Sali Berisha, ish-spiuni i sigurimit të shtetit që ka përgjuar, spiunuar, denoncuar, burgosur dhe që ka kërkuar varje në litar për viktimat e tij në sallat e gjyqeve të diktaturës, po vazhdon të tallet barbarisht e paturpësisht me ta, duke vazhduar krimin ndaj tyre me shkeljen e të drejtës ligjore. Me kontrollin absolut që ka mbi qeverinë e parlamentin, SALIU po vazhdon lojën e dytë të talljes dhe mashtrimit me ish-të burgosurit politikë, duke mos u dhënë dëmshpërblimin financiar ligjor. Lojën e parë demagogjike-mashtruese me viktimat e tij, SALIU e realizoi gjatë pushtet-krimit të viteve 1992-1997. Ndërsa lojën e dytë e ka nisur në vitin 2005 dhe po e vazhdon.
Lojë mashtruese me 15 ligje, 92 vendime e 113 formularë falsë
Dje, qeveria “SALI” njoftoi se ka marrë një vendim të ri për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, duke “nxjerr një formular të ri”, për mënyrën e pagesës së viteve të burgut. Kjo është tallja e radhës e kryeministrit të vetëm ish-komunist, të mbetur në politikat dhe pushtetet e ish-vendeve e Lindjes komuniste. Loja ka nisur të zbatohet me faturën financiare për këto dënime, e cila sipas skemës “SALI” është bërë gabim që ka dalë fillimisht 417 milionë dollarë ndaj dhe “duhet rishikuar për shkak të kontigjenteve të pallogaritur të numrit të personave e sasisë së viteve totale të burgut”. Për të përligjur këtë zvarritje, qeveria deklaroi se “janë edhe 87 mijë e 831 vite dënimi me burgim, të përllogaritura sipas vendimit gjyqësor, për të cilat do të verifikohet koha reale e daljes nga burgu”. Sipas lojës, “duhej edhe 8 muaj kohë” që gjithçka të bëhej e saktë pas verifikimit edhe kjo kosto t’i shtohej faturës financiare, së bashku me saktësimet për vuajtjen e internimit. Asnjë veprim konkret nuk u bë në favor të kësaj shtrese të vuajtur, por vetëm fjalë, vendime, formularë e rikthim të procesit nga fillimi për “efekt procedurash”, që në fakt ishin për efekt talljesh.
Spiuni, denoncuesi e dëshmitari i të burgosurve politikë SALI BERISHA, që prej vitit 2005 ka premtuar në vijimësi dhe me bujë të madhe propagandistike, se do të bënte 100% pagesat e viteve të burgut. Këtë e tha në vitin 2005, kur bënte fushatë për të ardhur në pushtet duke u kërkuar votat viktimave të tij. Pas ardhjes në pushtet në vitin 2005, u tha se do t’i bënte pagesat brenda vitit 2006, por kaloi viti 2007, 2008, 2009 dhe mashtrimi e demagogjia “SALI” erdhi deri në vitin 2010, kur u premtoi se do t’i paguante në vitin 2011. Kanë kaluar 6 muaj dhe ende asnjë qindarkë nuk po del nga xhepi i pushtetit “SALI” për ish-të përndjekurit politikë. Ata po vazhdojnë të mashtrohen me premtime e zvarritje pa fund. Që prej vitit 2005 e deri sot, qeveria e spiunit SALI BERISHA e ka realizuar skemën e mashtrimit të viktimave të tij, nëpërmjet nxjerrjes së vendimeve, urdhëresave, shtesave ligjore, udhëzimeve e formularëve falsë. Gjatë periudhës 2005-2011 janë nxjerrë 15 ligje, 92 vendime e 113 formularë zvarritës, me të cilët SALI SPIUNI, i ka sjell vërdallë viktimat e tij nëpër institucionet e drejtësisë, të pushtetit lokal dhe duke i lënë për 6 vjet, 24 orë “roje” tek sportelet e bankave.
