjedhur voten! U vjedh voten per te plackitur pasurite e mundin e popullit te vet! Nje rreth i celikte vicioz kriminal kusarie zinxhir, qe orvatet t’ua shese shqiptareve edhe si nje akt atdhetarie. Hajde kusari patriotike hajde!.
    Si duket kjo eshte vetem maska, mbulesa e nje kusarie te re. Ka shume mundesi qe te dy plackitesit ti kene ndare per gjysem, per te mbuluar mbi 50 milione eurot qe shpenzoi Berisha dhe Basha per fushaten elektorale te tij vetem ne Tirane.
    Cfare duhet te beje me shume Sali Berisha e qeveria e kusareve te votave dhe pasurive te shqiptareve per tu vene para ligjit me gjithe forcen e doren e tij te celikte!?
    Ka edhe nje rruge tjeter… Perderisa lejojme te na udheheqe nje qeveri krye- kusare me vota te vjedhura si kjo e Berishes , ne shqiptaret tani e tutje nuk na mbetet rruge tjeter vecse te brohorasim fuqishem parullen e Internacionales boterore te Mafias: Kusare te te gjithe Botes bashkohuni !

  4. nastradini says:

    Pershendetje nga nastradini zoti Robelli per artikullin tuaj me pozite te thelle qytetare. Shqiptaret e Kosoves po e tregojne veten ne nje shkalle me te larte civilizimi se shqiptaret e Shqiperise. Dhe nuk po bien pre e PATRIOTIZMIT fallco te mafies me pushtet. Per fatin tone te keq firma mafioze BECHTEL qe pjesmarjen amerikane e ka sa per maskim, vodhi ne Shqiperi si e papare fonde publike ne bashkepunim me qeverine e Sali Berishes. Me sekser KARREMIN e tij dallkauk Lulzim Basha. Kjo vjedhje makaber u realizua ne rrugen Durres-Kukes, pa projekt dhe pa preventiv. Me kosto 5-7 here me te larte se ne vendet perreth. Nuk jane zbatuar as kerkesat e detyrueshme per situacione elementare te kontrollit ne punimet e kryera nga BECHTEL nga investitori Lulzim Basha. Qe vodhi per vete dhe per Saliun, por me shume e vodhen vartesit e tij, sepse eshte injorant dhe dallkauk total ne fushen e investimeve dhe e zhyti ne kaos te plote Ministrine e drejtuar prej tij. Kete strategji po perdor edhe Hashim Thaci, qe ka punuar me pare me Nanon dhe Saliun per shitjen e armatimeve te kohes se Enverit tek vendet e Botes se Trete. Dhe ka mesuar mire fintet dhe hilet per te bashkepunuar me firma famekeqe si BECHTEL. Qe me shume vjedhin se ndertojne. Ne vendet ku gjejne “shesh dhe bejne pershesh”. Mboni vatanin nga kusaret dhe hajnia o miq nga Kosova! Kete vetem mund t’ju thote nastradini.

    1. albert says:

      nastradin
      Plotesisht pajtohem me komentin tend.

  5. Kuci says:

    Gazetaret i zbulojne gjerat si kofini mbas te vjelave. Parate iken. Keto gjera duheshin analizuar para kohe, por shembulli i Shqiperise nuk ju duk gje kosovareve, tani le te zbrazin mire xhepat edhe qypat.

  6. preng sherri says:

    Ne shume vende te zhvilluara ne Europe,shpesh per projekte madhore,si autostrada,etj,e japin me koncesion.
    Pra shteti as nuk merr borxh as nuk nxjerr asnje lek nga xhepi,por e lejon nje ndermmarje te beje punimet me fondet po te kesaj ndermarrje,dhe e lejon po kete te mbledhe biletat e hyrjes ne autostrade.
    Pse nuk ndodh ketu tek ne??
    Nuk dua te kaloj ne nje teme tjeter,por eshte gjithashtu e rendesishme,problemi i mbeturinave.
    Njoh personalisht nje shqiptaro-amerikan qe ka qene para 6 vjetesh ne Shqiperi i interesuar te hapte nje pike ne Tirane apo ne nje qytet tjeter,per grumbullimin e mbeturinave,perpunimin e shnderrimin e tyre ne energji eletrike.
    Mendoni qe nuk i kane dhene lejen per hapjen sepse nuk eshte i plotesuar kuadri ligjor apo mendoni qe bizneset me te medha duhet te kalojne te gjitha nepermjet seksereve te banditeve tane,alias politikaneve.
    Do ju lutesha gazetareve te TEMA,nese mund te na sqarojne dhe per kete.

