Ka mbi 2 vjet, që në Europë e në Botë, kur duan të stigmatizojnë një politikan ose qeveritar të dështuar, që mashtron me shifra të fryra e deklarata për “jetë luksi”, i thonë: U bëre si SALIU i Shqipërisë! Personazhi “SALI” e ka fituar këtë “rekord botëror”. Eshtë i vetmi kryeministër në botë, që nuk qëndron dot asnjë 1 sekondë pa mashtruar popullin e vet, ndërkombëtarët e cilindo që i del përpara. Këtë herë e kishin radhën pensionistët të mashtroheshin e të talleshin. SALIU, u tha dje 583 mijë bashkëmoshatarëve të tij pensionistë, se do t’u rriste pensionet. E gjitha është një mashtrim, mbasi “rritja” 4% që do bëhet në 1 korrik 2011 është veçse një lëmoshë e llojit “SALI”, për të maskuar mashtrimet me pensionet dhe varfërinë tejet ekstreme që ka mbërthyer këtë shtresë sociale të shoqërisë.
SALIU tallet me bashkëmoshatarët, u rrit pensionet me 5 bukë
Gjatë fushatës elektorale të vitit 2005, kur miqtë e tij NANO e META po përgatisnin terrenin për të sjellë në pushtet SALIUN e viteve 1992-1997, dora vetë SALIU i sotëm, deklaroi se do të dyfishonte pensionet. Pas hipjes në pushtet, hodhi në tavolinat e pensionistëve një “dorë thërrime” rritje pensioni me 30 e 40%, dhe u ktheu shpinën. Tashmë, pensionistët ndihen të tallur e të masakruar ekonomikisht, megjithëse prej 6 vitesh po “bombardohen” pa pushim prej qeverisë “SALI” me demagogjinë e “rritjes 2 e 3-fish të pensioneve”. Sipas premtimit elektoral të SALIUT në vitin 2005 për dyfishim pensionesh, duhej që pensionet, në shtator 2005 të ishin kështu: Pensioni minimal 25 mijë lekë në qytet dhe 18 mijë lekë në fshat. Por edhe pas 6 vite qeverisjeje e pas 3 herë rritjeje (i thënçin), pensionet minimale janë kështu: 10 mijë e 276 lekë në qytet, ose 90% më pak se paga minimale zyrtare. Dhe 7234 lekë pensioni i fshatit, ose 3.3 herë më i vogël se pensioni maksimal në qytet. Edhe pse pushtet varfëruesi PD-LSI e pushtet “parajsa” SALI, po vazhdojnë të trumbetojnë se pensionet maksimale janë në nivelin e pensioneve të vendeve të BE, realisht e gjitha kjo është demagogji, mbasi pensionet shqiptare, madje edhe pensioni maksimal në qytet është tepër i ulët dhe konkretisht 21 mijë e 052 lekë, ose 55% më pak se niveli i minimumit jetik. Me minimum jetik kuptojmë sasinë e lekëve me të cilat mund të blesh sasinë ushqimeve që të mos vdesësh nga uria.
Politika “SALI” e rritjes së pensioneve ka qenë një propagandë e pandalshme demagogjike me realitet të pandryshuar. Në 6 vjet, pensionet janë rritur vetëm 3 herë, me masë 54% vlerë financiare reale në qytet dhe në fashat, me 60% vlerë financiare reale. E ndërsa SALIU ka bërë sikur u ka rritur pensionet bashkëmoshtaravëe të tij, nga ana tjetër ka lejuar një treg të shfrenuar dhe masa fiskale inkuizitive ndaj pagave e pensioneve, duke i zhvlerësuar ato si fuqi blerëse. Aktualisht, pensioni minimal “SALI”, kur shkon në tregun e shfrenuar “SALI”, me 10 mijë e 276 lekë mund të blejë vetëm mbijetesën ushqimore minimale të 6 ditëve, ndërkohë që për 30 ditë, i duhen edhe 3 herë më shumë lekë. Ndërsa një pension maksimal “SALI”, kur shkon në tregun e monopol “SALI”, me 21 mijë e 052 lekë, mund të blejë vetëm mbijetesën minimale ushqimore të 13 ditëve, ndërkohë që për 30 ditë, i duhet edhe 1.3 herë më shumë lekë.