Sa për dekor publik, SALIU ka qenë gjoja “mbështetës” i ish-të dënuarve politikë dhe me fondet e bankës Botërore, gjatë viteve 1992-1996 bëri disa zgjidhje sociale formale e gjysmake me klientelizëm krahinor, si strehim, shkollim, punësim, emigracion etj, derisa, në vitin 1996, iu vërsul ish-të përndjekurve me polici, dhunë fizike e burgosje, për shkak se ish-të burgosurit denoncuan neodiktaturën e SALI-PD-SHIK-ut. Edhe në vitet 2005-2011, për ish-të përndjekurit politikë, SALIU po dëshmon se është po ai ish-spiun komunist, po ai mëkatar, po ai dhunues, mashtrues e demagog i pushtet-krimit të viteve 1992-1997. Ka ndryshuar vetëm taktikë e metoda. Për t’i masakruar, tallur e mashtruar viktimat e tij, SALIU sajon ligje, rregullore, udhëzime, vendime e formularë defter bakalli pa asnjë fuqi ligjore, duke e mbajtur “peng” problemin e dëmshpërblimit financiar për vitet e burgut.
Borxhet e qeverisë SALI “burgosin” dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve
Përherë SALIU, ka deklaruar: “I kemi të siguruara lekët për shlyerjen financiare të ish-të përndjekurve politikë, por po plotësojmë bazën ligjore”. Këtë e ka thënë edhe në vitin 1993, në vitin 1994, në vitin 1995, në vitin 1996. E bëri këtë deklaratë edhe kur miratoi buxhetin e vitit 2006. Por ka 6 vjet që merret vetëm me “procedura”, me letra kot e nuk bën pagesat. Gjithë këtë mashtrim, SALIU e ka maskuar pas disa pagesave “qindarka”, duke vënë në listë ata ish-të burgosur që kanë bërë nga 3, 5, 9 muaj e 1 vit burg dhe që kanë shuma të vogla për të marrë. Por gjithashtu, në krye të listave janë vendosur edhe ata ish-të burgosur që kanë qenë viktima të spiunuar prej SALIUT e prej miqve dhe pushtetarëve pranë SALIUT, me qëllim që të heshtin. Historia e talljes “SALI” me ish-të përndjekurit, ka nisur që në vitin 1992. Parlamenti i parë pluralist shqiptar, me konsensus të plotë të 250 deputetëve, miratoi Ligjin Nr.7514, datë 30.09.1991: “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të Përndjekurve Politikë”, ligj i cili, sanksiononte pafajësinë e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë. Në mbështetje të këtij ligji, pas vitit 1992, parlamenti “SALI” miratoi 6 ligje të tjera, ndërsa gjatë. viteve 1992-1997, në vazhdim nxori 13 ligje, shpalli 44 vendime të këshillit të Ministrave, 73 udhëzime e nxori 35 lloje formularësh për çështjen e ish të përndjekurve politikë. Këto u zbatuan vetëm 20-25% deri në vitin 1997. Kanë kaluar 20 vjet dhe problem i dëmshpërblimit të tyre nuk është zgjidhur. SALI SPIUNI e di, që ish të burgosurit politikë nuk kërkojnë prej tij lëmoshë, por dëmshpërblimin e viteve për dënimet e padrejta dhe djersën e punës së detyruar e të papaguar, bërë gjatë vuajtjes së dënimeve shtazarake në burgjet e diktaturës dhe kampet e punës, në kohën kur SALIU i spiunonte. Kjo e drejtë garantohet nga Neni 44 i Kushtetutës, nga Neni 268 i Kodit Penal, mbështetur në Nenin 57 të Kodit Penal dhe në Konventat Ndërkombëtare, të pranuara e të firmosura nga Shqipëria si palë, të detyrueshme për zbatim. Dje SALIU doli përsëri përpara viktimave të tij dhe u tha, se do të paguheshin lekët për vitet e burgut, por duhej zbatuar e plotësuar një “formular i ri”. Pas këtij mashtrimi të radhës, qëndron fakti që qeveria e SALIUT e ka buxhetin bosh dhe nuk ka asnjë qindarkë për t’ua dhënë viktimave të tij, ndaj dhe i sjell vërdallë me copa letrash, që i miraton ne parlament e në qeveri në formë ligjesh e vendimesh pa vlerë.
Tallja 20 vjeçare e modelit “SALI”
1. Shtator 1992: Ligj për evidentimin e numrit të të burgosurve politikë
2. Dhjetor 1992: Ligj për vlerësimin numrit të viteve të burgut në total
3. Shkurt 1993: Vendim, për shtesa në vendimin për miratimin e numrit të të burgosurve
4. Prill 1993: Vendim për hapjen e zyrave në qarqe, të trajtimit të listave
5. Qershor 1993: Vendim për shtesë organike, në vendimin për vlerësimin miratimit të viteve të burgut në total
6. Shtator 1993: Ligj për përcaktimin e shtrirjes familjare të përfituesve
7. Janar 1994: Ligj për përcaktimin, nëse quhej dënim edhe internimi
8. Mars 1994: Vendim qeverie për caktimin e masës së pagesës, për çdo ditë burg
9. Tetor 1994: vendim për verifikimin e listave të përfituesve nga ministria e drejtësisë
10. Dhjetor 1994: Ligj, për përcaktimin e shtrirjes familjare të përfituesve
11. Mars 1995: Ligj, për kufizimin e skemës familjare të përfituesve
12. Shtator 1995: Formular përfundimtar që do plotësohet nga çdo person
13. Mars 1995: Ligj për kufizimin e skemës familjare të përfituesve
14. Shtator 1995: Formulari i ri përfundimtar i korrigjuar, që do plotësohet nga çdo person
15. Janar 1996: Ligj për përfshirjen në buxhet, të pagesës për vitet e burgut
16. Prill 1996: Vendim për llogaritjen e pagesës për vitet e burgut të çdo personi
17. Tetor 1996: Vendim për ngritjen e grupit të punës për llogaritjen totale të fondit
18. Nëntor 2005: Ligj që rrëzon vendimin, për ngritjen e grupit të punës për llogaritjen totale të fondit
19. Dhjetor 2005: Formular i ri shtesë, për deklarimet e viteve të burgut
20. Mars 2006: Ligj që shfuqizon dy ligjet e para 1993, disa shtesa për specifikim pagesash
21. Nëntor 2006: Formular i ri për vetëdeklarimin e viteve të burgut
22. Shkurt 2007: Vendim për të paguar fillimisht ish-të dënuarit që janë mbi 60 vjeç
23. Shtator 2007: Ligj për rishikimin e masës së pagesës së çdo dite burg
24. Mars 2008: Ligj për verifikimin e deklarimeve të bëra
25. Janar 2009: Vendim qeverie për miratimin e formularit tip sipas kërkesave të BE
26. Dhjetor 2009: Miratim i fondit shtesë të dalë pas verifikimit të viteve shtesë të dënimit.
27. Tetor 2010: Vendim për miratimin e listave të pagesave që do shkojnë në bankë
28. Mars 2011: Formular i ri për deklarimet, sipas dosjeve që ka Ministria e Drejtësisë
29. Qershor 2011: Formular shtesë, ku specifikohen të dhëna personale për ish-të dënuarit.
Shkrim i cimentuar me dokumente demaskuese. Duhej te dokumentohet edhe statusi i Sali Berishes si ” ish-spiun i Sigurimit te Shtetit.”
Nuk dua te fyej ish te burgosurit per vuajtjet qe kane kaluar, por nese ata kane votuar e jane bere perseri mbeshtetje per kete pushtet, burgu ja paska hequr trurin fare.
Unë mbështe totalisht ç,ka është shkruar. Të burgosurit politik po tallen nga Saliu: Po me keqardhje them se një pjes jo vetëm e mbështet, por për turpin e zotit dhe ironinë e historis thonë se demokracin e paska prur Sali komunisti,I cili me dorë të hekurt po djeg Shqipërinë duke përfshirë dhe ish të burgosurit politik së bashku me gjenezën e tyre.
,
se shpejti do hapen leterat e verteta, evropa e ka vene yllin e flamurit shqiptar per ti thene qe eshte komunist dhe nuk ka qene kurre demokrat
Nje qeveri serioze, dhe jo sharlatane si kjo e Sali Berishes, ka ne qeverisjen e saj keto pika kryesore: 1) Demshperblimin dhe rehabilitimin e te perndjekurve politik (kjo perparesia kryesore); 2) kthimin e prones tek pronaret e ligjshem, dhe 3) Respektimi dhe shperblimi me dinjitet i pensionisteve. Por ky kryeminister, si komunist qe eshte, nuk mund t’i pranoje keto gjera, se nuk e lejon Ramiz Alia. sa per letrat e verteta qe thote Shpulla, as jane hapur dhe as kane per t’u hapur. Letrat e veta i ka zhdukur Z. Berisha, madje edhe njerezit qe kane patur dijeni per ato letra (qe ka qene spiun i sigurimit te shtetit, sic thote shkrimi, te pakten). Prandaj, o njerez as mos besoni dhe as mo s shpresoni se ai do te beje ndonje nga keto te trija.
Nuk eshte e verteteqe te burgosurit politik te paster te ndergjegjes perkrahin apo me keq me thene ,te votojne SALI BERISHEN,perkundrazi. Ato nuk kane asgje te perbashket me ATE.
Sali Berisha ishte dhe mbeti KRYEKRIMINELI i te burgusurve politik te paster te ndergjegjes.
Dhe kjo per vete faktin se:
– Sali Berisha ishte dhe mbeti persekutori i tyre, si dje ne komunizem ashtu edhe sot ne demokraci alla komuniste shqiptare
– Shkaterroi te djathten shqiptare duke perdorur metodat me mafioze te nomenklatyres komuniste ,i ndihmuar nga i gjithe spektri politik shqiptar si dhe nga sigurimi famekeq i ish shtetit shqiptar qe vazhdon te beje te njejten gje edhe sot.
-Ai ben shurren dhe dhitet ne breke kur eshte perballe me nje te BURGOSUR POLITIK TE PASTER TE NDERGJEGJES
-Ai Shkaterroi imazhin e paster te ketyre te te burgosurve politik ne popull duke i bere ato te pavlefshem si njerez tek disa qe nuk dine te dallojne te burgosurit e paster politik te ndergjegjes nga spiunat e birucave.
-Pra populli duhet te kuptoje se jane dy llojesh te burgosurish ne kampet e burgjet shqiptare:
1-kemi TE BURGOSURIT ORDINER, qe quhen SPIUNET E BIRUCAVE qe i fuste shteti i djeshem shqiptar neper birucat e te burgosurve te paster politik ,te cilet duke i spiunuar ia shtonin akoma me shume vuajtjet dhe vitet e burgut ketyre te fundit.
2- kemi te BURGOSURIT E PASTER POLITIK TE NDERGJEGJES qe megjithese pane tmerre dhe pane vdekjen me sy ne burgjet e FERRIT KOMUNIST, qe njerizit sot as nuk ia kane idene atyre torturave cnjerzore,nuk u gjunjezuan perpara krimineleve komuniste, te tipit BERISHA dhe as nuk pranuan te joshen edhe sot ne demokraci nga shteti alla komuniste shqiptar edhe megjethese iu afruan poste dhe pare te majme ,duke mos e pranuar kete lloj politike gangstere mafioze dhe nuk i tradhetuan dhe i perdhosen BINDJET E TYRE TE PASTRA POLITIKE ,PER NJE DEMOKRACI TE MIRFILLTE SHQIPTARE, ashtu sic e kishin enderruar ato dhe i gjithe populli shqiptar.
-Kjo lloj shtrese jo vetem qe nuk eshte shperblyer per vitet e burgut por perkundrazi u persekutua , u perndoq dhe u denua perseri ,duke i futur po ne te njejtat biruca, nga KRYEKRIMINELI SALI BERISHA, qe mori persiper kete lloj detyre nga BOSSI I TIJ RAMIZ ALIJA.
Ai u perkrah nga i gjithe spektri politik shqiptar ,i majte dhe i djathte si dhe nga ish sigurimi i shtetit.
Ato e vazhduan perndjekjen dhe sulmet kunder kesaj shtresi si brenda vendit ashtu edhe jasht vendit dhe si nga shqiptare te shqiperise ashtu edhe nga kosovaret ,te cilet kane mare dhe vazhdojne te marin, rroga te majme prej shtetit shqiptar .
-SALI BERISHA nuk i ka shperblyer asnjehere keto lloj njerezish qe e meritojne, por ne vend te tyre Ai shperbleu vetveten ,xhelatet e kesaj shtrese, N. Hoxhen, R. Aline ,te gjithe nomenklaturen e vjeter kriminale komuniste qe dirigjon edhe sot me duart e SAles dhe te te tjereve,PD=PS=PPSH, si dhe te burgosurit gjoja politik qe jane spiunat e birucave ,qe skane karakter .
Kjo lloj shtrese nuk pret shperblim nga persekutoret e tyre, por i vjen keq qe populli nuk din ti dalloje keta te burgosur me ato qe i shkojne Sales mbrapa.
Kjo ndodhi sepse tek Ne nuk u hapen dosjet dhe te denoheshin persekutoret, por u be e kunderta, u denuan dhe u hodhen imazhe negative ndaj te burgosurve politik te paster te ndergjegjes, sepse keshtu u intereson forcave te sotme politike shqiptare qe jane vazhdim i te keqes se djeshme, per te pasuruar vetveten .
Vec nje gje po ju them se te burgosurit politik te paster te ndergjegjes ,asnjeher nuk i kane tradhetuar idealet e tyre te pastra demokratike dhe asnjeher nuk e kane mohuar vetveten ,asnjehere se kane tradhetuar popullin e tyre, POR POPULLI DUHET TE NDERGJEGJESOHET, TE DIJE TE KERKOJE DHE TE ZGJEDHE NJEREZIT E DENJE DHE TE MOS SHKOJE TE VOTOJE SA MAJTAS E DJATHTAS ,TE MOS MENDOJE SOT PER SOT ;POR PER TE ARDHMEN ETIJ.
PA NDERGJEGJESIM TE TIJ ,NUK MUND TE KETE DEMOKRACI TE VERTETE NE SHQIPERI.
E GJITHE POLITIKA SHQIPTARE ESHTE KORRUPTIVE DHE KRIMINALE PER POPULLIN E VET, TE GJITHE JANE MILJONER E MILJARDERE DHE E GJITHE POLITIKA JONE SI DHE SALI BERISHA KANKE NJE DIRIGJENT DHE BOSSIN E TYRE QE ESHTE NOMENKLATURA E VJETER.KJO ESHTE NJE E VERTETE E PAKONTESTUSHME.
–
Z-Kledian Lula ka paraqitur një shkrim me të dhëna të kompletuara. Të gjitha qëndrojnë, por populli nuk ka lista të ndajë, kush janë të birucave të vërtetët etj. Të burgosirit e vërtetë të ndërgjegjes, nuk krijuan një shoqat në këta 20 vjet dhe të kishin hartuar vet listat reale, ku të denoncoheshin publikisht horrat?. Ky do kishte qënë ndihmesa më e mirë për popullin dhe demokracinë. Këta 20 vje unë kam dëgjuar se nga të persekutuarit ose ata që e heqin veten të tillë vlerësojnë me dy nota 1)- Të gjithë ata që thonë rroftë Saliu i parë dhe poshtë Enver Hoxha janë Demokratë. 2- Të gjith ata që demaskojnë Salin si agjet të sigurimit Hoxhist dhe U.D.B.-së dhe janë antar të P.S. edhe kur nuk kanë qënë komunist quhen komunistë. Ky korë 20 vjeçar nga këta injorantë ka humbur vlerësimin e poullit në se kjo shtres janë vërtet demokrat. Prandaj duhet një demaskim i hapët, i dokumentuar me emra dhe gazet e veçantë të bindi njerëzit, sidomos të rijtë në të vërtetn. Shkrimi i sotëm është shëmbull i të vërtetës, por duhet të vazhdoj zinxhir, me matriale reale dhe pa sharje të neveritëshme, me të cilat populli është lodhur.
Nuk e paske dijenin fare per te burgosurit politik te paster te ndergjegjes . Ato nuk kane asnje pike te perbashket as me Saliun as me PD as me PS dhe as me E. HOXHEN. Keto njerez jane patriotet e vertete qe kurrrrrrrrrrrrrrrrre nuk i shiten dhe mohuan IDEALET E TYRE DEMOKRATIKE QE I KANE NE GEN, per te cilat sakrifikuan veten e tyre ,familjet e tyre dhe pasurine e tyre te vene me djerse. E keqja eshte se censura e eger komuniste po vepron me egersi si dje edhe sot ,me keta lloj njerezish.Dhe e keqja me e madhe eshte se nje pjesa me e madhe e njerezve nuk eshte e ndergjegjesuar qe te kerkoje dhe luftoje te drejtat e tyre dhe nuk u interesua apo t`i bashkangjitet ketyre njerezve ne momentet e caktuara, kur ato i bene thirrje. Mjerisht e njejta gje ka ndodhur edhe me perpara me atdhetaret e shquar te popullit tone dhe prandaj Shqiperija ka lenguar dhe vazhdon te lengoj akoma. Sa per listen e te burgurve politik te paster te ndergjegjes , shko e gjeje se e kane udheheqesit e shquar te partive PD ,PS dhe me sakte udheheqesit e shquar te PPSH qe eshte dhe BOSSI i PD e PS.
Mos hapja e dosjeve tregon me se miri qe drejton PPSH dhe ajo jo vetem i denoi dje te burgosurit politik por sot akoma me keq po perdhos emrin dhe idealet e tyre demokratike. Ato te burgosur qe radhiten sot ne PD e PS nuk jane gje tjeter ,vetm pjese e jashteqitjes shqiptare ashtu sikurse vete PD e PS me satelite.Tash po te shkruaj vetem emrin e njerit prej te burgosurve politik te ndergjegjes ,TE NDERUARIN PROFESOR SAMI REPISHTEN, i cili ka dhene disa here intervista tek Zeri i Amerikes. Eshte turp dhe krim te hidhet balte mbi ish te denuarit dhe te perndjekurit politik , te cilet vuajten persekutimin dhe terrorin e eger te diktatures komuniste.
Pa u denuar krimet e diktatures komuniste dhe bashke me ato edhe persekutoret e bashkepuntoret e ketyre krimeve makabre, per aq kohe ne Shqiperi do te sundoje BOTA E KRIMIT DHE E KORRUPSIONIT.
Si perhere me vlera ne shkrimet e tua i nderuar Kledian !
Me vjen keq per ata persona qe vuajten ne kohen e komunizmit,por me vjen me shume keq qe nuk jane ne gjendje te gjejne personin e pershtatshem per tju dhene shperblimin.Ne Shqiperi PD nuk eshte parti e djathte(per mendimin tim) ashtu sikurse PS nuk eshte e majte.