    1. Tiku says:

      nuk jam i gazetar i temes, po po te pergjigjem….
      Ne Shqiperi e Kosove nuk jepem me Koncesion, sepse leket qe futin ne Xhep qeveritaret do te ishin te pakta, thjesht bakshishe, dhe rruga do te ishte ne pronesi te te tjereve, kurse keshtu e VENDOS VETE SE sa do te jete SHUMA qe do vjedhin, dhe nqs ne nje te neserme do te duhet te vidhen leke nga Arka e SHTETIT , nje VKM nje rikonstuksion dhe nje hale me lek te tjera…………………(ky isht nje shembull marre nga rruga Durres-Kukes)
      p.s Ne kine un ndertua ura me e gjate ne bote 44KM me kosto 1.1 miliard euro.
      Rruga Rreshen-Kalimash 56 km ka kushtuar rreth 1miliarde euro(e rrumbullakosur se ne te vertete ka kushtuar 999.999.999 euro)

    2. nastradini says:

      O Preng Kureshtari pervec Tikut po te pergjigjet edhe nastradini. Se pyetja jote eshte thelbesore dhe meriton nje pergjigje me te plote. Nuk mund te gjendet koncisioner ne Bote qe te hedhi qindra-milionat ne EUR per kusaret me pushtet dhe me pas miliona te tjera ne muaj qe duhen per mirembajtjen e rruges Durres Kukes. Kur ne kete rruge qe u be per te shuar epshin megaloman te tropojanit Sali Berisha nuk ka shans te kalojne maune me mall ne dy drejtimet. Ku pas pak vitesh do te shikojme te shetisin vetem lope dhe dele, por jo mjete transporti. Pse keshtu? Sepse Saliu nuk investon me leket e veta, por me leket qe mbledh nga taksat dhe tatimet e popullit dhe nga borxhet qe mer nga bankat e huaja. Dhe per kete arsye nuk mendon se c’do te ndodhe me pas. Ne vendet ku Mjetet e Prodhimit jane ne duart e kapitalit Privat, qe do te thote se jane kapitaliste, pronaret nuk mund t’i lejojne vetes investime, pa llogaritur me pare me kujdes fisibilitetin e tij, ose leverdine ekonomike. Ne vendet si Shqiperia per 70 vjet me radhe qe nga viti fatal 1944 Mjetet e Prodhimit dhe investimet jane ne duart e nje klike feudale komuniste: se pari Enver Hoxha, me pas Fatos Nano dhe se fundi Sali Berisha. Me bandat e tyre. Qe kane uzurpuar Mjetet e Prodhimit, Fondet dhe Pronat Publike te gjitha Institucionet e Kontrollit dhe garancise. Qe mbledhin tatimet dhe taksat e shqiptareve, por nuk japin asgjekundi hesat si i harxhojne ato. Vendi prej 70 vjetesh eshte nen komanden e ideollogjise komuniste qe ligjeron vjedhjen e prones se perbashket dhe ate private, sic ka ndodhur edhe ne rrugen Durres-Kukes. Kush i del kunder kesaj klike ose shpallet antikombetar, ose likuidohet pa gjurme sic ishte rasti i Remzi Hoxhes dhe ai i Kosta Trebickes. Prandaj o mik sherxhi nuk ka si te gjendet koncisioner ne nje shtet ku investon komunisti Sali Berisha.