Pensionet e modelit “SALI”, rritje me 4%, ose 5 bukë në muaj
Plotë 6 muaj më parë, konkretisht në 28 Dhjetor 2010, pas mashtrimit për shpërblimin e Vitit të Ri, kryeministri përrallaxhi i “100 e 1 netëve” SALI BERISHA, u tha bashkëmoshatarëve të tyre pensionistë, se në 1 mars 2011, do të rriteshin pensionet me 30%. Në vend të rritjes, SALIU doli përsëri në 15 mars 2011, ditën e 3 vjetorit të krimit qeveritar të Gërdecit dhe deklaroi, se pensionet do të rriten me 35%, në muajin korrik 2011. Tani që jemi në ditën e fundit të qershorit, pra vetëm 24 orë përpara 1 Korrikut, SALIU doli përsëri në ekrane dhe deklaroi, se rritja e pensioneve do të jetë vetëm 4%. Edhe sikur kjo rritje të ishte 30 e 35%, përsëri mbetej një lëmoshë e pa fuqishme për të zbutur varfërinë ekstreme tek pensionistët, të cilën SALIU ka 6 vjet që premton, se do ta zhduk nga jeta e të gjithë shqiptarëve.
Tallja që SALIU u bënë pensionistëve qëndron edhe në broçkullat e tij komike, kur ai deklaron se kjo rritje pensionesh prej 4%, synon afrimin e pensioneve të qytetit me ato të fshatit dhe barazimin e pensioneve minimale me ato maksimale në qytet. Mirëpo llogaritë “SALI” pas rritjes 4%, dalin të tilla: pensioni minimal në qytet rritet me 400 e 80 lekë, ose me 5 bukë në muaj. Pensioni maksimal në qytet, rritet me 1 abone autobusi, ose me 10 bukë në muaj. Ndërsa pensioni në fshat rritet me 2 bukë e gjysëm në muaj. Këto janë rritjet, këto janë pensionet, ky është SALIU që mashtron. Po sa dhe si jetohet me pensionet e modelit “SALI”? Niveli pensionit tregon qartë se pensionistët bëjnë një jetesë tepër të vështirë. Jo shtresë sociale ka shpenzimeve jetese e shëndetësore maksimale, të cilat në shumë raste kalojnë edhe vlerën mujore të pensionit. Një fakt: 85% e pensionistëve, ndodhen jashtë mundësive fizike për të siguruar të ardhura nëpërmjet punësimit. E megjithë paaftësinë zoti SALI, buka e gojës i çon 54% të pensionistëve shqiptarë në punë fizike, madje dhe të rënda. Këtë “punësim” ata e kërkojnë dhe e përballojnë, për të mposhtur talljen dhe braktisjen financiare që po vazhdon t’u bëhet prej pushtetit tuaj demagog e mashtrues. Për të treguar se si jetojnë pensionistët shqiptarë, nuk do të përmendim statistikat e qendrës propagandistike “SALI-STAT”, por do të përmendim vetëm një bilanc: Me pensionin minimal në qytet përballohen vetëm 41% e shërbimeve mujore telefon, mjekësi, transport, energji elektrike, ujë, veshje, higjienë etj.
Me 240 milionë EURO-t që vodhi LULI, pensionet rriteshin 28%
Qeveria “SALI” e parajsës dhe e rekordit të rritjes së ekonomisë e mirëqenies “rekord në botë”, nuk ka mundur të mbajë dot premtimin e bërë në dhjetor 2010 e në mars 2011, për rritje 30% e 35% të pensioneve shqiptare. Edhe pse nuk jemi në krizë ekonomike, por në fuqizim të plotë, këto premtime butaforike e demagogjike kanë zbritur në 4% rritje. Qeveria “SALI” e ka të shkundur “thesin” BODE-FULLANI, për shkak të korrupsionit, të bllokimit të investimeve prodhuese e të riaktivizimit të burimeve të tjera strategjike prej mos shfrytëzimit e mos vënies në efiçencë, të pasurive të ekonomisë kombëtare. Shteti ka falimentuar, pushteti “SALI” e ka katandisur vendin në “zhele” financiare, duke bredhur e lypur borxhe në çdo cep të botës.
Kjo rritje pensionesh, nuk do të bëhet nga të ardhurat që ka buxheti, por nga borxhet, prej të cilave qeveria “SALI”, për të “qetësuar” zemërimin popullor prej varfërisë maksimale, ka akorduar vetëm 4% financa për rritjen e pensioneve. Sipas llogarisë, për këtë rritje pensionesh në qytet e në fshat, qeveria do të “derdh” afro 40 miliardë lekë, ose afro 5 miliardë me shumë se viti 2010. Por një llogari tjetër e bërë jashtë “letrave” të qeverisë, por që ka lidhje me punët e pista të njerit prej ish-ministrave të qeverisë e konkretisht me Lulëzim Bashën. Në kohën kur LULI, ishte Ministër i Transportit dhe Punëve Publike, firmosi një tender të fshehtë e të pa zhvilluar fare, prej të cilit zhvati me vjedhje zyrtare plotë 240 milion euro. Sipas kursit të këmbimit valutor, ky “mullar” me euro të vjedhura prej LULIT, rezulton 336 miliardë lekë. Nëse këto miliarda, nuk do të ishin bërë llogari bankare të dyshes SALI-LULI, por do të ishin në arkën e shtetit dhe sot do të përdoreshin për rritjen e pensioneve, sipas llogarisë, pensionet nuk do të rriteshin 4%, por me 28%.
Falemnderit zoti Lula, demaskoi kriminelet dhe hajduterit deri ne fund.
populli i di por jo kaq saktesisht…do te vije dita qe keto horra do te paguajne deri ne nje gjithe vjedhjet dhe krimet qe kane kryer.
KUSARE TE TE GJITHE BOTES BASHKOHUNI !
– Hajde kusari patriotike, hajde !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ditet e fundit qeveria e Berishes i shtoi nje akt te ri kusarise ndaj taksapaguesve shqiptare. Pa dhene asnje hollesi ajo vendosi ti paguaje edhe 100 milione euro kompanise Bechtel- Enka per gjoja punimet shtese te saj ne autostraden e Mega- hajnise se kombit. Filloi me hajni. Vazhdon me hajni! Nuk dihet se ku do te ndaloje kusaria qeveritareme kete kryveper te korrupsionit me vlere mbi nje miliarde euro.
Kush prej kusareve te autostrades se kyrehajnise se kombit me vlere mbi 1 mialiarde euro, gati trefishin e vleres se projektuar te saj, u pergjigj para ligjit!?
Ne xhepat e kujt kusari shqiptar perfunduan mbi 300 milione euro te kesaj vepre madhore pa projekt, pa kontrate ne gjuhen zyrtare e ligjore te shtetit shqiptar, shqip, pa tender nderkombetar. Sic e di mire lexuesi ate nuk pranuan ta financonin as Banka Boterore, as BERZH-i, e as FMN-ja per shkak te vleres se saj te ekzagjeruar dhe administirmit te saj te kunderligjshem!?
Mos valle ne fakirat shqiptare jemi me te pasur si BB-ja, BERZH-i, FMN-ja!!?
Gjysma e se keqes! E keqja e madhe eshte se pa filluar nga puna traseja e saj filloi te cahej. Tuneli i Thirees u shemb pa ndodhur as ndonje termet e pa shperthyer asnje vullkan rreth saj… Aresyeja eshte e qarte per cilindo shqiptar : Cilesia e dobet, materialet e ndertimit skarco, spekullimet e Bechtel- Enkas, te sponsorizuar nga qevezia Berisha, ishin shkaku… Fajtori ishte i qarte ashtu si dhe bashkfajtori !
A nuk i pat ndodhur e njejta gje edhe me Tunelin e Luganos ne Boston!?
Bechtel u denua nga ligji amerikan te paguaje rreth 3 miliarde dollare gjoba per nje shembje shume me te vogel se ajo e Thirres…
Cfare ndodhi ne Shqiperi!? Qeveria e Sali Berishes duhej menjehere ta padiste ate apo cilndo kompani te ishte para drejtesise shqiptare ose edhe nderkombetare. Duhet ta ndeshkonte dhe gjobiste rendshem demtuesin ne baze te ligjit per demin qe i shkaktoi Shqiperise.
Ndodhi krejt e kunderta. Ne vend te nenshkruante aktakuzen kunder saj Sali Berisha dhe qeveria e kusareve te tij firmosi fermanin qe “e ndeshkon” ate me 100 milione euro te tjera djerse e gjak te taksapaguesve shqiptare, qe marrin edhe buken e gojes me lista… e te policeve me te shperdorurar e me pak te paguar ne Evrope, per nje shembje ne permasa shume me te medha vetem per faj te saj dhe turravrapit te Sales per ta peruruar per te treten here per qellime elektorale para vjedhjes se zgjedhjeve te 28 qershorit 2009!
Vjedh pasurine e popullit te vet per tu vjedhur voten! U vjedh voten per te plackitur pasurite e mundin e popullit te vet! Nje rreth i celikte vicioz kriminal kusarie zinxhir, qe orvatet t’ua shese shqiptareve edhe si nje akt atdhetarie. Hajde kusari patriotike hajde!.
Si duket kjo eshte vetem maska, mbulesa e nje kusarie te re. Ka shume mundesi qe te dy plackitesit ti kene ndare per gjysem, per te mbuluar mbi 50 milione eurot qe shpenzoi Berisha dhe Basha per fushaten elektorale te tij vetem ne Tirane.
Cfare duhet te beje me shume Sali Berisha e qeveria e kusareve te votave dhe pasurive te shqiptareve per tu vene para ligjit me gjithe forcen e doren e tij te celikte!?
Ka edhe nje rruge tjeter… Perderisa lejojme te na udheheqe nje qeveri krye- kusare me vota te vjedhura si kjo e Berishes , ne shqiptaret tani e tutje nuk na mbetet rruge tjeter vecse te brohorasim fuqishem parullen e Internacionales boterore te Mafias: Kusare te te gjithe Botes bashkohuni !
Kledian, te rekomandoj te shkruash nje artikull me titull: Piramidat e Pensioneve ne Shqiperi.
Perkthe informacionin e dates 17 shtator 2010, me titull Greva e Pensioneve ne France. Krahasoje me vendimet e Berishes per te rritur pensionet ne Shqiperin nga 60 ne 65 vjec. Sa fiton shteti shqiptar. Shiko referendumin e Sllovenise per korigjimin e moshes se Pensionit nga 65 ne 62 vjec. Merr regulloren e re te Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe analizoje.
Strikes over Pensions
Striking public workers brought cities across France to a halt on September the 7th. Thousands of people in over 200 cities went on strike to protest against the government’s plans to reform the country’s pension system. Union bosses said over two million people marched in the streets. Among those downing tools were teachers, postal workers and nurses. They were also joined by private sector workers, including airline staff and bank clerks. The French have one of the most generous state pensions in the world, but officials said it is too costly and they need to make savings. The most controversial plan to cut costs is to raise the retirement age from 60 to 62 by the year 2018. French president Nicholas Sarkozy hopes his reforms will become law next month.
French officials believe raising the retirement age by two years will create savings of 100 billion euros by 2030.
Me vjen per te vjell sa her flitet per Lulzimen e turpit :
E dij se atij si vjen turp, as e ka moralin apo minimumin e sedres se nje qytetari normal.
Jeten e filloi jo thjesht si nje kamerier spiun po si nje HAJDUT ordiner bashke me gruan e tij, mbesen e Vehbi Alimuces.
Bleu me parat e VEFES; pra me parat e POPULLIT, shtepi ne Holland dhe e genjen mendja se njerzit si dine keto ngaqe si tregoi kurre se nga i gjeti parat.
Shpejt do ta shohi kopjen e transferimit si i erdhen keto para ne Holland nga duart e vjehrrit te´tij, punonjes i Vefes.
Lulja sapo u fut jasht cdo rregulli loje ne politik, nga dera e zeze e shtepis se Sales prej Vicidoli, nga nenfustani, si kukulla e Argites, i krijoi kombit nje dem prej miliona Euro me Zogun e Zi qe e prish padrejtsisht, ne menyre arbitrare gje te cilen gjykata e shpalli te padrejte.
Kurre skerkoi falje per kete a thua se parat ia paguante i ati apo Vehbi Alimuca.
Anuloi kontraten e trenit elektrik e Shteti shqiptar u gjobit 10 Milion Euro qe i pagoi perseri populli me gjakun e tij e ai prap vazhdoi sikur te ishte duke vjedhur ne bacen e Sali Berishes.
Ai bere vjedhjen me te madhe ne Historin e shtetit shqiptar me Rrugen Kombit , 230 Milion Euro dhe i iku drejtesis me poshtersin e nje hajduti profesionist qe tani e trumbeton si larje me drejtesin.
Me cudit injoranca e tij skandaloze qe i kujton te gjithe njerzit te paditur ashtu sic konsideron analfabetet e tij qe e votojne!
Ne e dim se ai i ka ndare parat me Argiten dhe ndihet i mbrojtur per sa koh babai i saj , kryehajduti qe e mbron vazhdon te jet ne krye te Qeveris.
Me 21 Janar ky rrugac me kostum vrau si kriminel 5 qytetar te pafajshem me duar ne xhepa, duke kerkuar jete me te mire per femijet e tyre dhe i la jetima ne atdheun e tyre.
Ky pleh i tranzicionit shqiptar beri Tradheti Kombetare duke i dhene Grekerve ujrat tona territoriale qe fale Kushetetutes tone dhe nje trupi gjykues prefosional ia preu duart e tradhetise.
Ky bastard me buzeqeshje perverse mohoi paturpesisht duke tmerruar shkencetarin e huaj me pacipshmerin e tij faktin e te qenit perkthyes ne ceshtjen e Dik Martit
Ky vrases dhe hajdut i provuar gatoi ne prapaskenat e antishqiptarizmit akuzat per lufetaret Kosovar te liris dhe i ka duart te zhytura thelle ne krime tradhetie dhe qe asnje komb nuk do tia falte e sdo te mund ti shpetonte varjes.
Me gjith avionat falas qe solli me kollovar nga Evropa per te votuar per te si ne asnje rast tjeter ne historin e zgjedhjeve ne Shqiperi , me gjith ate numer kosovaresh qe solli ne Tiran per te votuar per te nga dy tre here, te burgosurit qe i nxorri nga burgu apo mijra verioret qe u rregjistruan nga 20 vete per cdo hale ne Tirane, hajduti patalogjik humbi hapur me 8 Maj, ne syt e te gjitheve, para cdo ekrani televiziv!
Dhe i mesuar sic eshte me vjedhje se bashku me ustain e tij te semurin e ballkanit mendoi te bejne me te fundit.
Te bindur se e kan vjedhur perfundimisht Shtetin te terin me gjith Polici , Ushtri, Gjykata dhe Prokurorine, tani duan te vjedhin dhe shpirtin tone, krenarin tone. qytetarine tone, kryeqytetin tone:
POR KURRE!!!!
ORA PO VJEN DHE KY ESHTE FUNDI I TYRE!!!
LULJA E TURPIT ESHTE FYTYRA E URRYER JO VETEM E NJE HAJDUTI POR E VRASESIT TE SE ARDHMES TONE!!!
Shpesh here neper komente lexoj:KY ASHT FUNDI I TYRE.Per cfare fundi behet fjale?Kush ka ne dore pushtetin ekonomik veshtire ti gjendet fundi.Vetem urrejtja e nje populli mund te………………….
Ky eshte fundi i tyre jo nga kjo opozite pasive dhe e trembur po nga pesha qe do ti zer perfund e poshtersive dhe e krimeve te tyre ndaj ketij populli naiv qe gjithsesi nuk i meritionte mostra te tila mbi krye….!!!
Kur francezet po shqyejn Sarkozin ne rruge merre me mend cduhej ti benet ky popull vrasesve apo hajduteve te till rrugace!!!!
Teze e more provim?????????????????????????????????????????????????????????????????
Hajdutit mos i beso ,se te vret
Thote nje fjale e urte.,ok
**fjalet i merr era, ndersa vdekja mbaron pune…** –il scrittore alessandro manzoni-italia (1785 – 1873)