      1. preng sherri says:

        Nastradini
        faleminderit pee pergjigjen!Komenti im duket naiv,por e kam nje arsye.Desha qe te kisha komente mbi ato qe thoja dhe te shtrihej sa me shume diskutimi.Te gjithe e kane te qarte gjendjen katastrofe te vendit tone,dhe kjo rezultat i banditeve-politikane qe kemi.Sa per dijeni,di njerez qe jane marre me droge,prostitucion,thyerje shpiash dhe sot jane deputete,kryetare bashkish,etj,dhe per keta e dine te gjithe ne rrethet perkatese,nga njeriu me i thjeshte e deri tek kryetaret e partive mostra te Shqiperise.
        Solla nje shembull me siper per nje person qe donte te investonte nga xhepi i tij dhe klika ne pushtet nuk e lejoi,pavaresisht gjendjes se mjedisit .
        Di per nje firme te madhe italiane,nga me te medhate ne Europe ne fushen e ndertimit te hidrocentraleve,qe pas nje vit kerkimesh gjeologjike e sizmike,nuk arriti te siguronte as nje kontrate ,pasi jo vetem i kerkonin 20 perqind te vleres por pushtetaret donin dhe aksione ne te.Kur dihet nga te gjithe qe licenca te tilla po marrin dhe njerez pa asnje background ekonomik,financiar e moral.
        Lista eshte shume e gjate dhe nuk perfundon kurre.Konstatoj dicka ,qe shume te rinj i vret kjo gjendje,nuk e durojne dot,por per fat te keq ndoshta ky eshte nivelli i popullit tone,ndoshta nuk meriton me shume.Ne fund te fundit nuk shoh ndonje dallim te madh mes pozites dhe opozites.
        pershendetje

        1. nastradini says:

          I nderuar mik, ne nje vend ku vidhen votat ne mes te dites nga pushteti mafioz, zullumet e tjera te tij duken si garnitura pa mish. Prandaj nuk i bejne pershtypje me askujt. Besoj shume ne faktet qe parashtroni ju. Se nastradini i ka vuajtur vete me projektet ceke te imipanteve te pastrimit te ujrave te zeza per qytete dhe fshatrta turistike. Vite me pare. rushfeti qe u kerkua atehere nga qeveria socialiste ishte me e madhe se kushtonin vete impiantet dhe rezultati eshte ai qe shihet tani qarte ne reren e plazhit dhe detrat tona. Sot pashe cirkun e Mediut me pastrimin qesharak te ujrave te zeza me nje grumbull zhavorri. Qe TV shqiptare e trumbetuan si nje shpikje Boterore. Dhe fundin e ndotjeve te plazheve tona nga jashteqitjet e turisteve. Cfare te thuash dhe te shkruash me shume? Kur edhe MEDIA shqiptare ka humbur cdo tipar te gazetarise serioze informative? Ka vetem nje dallim qe dua te ve ne dukje dhe te heq sado pak pesimizmin tend: Dallimi kryesor midis Edi Rames dhe Sali Berishes jane duart. I pari akoma i ka te pastra. I dyti i ka te lyera deri ne bryl me gjak njeriu. Kete duhet te dine shqiptaret kur te hedhin voten ne kutite e votimit.

          1. preng sherri says:

            jam dakort ne te gjitha cfare thua,dhe pajtohem plotesisht mbi ate cfare thua per S.Berishen.Por eshte e veshtire te kesh shprese ne nje popull qe voton per nje antishqiptar te tille qe krahasohet vetem me Haxhi Qamilin.
            Por dhe opozita nuk eshte ne lartesine e duhur.Ne disa rrethe ka filluar te perdore te njejtat metoda te DOKTOR MORTJES.Me mire te ti vjedhin votat se sa te mbeshtetesh ne njerez me background kriminal.
            Shpresoj vetem qe te vije nje dite dhe te shoh DOKTOR MORTJEN prapa hekurave se bashku me kelyshet e tij.
            Shprese kam vetem nga komente si te tuat dhe shume te tjereve.Te shpresojme qe shpejt pushtetin ta marrin shqiptaret,vetem kjo eshte zgjidhja.

  7. Tiku says:

    Ka nga mesoje Thaci, nga Lul Autosatrada. Ky shkrim eshte fiks edhe per rrugen Durres-Kukes-Morine, nenen e rruges Vermice-Merdar!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje